THEMELIMI I ASOCIACIONIT SI DETYRIM I IMPONUAR …, NUK DUHET PRANUAR!

THEMELIMI I ASOCIACIONIT SI DETYRIM I IMPONUAR …, NUK DUHET PRANUAR!

Themelimi i Zajednicës, Serbinë e bënë faktor vendimarrës për serbët në Republikën e Kosovës!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 22.01.2023

Më 15 janar 2020, duke pas parasysh interesin gjeopolitik e gjeostrategjik të SHBA-ve, BE-së, Rusisë dhe jo vetëm në Ballkanin perëndimor, në rrjetin tim Facebook kam shkruar: “Të drejtat e të dobtit gjithmonë shkilen nga interesat e të fortit”.

Aktualisht interesat e të fortit (SHBA-BE-Rusi…) në Serbi, imponojnë themelimin e Zajednicës në Kosovë, e cila së bashku me 44 kishat dhe manastiret serbe (si zona të mbrojtura e të veçanta eksterritoriale), listën serbe të Vuçiqit dhe jo vetëm, e dëmtojnë përgjithmonë integritetin unitar të vendit! Kjo ka ndodhur si pasojë e një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të imponuara që kulmuan me Pakon e Ahtisarit, për të vijuar më pastaj me marrëveshjet e Brukselit: Thaçi – Daçiq – Eshton (më 19.04.2013), dhe Mustafa – Vuçiq – Mogherini (më 25.08.2015) për themelimin e Asociacionit.., të cilat Serbinë e bëjnë faktor vendimarrës për serbët në Republikën e Kosovës.

_________

“Bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…

Kurti nuk nuk ka nevojë të pajtohet (për Asociacionin), Kosova është pajtuar… Një person, një palë nuk mund ta shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet.” (Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor,  “Zërin e Amerikës“, më 20.01.2023.)

***

Të premten, më 20 janar 2023, Kosovën dhe Serbinë e vizitoi emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, z.Jens Plötner, këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Macron,  z. Emmanuel Bonne dhe këshilltari diplomatik i kryeministres së Italisë, Girogia Meloni, z.Francesco Maria Talo.

Pas takimit të kësaj pesësheje me Albin Kurtin, para gazetarëve foli Mirosllav Lajçak.

Ai e ka quajtur jo të lehtë, por të sinqertë dhe të hapur takimin me kryeministrin, Albin Kurti. Megjithatë thotë se ka pritur një kuptim më të mirë të mundësive që ofron propozimi i BE-së (plani franko – gjerman) për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ajo që megjithatë dua të them në këtë pikë është se ne kemi pritur një kuptim më të mirë të mundësive që ofron ky propozim, shpresoj se do të arrijmë aty, në kuptimin e plotë dhe përdorimin e plotë të potencialit të këtij propozimi, ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, ka nënvizuar zoti Lajçak.

Ndërkaq Zoti Lajçak pas takimit (të pesëshes) me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqit në Beograd, ka deklaruar se Vuçiqi ka një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira”.

***

Escobar me mesazh të prerë për Asociacionin: Këtë muaj fillojmë, Kurti s’ka nevojë të pajtohet!

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, (në programin e gjuhën serbe) ka theksuar se propozimi franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme.

Ndërkaq sa i përketë Asociacionit ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare kërkon, që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai thotë se kjo çështje dhe propozimi franko – gjerman “nuk janë plotësisht të lidhura” me njera tjetrën.

Sipas z.Escobar Asociacioni duhet të themelohet menjëherë ende pa filluar dialogu për planin e ashtuquajtur franko – gjerman.

Në vijim ju ftojë të lexoni konkretisht përgjigjiet e Gabriel Escobar në pyetjet e gazetares së ZiA-s, Jovana Gjuroviç:

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë shumë të vendosur kur keni folur për detyrimin e zotit (Albin) Kurti për të zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por edhe ai është i vendosur se nuk do ta zbatojë. Si mendoni se do të funksionojë kjo?

Gabriel Escobar: Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë.

Zëri i Amerikës: Ju kuptova mirë se nëse zoti Kurti nuk e bën do ta bëni ju?

Gabriel Escobar: Do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti pajtohet në fund ta përmbushë këtë detyrim….

Gabriel Escobar: Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar…

Zëri i Amerikës: Kurti është kryeministër…

Gabriel Escobar: Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund ta shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti themelon Asociacionin, a është kjo rruga për të inkurajuar Serbinë që të pranojë propozimin franko – gjerman?

Gabriel Escobar: Më lejoni të them se këto dy çështje nuk janë tërësisht të lidhura. Asociacioni është një detyrim ekzistues, që duhet të zbatohet. Propozimi franko-gjerman është shumë i mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme. Ne do të punojmë njëkohësisht, sepse i duam të dyja.”

(…)

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar edhe në një intervistë me shefen e Redaksisë për Kosovën të Radios Evropa e Lirë, Amra Zejneli-Loxha, ka thënë se menjëherë duhet të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Më gjerësisht lexoni:

TALLJA E ESCOBARIT! “DO TA KEMI ASOCIACIONIN, NËSE NUK PËRFSHIHET QEVERIA, DISKUTIMI ZHVILLOHET ME PARTNERË ALTERNATIVË DHE ME SHOQËRINË CIVILE”!

Nga Sheradin Berisha

_________

Shtojcë

ÇKA FSHIHET PAS NEGOCIATAVE POLITIKE KOSOVË – SERBI?!

***

VERIU, VENDI I KRIZAVE TË RICIKLUAR DHE PLANI FRANKO – GJERMAN SI ZGJIDHJE!

***

RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË PËRMES NEGOCIATAVE!!!

__________________

ALBIN KURTI DUHET TË HAP KUTINË E PANDORËS DHE TË KËRKOJË NDRYSHIMIN E KUFIJVE …

Total
0
Shares
1 comments
  1. ËH, THEMELIMI ASOCIACIONIT ME DETYRIM IMPONUAR NUK DUHEJ PRANUAR”
    EU ATHUA VALLË, TROJET TONA SHQIPTARE T’PËRDORËN GJITHONË TË JETËS,
    SI PALÇKA LUFTË ËH, PRAÇKA FUTË; VIKTIMA TË MJERA, SI KRIMA TEK DJERRA
    PËR T’UA FALUR, PA NDALUR, SI DHURATA SHI, KUNGATA; PËR T’I PAJTUAR ORE,
    INETRESAT E SUPËRFUQIVE TË BOTËS, QË GJËJA MOS T’SHPËRTHEJË O, LUFTA
    E TRETË BOTËRORE?! DHE, T’KËNAQEN APETITET E GJAKËPIRËSAVE BOTËRORË
    ME TREGTI, KERDI, GERDI; NDARJE, PËRÇARJE, SHEKULLORE HEJ TEMPULLORE;
    TË SHTATA DHE TË NËNTA, MË NGRATA, MË RËNDA O, BANDAT TERRORISTE AH,
    FERRORPISTE; NUK PO NGOPËN, AS KOPËN MBI 80% PO, KËRKOJNË, TENTOJNË 100% OH VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRISË-PELLAZGO ILIRO MBARË
    SHQIPTARISË; HEJ, MBARË SHQIPTARISË?! POR, TERË ATA QË U HAPIN VARRIN
    TË TJERËVE ËH, NGA MALLKIMI I GJAKUT DHE PRAGUT TË SHQIPTARISË; DO TË
    VARROSEN VETË NË ATË VARR DHE DO TË DIGJEN DHE PIQEN O, NË ATË ZJARR!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura