BRAHIM IBISH AVDYLI: A EKZISTON KOMBI ‘GREK’ DHE KUSH E KRIJOI KËTË SHTET?! (Pjesa I)

Zvicër, 1. 10. 2016: Pa marrë pasysh se a është gjuha shqipe gjuha-mëmë apo jo, për të gjitha gjuhët e thirruara “indo-evropiane”, po i marrim ata të cilët shtetin e tyre e quajnë “Greqi”. Shqiptarët, alias Albanët e dikurshëm, prej Azisë së Vogël e në tërë Evropën, me totemin e Shqipes, ecin si vasal të bindur të më të fuqishmëve të botës dhe sikur bëhen se ata nuk janë “të parët”, duke mos e sjellur në mendje se prej cilit milenium flitet gjuha shqipe. Autori më i njohur nga bota, Luigji Luca Cavalli-Sforca, me librin “Gjenet, popujt dhe gjuhët” , e cila lexohet me të madhe, thotë se gjuha shqipe është e para në listë. Pas saj, vjen gjuha armene. Prej vitit 3500 deri në vitin 1600 p.e.r, ndahen të tjerat, të cilat janë gjuhët e mesme; dhe më e reja është “gjuha greke”.
Mendimi i të gjithë historianëve të botës përqëndrohet në një pikë të vetme, sepse qytetërimin e vjetër nuk e shpikën, e as nuk e sollën me vete të shpikurit “helenë”. Kur të mësohet mirëfilli “misteri i mbishkrimeve” të Kretës, do të thotë shumë se ç`është kultura e Mikenës dhe cila është Kreta; cila prej tyre është e vërteta…
Fiset të cilat u quajtën “helenë” e huazuan apo iu dha atyre alfabeti i parë i Kadmit e filloi të tipizohej si kultura e Kretës. Ata kishin të holla, se po merreshin me tregëti, në Lindje e Perëndim, dhe këte ua mundësoi ishulli i Kretës. Kush është tregëtar, nuk është i lidhur “me Zotat”, ndërsa pellazgo-ilirët ishin të lidhur. Nuk mund të bësh tregëti pa ditur që të gënjesh. Të ardhurit kanë qenë tregëtar. Po e jap më poshtë shtrirjen tregëtare të të ardhurve nëpër tregun e Mesdheut e gjetiu. Kreta ishte një cil i pashmangshëm i fenikasve e i dorëve të Egjiptit, prandaj i rrënjosën thellë genjeshtrat në antikitetin e lashtë dhe ua morën vendasve gjithçka që kishin për kulturën dhe artin; statujat prej mermeri; mitologjinë; emrat e Zotave; letërsinë gojore; epet popullore; legjendat; ligjet; dhe gjithëçka tjetër.
Nga këto gënjeshtra e marrin si pikënisje të Evropës ishullin e Kretës. Ajo ishte në mes të Lindjes e të Perëndimit, duke e cituar shpesh gabimisht, si p.sh. “fillimin e kulturës mikeno-greke” dhe “fillimin e historisë Europiane”.

Harta origjinale e romakëve për Epirin, ku nuk figuron aspak “Graecia”, pra Greqia;

Ndër fiset që thirren “helene”, të parët ishin akejtë. Ata përfituan rrënjësisht nga parakultura pellazge dhe e bënë një evoluim të jashtëzakonshën, edhe nga mitet, në ishullin e Kretës, ku banonin pellazgët dhe patën qendrën e qytetërimit të tyre.
Qytetërimi pellazgo-frigas u përtëri në qytetërimin mikenas, rreth 2000 vite para lindjes së Krishtit, sepse ishte e njëjta popullatë e madhe pellazgo-ilire, me të njëjtën kulturë e gjuhë të vjetër pellazgo-shqipe, që ka shtegtuar së bashku nëpër këto qytetërime, duke ruajtur të paprekshme rrënjët e fjalëve.
Grekët që thonë për vetvete se ata “janë helenë”, nuk kanë ekzistuar në histori; ajo nuk ka qenë e banuar me grekë, kur këta të fundit dëpërtuan në atë vend, të cilën, do t`a paraqesin si “tokë helene” e nuk ka qenë shkretëtirë apo i pa banuar. Banorët e këtij vendi nuk kishin themeluar ate të cilën e quajmë shtet dhe as nuk e bënin një komb të bashkuar e të veçantë. Në atë tokë i cila thirret me emrin “Greqi” ka pasur shumë gjurmë e pasuri të një qytetërimi më të hershëm të saj, sesa ai i të ashtuquajtuarve “helenë”, dhe nuk kishte literaturë e tradita të qëndrueshme.
Shumë nga qytetet e mëdha u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve, apo vetë Dardanëve, të cilët patën një gjuhë tejet të pasaçme, gjuhën shqipe, e cila jo vetëm i shpjegon emrat e vendeve, por u nevojitej atyre të komunikojnë e të mirren vesh. Ata janë pasardhësit e popullsive para ardhjes së grekëve, nga deti Adriatik e në Halis.
Emri “grekë” thuhet se na është përcjellë prej Romakëve. Në hartat e emërtimet e mbarë popujve të ndryshëm është Graecia, me përjashtim të popullit i cili e quante vetveten “helenë”. Se ku është shkaku që ata e thirrin veten e tyre “helenë”, ndërsa të tjerët “graecia”, nuk e kanë thënë asnjëherë.
Në fakt, këtë emër nuk “e shpikën” mirëfilli romakët, por e mbanin vetë banorët e Dodonës, për mua të Dodonës së dytë. Pra, tekstet e para që mbajnë këtë emër janë tekstet romake, që e lidhin direkt me Epirin dhe Epirotët, kur ai e kishte një gjuhë që e fliste, gjuhën iliro-pellazge, por që ajo nuk mund të shkruhej.
Kur shkruhet për antikitetin e lashtë të këtj vendi përdoret fjala “graeci” e “graecia”, rëndomë siç përshpëritin apo belbëzojnë një pjesë e shkencëtarëve të Evropës, të cilët nuk e njohin apo nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, pa i analizuar këto fjalë, e cila do të thoshte gratë, plakat, me flokë të thinjura, që shikonin fatin e njerëzve pranë altarit të Dodonës, pasi gumëzhinte zingjiri, pra një hyjneshë apo tri hyjnesha; flokëbardha; gra të urta e me flokë të thinjura; profetesha të moshuara. Dhe, këto fjalë janë marrë nga të ashtuquajturit “grekë” , të cilët, i kanë thënë sipas qëllimeve të veta.
Mund të themi se romakët ua kanë kushtuar më shumë rëndësi atyre që e shikonin fatin e njerëzve në Dodonë dhe Epir, si vend i tyre. Banorët e Greqisë, as atëherë nuk e mbanin emrin “Helada”, por pjesërisht, largë Epirit.
Për qëllimet e helenëve do të merremi më vonë. Njëherë, po merremi me fjalën Greqi. Po e marrin nga dy gjuhë: gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Edhe pse sot thuhet se “këto gjuhë i kanë bazat prej shqipes”, si p.sh. disa dijetarë shqiptarë, si Elena Kocaqi me veprat e saj, Sulejman Mato, Muharrem Abezaj, apo Shpresa Musaj-Ömer, e cila na e jep një krahasim etimologjik të fjalëve të gjermanishtes me ato të shqipes, etj. pa e logjikuar se prej cilës gjuhë janë ndikuar këto gjuhë. Në gjuhën angleze Greek u thojnë grekëve; Greece i thonë vendit të grekëve; e në gjermanisht Griechenland, i thonë gjithashtu. Të marrim si shembull emrin Atlandtidë, ne do t`a shohim se ajo përbëhet nga disa fjalë që janë të shkriera me njëra-tjerën: At, kuptohet se do të thotë “babë”; e land, do të thotë “tokë, vend, e cila në shqipen e sotme ka mbetur në formën landinë, tokë djerrë, e palëruar, e cila nënkupton tokën e prindit të mbetur djerrë, e pa- punuar, lëndinë”. Greece, e Griechenland nënkuptojnë tokën prindore, pra nuk ka qenë e atyre që e quajnë veten “grekë”, sepse aty kanë qenë pelazgo-ilirët, e ata nuk ishin të zi, nuk mund të ishin lëkurëzinj, sepse nuk kishim të bëjmë me popullsinë e vërtetë autoktone pelazgo-ilire, pra të ishin të racës së bardhë ariane.
Shkrimet e para të periudhës homerike janë nga mesi i shekullit të VI p.e.s. i cili e përmendë emëtimin “helen”. Kjo “konstaton” një krahinë të vogël të teritorit në jug të Thesalisë e të Peloponezit, për banorët e kësaj krahine, para epokës klasike, e cila quhet “Helada”, dhe nuk e nënkupton kurrfarë kombi të veçantë. Emri Helada nuk ekzistonte, ndërsa termi helenë përdoret vetëm njëherë nga Homeri, siç na e bënë të ditur Tukididi (Arch. I, 3), përmendur nga Dr. Arsim Spahiu. Helenët nuk lidhen me Epirin, dhe as nuk e përbëjnë një trung etnik dhe kombëtar të veçantë, por janë një grup kulturor i përbërë prej disa popujve të ndryshëm. Në kohën klasike, e kosideronin veten e tyre një ansambël familjesh. Ata formojnë një genos, por nuk përbëjnë një etnos të veçantë, kombin. Eponimi “Helen” nxirret si stërgjyshi i trilluar i racës së tyre. Këtë e mendon edhe Th. Harrisson, në vitin 1988, faqe 24.

Tri fiset e ardhura në këtë vend: Dorët, Jonët dhe Etolët;

“Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë “hellët” e “helloi”, të thënë me të padrejtë nga fjalët pellazgo-shqiptare “sellët” dhe “selloi”, me “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve të mëvonshëm Danaenë. I tërë vendi “e mori” emrin “Hellada”, e cila nuk thuhet nga popujt e tjerë, pos të atyre që banojnë në Greqi. Prandaj “Greqi” e kanë quajtur popujt e tjerë apo edhe shqiptarët, të nxitur prej romakëve, të cilët e kopjojnë këtë emër nga fjalët e vjetra të marrura nga këto shkrime të antikitetit: “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, nga të cilat vetëm duhet të heqim prapashtesat e gjuhës së krijuar nga rrënjat iliro-pellazgo-shqipe, që të kemi në origjinal emrin e përgjithshëm të grave tona, pra “gruas plakë”, rreth Dodonës së dytë, që e kultivonin fatëthënien e njerëzve. Ishte qendër besimi, por jo “shtet”. Në fillim aty shërbenin vetëm burrat pleq dhe pastaj ato i zëvendësuan tri gratë. Me këtë emër ashtu i quanin pellazgo-ilirët dhe makedonët, të cilët janë të tillë. Të huajt i kanë quajtur tri plakat “tri peli”, do të thotë “pelae”, që do të thotë “tre pleqtë”.
Pse e quajtën se vendi i tyre ka pasur ndikim nga veriu”? Sepse e morën emrin nga “seloi” dhe e bënë “heloi”, ata që do të banonin në “Heladë”, shkurt në “Graecia”.
Po e marrim emrin sellët, që e bëjnë “selloi”. E panë më të lehtë që t`i quanin “helloi” e “heloi”. E muarën pastaj emrin nga Elada të Thesalisë, një vend iliro-pelazge, dhe e bënë “Hellada”, ose “Helada”, madje “e shpikën” sikur e paska thënë vëtë Homeri, 350 vite më parë, gjë që nuk është e vërtetë. Straboni, lidhet me këtë punë, si vijon: “Sa për Dodonën, që banorët rreth saj ishin barbarë (kështu i thoninin hellenët e pasur për ata që flinin në tokë, si shqiptarët sot, sepse i dikriminonin edhe ata, ndonëse ishin në një qendër besimi, pra në Dodonën iliro-pellazge!), këtë na e thotë edhe Homeri (ai nuk e ka thënë, sepse kur ka folur për pellazgët, ka thënë se ata janë “hyjnorë”, por këtë fjalë e ka ndërfutur Psistrati, 350 vite më vonë!) kur e përshkruan mënyrën e tyre të jetesës. Çështja si duket t`i quajmë “helë” apo “selë”, lihet të kuptohet prej veprave të Homerit. Kjo çështje nuk mund të vërtetohet, mbasi shkrimi ka qenë i dyshimtë”.
Me këtë rast po e rikujtojmë edhe njëhërë Aristotelin, i cili thoshte se në krahinën përreth Dodonës banonin Sellët, se ata “që atëherë quheshin graik, por tani helenë” . Pra, “ahellohu”, është rajoni ku kanë banuar sipas “greqishtës” së Aristotelit ata që “e vodhën” gradualisht këtë emër tipik “Hellada”, ku kanë jetuar ata që ruanin lopët, që i kanë quajtur “hellopët”, dhe i tërë rajoni është quajtur “hellopia”, që do të thotë se atje kanë jetuar “grai-k-os”, ata që i ndihmonin “gratë”, d.m.th. kur hiqen mbaresat greke “os” dhe “oi”. Ne do të kuptojmë se këtu janë Sellët (sell-oi); se ky vend ishte vendi dhe qendra e tyre; i cikli është bartur me gënjeshtra në Pellopones, më vonë edhe në Jonë e jug të Thesalisë, ku ishte eponimi i trilluar i racës së tyre “Helen”, siç e thotë Dr. Arsim Spahiu. “Staboni thotë- citon Sulejman Mato- emri i pellazgëve mbizotërone në gjithë Greqinë”. Më poshtë shton të thënën tjetër se “Pelopi e solli popullin nga vendi e quajtur Peloponez nga Frigjia, kurse Danai nga Egjipti”. Pelopi është quajtur i pari i frigjianëve dhe këtu është pellazgu i parë, siç thotë Sulejman Mato.
Historianët e antikitetit të lashtë i quajnë “peleat”, plakat me flokë të thinjura, prej pleqëve, pëllumbeshat që fluturuan: njëra në Libi dhe tjetra në Epir. Peleat flisnin një gjuhë që nuk e kuptonin helenët, pra grekët, që ende nuk e zotëronin tërë atë teritor që quhet sot Hellada apo Greqia, sepse ishte gjuhë plotësisht “e huaj” dhe e panjohur. Ato ishin plakat e huaja, të cilat i jepnin parashikimet e njerëzve në gjuhën pellazgo-ilire. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Dodona e kishte një mbiemër tjetër, sipas Sulemjan Matos. Ai ishte mbiemri “parthenus”. Ky është një mbiemër i gjuhës shqipe. Togfjalëshi kuptohet edhe sot në këtë gjuhë. Kur thuhet “Dodona parthenus”, nënkuptohet se ajo e thotë fjalën që i thotë Zoti i Madh për njerëzit; pra Dodona jep parathënien e vet për këta njerëz të ndryshën, parashikon fatin e tyre.
“Grekët kanë qenë gjithonë të prirur t`i përvetësojnë vlerat dhe kultet e fqinjëve të vet verirorë”,- thotë me bindje Suleman Mato. “Emrat e vendeve,- thotë Çabej, janë gjuhë e lashtë e fosilizuar”. Ne i shohim se ilirët janë paragrek dhe për këtë kemi mjaft fakte. Por, do t`a përmendim pas luftës së Trojës, kur kanë lëvizur popujt.
Në planë të parë, Argu i Akajes është në Peleponez dhe është tokë e akejve, dhe ky Arg nuk është ai i pellazgëve, që ndodhet në Thesali. Në juglindje të saj, ndodhet Argu i Akajës, jo Argu i Thesalisë. Akejt përdorej përgjithësisht për të emërtuar “grekët” nga Homeri, në epokë historike. Akaja ishte emër emër i përgjithshëm “i Greqisë”, e cila, në epokën historike, e kishte marrë pjesën jugore të Thesalisë dhe krahinën bregdetare e veriore të Peloponezit. Kështu “akej” dhe “argej” tregonin popullsinë e këtyre krahinave e cila quhej “Helladë”, në vend se të quhej “Greqi” dhe kotësisht përmenden shumë më heret dhe përsëriten me të padrejtë nëpër të gjitha shkrimet e poemat e përkthyera të Homerit. Po e themi paraprakisht se në kohën e krijimit të “Iliadës” nuk është i njohur ende emri “grekë”, por akej quheshin banorët e Peloponezit, ndërsa aikasit qusheshin pellazgët e Thesalisë, edhe mirmidonë. Kjo gjë do të thoshte, thënë troç, “bubrrecat”, ushtarakë të denjë: njëmijë sa një, e një sa njëmijë, d.m.th. miligonjat. E kishin mbret dhe kryetar, që kryesonte ushtrinë- Akilin. Akili është aikas, ndërsa akenët ka qenë të ardhur. Atdheu i Akilit ishte pra Argu Pellazgik, krahina rreth lumit Sperkeo, e jo Argu i Agrolidës së Greqisë. Mirmidonë quhet populli i Thesalisë, që shtriheshin deri në Maqedoni dhe nuk ishin aspak “grekë” dhe “heloi”, që nuk është në histori.

Po e themi “Greqia”-me ngjyrë të gjelbërt-sepse është marrë nga botimet jo fort të mira, dhe të gjitha kolonitë tregëtare janë me data të themeluara.

Kjo është një gënjeshtër tepër e madhe për pseudohistorinë dhe është futur fjala “helenë”, në këngët e Homerit, që janë rishkruar me “fjalorin fenikas” të Kadmit, ku tirani Psistrati, në festën e parë të Panathenëve, i kishte vënë rapsodët të recitojnë poemat e Homerit. Psistrati po e bënte çdo gjë të mundshme prej tij të kopjojë në gjuhën e folur pellazge, me të cilën këndoheshin poemat e dy epeve të “Iliadës” dhe “Odiseut”, sepse i kopjoi vetë nga letërsia popullore. Autori i tyre, nuk jetonte në atë kohë. Ai kishte vdekur 350 vite më parë. Psistrati, e bëri të mundur që “të shlyhet” e tërë një periudhë e gjatë prej 450 viteve e të quhen “epokat e errëta” , e cila është epoka pellazgjike, e thirrur prej meje pellazgo-ilire apo iliro-pellazge.
Gjuha artificiale apo e atëhershme “greke” i ka ruajtur një numër të madh fjalësh të gjuhës pellazge, të cilat gjuha shqipe dhe njohësit e saj mund të deshifrojnë e të dekriptojë shumë lehtë këto pjesë të gjuhës dhe t`i shpjegojnë. Por, shkencëtarët pararendës dhe sidomos gjuhëtarët më të njohur të Evropës dhe të Botës së gjërë të gjuhësisë moderne të shekullit XX, nuk i kanë thelluar njohurit e tyre për shqipen e lashtë dhe nuk e kanë vendosur aspak lidhjen e ngushtë të shqipes, ilirishtes, pellazgishtes së lashtë, thrakishtes, frigjianishtes, e etruskishtes, me dialektin gegë të gjuhës së sotme të shqipes, të gjysmës së Shqipërisë, dhe të greqishtes së lashtë: dialektin jonian, eolian, dorian, arkado-qipriot, që ka filluar atëherë të shkruhet, duke e lënë mënjanë gjuhën shqipe, simbolikisht të lënë si gjuhë e dytë,.
Kësisoji shkencëtarët kanë marrë pista të gabuara dhe i kanë çoroditur tërësisht këto njohuri të pështjelluara dhe është periudha e errët parahelene kur asgjë nuk dihet mbi pellazgo-ilirët. Në të vërtetë, janë shekujt e errët, 1200-800 p.e.s. . Thelbi i tyre na është fshehur tinëzisht. Historia arkaike është me shumë mangësi serioze.
Por, pa dashur të zgjatemi më tej me ndërfutjet e Psistratit dhe djalit të vetëm, Hiparkut, që ishte shumë “i mençur”, sa të bëjë dhjetra dredhi e hile edhe me vetë tekstin e Homerit, sepse në këtë vepër nuk i këndohet aspak emrit “Helada”, madje as ndonjë poet tjetër antikë i kësaj toke nuk i ka kënduar “Heladës”. Në këto poema epike të Homerit i këndohet disa herë Eladës, por kjo nuk është “Helada”. Është thënë qëllimisht prej atyre që duan t`i ndihmojnë “helenëve” të rrejshëm, sepse ata nuk janë komb, etni e as popullatë, por janë “kombi i paqenë”, i cili insiston që secila krahinë e gadishullit Ilirik dhe jo vetëm e Greqisë së sotme “të bëhet e tyre”. Kjo ka të bëjë me shovinizmin greko-helen. E “thëna” e tyre, nuk është aspak e vërtetë.
Qyteti i vjetër Elada ka qenë një qytet pellazgo-ilir dhe historia botërore thotë se kurrë nuk ka qenë krahinë e Greqisë, por në Thesali, thënë shkurt: iliro-pellazge. Thesalia nuk e ka dhënë as atëherë kombin e vet. Në Eladë, ishte Ftia, pikërisht nën udhëheqjen e Peleut. Babai i Akilit, ka shkuar për të lypur një martesë për Akilin, dhe ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me Helladën, heladikun apo helandinikun, të cilat nuk i zë në gojë Homeri. Prandaj Elada ndodhet në Argun e pellazgëve, që përkon me të gjitha vetitë e saja iliro-pellazge. Historia botërore e përmend nga tre rastet e veçanta dhe thotë se ajo bënte pjesë në Thesali, krahinë për të cilën pohon se “nuk ishte pjesë e Greqisë”. Elada nuk ka asgjë të përbashkët me “helladën”, përpos gënjeshtrave “greke”. E para, ka ekzistuar me plot të vërteta historike pellazgo-ilire; ndërsa e dyta, pra Hellada, alias Greqia, nuk është absolutisht ekzistuese, pra është jo-ekzistuaese, jo-historike, jo e vërtetë, thjesht është gënjeshtër e pa fund.
Populli shqiptar thotë: “kur falesh me grekun, numroji gishtat”! Ai, patjetër, njërin t`a vjedhë. Pra na “e vjedhin” tërë historinë tonë dhe qytetet, i shënojnë për të tyre, madje qindra vite më përpara se kanë ardhur këndej. Edhe emra tanë i vjedhin nga historia dhe i vedosin si emra të përveçëm në gjealogjitë e tyre familjare…
“Para luftës Trojane- thotë Tukitidi, sipas Sulejman Matos, i cili nuk e përmend se prej cilit burim e ka marrur këtë mendim, por është cituar prej Arif Matit, me disa ndyshime, në fjalinë e fundit: “Helada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Madje, mua më duket se ajo në tërësi nuk e mbante ende këtë emër”…
Euripidi na ka lënë këtë shënim, prapë thotë Sulejman Mato, pa e cekur veprën dhe as faqen prej kah e nxjerrë këtë mendim të komedianit të famshëm: “Kur Danai erdhi në Argos, banorët që më parë quheshim <>, u quajtën Danaj”.

Edhe këtu nuk dallohen ngjyrat, porse janë zonat e Qipros, pjesërisht të Rodit, të Kretës e të Peloponezit; sikurse ajo aziatike, që quhet “Greqia aziatike”, por në veprat e kësaj kohe nuk ekzistonte “greqia”, me të dy invazionet e huaja.

Nuk ishin aspak “helenë”, sepse ishin popullatë pas pellazgëve, të atyre që e vëjnë më vonë emrin e tyre “për etninë”, e që nuk kanë qenë të atillë, prej Dodonës, por që përpiqeshin që t`a injorojnë apo të marrin plot emërtime nga “veriu”, e t`ua kthejnë nëpër gënjeshtrat e shumta. T`i përulin e të flasin për ata me një përbuzje njerëzore për mënyren e jetesës, në tokë, sikur shqiptarët. T`i zgjerojnë teritoret edhe nëpër këto vise ku nuk kanë qenë, rreth e rrotull, madje, me shekuj, që përpara.
Me këtë rast po e themi ate të cilën askush nuk e ka thënë, se Psistrati për festën e Panathënieve, i kishte ftuar pellazgët të këndojnë këngët e Homerit, ku “para” është bërë “pana”, ndërsa “thenus” është “thënie”. Kjo festohej për Dodonën e cila parathoshte fatin e njerëzve. Psistrati nuk e mori “vesh” punën e parathënieve. E shkroi “parthenus” në “panathenus”, e cila do të thotë parathënie…
Më tutje, do të flasim edhe në vazhdimet e tjera…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura