DILAVER GOXHAJ: UJKU DHE QENGJI

Tiranë, 2 maj 2020: Porsa u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës për pezullimin e përkohshëm për formimin e qeverisë së re “Hoti”, ku, mes të tjerave kjo gjykatë i tërhjeq vërejtjen Qeverisë Kurti, pasi me përsëritje “është përpjekur që të përqendrojë të gjitha pushtetet në duart e saj, duke shkelur rëndë liritë themelore të njeriut”, në lidhje me karantinimin e qytetit të Prizrenit, menjëherë reagoi Presidenti Thaçi, i cili e akuzoi z. Albin Kurti për mos zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve.
Me ta dëgjuar revoltimin e Presidentit Thaçi, nuk di pse na u kujtua fabula e La Fontenit: “Ujku dhe qengji”, të cilën e kemi mësuar përmendësh qysh kur ishim në vitet e para të shkollës fillore.

Po do të na thotë lexuesi: ç’lidhje ka ajo fabul me këtë paralajmërim që i jep Presidenti Kryeministrit Albin Kurti?
Nëse nuk na ka lënë kujtesa, dimë që Presidenti Thaçi doli nga spitali me urgjencë ku ishte operuar dhe shkoi në rolin e taksistit për z. Bexhet Pacollit që ta sillte inkonjito prej Shqipërie sa më shpejt në Prishtinë, duke thyer disa ligje. Ai nuk njoftoi organet e sigurisë shtetërore përgjegjëse për sigurimin e lëvizjes së tij si President, kur po delte jashtë Prishtine. Këtë thyerje e shumëfishoi pasi doli edhe jashtë kufijve shtetërorë të Kosovës, ku brenda 100 minutave kishte shkuar në Shqipëri dhe kthyer nga Shqiperia, duke e genjyer edhe mbrojtjen e afërt të tij, duke u thënë se po shkonte në fshatin e lindjes, Burojë. Nuk mjaftuan këto thyerje ligji e regulli, por tërë arrogancë përgjigjet: shkova per qejf!
Pra, Presidentit Thaçi po i duket kërcënim zbatimi nga Qeveria Kurti i udhëzimeve të OBSh-së dhe të Institutit Kombetar të Mjekësisë së Kosovës, ndërsa thyerjet e tij të shumëfishta i quan qejë qejfi!
Kuptohet që, këtë akuzë të tij Thaçi e bën nga pozitat e më të fortit.
Kështu ka ndodhur edhe midis ujkut dhe qengjit në fabulën e La Fontenit. Qengji pinte ujë shumë poshtë poshtë burimit ku ndodhej ujku, megjithatë, ujku e akuzonte qengjin se i turbullonte ujin. Që të mos zgjatemi, po e japim të plotë atë fabul, për t’u bindur lexuesi se Presidenti Thaçi në raport me Kryeministrin Kurti vepron ekzakt në pozitat e ujkut. E lexojmë:
“Një qengj etjen ish duke shuar
Në një burim ujëkulluar;
Një ujk i agjëruar, që sillej n’ato anë,
Me barkun zgrop i qaset pranë.
“Si guxon e më turbullon ujin, kur m’u bëre trim?”
I thotë bisha me tërbim;
“Për trimërinë tënde të kam për të dënuar.”
O mbret, – përgjigjet qengji, – kjo madhëria juaj
Gjakun mos ta turbullojë,
Por më le të shkoj
Se pi ujë në vendin tim
Në burim
Njëzet hapa më poshtë se ju;
Kështu që s’është e mundur dhe shkakun s’e kuptoj
Si ujin mund ta turbulloj!
“E turbullon, – i tha kjo bishë e pamëshirshme,-
Dhe vitin e kaluar ti më ke sharë njëherë.”
Edhe në pyll, thellë mënjanë,
Ujku e shpie dhe e ha
Pa e zgjatur më atë dava.

Tiranë, 2 maj 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura