XHEVAT BISLIMI: 21 JANARI I KONGRESIT TË LUSHNJËS

Prishtinë, 21. 01. 2016: Me 21 janar 1920 nisi punimet Kongresi Historik i Lushnjes, te cilat zgjaten deri me 31 janar. Ne Kongres moren pjese delegate nga gjithe shteti shqiptar. Ne ate kohe ishte krijuar edhe nje qeveri kuislinge ne Durres nga esadistet! Kjo e bente gjendjen edhe me te rende! Dihet se Shqiperia dhe tokat e saj ishin kthyer ne nje monedhe per kusuritje ne duart e Fuqive te Medha qe ne kohen e Perandorise Otomane!. Pas cdo humbje qe pesonte Perandoria pushtuese nga Rusia dhe satelitet e saj paguante me tokat shqiptare! Humbjet e Perandorise Otomane i paguante Shqiperia e pushtuar prej saj dhe kombi shqiptar! Copetimi-kafshimi i madh i Shqiperise dhe i tokave te saj nisi me krijimin e Greqise dhe te nje kombi artificial (grek) ne tokat e Shqiperise dhe me nje pjese te popullit te saj! Ky copetim vazhdoi ne Kongresin e Berlinit (1878), pas luftes serbo(ruso)-turke, me vendimet e te cilit u zgjeruan shtetet fqinje ne kurriz te tokave te Shqiperise! Mijera kilometra katrore te Shqiperise u spastruan nga shqiptaret me terror dhe me zjarr e hekur nga shovinistet fqinj! Kafshim-copetimi i Shqiperise vazhdoi edhe me Konferencen e Ambasadoreve ne Londer (1912-1913)! Serbise, Malit te Zi dhe Greqise iu dhuruan toka te reja (dy te tretate e Shqiperise se mbetur…)!!
Tashme dihej se cdo konference nderkombetare qe thirrej ishte e zeza e Shqiperise dhe e popullit shqiptar! Thone se oreksi vjen duke ngrene… Shtetet shoviniste fqinje nuk ngopeshin: kerkonin ta zhbenin edhe ate shtet te vogel qe u krijua ne Konferencen e Londres pas aq shume perpjekjesh, kryengritjesh e luftrash qe kishin bere shqiptaret! Gjate Luftes se Pare Boterore ishte bere edhe nje traktat tjeter i fshehte (Traktati i Londres) per copetimin-zhberjen e shtetit te sapokrijuar shqiptar! Kesaj radhe edhe Italia, sipas ketij Traktati, do te kishte hisen e saj: Vloren (Kryeqytetin e Pavaresise), Sazanin dhe krahina tjera!… Serbo-malazezeve u takonte Veriun, grekeve Jugu!! Gjendja ishte serioze dhe kerecenuese per shtetin e vogel shqiptar! Tragjedia e re, dhe ndoshta finale, po trokiste ne dyert e shtetit te ri dhe te kombit shqiptar! Koha nuk priste! Prandaj, mendja, zemra, guximi, heroizmi dhe ndergjegjia e kombit u bene NJE dhe u mblodhen ne Kongresin e Lushnjes per t’i dale para kesaj te keqeje, qe mund te ishte akti i fundit i tragjetise shqiptare! Ne Kongres ishte edhe atdhetari i njohur, Aqif Pashe Elbasani, i cili edhe u zgjodhe Kryetar i Kongresit.

Bandat esadiste kishin vrare njerin nga ideatoret dhe nismetaret e Kongresit, Abdyl Ypin! Kongresi mori vendimin historik per rrezimin e qeverise se Durresit dhe zgjodhi tre delagate, perfaqesuese legjitim te popullit shqiptar ne Konferencen e Paqese ne Paris: Luigj Bumcin, Mehmet Konicen dhe Dr. Turtullin. U zgjodhe edhe Keshilli i larte, qe do te ushtronte funksionet e Kryetarit te shtetit dhe Qeveria me atdhetarin dhe intelektualin e shquar, Sylejman Delvinen, Kryeminister ose Kryetar Qeverie. Minister i Dreejtesise ishte zgjedhur, Hoxhe Kadria. Kongresi mori vendim qe Qeveria te hynte dhe te vendoseje ne Tirane, pavaresisht se aty ishin trupat pushtuese italiane. Qeveria mori persiper edhe organizimin e Luftes per debimin e forave italiane nga Vlora dhe nga Shqiperia Londineze dhe te cdo force tjeter pushtuese. Mobilizimi, organizimi, zgjuarsia, guximi dhe heroizmi i nje populli te vogel e hodhen ne det Perandorine Italiane 40 milionshe… Keshtu, Kongresi i Lushnjes shenoi edhe nje tjeter faqe te lavdishme ne historine e Shqipersie dhe te kombit tone, duke shpetuar shtetin e vogel shqiptar, qe ishte dhe mbeti shpresa e kombit shqiptar ne Iliri (Ballkan) per ribashkimin e Shqiperise. Prandaj, sot, Prishtina shqiptare, Tirana, Shkupi, Janina, Ulqini, Presheva… dhe kombi shqiptar perulen me nderim te thelle para atyre burrave e grave qe me mendjen, shpirtin, guximin, gjakun dhe heroizmin e tyre shpetuan jo vetem shtetin, por edhe kombin shqiptar nga tragjedia qe e kercenonte… Xhevat BISLIMI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura