DELEGATËT E KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (14 – 22 NËNTOR 1908)

Në 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit

DELEGATËT E KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (14 – 22 NËNTOR 1908)

Nga Sheradin Berisha, FB, 17 nëntor 2022

Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe u mbajt në qytetin e Manastirit, më 14 –  22 nëntor 1908. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë: 32 delegatë me të drejtë vote dhe 18 delegatë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Rrjedhimisht në Kongres morën pjesë gjithsejt 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e katër vilajeteve të Manastirit, Kosovës, Janinës dhe të Shkodrës, si edhe delegatë nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA’ve, të Egjiptit, të Italisë etj., duke u shndërruar kështu në një Kuvend mbarëshqiptarë.

Mid’hat bej Frashëri në revistën “Lirija” ka shkruar:

 “… ardhi një ditë e pëlqyerë për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e papengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumtërin’ e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuku do mundim të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë.”

Në revistën “Lirija”:

MID’HAT FRASHËRI RRËFEN PERSONAZHET E KONGRESIT TË MANASTIRIT

Kongres’ i Abeces u mbajt në Manastir më 1 e gjer më 10 të Vjeshtës’ së tretë 1908. Kishinë marrë pjesë 32 delegatë t’ardhurë nga 22 shoqëri dhe qytete. Fytyrat që po botojmë në këtë numër rrëfejnë, i pari Kongresin, i dyti Komisionin e Abecesë:

Në fytyrë të parë shohim këta veta:

1. Mid’hat Frashëri (Lumo Skëndo) delegate i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur i Kongresit; dretonjës i së përkohëshmes s’ënë dhe i gazetës Lirija.

2. Gjergj Fishta, delegat’ i Shoqërisë Bashkim në Shkodrë; auktor i Lahut’ e Malcisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; dreqtonjës i një shkolle shqipe në Shkodrë.

3. Emzot Kaçori, delegate i Durrësit dhe ndihmës i arqipeshkut të këti qyteti.

4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqërisë Agim në Shkodrë, kryetar i kësaj shoqërije dhe auktor i librave shkollare të kësaj shoqërije; vjershëtor.

5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Ma-nastirit, nënëkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.

6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.

7. Dimitri Mole, delegat’ i Filibesë

8. Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.

9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Shkupit

10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.

11. Thoma Abrami, delegat’ i Korçësë, dreqtonjës i së përkohëshmes Besa që ka dalë në Kairo

12. Sotir Peci Dardha, delegat i sh-qiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës Kombi në Boston.

13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i këti qyteti; auktor dhe vjershëtor nënë pseudonimin lek Gruda.

14. Shahin Kolonja, delegat’ i Kolonjës; dreqtonjës i gazetës Drita që dilte në Sofje; depyte i Korçës.

15. Ahil Eftim Korça, delegat i Kostancës

16. Adham Shkaba Statobërdha, delegat i Sofjes.

17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i këti qyteti

18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqëris Agimi i këti qyteti 19. Azis, delegat i Starovës

20. Shevqet Frashëri, delegat’ i Korçës,

21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i këti qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit

22. Leonidha Naçi Korça, delegat’ i Vlorës.

23. Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit

24. Sami Pojani, delegat’ i Korçës, dretonjës i gazetës Korça.

25. Refik Toptani, delegat’ i Tiranës.

26. Mihal Gramenua, delegat’ i Korçës, luftëtar i lirisë auktori dhe vjershëtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhës shqipe.

Burri q’është në mes të zotit R. TOPTANI dhe zotit M.GRAMENO është ÇEÇO TOPULLI, luftëtar i lirisë. Më të mëngër të GRAMENOS është MUHTARI nga shokët e ÇEÇOS, dhe më të mëngër të MUHTARIT është kavas’ i klubit të Manastirit. Më të mëngër të zotit AHIL EFTIM është XHELAL BE PODA, dhe ay q’është në mes te zotërinjët SIMEON SHUTIRIQI dhe ZEINEL GLINA është zoti SELMAN nga Elbasani.

Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë: Zotërinjtë HIL MOSI, delegat’ i Shkodrës. G.CILKA delegat’ i Korçës; HAFEZ IBRAHIMI dhe EMIN BEU, delegatët e Shkupit; RAUF BEU delegat’ i Gjinokastrës dhe SELAHEDDIN BEU nga Prizreni, delegat i Manastirit.

ANËTARËT E KOMISIONIT NË KONGRESIN E MANASTIRIT, 1908

1. Gjergj Fishta,

2. Mithat Frashëri,

3. Luigj Gurakuqi,

4. Gjergj Qiriazi,

5. Ndre Mjeda,

6. Grigor Cilka,

7. Dhimitër Buda,

8. Shahin Kolonja,

9. Sotir Peci,

10. Bajo Topulli,

11. Nyzhet Vrioni

__________

Ilustrimet arkivore:

1. Foto e parë delegatët e Kongresit;

2. Foto e dytë anëtarët e Komisionit të Kongresit.

3. Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe.

___________________

ROLI HISTORIK I KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (14 – 22 NËNTOR 1908)

***

ROLI HISTORIK I KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE 14 – 22 NËNTOR 1908 (II)

https://pashtriku.org/roli-historik-i-kongresit-te-manastirit-per-njesimin-e-alfabetit-te-gjuhes-shqipe-14-22-nentor-1908-ii/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura