CILI FOND E FINANCOI UÇK-në?!
UÇK-ja është financuar vetëm nga Fondi “Vendlindja Thërret” dhe populli i vetorganizuar në UÇK.
Nga Muhamet Kelmendi
Lufta e UÇK-së është financuar fillimisht vetëm nga radhët e LPK-së dhe pas 1997, në vitin 1998/99, edhe nga populli i vetë organizuar në radhët e UÇK-së në tërë anët e Kosovës. Mjetet e vetme që i ka dhënë kanë qenë nga Fondi “Vendlindja Thërret”. Ato shkojnë në shuma të larta. Dhe, lidhur me ato shuma, ka përgjegjës. Shpesh herë përmenden gjoja ndihmat e Qeverisë në “Mërgim. Këtu duhet thënë: Këtej kemi vetëm disa mjete të vogla që Qeveria e Bukoshit në Mërgim i ka dhënë për UÇK-në.
Ato janë në vitin 1996 për 3 muaj nga 30 mij DM. Këto mjete janë dhënë pas takimit në Ulm me 1996 me Bujar Bukoshin. Në takim isha unë, Muhamet Kelmendi, nënkryetar i LPK-së dhe Emrush Xhemaili, sekretar i LPK-së. Takimi është bërë me ndërmjetësimin e Adem Demaçit. Deri në mars të vitit 1998 nuk ka asnjë mjet tjetër. Tërësisht financohet UÇK nga Fondi “Vendlindja Thërret” që në prill- maj të vitit 1998 iu ka dorëzuar Jashar Salihut.
Nga maji (1998) e merr përgjegjësinë Kryesia e re e LPK-së. Natyrisht edhe çdo fond në çdo shtet ku janë tubuar mjetet dhe qendra me Jashar Salihun dhe grupin e Xhavit Halitit. Ndërsa, për mjetet e Bukoshit nuk ka asnjë të dhënë tjetër zyrtare. Përjashtim bënë shuma e dhënë prej 270 mijë DM në mars të vitit 1998 që u dha nga Bukoshi. Tjetër të dhënë nuk ka pasur. Dhe, nëse thuhet se Xhavit Haliti ka marr në vitin 1995 mjete nga Bukoshi, duhet të tregohen! Kurrë ai nuk ka raportuar në Kryesi të LPK-së për këto mjete. Pra, nëse po, ku janë ato mjete?
Pas gjysmës së dytë të vitit 1998 mjetet e Fondit të 3% nuk dihet se sa janë dhënë për UÇK-në. Këtë duhet të tregoi vetë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, si dhe Kadri Veseli e Azem Syla! Por më së miri për mjetet e Bukoshit është i informuar Xhavit Haliti.
Ai e dinë edhe rastin dhe raportet e tij dhe të Azem Sylës, të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit me Ilir Konushevcin dhe Qerim Kelmendin, përkatësisht me grupin furnizues të UÇK-së në Bajram Curri. Xhavit Haliti i dinë mirë. Kurrë Qeveria e Bukoshit nuk ka ofruar deri në mars 1998 mjetet e veta për UÇK-në. Në mars (1998) ka dërguar 270 mijë DM. Të tjera mjete deri në fund nuk ka dhënë. Nëse po i dinë grupi i Xhavit Halitit.
UÇK-ja është financuar vetëm nga Fondi”Vendlindja Thërret”. Këtë e them me përgjegjësi deri në kohën kur unë isha nënkryetar. Fjala është deri në muajin prill – maj të vitit 1998. Mjete kanë dhënë edhe subjektet tjera, por ato nuk njihen nga radhët e organizuara të UÇK-së që ka mbajtur evidencë deri në maj të vitit 1998.
Pas kësaj date nuk kam informacione dhe prandaj nuk po futem në analizat e dhënies së mjeteve financiare. Çdo subjekt përgjigjet për veten e vetë. Edhe LKÇK, edhe UNIKOMB-i, edhe për punën, për organizimin dhe për financat apo për aktivitetet tjera. Është detyrë e tyre të japin llogari. Për atë janë organet e tyre kompetente. Natyrisht se këtu duhet përmendur edhe aksionin: “Fshati armatos fshatin”. Me shuma të mëdha janë tubuar në këtë mënyrë. Por, këtu duhet të themi qartë faktin se mjete zyrtarisht nga Qeveria në Mërgim nuk ka.
Kurrë Ahmet Krasniqi deri në gjysmën e dytë të vitit 1998 nuk i ka ofruar mjetet e 3% për Fondin e UÇK-së. Kjo dihet zyrtarisht. Pas kësaj kohe i takon grupit të Thaçit të përgjigjet për tërë mjetet e tubuara. Miliardat janë para të popullit e jo të këtij a atij institucioni, të Bukoshit a të Xhavitit, të Thaçit a të Azemit, të Krasniqit a të Mustafës etj. Populli ka të drejtë të informohet mbi fondet e veta.
Prishinë, 25 Maj 2022