BRAHIM I.AVDYLI: ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) PËR TË DREJTËN E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES

Bern, 24 prill 2019: Çështja e organizimit të Kosovës Lindore (d.m.th. çështja e organizimit të Shqipërisë Verilindore) apo si e quajnë me diktimin politik serbo-sllav “Lugina e Preshevës”, e cila është shumë më pak nga i tërë rajoni Verilindor i Shqipërisë, që është i okupuar nga serbët, edhe njëherë po detyrohem që ta them se kjo çështje e tyre nga dita në ditë po kalon te të “tjerët”. Kush janë “të tjerët”? Elementi serbo-sllav dhe serbofil po shkonë me të vërtetë kundër shqiptarëve, paralelisht hegjemonizmit serbomadh të shtetit të Serbisë.
Ajo që duhet të jetë e mundshme të organizohet sa më parë, është në aspektin e përgjithshëm kombëtar e ligjor, e jo në aspekt të partive që i kanë, apo të atyre që ua imponon regjimi serb apo i ashtuquajturi “demokratik” shqiptar.
Shqiptarët duhet të bëjnë çmos që t`i kundërvihen politike diskriminuese e shpopulluese të serbëve dhe të mbrojnë kësisojit vendin e tyre. Pa u organizuar në këto kualitete, për t`ua bërë të njohur sistematikisht faktorëve ndërkombëtar, deri sa t`i realizojnë përfundimisht, e jo të braktisin vendin e tyre, siç po e bëjnë nga dita në ditë, e jo të “organizohen” jashtë vendit, si në Gjilan, me Shoqatën e Gazetarëve “Beqir Muzliu”, është kjo forma e vërtetë e veprimit. Organizimi i tyre jashta territorit të Kosovës Lindore (Shqipërisë Verilindore) nuk ka efekt.

Për t`i ditur më parë përkufizimet gjithëshqiptare (sepse, në bazë të tyre e kemi dërguar edhe një MEMORANDUM ndërkombëtar prej Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; BE-së dhe Instancave të saj; Presidenteve e Presidentëve; Kancelareve e Kryeministrave të të gjitha shteteve Perëndimore; të gjitha Organeve Botërore; Instancave ndërkombëtare dhe kombëtare apo opinionit botëror dhe shqiptarë, që me datën 07 Nëntor 2018, nga Komisioni i ISHK, i të cilit jam udhëheqës, instancat publike kombëtare e ndërkombëtare, të cilët, e përkrahin politikën hegjemoniste serbe e ruse, nuk kanë aspak për neve hapësirë publike!), do t`ua kisha thënë dy çështje parimore, pa aspektin ligjor kombëtar e shtetëror: a) në aspektin kohor; dhe b) në aspektin ligjor ndërkombëtar.
E thashë me këtë rast se nuk po merremi me aspektin ligjor kombëtar e shtetëror, të cilët politika aktuale e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe e Shtetit të Republikës së Shqipërisë pjesërisht apo tërësisht i ka harruar. Nuk po merremi aktualist me këto aspekte, sepse për ato “paska kush flet”, në qoftë se i di çështjet e veta. Por, po i përmendim dy nga këto, në të cilën Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1 e pika 3 e ka përcaktuar se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër; se Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përkufizon se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe Ligj”.
Kjo është mjaft! Po e fillojmë me të dy çështjet, të cilat na janë të qarta:

A) NË ASPEKTIN KOHOR DHE RAJONAL

Do të kisha thënë se çështja e të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës” (e cila bie pré e politikës shoviniste e neofashiste moderne serbe, qe 18 vite, sepse ajo më e drejtë gjuhësisht e historikisht do të quhej “Kosova Lindore” apo “Shqipëria Verilindore”), atëherë do të duhej të diskutonte “për bashkimin kombëtar” të këtij regjioni me Kosovën, para 18 viteve, kur ka qenë koha e bashkimit të këtij regjioni me luftë dhe do të mund të merrej edhe ajo me këtë çështje, e jo të ipet nga terrritori i Repubikës sonë më e vlershmja për ne, nga minierat e saj, edhe pse Serbia po e vjedhë me dhunë minierën e arrit e të plubmit në Meditë (Medvegje). Dihet se nuk është “nevoja” të hiqet më e vlershmja nga Republika e Kosovës, e dhe as e mundur të “ndërrohet” toka shqiptare me tokat shqiptare, sepse kjo është sikur të hiqet nga dora e goja e fëmijve tanë copa e mishit e t`i lëshohet një grusht dhé nga “Lugina e Preshevës”. A janë në mendje me të vërtetë shqiptarët apo iu kanë marrë atyre mendet nga koka, prej magjistarëve të mëdhenj sllavo-ortodoksë dhe islamistë? Këtë pasuri na e ka falur Zoti i Madh i Gjithësisë e nuk duhet t`ua japin atyre!
“Politikanët” tanë të djeshëm e të sotshëm, na e shkelën me dhunë e vrasje UÇK-në dhe e krijuan UÇPMB-në, SI DEGË PARCIALE, pra, e ndanë çështjen e madhe të bashkimit përmes luftës gjithëshqiptare me një forcë rajonale të luftës, ÇKA ISHTE KUNDËR NORMAVE ELEMETARE TË LUFTËRAVE, ku secili “katund” do të shtonte nga një “ushtri” të veten! E ku mund të kishte terren të luftës për një luftë rajonale nga një instancë e atëhershme ushtarake e “Luginës…”, kur me kthetra të hapura qëndronte e gatshme e tërë makineria moderne ushtarake serbo-sllavo-ruse!! POPULLI THOT: HEKURI RRIHET SA ËSHTË I NXEHTË! Kur të ftohet, nuk bënë punë. As “bashkimi kombëtar” e as “lufta çlirimtare e UÇPMB-së” sot nuk lejohet, siç nuk ka qenë e mundur më parë, sepse e kam thënë qindra herë se luftërat lokale i shtyp shteti i madh.
Çfarë “bashkimi kombëtar” mund të bëhet kaq vonë, pas 18 viteve, pos tradhëtisë kombëtare me tokat amtare, të lira e të pavarura, sovrane të Republikës së Kosovës, për të pasur “mundësi” që të ngjitet “Lugina e Preshevës”, pa minerale?!! Sigurisht se jo!!…
Duhet të nxjerrë si përjashtim nga ky shkrim se ky tubim nuk duhet të jetë “tubim i gazetarëve” , apo të tjerë, por i instancave ligjore e politike udhëheqëse të krahinës, në një tubim gjeneral, mbrenda të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës”, madje duhet të thirret i tërë rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, jo vetëm Presheva. Ajo, as tërë “Luginën” nuk e futë në sy!!…
Këto tubime dhe tubimi i fundit i gazetarëve nuk duhet të bëheshin jashtë Kosovës Lindore apo të Shqipërisë Verilindore, por legalisht dhe mbrenda kësaj krahine. Kjo gjë duhet të mbahet në mend, përveç formës së përqafimit.

B). NË ASPEKTIN E LIGJEVE NDËRKOMBETARE

Në këtë aspekt do të nxjerrim edhe njëherë nga memorandumi i ynë, këto pika ligjore, se:
-Rezoluta nr. 637 (VII), e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e miratuar më 16.12.1952 thekson se: “E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”;
-Rezoluta nr. 1514 (XV), e së njëjtës instancë ndërkombëtare, e datës 14.12.1960, Neni 1, përcakton se “Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori”;
-Në bazë të Nenit 2, të së njëjtes Rezolutë tekstualisht thuhet se “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror”…
– Të gjitha ligjet ndërkombëtare i kemi para duarve; njëren ndër to: Vendimet e Badinterit mbi Paktin e Varshavës. Ky vendim nuk lejon të prishen kufijtë ekzistues të ndarjeve administrative të paktit të Varshavës, përveç se ngritja e statusit së disa krahinave, si KSA e Kosovës, në statusin e Republikës;
-si dhe shumë të tjera, p.sh. disa rezoluta të OKB-së, të cilat e fiksojnë të drejtën e vetvendosjes dhe të drejtat e tjera, të cilat Republika e Serbisë nuk i ka respektuar aspak, as për Sanxhakun, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen (të themi shqip: Medita), sikurse edhe për Vojvodinën.
Pra, jam i qartë dhe po ndalem këtu, në një theks mediatik:
-“Ne jemi të mendimit se tri qytetet e Kosovës Lindore në Serbi duhet të bëjnë autonominë e vet, të shpallur me referendum, me të drejtën e vetëvendosjes, sipas konventave ndërkombëtare”- thuhet në memorandum!

NË FUND, EDHE NJËHERË PO E SHTOJMË:

Nuk janë e njëjta gjë viset e populluara të Kosovës me etni të ndryshme, që i thonë vetes “serbë”, me lojëra të paskurpullta të pakicës heterogjene, me “krahinën” e okupuar nga serbët, me dhunë e forcë, me luftë e gjenocid, prej Mollës së Kuqe e këndej, trashëgimtare e Mbretërisë së Dardanisë, iliro-albane, të cilët janë prej gjenezës së më të kahershme para erën sonë e deri sot, pa e ndyshur fare kombësinë, ndonëse janë shumica të besimit islam. Nuk kanë asnjë të drejtë ndërkombëtare “serbët” të kërkojnë “statut special” në Republikën e Kosovës; por e kanë absolutisht të drejtë të kërkojnë Krahinën Autonome të Kosovës Lindore, e le ta quajnë me një emër gjithpërfshirës, e jo “Lugina e Preshevës”. Luginë apo kodër, e shpjegon gjeografikisht, por kjo nuk e shënon origjinën, prejardhjen, të qenurit, banorët, kombësinë, etj.
Hashim Thaçi apo kushdo tjetër, apo edhe ndonjë renegatë i serbo-sllavëve, nuk mund t`ia japë më tepër minoritetit heterogjen në Kosovë, të cilët quhen “serbo-sllavë”, por do t`ua jepte komunat e veta në qeverisje, si çdo komunë tjetër, direkt qytetarëve. Qytetarët “serbë” apo si do të quhen ata, i kanë të gjitha të drejtat dhe duhet që edhe ata t`i gëzojnë. A i kanë lexuar ndonjë faqe të historisë, ata që merren me këtë punë, apo jo?! Këtë punë, duhet që ta dijnë. Jemi lodhur mjaft më me këto lojra të tyre e të shumta!…
Sa për Kosovën Lindore, kur ta shpallë e të njihet me autonominë e vet, e të njihet nga Shteti i Republikës së Serbisë dhe të ketë të drejten e vetvendosjes, dhe kjo e drejtë duhet të jetë e njohur edhe nga Republika e Serbisë, atëherë kjo krahinë, në mënyrë paqësore, mund të bashkohet me kë të dojë, edhe me Kosovën. Më parë, nuk ka bashkim, pos tradhëtisë së dheut të atdheut me minerale, e ngjashëm me aktin e Esat Pashë Toptanit!!!…
Nuk kam çka u them më tepër!! Asnjë metër nuk do të lëvizë nga kufiri i sotëm i Republikës së Kosovës, vetëm nëse doni të bini në detin adriatik!!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura