Tiranë, 09. 11. 2014 – Sot bota e përparuar evropiane dhe ajo botërore po përqafon parimet universale të lirisë, të të drejtës njerëzore, duke folur parimisht nisur nga kushtet praktike. Nuk ka gjest më njerëzor dhe më të drejtë sesa të flasësh atë çfarë është realisht e drejtë, duke mos u nisur aspak nga emocionet, gjë të cilën shumë persona e bëjnë. Nisur nga këta parime po marr në shqyrtim mjaft befasuese, e cila gjithsesi nuk duhet përdorur me bujë të madhe. Kryetarja e Komitetit Serb të Helsinkit, Sonja Biserko është shprehur se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo është një fjali që do shumë guxim të thuhet në Serbi.
Kryetarja e Komitetit Serb të Helsinkit, Sonja Biserko.
Një shtet që ka një klasë politike akoma me die nacionaliste, që gjithashtu edhe akademia nuk është shkëputur nga nacionalizmi, ka nevojë për një zë të tillë, që e thotë të vërtetën. Rajoni ynë që të jetë i qetë duhet që të shmanget çdo lloj ideje ekspansioniste e tillë si “Shqipëria e Madhe”, “Serbia e Madhe”, “Kroacia e Madhe”, “Maqedonia e Madhe”, “Greqia e Madhe” etj. Ndërsa, duhet që edhe Kosova të njihet si një shtet i pavarur. Kjo për shkak se Kosova do të përbënte vërtetë shembull rajonal, nëse do jetë shtet siç vërtetë është shteti. Në të jetojnë shqiptarët në shumicë, serbët në pakicë dhe disa pakica të tjera dhe nisur nga kjo Kosova përbën pak “Evropë” në Ballkan. E vërteta është se Ballkani sot ka etni të ndërfutura në shtetet e njëra-tjetrës. Ndaj, çdo shtet duhet të ndjekë parimet e njohjes të së drejtës. Po ashtu është thënë se kufijtë në Ballkan nuk do të ndryshojnë më dhe unë besoj se me njohjen e Kosovës nga Serbia, Ballkani do të qetësohej vërtetë nga tonet nacionaliste të rrejshme, që edhe përdoren për propagandë nga politikanët ballkanas. E vërteta po ashtu është se Ballkani ka nevojë për Evropën që të ketë vërtetë parime evropiane, ato të sundimit të ligjit, të shtetit të së drejtës, së lirisë dhe mirëqënies individuale. E vërteta është se e vërteta dhe jo propaganda e miti do ta shpëtojë Ballkanin.
…………………………..
Në vijim shikoni një intervistë në “Balkan Magazinë – Ora News”, të kryetares së Komitetit serb të Helsinkit – Sonja Biserko: