DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): KRIJIMI I FRONTIT GJITHËPËRFSHIRËS NË KOSOVË – DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE (JANAR 1999)

Pashtriku, 26 Qershor 2019: Ushtritë pushtuese nuk janë aq të tmerrshme sa ekspozohen. Ato, kur ndodhen përpara ushtrive vullnetare popullore, sikundër është UÇK-ja, që luftojnë për çlirimin e Atdheut, rrëzohen si kështjella prej letre. Lufta e jonë nuk është luftë midis dy ushtrive por është luftë ndërmjet një populli që mbrohet në tokën e vet e një ushtrie pushtuese të një regjimi kriminal. Çështja e bashkimit të të gjithë popullit kosovar, po bëhet gjithnjë e më aktuale. Në ballë të këtij misioni historik janë vënë udhëheqësit politikë të UÇK-së, të cilët kërkojnë angazhimin e tërë forcave politike e intelektuale në Kosovë. Në këtë kuadër, duke mos pretenduar se shtroj platformën, mundohem t’i ndihmoj këtij problemi, duke dhënë disa mendime modeste. 

Qysh më 2 Korrik 1990 përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës janë definuar përfundimisht në një kërkesë të vetme: pavarësi e Kosovës. Kjo kërkesë e drejtë u shpall edhe në kushtetutën e 7 Shtatorit 1990.
Kjo kërkesë e ligjshme erdhi si rrjedhojë e shtypjes së vazhdueshme të popullit kosovar, por edhe si pasojë e heqjes të asaj autonomie të cunguar që zotëronte ai deri atëherë. Ndërkaq, ajo vijoi si pasojë e shthurjes së ish Jugosllavisë dhe e krijimit të shteteve të reja të pavarura në ish territorin e Federatës Jugosllave, pavaësisht se përpjekjet e popullit kosovar ishin më të kahershme se të atyre. Ishte një kërkesë e ligjshme që ia la vëndin ballafaqim eve të ashpra midis protestuesve shqiptarë dhe okupatorit serb. Të gjitha këto ndodhi shoqërore erdhën si rrjedhojë e ndërprerjes së luftës së ftohtë midis dy ish kampeve kundërshtare e që filloi me rrëzimin e Murit të Berlinit.

Pra, shkaku i këtyre fenomeneve shoqërore ishte zhvillimi i demokracisë në ish vendet socialiste. Rrjedhimisht edhe në Kosovë do të lindëte kërkesa më se normale për pavarësi,që u shoqërua me lindjen e pluralizmit politik, si dhe të shoqatave të ndryshme jo partiake, ku të gjitha këto përpunuan strategjinë e tyre politike: realizimin e Pavarësisë së Kosovës.
Sikundër dihet, strategjia politike ka të bëjë me lëvizjet shoqërore, të cilat dallohen nga elementët objektivë e subjektivë. Elementët objektivë janë ato fenomene, përndryshime shoqërore, që ndodhën si në ish Jugosllavi ashtu edhe në Evropë, e që nuk vareshin nga dëshirat e shtresave të caktuara shoqërore. Historia ka dëshmuar se strategjia politike nuk mund t’i mënjanojë këto proçese, por i analizon ato dhe i shfrytëzon për realizimin e qëllimit final të saj, që për rastin e Kosovës është Pavarësia.
Strategjia që përqafuan forcat politike legale kosovare
Duke qenë se strategjia politike është tërësia e veprimtarisë masave popullore, ajo mund ta shpejtojë ose ngadalësoj ë proçesi n e realizimit të qëllimit final; mund ta drejtojë atë proçes në një rrugë të lehtë ose në një rrugë të vështirë e të ndërlikuar, kjo, në përqasie, me të mirat dhe të metat e strategjisë së përpunuar. E theksuam këtë pasi këtu qëndrojnë kufijt dhe fusha e zbatimit të një strategjie politike. Për këtë qëllim strategjia politike studjon proçeset objektive të këtyre lëvizjeve shoqërore, të cilat duhet t’i njohë mirë e t’i ketë parasysh në të gjitha etapat e luftës, po qe se nuk dëshiron të lejojë gabime të rënda e gabime fatale në udhëheqjen e lëvizjes popullore, që, për rastin tonë është lufta për sigurimin e pavarësisë së Kosovës.
Detyra më e rëndësishme e strategjisë së forcave politike të Kosovës ishte përcaktimi i drejtimit kryesor që duhej të ndiqte lëvizja popullore për të realizuar pavarësinë e Kosovës. Po qe se ke përcaktuar drejt drejtimin kryesor të lëvizjes popullore do të thotë se ke vendosur dhe ke përcaktuar qysh më parë fatin e gjithë luftës politike që do të bësh, sepse ke përcaktuar karakterin e veprimtarisë së tërë forcave politike gjatë gjithë periudhës së luftës për fitoren e pavarësisë.
Nisur nga ky kontekst, cila ishte strategjia që zgjodhën forcat politike në Kosovë për realizimin e këtij qëllimi?
Në fillimet e saj ajo u përcaktua si strategjia e fitores së pavarësisë së Kosovës nëpërmjet rrugës e formave paqësore. Si rrjedhojë, drejtimi kryesor që zgjodhi strategjia paqësore ishte ndërgjegjësimi i shtetit të Serbisë dhe i opinionit ndërkombëtar për të drejtën e popullit kosovar për t’ju dhënë pavarësia pa luftë të përgjakshme. Realizimi i kësaj kërkese në këtë mënyrë do të ishte diçka ideale, por “fati” ndoqi tjeter “trase”.
Në funskion të kësaj strategjie u përcaktuan edhe taktikat përkatëse, mënyrat e mjetet, format e metodat e luftës, të cilat duhej t’i përgjigjeshin gjëndjes konkrete.
Po cilat ishin më konkretisht këto mjete e alternativa konkrete për të shkuar te objektivi strategjik i politikës paqësore. Ja disa prej tyre: Konsensus me shtetin e Jugosllavisë së mbetur dhe jo aksion. Në këtë rrjedhë u bëne edhe zgjedhiet në Kosovë, por që ende ish Jugosllavia e mbetur nuk i ka njohur. Ndërkaq vijuan demostrimet paqësore kundër dhunës, me parrulla e pankarta në duar: protesta masive nga gratë e qyteteve kosovare me një copë bukë në dorë; protesta me çelsa e më vonë me kazma e lopata në duar sikur kërkonin punësim, kur vetë ishin larguar nga puna; rebelim total qytetar duke mos pranuar pasaportat e reja e dokumentat e tjera administrative; braktisja e vendeve të punës nga popullsia kosovare, si në administratë edhe nëpër ndërmarrje të ndryshme, përfshi edhe telekomin, duke mos mundësuar të qënurit të organizuar si dhe mundësonte rritjen në mënyrë artificiale të papunësisë; protesta studentore për të krijuar kontakte me studentët e universitetit të Beogradit; konferenca të përjavëshme shtypi nga Presidenti i Kosovës, i cili duke e ditur se nuk njihet nga askush në botë si i tillë mban edhe funksionin e kryetarit të LDK, edhe pse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, pasi është i zgjedhur direkt nga populli etj.
Vetëm atëherë kur këto nuk sollën gjë, u kalua në taktikën tjetër: politika paqësore të mos realizohej më nga protesta masive, por ajo të zhvillohej vetëm nëpërmjet institucioneve shteterore të Kosovës, duke harruar se ato institucione, nuk i njeh askush. Pra përfundimi është katërcipërisht i qartë: Taktikat e përdorura deri në daljen në skenë të UÇK-së nuk i përgjigjen situatës konkrete dhe nuk e përgatitën suksesin strategjik! Mund të pretendoi dikush se me këtë strategji e këto taktika u mundësua ndërkombëtarizimi i problemit të Kosovës, gjë që nuk është plotësishtë e vërtetë, pasi ndërkombëtarizimi i problemit të Kosovës u bë gjatë viteve tetëdhjetë, kur populli kosovar gjakosej çdo ditë me policinë serbe.
Por, a mund të quhet kjo kohë e humbur? Në përgjigje të kësaj pyetjeje do të mundohemi të rendisim disa nga dukuritë e asaj periudhe dhe përgjigja del vetvetiu.
Së pari, kur Kosova filloi të zbatoi taktikat e stratregjisë paqësore për fitoren e pavarësisë së saj, Serbia, kundërshtari kryesor i pavarësisë së Kosovës, ishte në luftë me Slloveninë dhe Kroacinë. Si rrjedhojë, për Serbinë ishte rasti më fatlum që krahët i kishte të sigurta, pasi shqiptarët e garantuan se “nga ne shqiptarët ke vetëm protesta me pjata e gota në duar, prandaj vazhdo” .
Së dyti, pasi Serbia mbaroi luftën me dy ish republikat jugosllave, doli në skenë lufta e Bosnjës për pavarësi, e cila vazhdoi disa vjet dhe me shumë ashpërsi. Përsëri shqiptarët vazhdonin me kokëfortësi politikën paqësore, duke i siguruar Serbisë krahët e qetë.
Së treti, ndërkohë që Serbia po ndeshej me tre shtetet e mësipërme dhe çështja e shqiptarëve të Kosovës hyri në hullinë e një monotonie me të cilën u ambientua gjithë Evropa, Maqedonia bëri shpëputjen nga ish Jugosllavia dhe fitoi pavarësinë e saj si shtet, pa shkrehur asnjë fishek e pa derdhur asnjë pikë gjaku. Kjo tregoi se për Serbinë rëndësi më të madhe kishte marrja e tokave të populluara nga serbët në ish republikat veriore, se sa Maqedonia, ndaj së cilës kanë pretendime disa shtete të tjera ballkanike dhe që mund të ndihmonte pjesën e banuar nga shqiptarët, që t’i atashohej Shqipërisë. Gjitha-shtu mund të themi se kërkesat paqësore të Kosovës e lehtësonin Maqedoninë për të realizuar pavarësinë e saj, se po të ndodhej ushtruia serbe në Kosovë nuk do t’i bënte sehir Maqedonisë.
Së katërti, heshtja e shqiptarëve të Kosovës dhe e Shqipërisë i dha kohë e mundësi Sërbisë që jo vetëm të përballonte luftën e armatosur me ish shtetet vëllezër të saj, por edhe të përpunojë opinionin botëror, nëpërmjet diplomacisë së saj, se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë.
Së pesti, lufta paqësore e shqiptarëve bindi tërë botën se kosovarët nuk e kanë seriozisht problemin e pavarësisë, nga që kaluan shumë vite dhe asgjë nuk ndryshonte në politikën e tyre. Kjo u duk qartë në marrëveshjen e Dejtonit, ku Kosova as që u përmend fare.
Së gjashti, në shumë qarqe diplomatike çështja e Kosovës trajtohej si e drejtë e pakicave kombëtare dhe asnjëherë nuk u diskutua çeshtja e pavarësisë së saj. Prandaj edhe sot që ka filluar lufta e armatosur midis popullit të Kosovës dhe ushtrisë serbe politikanët e diplomatët e shteteve të mëdha, përfshi edhe Grupin e Kontaktit të ngritur enkas për Kosovën pasi filloi lufta me armë, nuk pranojnë të diskutojnë rreth këtij problemi, duke u shprehur se as që bëhet fjalë për pavarësi të Kosovës. Këtë shprehje e kemi dëgjuar nga zotërinjtë Hollbruk e Hill, nga zëdhënësat e Shtëpisë së Bardhë, nga gjenerali Klark, nga ministrat e jashtëm të Anglisë, Francës, Gjer- manisë, Italisë, Greqisë, pa folur për Rusinë e Kinën.
Së shtati, në popull u krijua bindja se pavarësinë mund ta fitojmë edhe pa derdhur gjak, sikundër e fitoi Maqedonia. Mirëpo kjo psikozë, si rrjedhojë e politikës paqësore tetë vjeçare, është e vështirë të ndryshojë shpejt e të zëvendësohet me psikozën e të fituarit të Pavarësisë me rrugën e luftës së armatosur. Kjo u pa gjat vitit 1998, ku një pjesë e mirë e krahinave të Kosovës jo vetëm që nuk lëvizën për të luftuar, por një sasi jo e vogël e popullsisë ështe larguar dhe po largohet nga Kosova. Me këtë politikë që ndoqëm jo vetëm që humbëm kohë, por do të humbasim përsëri kohë e energji të shumta, përfshi edhe gjak, në interes të zbatimit të një strategjie e taktike të re, më progresive.
Përfundimisht, taktikat e ndjekura në funksion të fitores së pavarësise së Kosovës nëpërmjet politikës “gandiste”, nuk dhanë asnjë efekt pozitiv, përveç se bindën gjithë kosovarët e thjeshtë e të ndershem se lirinë e pavarësinë nuk t’i fal kush, ato fitohen vetëm me gjak, gjë që shqiptaret e kanë mësuar qysh në djep. Pra, ajo lloj politike dështoi dhe kushdo që i qëndron rob asaj dhe vetëm asaj politike, ose është injorant ose luan rolin e tillë.
Ndërkohë edhe taktikat për realizimin e atij plani stratregjik nuk kanë qenë të zgjedhura drejt, pasi në vend që të na çonin drejt suksesit strategjik ato shënuan minuse, humbje kohe, e dëmtime të tjera. P.sh. braktisja e tërë vendeve të punës në Kosovë nga të gjithë kosovarët që ishin në mardhënie pune me shtetin, bëri që kosovarët të mos kishin mundësi të ishin të bashkuar për të bërë greva nga më të ndryshmet, duke paralizuar aktivitetet të veçanta të shtetit serb e ta detyronin qeverinë e atij shteti të ulej në bisedime për probleme të tilla si arsimi e shëndetësia, të cilat po të vazhdonin normalitetin do t’i shërbenin më mirë popullit të Kosovës e qëllimit tonë. Shkurt, me “gandizmin” allashqiptar në vend të afronim ditën e fitores, direkt apo indirekt, “investuam” për të përligjur dhunën dhe robërimin e mëtejshëm.
Pse ndodhi ky gabim taktik? Sepse plani strategjik ka qenë jo i menduar mirë dhe, si rrjedhojë, taktikat e zbatuara iu nënshtruan interesave të përkohshme dhe atyre të çastit. Ato u bazuan në efektin politik imediat dhe, si rrjedhojë, u shkëputën nga perspektiva, duke ndërtuar plane iluzive. Me pak fjalë mund të themi se format dhe metodat e luftës politike nuk iu përgjigjën si duhet situatës konkrete, pasi të tilla kanë qënë edhe orientimet e strategjisë së politikës paqësore”gandiste”.
Politika paqësore është mohimi i veprimeve luftarake.
Pikërisht për këtë arsye Rugova i ktheu bisedimet në sistem,domethënë në politikë marrëveshjes. UÇK-ja i pranon marrëveshjet, por jo çdo lloj marrëveshje. Ajo pranon ato marrëveshje konkrete që sjellin lirinë e Kosovës dhe pa i kthyer ato marrëveshje në politikë marrëveshjesh.
Si duhet vepruar në të ardhmen
Dihet se strategjia e një a disa forcave politike nuk është diçka e përherëshme,e caktuar njëherë e përgjithmonë. Ajo ndryshon me kushtet historike dhe kthesat e saj, pra, ajo i përshtatet gjendjes konkrete. Me këtë duam të themi se në rast se na krijohet një gjendje e re duhet të përpunohet një strategji e re me qëllim që t’i përgjigjet kësaj gjendjeje, e të veproi gjatë gjithë kohës që zgjat kjo gjëndje. Këto janë tipike për gjëndjen aktuale në Kosovë.
Shteti serb, pasi dështoi në përpjekjet e aneksimit të disa territoreve në Bosnjë-Hercegovinë e në Kroaci, u frigua prej tyre dhe filloi të rris terrorin në Kosovë, duke i vrarë e duke u hequr shqiptarëve çdo të drejtë. Kjo e detyroi një pjesë të inteligjencës kosovare, dhe një a më shumë forca politike në Kosovë, që të kuptonin më shpejt kotësinë e strategjisë se politikës paqësore dhe nga fundi i viit 1997 të përpilonin një strategji të re. Kjo stretagji e re i përshtatej situatës konkrete. Ajo parashikon fitoren e pavarësisë nëpërmjet luftës së armatosur, duke e detyruar pushtuesin serb të ulet në tavolinën e bisedimeve pa kushte. Kjo strategji shumë shpejt çoi në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për zbatimin e kësaj strategjie të re nevojiteshin taktika të reja, prandaj dhe inicuesit e saj qysh në fillim ndoqën një taktikë të zgjuar. Ata nuk dolën në udhëheqje të UÇK-së, madje edhe përfaqësuesin e saj politik që ajo zgjodhi, z.Adem Demaçi, i vuri kushtin se do ta pranonin si përfaqësuesin e tyre politik në se ai hiqte dorë nga drejtimi i partisë politike që ai drejtonte. Kjo taktikë është përpunuar me zgjuarsi, pasi shikon shumë larg dhe nuk niset nga interesat e tyre të afërta. Me këtë taktikë ata synojnë që të shmangin çdo forcë të vetmuar politike nga udhëheqja e UÇK-së dhe e Luftës Çlirimtare të Kosovës, me qëllim që të evitohet përçarja midis forcave politike kosovare, pasi armiku kryesor i përbashkët i tyre është një dhe vetëm një – pushtuesi serb.
Ky plan strategjik dhe kjo taktikë politike nuk janë utopike, por tepër reale, pasi kërkojnë që fatin e Kosovës të mos e lënë në dorën e një a disa forcave të caktuara politike kosovare, por duke i bashkuar të gjitha forcat politike në Kosovë në një unitet të vetëm, pra duke krijuar një koalicion të tyre dhe në këtë mënyrë të neutralizojnë çdo forcë politike, shtresë shoqërore a individ me influencë që nuk është për pavarësinë e Kosovës. Nëpërmjet paralizimit të forcave politike që nuk janë për pavarësinë e Kosovës parandalohet lufta civile në të gjitha etapat që do të kalojë proçesi luftarak për pavarësinë e Kosovës.
Ky plan është pozitiv jo vetëm se vlerëson drejt situatën dhe forcat lëvizëse aktuale në Kosovë, por sepse përmban në vetvete bërthamën e bashkimit të popullit kosovar pa dallim bindjesh politike e fetare, dhe kështu parashikohet në mënyrë gjeniale e ardhmja demokrattke e Kosovës.
Kjo alternativë e re, kjo strategji e re, nxorri zbuluar protagonistët e “gandizmit” të LDK-së, Rugovën e Qeverinë Kukull.
Ato nuk qenë të aftë ta çonin më përpara proçesin e fitores së pavarësisë dhe, me sforco po mbajnë në dorë një pushtet formal, me qeveri në ekzil e presidencë në Kosovë! Madje,ata,në vend që të shkonin drejt bashkimit të popullit kosovar,shkuan në drejtim të kundërt, duke krijuar FARK-un. Atë e krijuan si re aksion kundër UÇK- së. Me këtë veprim qeveria e drejtuar nga z.Bukoshi, dashja pa dashje, ra në pozitat e dashakeqëve të Kosovës, pasi krijuan premisa për përçarjen e popullit shqiptar kosovar, i cili çoi djemtë e vet luftëtarë në radhët e UÇK- së. Falë këmbënguljes dhe veprimeve të zgjuara të shtabit drejtues të UÇK-së, që krijimi i FARK-ut nuk çoi në vëlla- vrasje. Nuk kish pse krijohej FARK-u, kur populli kosovar e pat filluar aktivitetin e vet luftarak nëpërmjet UÇK-së. Qeveria dhe presidenti duhej të ishin afruar tek ky aktivitet madhor luftarak i popullit kosovar, i cili lindi si rrjedhojë e vetmbrojtjes së ligjshme të tij. Gabimet e z.Rugova e të qeverisë së tij u thelluan kur ata i akuzuan luftëtarët e UÇK-së si “Dorë e zgjatur e Sërbisë”, ndërkohë që ata vriteshin me serbin. Këtë shpifjee përsëriti edhe një lider politik në Shqipëri gjatë periudhës kulmore të ofensivës serbe kundër popullit kosovar.
Mirëpo UÇK-ja, edhe pse i mungonte përvoja luftarake e drejtuese, dhe së bashku me popullin kosovar (edhe pse lëngojnë nën peshën e luftës së pabarabartë e të shkatërrimit ekonomik), jo vetëm që i doli në mrojtje popullit të saj, por fitoi besimin e tij dhe e bëri atë për vete si dhe e udhe hoqi e po e udheheq në luftë. Pra lufta ka filluar. Ajo nuk është e lehtë për t’u fituar, por edhe e pa mundur jo. Ajo do të jetë e egër dhe nuk mund të parashikohet se sa do të zgjasë. Kjo luftë për nga vendosmëria, atdhetarizmi dhe nga qëllimi çlirimtar do t’u ngjasë të gjitha luftrave të mëparshme të popullit shqiptar në Kosovë, por do te ndryshoi për nga madhësia e forcave pjesëmarrëse në të, nga strategjia, taktikat dhe organizimi, pasi kemi të bjmë me pushtues shekullor, i cili ka mundur të dëpërtoi në çdo qelizë të popullit kosovar, i armatosur deri në dhëmbë me armë shumë herë më shkatërruese se ato të një a dy dekadave më parë.
Nevoja e një qeverie me atribute ligjvënëse
Në këto kushte na kërkohet të kemi një organizim e mobilizim krejt të ri, gjë që nuk mund të arrihet me for- mat e deritanishme. lufta e sotme nuk do të bëhet vetëm në male, ajo do të zhvillohet në fshat e në qytet, në lagje e deri në çdo shtëpi. Pra,do të kemi një luftë mbarë popullore, ku jep kontributin e vet i madh e i vogël, mashkull a femër qoftë, pasi na duhet të zhvillojmë jo vetëm luftën me armë, por edhe atë ekonomike, politike e atdhetare. E gjithë kjo luftë duhet organizuar e drejtuar dhe këtë nuk mund ta bëjnë vetëm një pjesë e popullit dhe as organizimi pushtetor i qeverisë së deritashme të Kosovës, por një seri organesh të reja politike, që i kërkon vetë lufta popullore, të cilën e kemi nisur.
Sot na nevojitet një lloj organizimi i pushtetit që t’i përshtatet mënyrës së organizimit të një lloj pushteti politik të centralizuar, pavarësisht se deri tani kemi mashtruar veten dhe popullin kosovar se “kemi qeverinë tonë në ekzil”. Na duhet një lloj pushteti, i cili të diskutojë problemet në një rreth më të gjerë dhe vendimet që ai do të marri të shndërrohen në ligje. Me një fjalë, lufta çlirimtare që kemi nisur nuk duhet të bëhet vetem nga poshtë, nga populli, por edhe nga lart, pra duke patur edhe një organ të tillë drejtues që ,përveç luftës me armë,Serbia të goditet edhe me rrugë diplomatike, duke bërë të mundur izolimin gradual të këtij shteti pushtues. Si me thënë, të kemi një lloj Qeverie të Përkohshme, të plotfuqishme, me qëllim që lufta të mos na bjerë në anarkizëm, gjë që është në kundështim me qëllimin e vetë luftës së UÇK-së. Një nga konceptet që ka penguar deri tani në krijimin e kësai lloi qeverie, të të ciitha forcave oolitike të Kosovës. ka qenë ajo e ekzistencës së parlamentit të Kosovës dhe të Presidentit të saj, të dalë nga “zgjidhjet direkte” të popullit. Ky fakt është rrjedhojë e përvojave të ndryshme historike, ku në shumë vende populli ka ngritur republikën pa patur qeveri të përkohshme, por harrohet që këto republika janë krijuar si rezultat i luftës revolucionare kundër qeverive diktatoriale të vet atyre popujve dhe jo si rezultat i luftës për çlirim nga pushtuesi i huaj, sikundër është lufta që po zhvillon populli i Kosovës.
Bashkimi i Popullit – domosdoshmëri
Bazuar në kushtet që është sot Kosova kërkohet që kjo luftë çlirimtare të vihet mbi baza më të mira organizative se deri tani, prandaj del e domosdoshmëri formimi i një FRONTI POPULLOR GJITHËPËRFSHIRËS, si një bashkim luftarak i tërë popullit të Kosovës, i cili, do të realizojë udhëheqjen politike të popullit të Kosovës e të UÇK dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.
Krijimi i këtij Fronti, nga i cili do të dali Qeveria e Përkohshme, është nevojë urgjente, pasi kemi një mpleksie të luftës për çlirim dhe të luftës për vendosjen e një pushteti demokratik dhe se në këtë pushtet, e mira e Kosovës e kërkon që të bëjnë pjesë të tëra forcat politike që pranojnë të futen në frontin Luftarak Gjithpërfshirës, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.
Fillimisht, institucionet që do të dalin si rrjedhojë e këtij bashkimi do të shërbejnë për të organizuar e grumbulluar popullin në luftën e armatosur kundër pushtuesit serb; do të nxjerrin vullnetarë për në formacionet e UÇK-së; do të ushtrojnë pushtetin gjyqësor e do të ruajnë qetësinë në zonat e çliruara; do të organizojnë propagandën si dhe do të mbledhin ndihmat për UÇK-në.
Çështja e këtij bashkimi dhe e kësaj lloj qeverie të Përkohshme e të përbashkët i ka trembur një pjesë të forcave politike e ato intelektuale të Kosovës, jo vetëm sepse ata e quajnë veten si të vetmit të aftë për të drejtuar, por edhe nga që e “kemi, si qeverinë edhe parlamentin” . Mirëpo, Parlamenti aktual i Kosovës dhe qeveria e Bukoshit (që quhet se është dalë prej tij, por që asnjëherë nuk ka qenë e tillë), aktualisht nuk janë organe të përshtatshme dhe më të mirat për zgjidhjen e problemit të pavrësisë së Kosovës. Aktualisht, përderisa Parlamentin e Kosovës e lejon Serbia, ai është shndërruar në një shtojcë të Serbisë, por që është i pafuqishëm. Parlamenti aktual i Kosovës shërben si një perde që mbulon plagët dhe përçarjet që na shkaktoi strategjia e politikes “gandiste” për fitoren e pavarësisë, të cilin Serbia do ta ndaloi e do ta flakë menjëherë porsa ai të mblidhet e të guxoi të deklarohet pozitivisht për UÇK-në dhe luftën e saj. Këtë brutalitet Serbia e tregoi në vitin 1990, kur ai parlament deklaroi pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, në kushtet e luftës, parlamenti i një vendi të pushtuar nuk është në gjendje të ushtrojë aktivitetin e vet. Prandaj, përderisa kemi filluar luftën e armatosur na nevojitet një Qeveri e Përkohshme, e krijuar si rrjedhojë e krijimit të Frontit Popullor Gjithpërfshirës. Si e tillë ajo do të ketë të drejtë që vendimet e marra t’i shndërroi në ligje, pasi ajo nuk do të jetë një qeveri e zakonshme kabinetesh ministrorë, por do të jetë rezultat i mosnjohjes dhe i asgjësimit të qeverisë serbe të derita- nishme në Kosovë dhe që do të legalizoi vullnetin e popullit kosovar për luftë çlirimtare. Pra, kjo qeveri do të ketë aftësinë juridike, pavarësisht se ndokush mund të thotë se nuk është institucion legjislativ dhe na merr kopetencat e parlamentit. Por ajo, duke qenë Qeveri e një populli, që është ngritur i tëri në luftë, shpreh vullnetin e tij deri sa të formohet një Qeveri e Përhershme, pas zgjedhjeve të lira, në Kosovën e lirë. Pra ajo do të jetë zot i gjendjes së luftës në Kosovë, ku Parlamenti nuk mund të jetë i tillë për vetë natyrën e punës së tij dhe të gjendjes së luftës. Në qoftë se Qeveria e Përkohshme nuk do të ketë të drejtë që vendimet e saj të shndërrohen në ligje, nuk do të kete asnjë kuptim dhe atëherë, nuk ka pse krijohet. Ajo duhet të krijohet me ato të drejta, që përmendëm më lart, pasi ajo do të realizojë programin minimum të të gjitha forcave politike kosovare, që do të pranojnë të futen në Frontin Luftarak Gjithpërfshirës të Kosovës, pra çlirimin dhe sigurimin e pavarësisë së saj. Kjo nuk do të thotë se Kuvendi do të eleminohet, pasi ai do të mblidhet kur të krijohen kushtet dhe puna e parë që do të bëjë do të jetë sanksionimi i ligjeve që do të nxjerrë Qeveria e Përkohshme dhe do të plotësoi Kushtetutën e Kosovës. Po nuk u krijua Fronti Kosovar nuk do të ketë as luftë të organizuar dhe as qeveri me të tilla atribute.
Në këto kushte, nismën konkrete për të bërë bashkimin e popullit kosovar politikisht e organizativisht e kanë ndërmarrë, dhe duhet ta ndermarrin, intelektualët dhe forcat politike që inicuan formimin e UÇK-së, dhe atyre u takon. Si rrjedhojë, në plan të parë del UÇK-ja për organizimin e mbledhjes, ku do të hidhen bazat politike të bashkimit kosovar kundër pushtuesit serb, meqenëse forcat politike nuk i kanë hapur rrugë njëra-tjetrës. Kjo do të jetë një nga veçoritë e luftës për bashkimin e popullit kosovar, prandaj UÇK-ja do të jetë ajo që do të studiojë tërë elementet që do të vijnë e që duhet të vijnë në këtë mbledhje historike, me synim që të përfaqësohen të gjitha forcat politike kosovare, të tëra shtresat e organizimet shoqërore të popullit kosovar, që shprehen të gatshme për luftën e armatosur, duke mos harruar edhe individët me influencë në popull a në krahina të vecanta. Me një fjalë, përfaqësuesit politikë e ushtarakë të UÇK-së, intelektualët me influencë, drejtuesit e forcave politike shoqërore, që janë edhe për përdorimin e forcës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duhet të organizojnë Konferencën a Kuvendin Kombëtar të përfaqësuesve të popullit shqiptar të Kosovës dhe të hartojnë programin që duhet të miratojë ky kuvend. Përdersia populli kosovar u hapi dyert luftarëve të UÇK-së, i strehoi, i ruajti e i ushqeu ata mijra të njohur e të panjohur, tregon se populli e do dhe i beson asaj, prandaj UÇK-së i takon nisma e këtij bashkimi.
Në këtë konferencë, përveç platformës duhet të trajtohen mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të luftës së armatosur, lufta politike e ajo diplomatike dhe si duhet të organizohen e të drejtohen këto tre lloj luftrash, ç’organe ushtarake, politike e administrative duhet të krijohen etj. Në këtë kuvend bashkimi nuk duhet të diskutohet problemi i llojit të sistemit qeverisës në Kosovë, kur ajo të jetë e lirë, pasi jo vetëm që nuk i takon etapës që jemi, por ka rrezik, që qysh tani të na krijohet një opozitë e panevojshme e që mund të jetë e dëmshme për frontin, gjë që nuk do t’i sherbejë bashkimit të popullit kosovar.
Ky bashkim është i domosdoshëm për fitoren e pavarësisë, dhe, që të realizohet ai, duhet të zhdukim të gjitha barierat politike që kemi aktualisht. Kjo realizohet nëpërmjet krijimit të Frontit Mbarëpopullor, me një qëndrim të vetëm. Vetëm dhe vetëm kështu forcohet uniteti kombëtar, për të cilin kemi shumë nevojë imediate. Në rast se nuk do të bashkohemi në një Front të vetëm, nuk do të kemi një qëllim të përbashkët, nuk do te kemi të njëjtat rrugë për fitoren e pavarësisë, e për pasojë do të përligj im robërinë e mëtejshme.
Për çështjen e unitetit, për kushtet e perbashkëta të gjendjes së popullit kosovar dhe për përmirësimet e jetës në Kosovë, do të flitet vetëm aq sa për të mos qenë në kundërshtim me interesat e mëtejshme të veçanta të secilës forcë politike, ndryshe nuk do të bashkohemi, por do të grindemi. Në këtë mbledhje duhet të bëhet e qartë se, nëse ne nuk duhet të bashkohemi nën një drejtim të vetëm, atëherë sharlatanizmi shovinist serb do të fitojë kredi,miqte do të na duken armiq dhe armiqtë do të na duken miq, e si rrjedhojë do të rritet më tej pështjellimi, do të vrasim njëri-tjetrin, gjë që do të thërmojë ndërgjegjen e popullit kosovar. Në këtë mënyrë, në vënd që të zhdukim barierat e ndryshme politike ekzistuese, do t’i forcojmë ato më tepër me bariera organizative; në vënd që ta çojmë përpara ndërgjegjen e popullit kosovar, do ta hedhim atë mbrapa e do ta vëmë në prova të rrezikshme. Po vepruam kështu do të “investojmë” për Milosheviçin pasi të tillë ndihmë ai nuk mund ta sigurojë edhe sikur të harxhojë gjithë floririn e Serbisë.
Duke krijuar një bashkim të fuqishëm, të shkathët e të centralizuar, do të kemi mundësi të ngremë në këmbë tërë popullin kosovar. Ngritja në këmbë e gjithë popullit, organizimi dhe hedhja në frontin antirobëri e antipushtues të tij, është e vetmja alternativë, që krijon raporte të reja në dyluftim in e nisur tash një shekull në Kosovë, gjë që përcakton edhe fitoren e nesërme, pasi nuk kemi të bëjmë me një luftë midis dy forcave të armatosura, por kemi të bëjmë me një luftë midis popullit shqiptar nga njëra anë (populli që jeton në thundrën serbe) dhe makinës ushtarake të serbisë, në anën tjetër. Sa më shumë shqiptarë të futen në këtë front, aq më e fuqishme do të jetë lufta dhe, aq më e shpejtë do të jetë fitorja. Por, në rast se do të vazhdojmë që forcat tona politike e intelektuale në Kosovë të rrinë të përçara, atëherë ne nuk do të mund të organizojmë si duhet luftën e gjithanshme. Të mos harrojmë se ky ishte edhe një nga shkaqet kryesore që Serbia pati disa suksese gjatë ofensivës të pranverës e të vjeshtës që kaloi. Prandaj, organizimi i Frontit Gjithpërfshirës është domosdoshmëri dhe programi i tij duhet të jetë i qartë, që të bëjë për vete masat e popullit kosovar, në atë shkallë, që ato ta ndjekin nga pas Frontin në mënyrë të ndërgjegjshme.
Avantazhi që ka Kosova sot për krijimin e një Fronti të përbashkët është ekzistenca e disa forcave politike me përvojë pune në popull, të cilat kanë antarët dhe simpatizantët e vet. Kështu që gjysma e punës është realizuar dhe ngelet vetëm akti i bashkimit, ku të gjithë të flasin vetëm me një gjuhë.
Do të jetë i pafalshëm qëndrimi duarkryq dhe mos realizimi i bashkimit në një Front të vetëm. Një gabim të tillë nuk do të na e falë historia. Historia kur mbështet në fakte nuk harron asgjë dhe nuk të fal asgjë, prandaj duhet ta kemi parasysh e të shfrytëzojmë momentin që na është krijuar për të realizuar bashkimin e gjithë kosovarëve, kudo që janë. T ë gjesh kohën do të thotë të fitosh kohën. Sot, më shumë se kurrë,janë të gjitha mundësitë objektive për krijimin e Frontit të përbashkët në Kosovë, pasi jemi gjakosur, jemi djegur e shpëngulur dhe këto na kanë rritur urrejtjen kundër barbarëve serbë.
Mund të ndodhë që një a më shumë parti nuk do të vinë në këtë mbledhje ose do të vinë, por do të qëndrojnë jashtë këtij Fronti. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, ato le të rrijnë jashtë Frontit dhe të punojnë e luftojnë për çliri- min e Kosovës ose edhe mund të qëndrojnë indiferente.
Por në qoftë se do të mundohen të pengojnë bashkimin dhe luftën për çlirim të Kosovës duhet të jenë të bindur se Fronti duhet t’i godasë edhe ato, njësoj si pushtuesin.
Fronti duhet të bëhet një kështjellë e fuqishme,ku të shkatërrohet jo vetëm hordhia serbe, por edhe reaksioni i brendshëm.
Detyrat e Frontit
Kosova troket në shekullin e XXI e traumatizuar, e përgjakur dhe nën çizmen e pushtuesit një shekullor. Reagimi i saj ndaj robërisë shoviniste së fundi ka marrë fizionominë e një lëvizje gjithëpopullore, të një qëndrese aktive. Ajo që evidentohet aktualisht: çështje e Kosovës, është futur në rrugën e zgjidhjes pa kthim prapa. Shkurt, populli kosovar është i vendisur vetëm për pavarësi. Ajo që ende nuk dihet është mënyra e zgjidhjes,koha dhe çmimi i kësaj rruge. Historia njeh mjaft shembuj e përvoja të lëvizjes popullore për liri e pavarësi. Ndërkaq njihen faktorë e modele klasike që kanë çuar drejt këtij suksesi. Por situata në Kosovë e për më tepër, gjëndja në të cilën ndodhet populli shqiptar atje, ka veçoritë e veta, e për rrjedhojë edhe rrugët e zgjidhjes do të kenë të veçantat e tyre, ku padyshim do të mpleksen faktorët tradicionalë e klasikë, me elementët e përvojat bashkëkohore. Konteksti histori e politik i situatës aktuale në Kosovë kërkon një lëvizje frontale sa me mjete politike aq edhe me qëndresë të organizuar e aktive, madje dhe ushtarake. Veprimi njëherazi, sa me mënyrat paqësore aq dhe me kryengritjen e armatosur, është padyshim alternativa më e efektshme.
Fronti do të jetë institucioni që do të përgatitë e udhëheqë popullin në luftë kunder pushtuesit serb, pasi pa udhëheqje politike nuk mund të kemi luftë të organizuar mirë. Vetëm ekzistenca e një udhëheqieje të vetme politike, në rastin tonë ekzistenca e një fronti të përbashkët, do të jetë në gjendje t’i tregojë popullit caqet që duhet të arrihen, arsyet se pse duhet të kalojmë në luftë të armatosur, kur dhe pse duhet kaluar nga një etapë e luftës në tjetrën deri ne kryengritje të armatosur dhe cilat do të jenë këto etapa, si dhe pse duhet të kapërcehen këto etapa; rrugët dhe mjetet që do të përdoren për kapërcimin e kalimin nga një etapë në tjetrën etj.
Fronti, njëherazi, krahas udhëheqjes politike që do t’i bëjë luftës për pavarësi, ai do të punojë intensivisht çdo orë të ditës e të natës, me tërë organizmat ndërkombëtare për mundësimin e uljes sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve, për zgjidhjen e çështjes kosovare. Këto veprimtari Fronti do t’i kryej në rrugë diplomatike e politike, nëpërmjet emisarëve të vet, duke angazhuar tërë institucionet e veta dhe të shtetit shqiptar si dhe të gjithë intelektualët e kombit shqiptar.
Strategjitë dhe taktikat që duhet të aplikojë fronti i përbashkët
Baza ku duhet të mbështetet Fronti dhe udhëheqja politike e tij për mobilizimin e popullit kosovar në luftën për çlirimin e vet, është e duhet të jetë urrejtja kundër pushtuesit serb. Që të kurorëzohet me sukses kjo luftë duhet të caktohen objektiva konkrete, ku ndër më kryesoret mund të jenë:
Të krijojë besimin në popull për mudnësinë e çlirimit të Kosovës me forcat e vetë popullit kosovar. Propaganda që do të zhcvillohet për këtë qëllim duhet të jetë e gjithanshme: me gazeta, me thirrje, me buletine, radio, pamflete, agjitacion gojor, deri me individë të veçantë, e çdo gjë tjetër që i shërben asaj, me synim, që të shkulet nga mendja e çdo kosovari të lëkundur parrulla disfatiste se gjoja nuk mund të përballohet makineria ushtarake serbe, mendim që e fryjnë dhe e propagandojnë jo vetëm kosovarë të veçantë të të gjitha shtresave shoqërore, por ka patur raste edhe organe shtypi, në shkrime të veçanta.
Kjo propagandë disfatiste është skalioni i parë i ushtrisë serbe.Edhe ata intelektualë a politikanë kosovarë që deklarojnë se drejtuesit e UÇK-së kanë bindje marksisteleniniste bëjnë pjesë në këte lloj skalioni.
Organizimi i sa më shumë luftimeve të shpejta e të shpeshta, duke iu shmangur luftimeve me forca të shumta. Këto luftime të organizohen në të gjithë hapësirën kosovare, me qellim që ta lodhë sa më shumë kundërshtarin. Kjo luftë të vijë duke u rritur shkallë-shkallë, duke kaluar nga një etapë në tjetrën, deri në kalimin në Kryengritje të Aramtosur. Kjo do të jetë strategjia ushtarake.
Propaganda e gjithasnëshme duhet të ketë vetëm një program të qartë: të mobilizojë popullin kosovar dhe ai ta dijë përse lufton, ta dijë se ç’do t’i sjellë fitortja, e në mënyrë të veçantë ta ketë të qartë se nuk do të bjerë nën një diktaturë të re, por me ngjyrë kombëtare, ta dijë se në krye të punëve do të zgjidhen njerëzit më të ndershëm. Në të kundërt lufta do të braktiset dhe populli do të braktisë edhe Kosovën, sikundër po ndodh vitet e fundit në Shqipërinë amë, si rrjedhojë e këtij gabimi të fundit.
Një vëmendje e madhe i duhet kushtuar shtypit kosovar, që botohet brenda e jashtë Kosovës. I gjithë ky shtyp është mirë të kontrollohet deri diku nga Fronti, me qëllim, që të mos lejohen shkrime disfatiste e denigruese për çdo element të Frontit. E gjithë propaganda të synojë në rritjen e dashurisë së popullit për Frontin dhe UÇK-në.
Popullit t’i bëhet e qartë se lufta do të jetë e ashpër dhe e gjatë, në rast se do të dështojnë bisedimet dhe përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar për arritjen e paqes në Kosovë. Gjithashtu, popullit t’i bëhej e ditur se Fronti do të bëjë të pamundurën, që pavarësia e Kosovës të arrihet pa derdhur gjak të metejshem, ose sa më pak gjak, nëpërmjet rrugës së bisedimeve. Po kështu, fitorja nëpërmjet rrugës së armatosur do të jetë varianti i fundit, por ne duhet të jemi përgatitur, prandaj nevojitet organizimi i madh politik e ushtarak.
T’i kushtohet kujdes i madh parullave që duhen përdorur. Ato të synojnë bashkimin e popullit, shmangien e vëllavrasjes, rritjen e kranarisë për UÇK-në dhe luftën pa kompromis kundër pushtuesit serb.
Të përcaktohen e të propagandohen aleatët e brendshëm, e të jashtëm të luftës për fitoren e pavarësisë. Rinia kosovare do të jetë në ballë të kësaj përpjekjeje kolosale. Për përcaktimin e aleatëve duhet të kihen parasysh gjëndja ekonomiko-politike e Kosovës dhe të bëhet analiza e shtresave, grupimeve dhe e klasave shoqërore si dhe e forcave politike dhe ndikimi i tyre në shoqërinë aktuale kosovare.
Të gjithë atyre forcave politike, grupeve e grupimeve shoqërore, a individëve me influencë në popull, që do të qëndrojnë jashtë Frontit, t’u bëhet vazhdimisht kërkesë që të bashkohen, por të mos pritet t’u mbushet mendja, por t’u bëhet e qartë, se Fronti fatin e luftës nuk e ka mbështetur tek ata, por tek populli i Kosovës dhe, se politikën e bashkimit e bën për t’ju shmangurvëllavrasjes.
Ata që e ndjejnë veten atdhetarë nuk rrinë të bëjnë filozofi nëpër kafenetë e Prishtinës e të Tiranës, por ndihmojnë luftën çlirimtare. Në rast se këta “patriotë” do të pengojnë në forma të ndryshme bashkimin e popullit kosovar dhe luftën e tij, duhet të demaskohen e të ngarkohen me përgjegjësinë e shkaktarëve të përçarjes kosovare. Vëmendje e veçantë,Fronti dhe institucionet e tij, duhet t’i kushtojnë bëries të qartë situatave të përditëshme për të gjithë luftëtarët dhe popullin e Kosovës. Kjo do të bëhet me të gjitha mjetet e mënyrat. Po nuk u njoh zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë, Serbi, Shqipëri e gjetkë, që ka lidhje me punën që bëhet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës a me luftën e saj, po nuk u njoh puna a qëndri- mi i vëzhguesve ndërkombëtarë dhe i shteteve të tyre, po nuk u njoh veprimtaria luftarake e UÇK-së dhe e ushtrisë serbe nuk mund të jemi kurrë në krye të situatës dhe nuk mund të sqarohen lehtë masat popullore.
Gjithashtu mosnjohja e situatave dobëson vigjilencën në UÇK si dhe në popull e, si rrjedhojë,do të dobësohet lufta për bashkim dhe lufta çlirimtare. Gjithë veprimtaria politiko-ushtarake në Kosovë duhet të drejtohet nga Fronti Gjithëpërfshirës. Çdo objekt politik a ushtarak duhet të jetë veprim i këtij Fronti a i Qeverisë së Përkohshme. Por,në të gjithë këtë veprimtari, duhet të kemi të qartë një gjë shumë të rëndësishme: pavarësisht se Fronti do të bëjë udheheqjen politike të popullit e të UÇK-së, drejtuesit e tij të mos kujtojnë se kanë të drejtë të urdhërojnë shtabet ushtarake të UÇK-së. Këto shtabe, të çdo niveli qofshin, urdhërat i marrin nga shtabet e tyre eprore, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i merr nga Fronti.
Udheheqja politike e Frontit në UÇK synon në zhvillimin e inisiativës në shtabet e njësive luftarake të UÇK; në zbatimin në kohë të urdhërave të dhëna nga shtabet eprore; në ngritjen e moralit në radhët e luftëtarëve; në forcimin e dashurisë së luftëtarëve për popullin si dhe për forcimin e disiplinës në radhët e UÇK-së.
“Rilindja”, 27 Janar 1999
__________________
Nga faqet e librit “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së
DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): ASPEKTE TË VEPRIMEVE USHTARAKE SËRBE NË KOSOVË (TETOR 1998)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8895

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura