CORONA SI GOGOL GLOBAL NGADALË PO ZBRET NË GRIP SEZONAL!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 22.01.2022 – Pashtriku 22.01.2023
Regjisorët e PLANdemisë qysh në zanafillën e saj Covid19 e shpallën si gogol global, duke deklaruar se do të vdesin me dhjetra milionë njerëz! Ky Plan po zhvillohet sipas agjendës së Forumit Ekonomik Botëror të Davosit për Rivendosjen e Madhe (The Great Reset).
Sot ka shumë virolog, mikrobiolog, epidemiolog, patolog, madje dhe politikanë, të cilët deklarojnë se Corona është thjesht një infeksion gripal i rrugëve të frymëmarrjes.
Ministri i Shëndetësisë dhe Këshilltari Federal i Zvicrës Alain Berset, tashmë Coronën e krahason me gripin sezonal dimror!
Ai për variantin e ri të Coronës Omicron thotë: “Nuk është një sëmundje më e keqe, është më e menaxhueshme si një ftohje ose grip, si kemi në dimër”.
Edhe Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez sugjeron gjithashtu që BE-ja Covidin duhet ta trajtojë si gripin sezonal.
Ndërkaq virologu dhe epidemiologu gjerman, Klaus Stöhr, (i cili për shumë vite ka punuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si Shef i Programit Global të Gripit dhe Koordinator i Kërkimit SARS, dhe në vitet 2007 – 2017 ka punuar në zhvillimin e vaksinave dhe role të tjera në Novartis), bënë thirrje për një “plan daljeje” nga kjo Plandemi, e cila tashmë çdo ditë e më tepër po demaskohet.
Dr. Klaus Stöhr deklaron: “Për Omicron vaksinimi është shumë vonë këtë dimër, ndërsa dimrin e ardhshëm nuk do të jetë më i nevojshëm”.
Derisa po zhvillohet kjo betejë, ministrin gjerman të shëndetësisë dhe shtytësin kryesor të agjendës për vaksinimin me detyrim, Karl Lauterbach, e shqetësojnë pikërisht ekspertët e shumtë gjerman të cilët Coronën e cilësojnë si grip të zakonshëm dhe janë kundër vaksinimit të detyrueshëm!
—————
Në foto: Ministri i Shëndetësisë dhe Këshilltari Federal i Zvicrës Alain Berse, Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez dhe virologu gjerman, Klaus Stöhre.
_______________
PLANDEMIA SI KRIM, PA DYSHIM!