BILALL SYLA – KOMANDANT NË LUFTË & HUMANIST NË PAQE!

Pashtriku.org, 06. 12. 2014 – Ai që mban qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë për njerëzit dhe kujdeset me përkushtim të veçantë për mirëqenien e tyre është humanist i Madh. I tillë është Bilall Syla, ish komandant (i brigadës ‘Feken’) i drejtimit taktik Nr.II, në Operacionin e UҪK’së “Shigjeta” në Pashtrik (1999), i cili që nga viti 1994 punon dhe vepron në Shtutgart të Gjermanisë. Pas përfundimit të luftës, Bilall Syla – duke e parë gjendjen e rëndë sociale – ekonomike të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës dhe të shumë veteranëve të UҪK’së, dhe në këtë situatë pakujdesinë e skajshme të institucioneve të Kosovës, për t´i ndihmuar këto familje, – së bashku me ish’eprorët, bashkëluftëtarët e UҪK’së dhe shumë bashkëatdhetarë nga të gjitha viset shqiptare, që jetojnë në Gjermani dhe në shtetet tjera perëndimore, ka organizuar disa aksione humanitare.

Komandant Bilall Syla (Feken 1999)


Humanisti Bilall Syla (Kushnin, 2014)

Me këtë rast veçojmë: aksionin e grumbullimit të ndihmave financiare për familjet e dëshmorëve në Komunën e Prizrenit; aksionin për familjet e dëshmorëve: Ratkoceri, Gashi, Xhaçku, Llugiçi dhe Rushiti, bijtë e të cilëve ranë dëshmorë në frontin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik dhe në Koshare dhe ndërtimin e një pllake përkujtimore për këta dëshmorë; aksionin e madh humanitar për dy invalidët e luftës: Ajet Morina nga Klina dhe Skënder Maliqi nga Bradashi i Besianës (ish’Podujevës)… Ish’eprori i UҪK’së Bilall Syla, për 3 vjet rresht (nga 100 euro për çdo muaj) e ka ndihmuar familjen e Dëshmorit të Kombit Selajdin Berisha nga Prizreni. Këto ditë ky humanist i palodhur ka planifikuar të organizoj një aksion të Ri për t’i ndihmuar disa familje, të cilat përballen me skamjen dhe varfërinë e skajshme në Kosovë! Prandaj, le të jetë ky një shembull – model, për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që punojnë e veprojnë në shtetet perëndimore.

Disa dëshmi nga puna dhe aktiviteti i Komandant Bilall Sylës:


(Përgatiti: editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)
 ========================================

– LEXONI INTERVISTËN –
BILALL SYLA: SI E BËMË LUFTËN NË PASHTRIK, NË PRANVERËN E VITIT 1999?
HAPE: http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=433

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura