BRAHIM IBISH AVDYLI: GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE(II)

Bern, 10 Maj 2020: -“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët” – Maximilian Lambertz

Të mos e harrojmë se historia e vërtetë dhe studimet historike, gjuhësore, etj., në qoftë se nuk bazohet në fakte të mirëfillta e lakon nga interesat e caktuara, është një histori e rrejshme. Autorët e studimeve të tilla duhet që të jenë në vijën e parë të pavarur nga politika e grupeve të ndryshme dhe në paanësi të gjykojnë të kaluarën.
Shtohet pyetja: si ka mundur të shkëputet kombi shqiptar për më tepër se 2800 vite prej të sotmes dhe të fusë në histori grupe të rrejshme, si “grekët”, të cilët i kishin mjetet e veta në duar dhe botuan veprën e Homerit “ILIADA”, e cila vetëm nga emri na tregon për çka këndonte Homeri i Madh.
Po përgjigjemi se YLL (Hyll), IL, EL, ALL, nënkuptojnë të gjitha barabartë YJET e janë të gjuhës shqipe, pa marrë parasysh se në cilën rajon të globit ndodhen. Ato e kanë krijimin e këtyre kulturave, por kombi është YLLIR (iliro-pellazgë). Ne, do t`i kthehemi përsëri kësaj çështje.1 Homeri i Madh e fliste gjuhën amë-shqipen, por botohet me një alfabet tjetër, të cilën e quajnë alfabet teknik, si. p.sh. Elena Kocaqi, dhe vie prej klasave udhëheqëse apo skllavo-pronare, me alfabetin fenikas të Kadmit dhe jo me gjuhën shqipe.
Ky alfabet (fenikas) është i korigjuar së fundit herë në vitin 1000 të erës sonë, e cila i mbanë 1800 vite nga “shpallja” e kësaj “gjuhe”. Populli që jeton në të ashtuquajturën “Greqi” nuk është “komb” tjetër, por arvanitas, rreth 65% të popullsisë, të cilët, sikur janë të ndarë nga shqiptarët, gjatë hyrjes së alfabetit fenikas, me imponim shoqëror, kundrejt gjuhës së folur shqipe.

Shqiptarët quhen e mbiquhen si arbër, arnautë, arvanitas, arbëresh e arban, siç i quajnë të huajt dhe siç e quajnë veten e tyre; janë gegë e toskë, prej të parëve tanë, me dëlirësinë e zemrave të veta, bardhësinë e papërlyer të dëborës së maleve, të qiltërt, ngjyrën e artë të lëkurës, të cilët i luten Zotit Një, Diellor, si Drita e Dijes e Flaka e Zjarrtë, pra Amonit, emër i përbërë vetë nga gjuha shqipe: A- At=at, baba; M-Më= mëmë, nënë; On-Onë, e jona, i yni, para se të futeshin fetë. Ai ishte besim i madh, jo fé në mënyrë të verbër, por besim i qartë e me vetëdije, vullnet i mendjes dhe dashurisë, filozofia e parë shpëtimtare dhe e dëlirtë, si dritë bardhësore.2
Janë emra të ndyshëm e të përdorur në disa forma, prej Eskuera, që do të thotë shqip gjuha e së shkuarës; gjuhëve të tjera, të dalura prej shqipes, si hitite, hebraike, arabe, armaike, dhe veçanërisht gjuhën kishtare liturgjike, KOPTE, të të krishterëve të Egjyptit, të cilët janë vetëm një fryt i kryqëzimeve të qytetërimeve. Arbërit, iliro-pellazgët apo arbanët janë të racës ariane.
Kur fillojnë të realizohen shetet e vogla, me rënien e Perandorisë Osmane apo prej vitit 1821-27 e këtej, kur janë shpallur “grekët” si shtet “helenist” , e thonë se kanë trashëguar nga e kaluara e lavdishme e popullit “pellazg”, që bota ndalet, duke i dëgjuar se çka flasin. De fakto, ky është një konstrukt, për të mos i quajtur edhe “komb” i klonizuar3. Kështu është futur dredhia fenikase nëpër “histori”, e cila vazhdon edhe më tutje me dredhitë e tjera sllave, serbe, turke, sllavo-bullgare, etj. Na pengojnë me të madhe të ligjtë, rreth e rrotull nesh; na pengojnë djajtë e padukshëm, errësira, demonët dhe nëntoka, të gjithë ata që i zura si shembull, armiqtë më përbetuar të kombit shqiptarë. Në vend se të shikojmë përpara, para vetes, ne e kthejmë kokën tonë pas vetes, sikur nuk pamë e nuk dimë asgjë.
Ndër të parën, kur e zëmë në gojë të flasim për “të ardhurit prej YJEVE”, fjala na shkon të popullatat e lashta, shumë të lashta kohore, me miliona vite, që në ndonjëren e shohim njeriun që vjen me anije kozmike në tokë, si psh. në pikturën e këtushme, e cila nuk është e marrur prej Shqipe Hoxhës, p.sh. në kishën e Deçanit. Nuk ndalemi të mendojmë se në atë kohë të shikosh një njeri që fluturon me anije kozmike është më se çudi, kur shkenca i quan këto piktura “të pasakta”, “ilusione”, “vizatime nga periudha e poleolitikut”, etj. Këtu, shkenca e sotme e evolucionit dhe e vjetër bie ndesh me të thënat e veta, për krijimin e botës e njëriut nga majmuni.
A është e vërtetë kjo gjë apo jo, nuk po lodhemi shumë. Të parën, duhet të ndalemi në një rrëfim të thellë të Thotit:
“Kqyrni me kujdes tek vetvetja dhe në Pafundësinë e hapësirës e të kohës. Aty jehojnë kënga e Yjeve, zëri i Numrave dhe harmonia e Rruzujve. Çdo diell dhe çdo planet është një formë e këtij mendimi…”4
Të shikohet me kujdes, kjo është e saktë. Në të vërtetë, është një thënie filozofike dhe e përkryer, siç na e thot fjala e urtë latine “shikoje vetveten, që ta njohësh botën”. Ne e marrin si fjalë të urtë latine, por rrënjët e veta i ka te thënia e shenjtë e Thot-it. Të njihet bota, pra njohja e hapësirës dhe kohës, harmonia e rruzujve, e universit, diellit dhe planeteve, i ka rrënjët te vetvetja. Ajo është formë e mendimit njerëzor. Kur ta shikosh vetveten, e njeh edhe botën. Ne nuk po ndalemi në këtë mendim të gjërë e filozofik të Thot-it, por po e shikojmë anën tjetër të fjalës, anën analitike e jo kuptimore.
Kjo do të thotë se Thoti ka ardhur vetë prej Yjeve dhe ata i njeh, i numron në këngë dhe i njëjëson me të gjithë njerëzit që i ka sjellur me vete, që kanë qenë të një origjine, të një prejardhje, që janë quajtur YLLIRIANË. Çka na “rrëfejnë” mitologjitë greke e hebraike, janë gjenealogji e rrëfime, por mbreti i parë i ilirëve të Gadishullit Yllirik quhej YLLI (Hylli). Ky mbret i shenjtë i yni e ka kafkën e kristaltë, që nuk mund të asgjësohet nga asnjë lloj e materies kimike, është kafkë e veçantë dhe në kundërshtim të ligjeve fizike. Ate e kanë ruajtur vetëm shqiptarët dhe ia kanë dorëzuar atij që i mbledhte 11 kafka, Albert Mitchel-Hedges; e ka një peshë 5.13 kg, e përmasa 205.4 mm e gjatë dhe 125.4 e gjërë.5 Kjo gjë na kthen prap te rrëfimet e Thotit, sepse iliro-shqiptarët janë të origjinës yllore dhe kjo na bën që të ndalemi.
Thoti quhej “ATLANTIDHEAS”, pra i Atlatidheut. Në gjuhën shqipe THOT-i e thotë me emrin e tij, AI QË THOT, THOTËSI, FOLËSI. Nuk ka shpjegime të tjera, në asnjë gjuhë, pos SHQIPES. Ishte një Saçerdot, prift, që rrëfente me alfabetin e parë fonetik, me shkronjat që lidhen edhe me shqipen.
Ai ka qenë jo vetëm shkruesi i 12 pllakave të zmeraldit të verdhë (jeshil), por ka qenë edhe ndërtues i Piramidës së Madhe të Gizës, e cila thuhet gabimisht se është piramida e Keopsit, në të cilën është Salla e madhe e Amentit, vend ku janë ruajtur të gjitha njohuritë e urtësitë e dijes, shumë sekrete nga Atlandida e vjetër, që ishte përmbytur nën ujë, pra në oqeanin Atlantik. Ju i shikoni këto fotografi, ku ka qenë Atlantida e vjetër.
Përmbytja e Atlantidës ka ardhur në vitin 40.000 vite p.e.s., si humbje e drejtëpeshimit të tokës në kanale të reja, jug e veri. Me të mbërrirë në vendin e pazhvilluar, që atëherë quhej Khem, e me ardhjen e Thot-it filloj të quhej Egjypt. Njerëzia u munduan që ta vrisnin Thot-in, por e panë se sa forca të mëdha buronin prej duarve të tij dhe ai u bë themeli i besimit të tyre, si Bir i Diellit, të cilën më vonë e zbukuroi në shprehjen Dielli Shpirtëror. Mbrenda shpirtit të njeriut ndodhet Drita. Ka kohë që e kam shprehur metaforikisht.
Nga parathënia e Dr. Maurice Dorealit jepet edhe vjetërsia e pllakave prej zmeraldi, të përkthyera prej tij, fillimisht në anglisht, dhe të sjellura pastaj nga anglishtja në italisht e nga italishtja në shqip, në dialektin gegërisht, nga Skënder Hushi, në të cilën vjetërsia e këtyre pllakave arrinë 36.000 vjet p.e.s. (pra, para Lindjes së Krishtit). Kjo është në gjendje të shokojë të gjithë mendimtarët e deritanishëm, sepse të shkruaje pllakat prej zmeraldi në këtë kohë, kur “shkenca” e “shkencëtarët” e paleologjisë na bëjnë “të krijuar prej majmunëve”, se lere më tjetër, ndërtimi i Piramidës me ato blloqe guri, të cilat peshojnë nga 20 deri në 80 tonelata peshë, nuk ishte e mundur në atë kohë të transportoheshin, madje ato dy statuja, të bëra prej blloqesh guri, që janë më tepër se 1200 tonelata të rënda.
Në realitet, këto pllaka i shkroi një prift, që ishte mbret në Atlantidë, THOT-i, sepse ai e krijoi një koloni në Egjyptin e vjetër, me një popull të pazhvilluar sa duhet dhe e mori nën udhëheqjen e tij dhe qeverisjen, pra e shpuri më tutje një gradë më të lartë të qytetërimit.
Kështu e morrën zhvillimin shumë koloni të Atlantidës, duke e përfshirë në këtë lidhje kontinentin e Amerikës, Britaninë e Madhe e shtetet e tjera.6
Tani, po e marr një fragment, të vogël e domethënëse, të përkthyer shqip nga pllaka e parë (I) e zmeraldit, e cila thotë kështu:
“Asgjë nuk dëshiroj, përveçse jam i përdjekur nga përvoja, njohuritë, dituritë, maturia e urtësia (Këto fjalë përsëriten shpesh dhe mendoj se janë të barasvlershme me fjalën P L E Q Ë S I), deri sa të vijë dita e madhe, që të urdhërohem nga Banorët e Shenjtë të Tempullit, para të cilëve jam i dërguar.”7
Me këtë rast nuk kam nevojë të futem në mister dhe as në domethënien filozofike, por as të mbetem nën kthetrat e gjuhëve më të vona, greko-latine, herë në të djathtë e herë në majtë, siç renditen shumë dijetarë të huaj e tanë, pra i sillen rrotull kësaj fjale të futur edhe në gjuhë, në radhë të parë prej atyre që banojnë në të ashtuquajturën “Greqi”, etj., por u kthehemi fjalëve të pllakave të Thot-it. Çelësi i pleqësive i përmbante disa rregulla, që Thot-i ua kishte dhënë bijve të Khem-it, derisa i besonin.8 Nga kjo shprehje rrjedhin patjetër kostruktet “greke” mbi Pellagoninë dhe Deukalionin, etj.
Këtu, duhet të ndalemi. Në çdo pllakë përsëriten fjalët “Pleqësi”. Urtësia, maturia, shpirti i bardhë, dituria sillet te këto fjalë. Nderohet pleqësia. Aty flet PLAKU, më me përvojë, më me urtësi, më me dëlirësi, me dije, si te çdo popull, fis e farefis, sipas traditës iliro-shqiptare, e jo “greke”.
Te shkencëtarët shqiptar ka hyrë në përdorim fjala “Pellazgë”, e disa na e renditin para YLLIRËVE të THOT-it, para ILIRËVE të Gadishullit YLLIRIK, pa e logjikuar çka do të thotë kjo fjalë dhe prej kujt e ka rrjedhën. Ne mund të konstatojmë me plot gojën, shpirtin e mendjen, se fjalët e marra pa logjikë nga të folurat e Babilonisë apo gjuhës hebraishte, me ndonjë gabim të tyre, “PELASGI, PELASCHI, PELLAGIA”, janë të parat, ku kanë qenë fise shqiptare. Ata janë të larguara prej nesh e nuk e njohin etimologjinë tonë, ndonëse i kanë mjaft fjalë të shqipes në të folmet e tyre, sepse kanë dalur prej gjuhës shqipe. Kjo do të thotë, në gegërisht, se janë PLEQTË e Thot-it e PLEQËSIA, Pra, janë pleqtë tanë që e ndajnë pleqësinë, jo kombi. Në qoftë se themi “pellazgët”, e shpiejmë tërë ujin te dëshirat e armiqve kombëtarë!
Nisem prej Thot-it dhe nuk duhet eksagjeruar. Pellazgët nuk janë popull tjetër, por ata janë pleqtë tanë më të ditur…
Se këto gjuhë, psh. hebraishtja, kanë shumë fjalë të shqipes, po e marrim një fjalë tjetër prej tyre, si p.sh. Sheinah. Po të shikohet mirë kjo fjalë, do të thotë: “Sheh-nah”, “na shikon neve poshtë”, “ne na sheh Zoti i Madh kudo”, apo në kahjen tjetër, “Zoti është midis nesh e na sheh”, prej “na sheh”, etj.9
Ne, për ta vlerësuar Thot-in, i cili fliste shqip, derisa nuk u shpikën identitetet e populltave dhe feve të tjera, që janë prej shqipes edhe ato, prifti u drejtohet të gjithë njerëzve, pa dallime prej ku janë e kah rrjedhin, si njerëz, dhe të gjithë i ka quajtur “vëllezër”, i cili dënoi gjithsesi dhunën e padrejtësinë dhe pati aq dhunti që të shkruaj me gjakun e tij, jo me gjakun e të tjerëve, fjalën e pavdekshme LIRI.10
Thot-i ishte BIR I LIRISË DHE DRITËS, ishte ILIR, nga fjala shqipe liri, i lirë, me shikim të ndritur e të fuqishëm, me një vullnet të madh, të sinqertë, plot drejtësi shoqërore, në të vërtetë burra me mendje të thuktë e të rrallë, prandaj të gjithë perandorët ilirë e mbanin pranë vetes Ainin, që është një, i pari, prej hieroglifeve të Thot-it, pra SHQIPONJA.

Me të vërtetë kemi qenë BOREALË, me ngjyrë të bardhë, si të borës, do të thotë se ishin BIJ TË DRITËS.11
“Jeta e jonë është ligj i sakrificave”, siç shprehej Zhuzepe Katapano.12 Ju lexone, sikurse unë, në rininë time, “Komedinë Hyjnore”, në tri vëllime, të Dante Aligerit, e do të kuptoni se në mes të dy botërave, ndodhet purgatori. Kjo jetë, është jeta e jonë e përkohshme, jeta e sakrificave. Jeta e përjetshme ndahet në dy botë, në parajsën e ferrin, dritën e madhe dhe errësirën.
Sidoqoftë, kur e kemi thënë më parë se Thot-i e njerëzit e tij “kanë ardhur prej Yjeve”, njëri ndër shkrimtarët tanë më të famshëm, Ismail Kadaré, e ka shkruar një roman prej yllit të dyfishtë, që është ylli sirius, për të cilën nuk besonte njeri, pra yjeve të dyfishta apo të shumëfishta.
Shqipja dhe Ylli e simbolizojnë dritën, shpirtin, zanafillën e jetës dhe çdo krijim, që janë të një rendi të vetëm mendor të njeriut dhe lidhen tekstualisht me iliro-shqiptarët. Kjo është e vërteta!
Njerëzit e Thot-it dhe Thot-i vetë, erdhën në Khem (Egjypt) prej Tempullit të jashtën i priftave të qytetit Undal. Edhe ky emër prej Atlanditës është në shqipe, të dialektit të parë, gegërishtes. Kjo fjalë do të thotë: u-ndal. Atlantida, sikurse dialekti i parë e shqipes, gegërishtja, është dialekti që ka pjellur më së shumti fjalë një rrokëshe, shumërrokëshe dhe kompozita, nga të cilat i ka paraqitur më 2800 fjalë të tilla, Mëhill Elezi.13
Pikërisht Atlantida e kultivonte një sistem të shkrimit që ishte një shkrim praktik dhe funksional. Prej tij mund të lexonin edhe kinezët, apo indianët e Amerikës, sikurse popujt e tjerë, në bazë të përvojës së tyre intelegjente e mendore. Ata mund t`i lexonin faqet e shkrimit në hieroglife të pllakatave, sikurse të logaritnin apo të shikonin numrat e matematikës, pra nga gjuha e hapur Atlantidës, e cila ishte gjuha simbolike shqipe.
Petro Zheji konstaton me të drejtë se gjuha është e lidhur me një seri të fenomenesh të strukturës e superstrukturës historiko-shoqërore, duke patur parasysh mentalitetin primitiv e psikologjinë e njerëzve të tjerë. Ne duhet të kemi të qartë se gjuha e mendimit mitik nuk mund të ishte tjetër veçse një gjuhë simbolike. Me këte po e marrim gjithashtu parasysh se gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe ato në kërkimin e shpjegimeve të një fjale nuk janë lidhur me koncepte, por me një simbol.14
Prej gjuhës shqipe kane rrjedhur të gjitha gjuhët, prandaj kanë qenë gjuhë simbolike, dhe këte e kanë mbështetur mjaft shkencëtarë. Njërin nga këta, e zë në gojë Petro Zheji, është Otto Ranke, i cili thotë tekstualisht:
“Gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe jo konceptuale, krijimi i gjuhës lidhet me inkoshientin (pavetëdijen) dhe jo me koshientin (vetëdijen)”15
Pra, edhe ne mendojmë kështu. Motivimi i fjalës është simbolik dhe jo konceptual. Fjalët na i shtronjë ekuacionet simbolike, thotë Petro Zheji. Ekuacionet simbolike, nga ana e tyre, shtrojnë mite kozmogonike. Instanca e e fundit e gjuhës është Qendra, dhe ajo identifikohet me instancën e parë, Hyjninë, Zotin e Madh. Sekretet e jetës ndriçohen nëpërmjet të urtisë, pas një pune këmbëngulëse e të mundimshme shumëvjeçare.16
_______________
Literatura:
1Shikoni po deshët pjesën time në profilin provizor, nën titullin “Edhe njëherë për Shqiponjën dhe Shqipëtarët, III”, në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-3/, e cila këto gjëra i shpjegon.
2 Shikoni po deshët veprën e përmendur të Xhuzepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enziklopedike, Tiranë 2007, faqet 8-9.
3 Po deshët, shikone pjesën „Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë, Pjesa e X, e veçanërisht nënpjesa e 21, Historia e rrejshme dhe historia e vërtetë”, të vendosur në faqen time provizore “http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-10/ apo shikoni numrin IX, e të tjera…
4 Zhuzepe Katapano, „Thoti fliste shqip“, faqe 27.
5 Shikoni po deshët artikullin e veçantë, “Hylli, mbreti i parë i ilirëve dhe misteri i kafkës së kristaltë”, nga Albert Hitoaliaj, Gazeta italo-shqiptare, në Romë, Itali, viti 12, Numri 1, faqet 1-3.
6 Skënder Hushi, „Thoti i pavdekshëm na zulon Atlandidën“, Emal, Tiranë 2009, faqe 18.
7 Po aty, faqe 32.
8 Po aty, faqe 48.
9 Shikoni shpjegimet që na i japin botuesi e tij dhe Katapano, në këtë libër, faqe 27.
10 Shikoni librin e Katapanos, të përmendur, faqe 28.
11 Po aty, faqe 58.
12 Po aty, faqe 9.
13 Mëhill Elezi, „Gegënishtje dhe vprejardhja e shqiptarëve“, IHPVKA, Tiranë 2012, faqe 33.
14 Petro Zheji, „Shqipja dhe Sankskritishtja“, Vëllimi i parë, Tertiumdatur, Tiranë 2005, faqet 12-13.
15 Po aty, faqe 13.
16 Po aty, e njëta faqe.

__________________

BRAHIM IBISH AVDYLI: GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9999

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura