Nga Rexhep Kasumaj, dimër, 2023
Chanukka, kjo festë e dritës…
(Mbi një sociopati kolektive)
1.
Në çdo muzg kur terri bie, ndizet një dritë në Berlin. Në sheshin madhështor Brandenburger Tor, po dhe në lagje të tjera të metropolit gjerman.
Dhe e bëjnë tetë net me radhë në javën e parë të dhjetorit prijës tё komunitetit hebre që i gërryen sërish shqetësimi i fantazmave të ringjallura në Europë. Por asistojnë dhe autoritete politike që përulen me dhimbje e pëndesë.
Është kjo “Chanukka”, Festa e Dritës në kujtim të Holokaustit të mnershëm mbi një popull, faji i vetëm i të cilit ishte qenja, ekzistenca e tij mbi Dhé.
2.
Tani, disi vetishëm, bëj një paralele imagjinare. Të pamundshme, natyrisht, por sa fisnike në kulturën e saj!
Belgrad. Fundi i vitit. Qyteti zbukurohet. Shkëlqen shpresa e një jete të re që vjen. Por më lartë se të gjitha: bredhi tradicional, Kalemegdani a Kupola e artë e Shën Savës, ngrihet në qendër një obelisk i mermertë. E mbi të, një dritë që ndizet tetë net rresht nga përfaqësues të popujve që përjetuan në mbyllje mijëvjeçari Holokaustin e ariozofit të vogël serb.
Është kohë e re. Me idhuj të rinj. Të tillë që nuk hymnizojnë vdekjen. E që nuk projektojnë fatkeqësinë e tjetrit në rrethim natyror, si kusht të lumnisë së vet.
Ndaj, aty, të gjunjëzuar me brejë ndërgjegje e kujtesë faji, janë përherë dhe zyrtarë të politikës e dinjitarë të fesë…
Por ora e këndelljes nuk është shënuar në asnjë kronikë të kohës. Sepse, thjeshtë, s’ka ndodhur kurrë.
3.
Fundverë e vonë. Si për të dëshmuar praninë e saj, rigonte një shi i vjetër, i prâjshëm e i lodhur…Kujtoj shpesh një rrëfim tronditës e të çuditshëm, të axhës së dashur (i vrarë më 1998 bashkë të vëllain, babain tim nga ushtritë serbe) për kohën e Serbisë së parë, mes dy luftërash botnore.
Kulla jonë, duke qenë në breg, vështronte poshtë mbi fushnajë. Një mjes të bukur, tregonte ai, shoh njerëz të huaj që diç bënin në një nga arat e mbjella me grurë. O Zot, thashë, ç’janë këta? Dola me të shpejt. Kur afrohem dalloj qartë Velën, Vel shkjaun. Kështu i thoshin, jo me ton përçmues, por ishte disi më e lehtë. Kishim dhe “mullirin e shkjaut” që quhej kështu sepse mullisi ishte një serb. Fundja, kjo ishte e natyrshme. Ky ishte emri i tyre parak që rrjedhon nga “sklavus”, një fis i robëtuar ndër zotërinjë ilirë.
Çka bën këtu Velo, i them rreptë, vijon xhaxhai. Paj, po korri grurë, u përgjegj sikur t’ishte në pronën e vet, ndërkohë që familjarët e tij lëviznin drapërit qetësisht. E humba fare, tha ai. Nuk i mendoja pasojat. I avitem dhe, meqë ishte i bindur se s’kisha ç’ti bëja, rrinte vertikal e krenar. Pa hezituar fare, e kapa për veshi dhe e nxora jashtë. Për çudi, nuk e rezistoi, por tha që kjo punë nuk do mbaronte me kaq…
4.
Sado që perëndojnë epoka e të reja linden, përmbysen rende botërorë e të tjerë rikomponohen me ngadhnjimtarë e të mundur, një shtet-popull mbetet i pandryshuar: edhe kur rezulton i fituar edhe kur del i humbur!
Serbi është emri i saj, që sipas shenjave të vjetra totemike, njëjtësohet me drapër. Po ç’të keqe ka?, do të pyes dikush. Një simbolikë e bukës, tokës e pjellorisë!
Po, veçse ka një rrotullim të madh kulturor, të “kulturës strategjike” që dëshmon gjaku historik: ata duan të korrin të lashtat e të tjerëve. Djepin e jetës së tyre!
Prandaj mungon “Chanukka”, Festa e Dritës në Belgrad.
Dhe do të mungojë, me gjasë, përgjithmonë!
HEU, FESTË DRITE; EU, TESTË PRITE! SHPIRTI I KRYELEGJENDËS SHQIPTARE OH
HIRTI HYEREGJENDËS SHNDRIT-FARE; MBI GJASHT SHEKUJ, VRI ASHT TEMPUJ,
DUKE NA PËRSERITUR, KUKE NA TËRSE-NGRITUR; KRUJA E PREKAZA HEEEJ OR,
BUJA E KRER-BAZA R PRERË FAZA; DUKE U RILINDUR, DUKE U RINGRITUR OUUU,
KRYELEGJENDA NË ZEMËR TË ZEMRËS OR, QENDËR TË QENDRËS, PREKAZIN TË
ATË DRENICËS KRYELEGJENDARE; KRER-BRAZIN SAKRIFICËS HYEREGJENDARE,
DUKE U FLIJUAR DHE DUKE KRIJUAR EPOPEN ÇLIMTARE ME TROFEN FITMTARE
DUKE TRIUMFUAR DHE RIGUFUAR MË TË KATËR GJENERATË PËRNJËHERË O, TË VATËR KRENEFATE OR, NJË VLERË; BABË NENË-SHKABE GJENË; GJYSH GJYSHE
QYSH QYSHE; VËLLA MOTËR-TRA OJ VOTËR; TERË NIPE E MBESA-OJ SHQIPE QE BESA; STËRNIPE STERMBESA-TERË SHQIPE QE SHPRESA!. NDEZEJ-MERDHEZEJ
FLKADANE E DRITES, BREZE PËRBREZEJ DRADANE E RRITES EDHE DRITES, NGA TOKË DERI NË QIELL; OJ LOKE QE ZERI DHE NDERI ME DIELL; ME EPIQENDËR OR
EPIKE ZEMËR, TË RIZGJIMIT, RITRIMIT, RIFILLIMIT OUH, TË RIZHVILLIMIT MOREE,
TË RIÇLIRMIT, RIKRIJIMIT DHE RIFLJIMIT MADHËSHTORË, ARBËROR, KUSHTRIMI
NA RIGJOJË NGA GJUMI SHEKULLORË, TEMPULLORË; TERË GLOBIN OR KOMBIN
PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHNDRITKA O,
VËRRINË HEEEJ, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË! KJO FESTË DRITE AUH, TESTË PRITE, NUK GUXON TË FIKEJ AS NATË AS DITË, QAS FATË QAS DRITE PËR
KRYELEGJENDARËT OUUU, HYREGJENDARËT, THIRRJA SHTRIRJA MOTI ATKREU
ORE ZOTI ATDHEU; PËRGJEGJA NDËRGJEGJA GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU BASHKË DASHKË ADEM KRYLEGJENDARIN; KRUJA PREKAZA-A BUJA KRE-FAZA
OUUU, GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; HEEJ, GJERGJA MË ADEMA!
TË FALA NGA REFUGJATË LUFTË GOLGOTA SHQIPTARE, MANI NEW JERSEY USA