BRAHIM I. AVDYLI: A JANË ME FUND LOJËRAT PËR SOVRANITETIN E TOKAVE SHQIPTARE E TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, APO JO…?!

Bern, 15 mars 2019: Lojërat me sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe me sovranitetin e tokave të tjera shqiptare, kanë filluar që moti, sa tërë kohën me shkrime na e marrin, dikush “kundra” e dikush “pro”. Kush e di se ku merr fund kjo çështje. Neve nuk na mbetet tjetër gjë, pos mendimit e lapsit. Jemi shkrimtarë e publicistë të mirë e gëzohemi kur na merr vesh ndonjëri…
Në politikën gjithëshqiptare futen „në punë“ ata që janë paguar shrenjtë nga armiqtë tanë më të mëdhenj, rreth e rrotull. Në radhë të parë na “futen” ata të cilët merren me „politikë“ dhe kjo është puna e parë e tyre, të cilën mund ta bëjnë të gjithë ata që e dinë këtë lojë, pra ç`është „poli-atika“, sepse e kanë „harruar“ ligjin e prijësve ilir, të cilët, në momentin e daljes së ballë të popullit, e kanë marrë me vete kupën e prijësit: nëse dështojnë, e mbushin me helm dhe e vrasin veten. Këte gjë e kam sqaruar edhe në përmbledhjen e 18-të, me 27 nëntor 2017, në Prishtinë, por sikur nuk i kanë sytë në vend.
Gjarpërin helmues apo insektin helmues, atikën, e kanë dëgjuar disa herë edhe prej meje, por mund të kalojnë ata të cilët janë më helmues se sa atika në tokat shqiptare. Ata kanë shumë „guxim“ të madh të dalin “mu në qendër” të asaj e cila është „e volitshme“ për shkapërdedhjen e trojeve shqiptare, sikur të qenë pronat e vetme të tyre. A kanë mend në kokë apo jo, kjo dihet…
Mos t`ia shikojmë gjuhën e Edi Ramës, e cila i merret ndonjëherë, madje pa masë, e as të Ali Ahmetit, që „ia zënë udhën bullgaro-makedonët“ dhe nuk mund ta shqiptojë se ata i ka miq të vërtetë, por t`i kthemi Republikës së Kosovës, e cila, me punën e këtyre „të mençurve“, të cilët mend e të holla i kanë bërë në kurriz të bijve më të mirë të tokave tona, e të cilët, ndonjë është „dashur“ që ta vrasin, para lufte, gjatë luftës e pas luftës çlirimtare, sepse do të kishin lajmëruar botërisht të ligat e caktuara të tyre. Hashim Thaçi kthehet pas 19 viteve me duart e pista të serbo-sllavëve, të mbushura me gjak të shqiptarit dhe të përfundojë me „bashkimin“ ruso-sllav e deri në bashkimin „euro-atlatik“; me „bashkimin“ e tokave të pasura të shqiptarëve me Serbinë; e nëse mbetet kohë, bashkimin e copave të tjera me Shqipërinë. Të vjen qudi! Tipat e tillë lëvizin lirshëm nëpër tokat tona, pa iu trembur syri prej hutave të shqiptarëve, pra plumbit të armëve të tyre…
Nejse! Do të shohim disa që i “thërrasin” Presidentit Thaçi për “rrugën e njohjes reciproke”, të Serbisë me Kosovën, apo të Kosovës me Serbinë, e nuk dihet “sa shkon pazari”, pa u dhënë përkrahje për ndryshimin e kufijve, siç e bëri në letrën e tij Ish-Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden.

Por, “mos e shitni sovranitetin për një tas me qull apo një festë në Shtëpinë e Bardhë”- thotë Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Zotëria Server, i cili është njohësi më i mirë i të gjitha marrëdhënieve në tërë Ballkanin (pra Gadishullit Ilirik) dhe është një nga kundërshtarët më të thekshëm të idesë së Thaçit e Vuçiqit në SHBA, për prekjen e kufijve.
Këta janë dy të mëdhenjtë, pos Donald Trump-it, i cili sikur thërret me të madhe: “O burra, pritni! Mos u ngutni!” Nuk dihet mirëfilli se çka mendon.
Në qoftë se “korrigjohen kufinjtë” në dëmin e vërtetë të Republikës së Kosovës, siç mendon në radhë të parë Zotëria Server, atëherë Gjermania e koncelares së njohur gjermane, zonjës Angela Merkel, nuk do ta pranojë asnjëren, as Serbinë e as Kosovën, në anëtarësimin në EU (Europën e Bashkuar), në OKB (Organizatën e Kombeve të Bashkuara) e NATO (Aleanca Verio-Atlantike), për çka të dyat insistojnë për këtë çështje.
Nuk do mend shume e të gjëndet e vërteta informative, kur një pjesë relativisht e madhe e parlamentit, sidomos partitë opozitare, nuk e përkrahin “idenë” e Hashim Thaçit për “korigjimin e kufirit”, siç e quan ai ndryshimin e këtij kufiri. Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë në fakt se askush nuk e përkrah Thaçin për korigjimin e kufirit, sepse “njëri sillet sikurse Kosova është pronë e tij, e tjetri shprehet se unë do ta bëjë këte,
unë do ta ndryshoj Kushtetutën, unë do ta bashkoj Luginen e Preshevës, thua se Kosova dhe Kushtetuta është harmonikë e presidentit të Republikës së Kosovës dhe me këtë, me një formë, bën shkelje të Kushtetutës, sepse dihet se me Kushtetutë se kush mud t`i bëjë këto”. LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i shohin si të papranueshme këto përpjekje; Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn i shikojnë përgjegjës të situatës aktuale në Kosovë.
Po e them edhe njëherë se sovrannitetin e Republikës së Kosovës nuk mund të shesë e as të falë asnjë njeri, individ e fuqi i këtij vendi, madje as që mund t`ia falë (apo t`ia shesë) ndonjë superfuqie nacionaliste, si p.sh. Rusisë apo SHBA-së, sepse ajo është rezultat i shumë shekujve, nëpër të cilat ka kaluar me vuajtje e sakrifica më të mëdha e gjenocide tjera serbo-sllave kombi shqiptar dhe populli i Republikës së Kosovës. Këtë punë nuk e ka në dorë të veten asnjë individ i Republikës së Kosoves, por kolektivisht të gjithë; nuk e ka asnjë personalitet i njohur i këtij shteti dhe as presidenti.
Po e them tekstualisht se presidenti i këtij vendi nuk e di as për së afërmi tragjikën e popullit të tij para, gjatë e pas luftës, e duhet që të dijë si mundet të shkojë më lartë; të shikojë me syrin e shqiponjës tokën poshtë vetes; pra të ketë ndjenja të fuqishme mbinjerëzore. Nuk duhet t`i ndëgjojë kolegët e tij, në vend e jashtë vendit, nëse janë shqipfolës, p.sh.vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se çka veprojnë ata, pasi syrin e ndjenjave të veta ua kanë turbulluar paratë nën tavolinë dhe karrika e mirë ku ata ulen, në krahasim me popullin e varfër e të shtruar për dhé…
Në qoftë se ata nuk pushojnë që të jenë në kualitetet e qenies së njeriut të dyshimtë, po ua kujtoj se ua kemi dhënë edhe alternativën e heqjes dorë nga aktivitetetet publike dhe duhet t`ua lënë të lirë rrugën qeverisë teknike, deri në zgjedhjet e reja. Vetëm nëse një metër luan nga territori i Kosovës, siç e bëri me dhënien e Malit të Zi rreth 8200 hektarë tokë nga Kosova, do të reagojmë fuqishëm. E kemi pasë dhënë në shkrimet tona këtë gjë. Të mos e harrojnë kurrë se historia është mosmirënjohëse ndaj atyre që e shesin tokën e atdheut e të Kosovës. Kjo do tu hakmerret edhe këtyre personave. Qindra vite me radhë do tu pështyjnë mbi varre brezat e ardhshëm.
Po e sjelli ndërmend një esse të veçantë të shkrimtarit të njohur edhe në botë, mikut tim më të madh, Kadrush Radogoshi, i cilin i kujton fenomenet negative të realitetit shqiptar, ku ndër të tjera thotë:
“Pos dy fenomeneve negative të vendosura në titullin e këtij shkrimi, Orvelli e trajton edhe fenomenin e të apo imponues do të thoshim ne. Togfjalëshi terminologjik për herë të parë e ka përdorur Xhorxh Orvelli, i cili, më vonë, është pranuar edhe në kritikën letrare dhe në mësimin për letërsinë, madje në radhë të parë si term vlerësues, por pastaj si term interpretues… Njerëzit me formim të mirëfilltë intelektual dhe me prirje kreative i krijojnë togfjalëshat e tyre metaforik, të cilët na sjellin imazhe të freskëta vizuale… Për ata që e njohin realitetin kulturor e politik shqiptar sot, përgjegja është pothuajse e njohur. Numri i krijuesve të metaforës personale dhe të freskët është shumë më i vogël se i atyre, që shërbehen nga grumbulli i metaforave të vdekura”.
Nuk e dinë këto personalitete apo individë se gjuha është një instrument i mirëfilltë shoqëror, të cilin e përdorin gjatë të gjitha nevojave të tyre, dhe, siç thotë Kadrush Radogoshi në essenë e tij, se formësimi kreativ i gjuhës është për regjenerim mjaft i doemosdoshëm, prandaj personalitetet tona e përdorin metaforën e vdekur, të krijuar vetë nga paktika e deformuar politike.
“Një fenomen i tillë krijon proliksitetin e të folurit apo fjalamaninë” -thotë autori i essesë. “Një tipar tjetër i të folurit të deformuar të politikanëve të paformuar intelektualisht është të folurit pretendues, i cili nënkupton deklaratat e thjeshta të maskuara me fjalë të huazuara nga fushat e ndryshme të diturisë… Ndër format më karakteristike të deformimit gjuhësor në Kosovën e pasluftës do të veçojmë vetëm dy prej tyre: eufemizmin, satanzmi gjuhësor dhe superlativët përjashtues. Eufemizmi i të shprehurit të politikanëve ndërkombëtar dhe atyre shqiptarë në relacion me Serbinë, me serbët dhe krimet e shumëfishta të tyre ndaj shqiptarëve në Kosovë është përdorimi më i pandershëm i gjuhës, i cili bëhet për t`i minimizuar krimet makabre serbe dhe gjeocidin ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Eufemizmi i parë në Kosovën e pas luftës është emërtimi në vend të emërtimit të vërtetë . Mekanizmat ushtarakë dhe policor serbë masakruan mbi 13`000 civilë shqiptarë pa dallim moshe apo gjinie, të cilët i morën nga shtëpitë e tyre apo nga kolonat e refugjatëve gjatë spastrimit etnik… Në këtë kontekst mund të pohojmë me plot gojën se ky eufemizëm është fshehja gjuhësore e krimit shtetëror serb”.
Siç na e thotë vetë ky autor i pazakonshën dhe e cituam më gjatë se sa të tjerët, togfjalëshi eufemistik “korigjim i lehtë kufijsh”, i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është kryesisht eufemizëm primitiv nga politika deformuese e përdorur në Republikën e Kosovës nga politikajt dhe është “i ballafaquar me fuqitë e panjohura e rrënimeve të fenomeneve natyrore apo figurave të ndryshme mitologjike të së keqes dhe nga friga e tyre i ka quajtur me emra të zbutur…”, se “e përdorë… gogolin apo lugatin” për ndarjen e Kosovës.
Një kuptim mjaft cinik dhe i pamoralshëm i këtij termi, që na është dhënë edhe për “bashkimin kombëtar”, del prej kuptimit të mirëfilltë të këtij togu fjalësh, sidomos kur përdoret në këta dhjetëvjetëshet e fundit, nga tipat e tillë si Edi Rama, Hashim Thaçi apo agjenti serb në Kosovë Baton Haxhiu, të cilët dinë t`i fshehin këto dhëna eufemiste më tutje, të sanksionuara edhe nëpër kushtetutat e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ne e morën njerin dimesion të thënive të Kadrush Radogoshit, e ju mund ta lexoni mbarë shkrimin e tij, por po e nxjerrin më në fund thënien mjaft domethënëse, “kur ndonjëri nga politikanët krijon përshtypjen te njerëzit naivë se është orator i mirë, kemi të bëjmë me format më të rrezikshme të keqpërdo-rimit gjuhësor që nënkuptojnë demagogjinë dhe spekullimin…” dhe se “…është shenjë alarmi për rrezikimin e së sotmes…”, poashtu është ngushtim e tkurje i “gjeografisë” sonë të mijëra vjeçarëve. Kështu, po e përbyllim esseun e shkrimtarit të njohur. Lexuesit do të merren me aspekte tjera të shkrimit.
Po ua përkujtojmë me këtë rast edhe të cituarve të tjerë për të keq, por të tjerëve që nuk kemi as përse t`i përmendim më tutje, sepse kanë të drejtë të dalin nëpër artikuj të shumtë dhe ne i mbajmë në mend, qoftë edhe ato në shtypin serb, siç janë dy intervista të marrura nga shtypi, gazeta “Novosti”, të dhëna që në shtator të vitit 2018, njëra ndër to është dhënë me daten 31 gusht të vjetshëm, në të cilën, kjo gazetë, e ky gazetar i TANJUG-ut, Zotëria R. Dragoviç, shkruan për marrjen “e të vërtetës” së rrejshme të “Manastirit të Deçanit” në “Kosmetin” e para 200 e sa vjetëve, të cilën Ministri i Jashtën i Republikës së Kosovës, zotëria Behgjet Pacolli, e njeh “si të drejtë”, por në artikullin tjetër ai thotë se ne “kemi jetuar njëherë se bashku, e unë e shoh tendencën që ata (këtu është për qytetarët e të dy ndarjeve administrative, të Kosovës e Serbisë) dëshirojnë të jetojnë se bashku. Ne, në vend që bëjmë kufij, duhet të likuidojmë kufijt (po e them tekstualisht siç e thotë ai: granice) dhe t`i lëjmë njerëzit (pra, serbët!) që të kthehen lirisht”.
Pa marrë parasyve çka thotë në këtë vazhdim, ne po ia përkujtojmë atij dhe të tjerëve se kështu mund të dëshirojnë “të gjithë”, edhe ata që na kanë vrarë para, gjatë e pas luftës, qindra mijë persona shqiptarë, fëmijë të vegjël e gra, pasi shumë nga këto viktima i kanë keqpërdorur seksualisht, djemtë e tyre, apo edhe ndonjërin që nuk e njohim; ata kanë “mundësi” që të vijnë pa kontrollë, se “nuk paska kurrfarë kufiri me doganë”, në Kosovë dhe Serbi; e “t`i marrim përqafe vëllezërit” serbo-fashistë ultranacionalist. Gjenocidet e fushatat e tyre janë gjenocidiale. Të mos harrojmë kryerësit e këtyre akteve të turpshme, sepse kanë qenë pikërisht serbo-sllavët.
Po ia përkujtojmë Behgjet Pacollit dhe të gjithë serbëve, se gjatë luftës në Kosovë, forcat e tyre ushtarake, policore, paramilitare, e të tjera serbe, i kanë vrarë 13`000 persona, në kuadër të tyre janë hiq më pak se 1`392 fëmijë, e figurojnë të zhdukur rreth 1`600 persona, të cilët i presin pa fare shpresë për gjetjen e tyre nga familjarët, me zemrën e shtydhur si limon.
Këto të dhëna na i transmeton Indeksi Online, sipas “Fondit për të drejtën
Humanitare” e nuk ka nevojë më tepër që të thuhet, pos se ka edhe 20 mijë raste të dhunimit, të cilat i ka dhënë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty Internacional”, e të cilat na i trasmeton “Indeksi Online”, të botuara përmes gazetës elektronike “M. Korrespondenti”. Në këtë artikull mësojmë se historia na dëshmon ndryshe nga serbët, e të cilët i mohojnë
pikërisht krimet e tyre të mëdha. Ata e kanë paturpësinë e paskajshme që të luajnë “rolin e viktimës”, pa na kërkuar falje për krimet e tyre të pafalshme, në paraqitjet publike dhe ndërkombëtare.
Aq më shumë, BE (Bashkësia Europiane) na kërkon që të heqim taksën, e as që mendohet për këtë punë të turpshme të një konglomerati të quajtur “serbë”, në krye me liderin ultranacionalist Aleksander Vuçiq.
Në këtë mishmash të të gjitha gazetave, mësohet edhe për certifikatën e regjistrimit të ndërmarrjes metalurgjike “Trepça”, si biznes, edhe pse ne nuk i kemi harruar dhunimet e tyre, shfryrjet e tyre, urrejtjen kulminante të tyre, vrasjet e pashpirtërave të tyre, madje të 1`392 fëmijve, të cilët vetëm një “popull” konglomerat dhe kundër të madhit Zot, siç janë serbët, do të këtë “moral” që t`i vrasë, përderisa ata fëmijë nuk dinë se kujt t`i drejtohen, pos krijuesit të përgjithshëm të këtij globi. Kjo gjë duhet të dihet jo vetëm prej politikajve të Europës e të Botës, por edhe përgjithësisht prej shqiptarëve.
Dihet se “Trepça” i takon Republikës së Kosovës. Këtë çështje na e bëjnë të njohur gjatë regjistrimit të Kombinatit Metalurgjik të Kosovës si biznes Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, zëvendëskryeministri Dardan Gashi dhe Ministri i Zhvillimt Ekonomik, Valdrin Luka, pa na i bërë të njohur pronarët e vërtetë të saj. Për ta nuk thuhet asnjë fjalë.
Ne, po i kthehemi prap çështjes sonë: pa e marrë parasysh se kush është Isa Mustafa e çfarë kundërshtimi ka me Ramush Haradinajn, i cili, nëse i kthehemi shtypit botëror dhe revistës së njohur amerikane “The Time”, e cila e kualifikon ndër pesë politikanët më të rreptë të botës, në të vërtetë, kjo është shenjë e mirë për ne, sidomos për taksën kundër Serbisë.
Në artikullin që e kemi cekur më lartë, sipas AAK-së, kufinjtë e Kosovës janë përcaktuar që nga shpallja e pavarësisë dhe me kushtetutën e saj, të cilën as Hashim Thaçi nuk mund të prishë Republikën e Kosovës. Edhe pse thotë ai, se “do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën” dhe se ky farë “burri” thirret se do ta ndryshojë në Kuvend, me referendum , e ne po i themi se është sharlatan e demagog dhe ka harruar se ka qenë pikërisht në Zvicër.
Në fakt, edhe pse kanë qenë në Zvicër dhe janë përkrahur prej Zvicrës, e Zvicra si shtet sovran i ka ndihmuar pakrahasimisht apo mërgata shqiptare e Zvicrës ka dhënë kontribut të veçantë që të vijë deri te çlirimi i Kosovës, ne mund të sjellim një rikapitullim të normave ligjore të Zvicrës, e cila është në radhë të parë model dhe i demokracisë së saj direkte, duke i dëgjuar këto “deklarata” të Hashim Thaçit, i cili e shfrytëzon paditurinë e shtresave dhe të “delegatëve” në Kuvend, e me këte e dëshmon se është tradhëtar.
Por, po ia shkoqitim edhe njëherë këto forma të ndryshmit të Kushtetutës:
-Inciativa dhe refendumi janë tipike për Zvicrën Konfederale si shprehje i të drejtës direkte të demokracisë, të ciat nuk i njohin mjaft shtete dhe vende të botës së gjërë. Ato në Zvicër nisen prej iniciativës së popullit të saj me referendumet fakultative e deri te referendumi obligues. E drejta e iniciativës është futur në ligjet e Zvicrës prej vitit 1891 dhe kjo është e qartë për ata që dinë shkrim e lexim. Kur them se nisen prej popullit, këte duhet ta ketë të qartë “presidenti mbretëror i Kosovës” Hashim Thaçi, sepse ai sillet si mbret; ndërsa kur e them referendiumi fakultativ referohet prej një grupi në kuvend e kur e merr shumicën e votave si referendum fakultativ, pra mbi 51% të votave, kalon në referendum obligativ. Nëse dështon e nuk mund të ngrihet në referendum obligativ, mbetet referendum fakultativ dhe nuk mund të dilet në votim e aprovim te populli i shtetit apo konfederatës.
Edhe në popull ka një histori të veçantë si referendum obligativ.
-Në fjalorin e vogël po të këtij libri të nevojshëm për të gjithë qytetarët dhe për ata që duan të marrin shtetësinë e Zvicrës, sikurse për shkolla, ka edhe një shpjegim për referenumin, i cili thotë se një numër i caktuar i qytetarëve kanë të drejtë të bëhet një grup i veçantë për një çështje të veçantë. Ne po e themi me këtë rast se është për shembull për Kushtetutën e Kosovës.
Në bazë të kësaj kërkese kërkohet prej parlamentit (Kuvendit) aprovim në referendumin fakultativ dhe është faza e parë e referendumit, nëse mund të ngritet në referendum obligativ, dhe kjo është forma më demokratike e punës. Në të vërtetë, ajo është mënyra më legale dhe ligjore për ndryshimin e kushtetutës, e cila na obligon që edhe ne t`i përvishemi kësaj çështje.
Kjo është me sa mund të di për rrugën dhe definimet e tyre, përveç ndonjë gabimi në determine dhe në përshtatje, të cilave nuk kam pasur mundësi që t`u largohem. Kështu që po e them se definicionet apo shprehjet e aprovuara në parlament (apo në kuvend) duhet të kalojnë që të votohen në popull për aprovim me “po” ose “jo” dhe nuk mund ta ndryshojë “mbreti” si president me votime direkte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të blera apo me korrupsion, p.sh. atyre “delegatëve” të tij, të cilëve do tu jep para.
Populli është baza e instancave të tij e të Kuvendit. Nuk kanë përse të “votojnë” për ndryshime të Kushtetutës dhe të “ndërrimit të kufirit”, si e ka bërë njëherë me 8200 hektarë për Malin e Zi; nuk guxon as kësaj radhe “të kalojë” poli-atikani Hashim Thaçi, pa mos i thënë tradhëtar!
Kjo çështje mund të zgjidhet me referendimin obligativ në popull, e jo në Kuvend. Ajo i takon sovranit, e sovrani është populli përkatës i Republikës së Kosovës, i cili ka pasë votuar (apo janë paguar votat!) për “qeverinë”.
Sot nuk është koha kur sundojnë maskarenjtë, qofshin edhe “mbretër”, por populli me demokraci direkte dhe demokracia direkte vendos edhe per ndryshime të kushtetutës së vet, e jo qeveria dhe jo kuvendi.
Kushtetuta është ligji themelor i një shteti, e ai është rezultat i ngritjes së një populli gjatë vuajtjeve të mëdha; humbjeve të dhimbshme që ka bërë vite me radhë; e nuk guxon “të ndërrohet” nga filan filani, si individ.
Këtu nuk guxon të vie në shprehje kurrëfarë “grupi qendror i qeverisë”, e cila na i nxjerrë ligjet kushtetuese të tij si “të prera”, apo si “të gatshme”, prej “unit” të individit, por kjo krijon strukturë për referendumin fakultativ, e referendumi fakultativ, nëse mundet, kalon në referendum obligativ.
Po e përmendim një fakt nga Radio Kosova e Lirë dhe gazeta e saj në një artikull të veçantë, se jo vetëm unë, por edhe nipi i Shaban Jasharit, vëllamit të dajës sim, babait të Heroit legjendar Adem Jashari, Lulëzim Jashari, i cili e ka goditur direkt politikën permanente të Hashim Thaçit, të cilës “i vie era tradhëti kombëtare”, deri sa ishte në Shkup, gjatë vendosjes së pllakatës përkujtimore në shtëpin e shkupjanit Ismet Shabani, i cili qëndroi vite me radhë pranë Adem Jasharit, ndër të tjera thotë:
“Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë. Nuk janë flijuar që Kosova të japë tokë të saj. Nuk janë flijuar që ne të bëjmë Pazar me trojet tona. Nuk janë flijuar që ne ta bëjmë të pasigurtë të ardhmen e brezave”.
Shkupi sot është kryeqytet i një shteti tjetër, siç ishte edhe dje, në Republikën e Maqedonisë, nga padrejtësia historike me trojet shqiptare, të cilat janë bërë ndër shekuj tradhëti ndërshqiptare, siç e kam sqaruar edhe më parë, kur Lidhja e Dytë e Prizrenit, i prirë nga Heroi i kombit Musa Shehzade, bashkënënshkrues i Memorandumit të Junikut, udhëheqës i forcave shqiptare për çlirimin e Shkupit më 1912, në të cilin ka qenë edhe stërgjyshi im, Avdyl Ali Veseli dhe dy djemtë e tij, është një dëshmi.
Edhe marrëveshja Kosovë e Serbi, e quajtur si Platformë për finalizimin e dialogut me Serbinë, e shpallur edhe në gazetën elektronike “Voal”, ku shihet tektualisht kjo marrëveshje e miratuar në Kuvendin e Kosovës, me 7 mars të këti viti, e nënshkruar nga Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit, të cilin nuk e njeh LDK-ja dhe Vetvendosja, por dy javë më parë ishte publikuar nga të dy bashkëbiseduesit e dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, mund të themi se teksti i kësaj Platforme është i paqartë, i mjegullt e me përsëritje të panevojshme. A do ta pranojë Serbia këtë platformë përfundimtare apo jo, do të shihet prej datës 19 prill 2019.
Dihet, Serbia, serbët, Vuçiq e të tjerë pas miratimit të kësaj platforme të dialogut nga Kuvendi i Kosoves me Republikën e Serbisë, janë “alarmuar” për propagandë sikur Kosova “i ka shpallur luftë jo formale” Serbisë. Ata thonë se nuk do të tolerojë marsin si të tillë, duke aluduar trazirat e marsit 2004. Duhet të intervenojnë “për të shpëtuar popullin serb” në Kosovë. Sikur bëhet gati për intervenim, pasi do të ndërmarrë përforcimet e reja.
Kështu, kemi rënë në pjesën kryesore: lojërat me sovranitetin e tokave shqiptare, janë të pafund! Nuk përfundojnë aspak. Tërë jetën na përcjellin pa shpresë, qoftë me Rusinë, Serbinë, Sllavo-Makedoninë dhe Greqinë.
Këto “lojëra” janë edhe lojërat që luhen me draftin e marrëveshjes “Kosovë e Serbi”. Në shikim të parë, nga një lajm i cili jepet në FM-Image, lexojmë se Ish-ambasadori hollandez, Robert Bosh, e “godet” Serbinë, për të pranuar këtë marrëveshje me Kosovën, pasi të pranojë të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, por na e “zbulon” se është i bazuar në draftin e marrëveshjes së publikuar në të gjitha rrjetet sociale, se Kosova Veriore fiton një statut special, edhe me “Trepçën” e Mitrovicën, dhe pjesët që duhen t`i bashkohen Kosovës, si vetë Komuna e Preshevës dhe e Bujanocit, të cilat konsiderohen si pjesë të kësaj marrëveshje, poashtu Patrikana e Pejës dhe kishat serbe dhe Deçani, do të marrin një statut ekstra territorial në Kosovë.
Kjo gjë neve na shokon. Të marrim dy lajmërime të “Zërit të Kosovës”, me dy tipa të konfrontimeve tona, Behgjet Pacollin e Veton Surroin, të cilët i ngreh në piedestal, si “çlirimtarë”, dhe e dime se të dytë janë të urrejtur nga populli shqiptar si sllavistë të përkryer; i pari, që na lajmëron se “Putini, në vitin 2019, do të ndërtojë 12 fabrika në Kosovë, kryesisht në zonën e Gjillanit e Vushtrisë”, e nuk duhet tjetër për ta kujtuar këtë tip; ndërsa për të dytin, do t`i them ndonjëherë tjetër, sepse ka mjaft borgje për të larë…
Ne, nuk kemi çka të themi më tepër! Të shohim se çka do të bëjnë ata me këtë marrëveshje. Ajo çka e kam thënë, do të mbetet shumë e qartë.
Kush do të dijë të vërtetën, duhet të shfletojë shkrimet tona…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SHARLATANËT …

SHARLATANËT … Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët Nga Skënder Sadri KAPITI Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët janë fatkeqës…