BRAHIM AVDYLI: PARAFJALA E RIBOTIMIT

Bern, 20 maj 2017: Pasë njëmijë përpjekjeve për shpëtimin e veprës „Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj“, e cila është marrë nga duart e atëhershme të redaktorit të kësaj vepre, në Shqipëri, Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, dhe „i deportuar direkt në duart e Sllobodan Millosheviçit“, sipas fjalëve të tij, në krye të ish-Jugosllavisë, u gëzova pa masë. Kjo vepër me 500 faqe A4 kishte “humbur” qëllimisht, te redaktori dhe redaksia, sikurse te autori.
Papritur, u përmbys PC-ja ime, në Zvicër, si disa të tjerë. Kjo vepër mbeti e paralizuar, prej 1999 e deri sot, në maj të këtij viti, pra 17 vite me radhë. Tani, i dërgova të gjitha PC-të, në firmën “Brings/Sammelstelle, Rapperswil-Jona”, pasi arrita që ta shpëtoj këtë vepër.
Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, atëherë me dhembje të veçantë, gjatë bisedës së papritur në telefon, m`i zgjoi e më shokoi të gjitha dhembjet e veçanta për gjendjen e tij, por edhe për veprën time. Janë disa vepra të tjera të grabitura apo të djeguara, disa origjinale prej strehimores nëntokësore të shtëpisë sime, si psh. romane, novela e skica, të cilat ishin të pabotuara dhe nuk kisha mundësi që të njerr një kopje, në perëndim. Këta Hacker-a; UDB-ista; bashkëpunëtor të tyre, kudo që ndodhen ata dhe vetë përskaj meje; të SHIK-ut apo të pushteteve të mëdha të viseve ku jetojnë shqiptarët, bëjnë çmos që të më mos ekzistoj; të mos jem “autor”, që të më shuajnë tërësisht, sikurse të gjitha veprat e mia, madje, mundësisht edhe disa “të botuara”…
Pra, unë nuk jam “autor”, megjithëse kam mbijetuar nëpër duart e tyre, dhe i kam botuar 17 vepra personale, nga të cilat 15 janë origjinale; mbi 10 antologji i prezentuar; e mbi 3 apo 4 vepra për shkrimtarët shqiptarë, madje edhe në Zvicër. Mbi dhjetë vepra janë ende pa u botuar, nëpër duar të mia…

Redaktimi, versioni, shtesat apo heqjet e këtij dorëshkrimi kanë humbur përgjithmonë. Kjo nuk do të botohet kurrë ashtu siç ka qenë më parë, në orogjinal. Mezi arrita që të „ringjallë“ një version të paraversioneve. Jam i lumtur, sado që të jetë e mundur kjo gjë. Pikërisht në muajin maj-qershor të këtij viti, e jap edhe këtë shkrim, për ribotim, bashkë me këtë letër, me pak ndërhyrje eventuale apo korigjime këtë artikull apo studim, sepse kjo gjë është e mundur, me mjaft punë. Sot janë të gjitha të “të mundshme”, madje edhe rrahja e papritur e gruas shqiptare, që ndërroi partitë, Arbana Xharra, sepse dëshironte të thotë të vërtetën, sikuse unë, që duket sheshazi se nuk jam në asnjë parti, por i veçantë…
Sot, brenda natës bëhen shumë “akademikë” e “doktora” dhe papriturazi dalin kështu përpara kombit të tij. A janë “akadamikë” dhe “doktor”, e dinë ata; e dinë edhe ku i morën parat për pagimin e universiteteve; apo a kishin kohë të “doktorojnë” ndonjë temë, apo jo. Qe 12 vite punoj papushim në një temë të veçantë të pellazgo-ilirëve e jam me një pesion të vogël invalidi, i lënë kështu “i varur” me një letër të fshehtë “të fuqive të mëdha të botës”, por që nuk ma bënë “të njohur”, e “të parë me sytë e mi” këtë gjë, edhe pse pyta. 12 vite jam në këtë gjendje, edhe pse bëj përpjekje “të jem i shëndosh”…
“Kush rri nën dardhë, i ha dardhat”, thotë populli. Unë po e shtoj: “kush mbetet në mërgatë, e ha mërgata”. Prandaj e zgjodha këtë shkrim të veçantë, nga të gjitha shkrimet e atëhershme, që duket mjaft aktuale. Ju e dini këtë çështje: u rëzua qeveria e u kopletua qeveria, madje me ata që nuk duhet të ishin në kokë të çështjes kombëtare, e as të një rajoni administrativ, Kosova.
Mua, më kujtohet koha e vjetër. Po, pak më kujtohet, sepse atëherë isha në St. Gallen. Tubimi i SHKSH “Mëmëdheu” me Salih Kabashin; sjelljet në St. Gallen, Kronbühl e Wittenbach; ardhja e Ramiz Kelmendit; dikutimet e Ahmet Kelmendit prej Prishtinës, për revistën tonë; dhe shumë të tjera…
Në rezymé të të gjitha këtyre, vie Hoxhë Kadrija kundër meje. Nuk e di a janë veprime të goditura apo veprime të mëtutjeshme politike e parciale shqiptare, që më shtyjnë të shkruaja një shkrim të këtillë… Nuk e di…
A është ende aktual ky shkrim apo jo, u mbetet lexuesve. Fjala e tyre dhe vepra që do ta bëjnë janë barashpeshë e vlerësimit të këtij vështrimi kritik i kohëve të kaluara dhe i kohës së tanishme…
17-18 maj 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura