DIONIS XHAFA: HORRORI NË MENDJEN E RADOVAN KARAXHIҪIT

Tiranë, 29. 10. 2014 – Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç po gjykohet në Hagë për krime kundër myslimanëve, sidomos boshnjakëve. Një profesor i quajtur Robert Donia ka nxjerrë një libër rreth karakterit të Karaxhiçit “Radovan Karaxhiq – arkitekti i gjenocidit të Bosnjes”. Në këtë libër tregohet gjithçka për ish-liderin serb të Bosnjes. “Një tiran me mendje brilante, gjuhë të mprehtë dhe shkathtësi të madhe në ushtrimin e aftësive të tij mbresëlënëse të bindjes.”, thuhet në librin e profesorit. Karaxhiç ishte një manipulator i pashpirt dhe një nacionalist, e aq më tepër një ksenofob i pandreqshëm.
Aq ksenofob ka qenë Karaxhiçi, sa ushtarëve serbë iu ka mbushur mendjen se boshnjakët duhen vrarë dhe pushkatuar, duke i manipluar ata. Karaxhiçi, duke luajtur me kartën e nacionalizmit të “shenjtë serb”, që e sugjestionon edhe hymni i Serbisë, “Drejtësia e Zotit”, arriti t’iu fus në mendje ushtarëve të tij se boshnjakët duheshin pushkatuar.

Në këtë rast, fajtor, përpara se të jetë Karaxhiçi vetë është edhe sistemi serb, ku shtetasve të Serbisë iu mësohet se vrasja është “e pranueshme” në emër të kombit të tyre.
E, me këtë premisë, Serbia prodhoi pa fund liderë gjakatarë, që nga ky Karaxhiç, Millosheviç, Sheshel, Arkan etj.
Ajo që të habit në analizën e Donia, është se Karaxhiçi e ka ditur shumë mirë se çfarë po bënte, se po vriste njerëz dhe se sërish nuk është ndalur përpara etjes për të parë gjak të një etnie tjetër apo të një personi me tjetër fe, atë myslimane.
Kjo dëshmon se ky ish-lider gjakatar serb e ka kryer me vetëdije të plotë masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, kur ky Karaxhiç ka dalë përpara Gjykatës së Hagës për tu përgjigjur për krime lufte, nuk ngurron që në gjyq të tregojë tre gishtat, shenjë e nacionalizmit të thekshëm serb. Është një turp i madh dhe për ata serbë, të cilët akoma e mbështesin këtë njeri.
Një qytetar serb, që vërtetë është Qytetar, është ai që nuk i mbyll sytë në emër të kombit të tij përpara masakrave të këtij njeriu të pashpirt.
Emri i tij është Radovan Karaxhiç. Sot është në Hagë. Emri i tij edhe më i madh u bëftë se dhe aq rritet “fama e keqe” e tij.
Ai meriton demaskim publik, ashtu siç e kanë në traditë ballkanasit, ky Karaxhiç meriton të injorohet nga shoqëria, për ta konsideruar në mënyrë definitive një person të rëndë mendërisht. Mendja e tij është arkitekte e derdhjes së gjakut të pafajshëm të njerëzve.
Mos e vrisni. Ngrijani emrin lart. Dëshmojani: Njerëzia ka vdekur në shpirt e në mendje të tij. Le të jetë ky emër dëshmi për brezat që kurrë mos bëni siç bëri ky, që s’ish njeri.
***

Nga editori i pashtriku.org
Një histori e vërtetë për Masakrën e Srebernicës dhe aktorët e krimit!
SLLOBODAN MILLOSHEVIQI DHE RADOVAN KARAGJIQI ALEATË TË PERËNDIMIT!!!

Lexoni me kujdes faktet:
SHERADIN BERISHA: MASAKRA E SREBRENICËS NJË ‘ENIGMË’ MAKABRE! (FOTO+VIDEO)
Pashtriku.org, 12. 07. 2014 – Në 19 vjetorin e masakrës në Serbrenicë! – (Një popull që harron të kaluarën (historinë e vetë), mund t´i përsëritet ajo në përmasa edhe më të tmerrshme!) – 19 vjet më parë, saktësisht më 11 korrik 1995 – në Srebrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë boshnjak – mysliman të paarmatosur. Kjo masakër bëhet akoma më e tmerrshme, kur kemi parasysh prezencën e trupave ndërkombëtare të UNPROFOR’it në këtë rajon ku u krye krim!!
***

Hape: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2992

……………………………………………………… 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura