SHEFIK SADIKU: NUK NDODH NDRYSHIMI ME MENDËSI TË VJETËR POLITIKE! QASJA E RE SJELLË NDRYSHIMIN!

 Prishtinë, 17 dhjetor 2019: Të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe votuesit që më 6 tetor 2019 nuk e kanë votuar LVV-në, iu kanë gëzuar në një mënyrë apo tjetër rezultatit që doli nga ato zgjedhje. Kjo jo për faktin se ata, qytetarët, duan ta shohin Albin Kurtin në krye të Qeverisë për inati apo për hirë të këtij apo atij lideri, por për besimin se me Albinin dhe filozofinë e tij politike do të vjen ndryshimi.
Sistemi zgjedhor te ne është i tillë që thuaja se i pamundëson një partie të vetme t’i fitojë zgjedhjet, prandaj vota për ndryshim kësaj here e nxori të parë VV-në dhe Albin Kurtin, por jo edhe LDK-në , siç po pretendojnë të thonë disa.
Nuk ka pasur votë për ndryshim për LDK-në, sepse LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe NISMA janë parti, që mënyrën e qeverisjes së të tyre qytetari e ka provuar. Pra, të sqarohemi, votat për partitë që kanë udhëhequr janë vota për vazhdimin, votat pêr VV-në për ndyshimin.

 

Bisedat e dy partive të para, që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, VV-ja dhe LDK-ja, për formimin e Qeverisë duhet të kenë parasysh se qytetari e kërkon çasjen e qeverisjes ndryshe në udhëheqje nga ajo e derisotmja.
Insistimi i LDK-së për të marrë me çdo kusht Ministrinë e Punëve të Brendshme, kur kihet parasysh fakti se ajo ka udhëhequr së paku dy herë me këte dikaster, pa dhënë pritjen e qytetarëve, është obstruksion kundër ndryshimit. Siguria, drejtësia, shëndetësia dhe arsimi janë sektorët më jetik të shoqërisë, por edhe më të dështuarit në Kosoven e pas luftës. Me të katër këta sektorë, LDK-ja ka udhëhequr në Qeveritë e deritashme. Prandaj është jo etike, jo e drejtë, jo e sinqertë këmbëngulja e LDK-së për të sjellë ndryshimin kësaj here duke insistuar të udhëheq sektorët ku ka dështuar jo vetëm ajo, LDK-ja, por edhe partitë që kanë udhëhequr deri tani.
Po ashtu, kërkesa me çdo kusht e LDK-së për pozitën e Presidentit, është një shenjë se LDK-ja nuk e ka sinqerisht që me VV-në ta sjellë ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët. Presidenti nuk ka qenë objekt i votës më 6 tetor, prandaj është e pa drejtë dhe jo demokratike kjo pozitë të bëhet objekt pazaresh para se të ndodh kjo pas një vjet e gjysmë. As kushtetuta nuk e përcakton se pozita e presidentit është ekskluzivitet i LDK-së.
LDK-ja e ka shansin të rehabilitohet, për dështimet që ka pasur në të dy nivelet e qeverisjes, sepse nuk ka qenë pa to, nëse sinqerisht tregohet konstruktive me VV-në, jo duke iu subordinuar VV-së, siç e imagjinojnë fanatikët e saj, por duke kryer rolin dhe përgjegjësinë që ia ka besuar qytetari. Kësaj here LDK-ja duhet ta bind qytetarin se e ka ndryshuar mendësinë e udhëheqjes, qytetari pa u bindur nuk beson. Qasja e re sjellë ndryshimin, mendësia e vjetër e vazhdon vazhdimin!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura