Kurvëria publike në zinxhirin hierarkik të politikës!
DEMOKRACIA ME LISTA SHËRBËTORËSH!
Nga John Vasili, Durrës 28. 09. 2022
𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀: “Rezultati i zgjedhjeve në Itali është për tu shqetësuar”, ka thënë kryeministri holandez, Mark Rutte.
* * *
PERKTHIMI: Demokracia është shqetësim shumë i madh për Europën.
– Për çfarë na duhen zgjedhjet?
– Për çfarë votojmë?
– Demokracia ka evoluar. Sot demokracinë e përfaqësojnë ata që nuk votohen, por emërohen, instalohen dhe nuk shkulen më, vetëm kur i shkarkon ai që i ka instaluar.
Demokracia sot funksionon me lista shërbëtorësh të bindur, me kapacitet mendimi individual zero. Për effekt trudhosje të turmës së nënshtruar i quajnë akoma shërbëtorë të popullit, por në fakt janë krimba shërbëtorë të pronarëve të tyre, që kryejnë me zell detyrën e xhelatit të mendimit të popullit, në këmbim të privilegjeve dhe pagesave të mira nga ata, bythën e të cilëve lepijnë me koshiencë plot shije.
DINJITETI ZERO
Ky është modeli i suksesit sot. Kjo është shkolla e demokracisë së re tutoriale, që aplikohet me imponim jo vetëm në politikë, por edhe në jetën e përditshme. Një tip kuplaraje, ku kurva më e bindur paguhet nga tutori i madh më mirë, sa më shumë kurva të mbledhë poshtë vetes në zinxhirin hierarkik të kurvërisë publike.