SHERADIN BERISHA: ELITA POLITIKE DHE INTELEKTUALE E KOSOVËS, GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1945 – 1990)

Pashtriku, 29 janar 2019: Dihet mirëfilli, se në periudhën e Jugosllavisë së AVNOJ’it (1945 – 1990), rrjedhimisht parimet themelore të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ’ës) dhe të organeve tjera të regjimit, janë ndërtuar mbi bazën e “fryteve të revolucionit jugosllavë, të vëllazërim – bashkimit, e të besnikërisë ndaj ‘marshallit’ Tito”.
Mbi këto parime është ndërtuar i gjithë sistemi politikë e shoqëror edhe në Kosovë. Në këtë frymë parimesh u brumos edhe një klasë politike shqiptare që e përbënin: Mehmet Hoxha, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Veli Deva, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Imer Pula, Sinan Hasani, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina, Mahmut Bakalli, Remzi Kolgeci, Azem Vllasi, Nazmi Mustafa, Isa Mustafa, Jusuf Zejnullahu, Kaçusha Jashari, e shumë të tjerë!
Në këtë periudhë (1945 – 1990) sistemi rrjedhimisht e profilizoi edhe një ‘elitë intelektuale’ shqiptare, e cila fillimisht kishte kaluar nëpër “sita” të organeve të pushtetit, për të dhënë prova lojale ndaj doktrinës titiste.
Këtë elitë intelektuale e përbënin: Mehmet Gjevori, Hivzi Sylemani, Nebil Duraku, Mark Krasniqi, Anton Ceta, Esat Mekuli, Hasan Mekuli, Hasan Kaleshi, Hajredin Hoxha, Halit Tërnavci, Minir Dushi, Idriz Ajeti, Dervish Rozhaja, Syrja Pupovci, Ali Hadri, Ejup Statovci, Esat Stavileci, Gazmend Zajmi, Ymer Jaka, Enver Gjergjeku, Nazmi Rrahmani, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Rifat Kukaj, Azem Shkreli, Vehbi Kikaj, Qamil Batalli, Agim Deva, Agim Zatriqi, Maksut Shehu, Anton Pashku, Fahredin Gunga, Zekeria Cana, Hakif Bajrami, Jusuf Osmani, Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Besim Bokshi, Zef Mirdita, Skender Riza, Nexhat Daci, Hivzi Islami, Muslim Mulliqi, Rauf Dhomi, Ali Dida, Rexhep Ismajli, Pajazit Nushi, Ekrem Murtezaj, Zejnullah Rramani, Latif Susuri, Rexhep Ferri, Osman Imami, Anton K.Berishaj, Jashar Rexhepagiqi, Jusuf Bajraktari, Jusuf Buxhovi, Avni Spahiu, Nehat Islami, Ali Aliu, Agim Mala, Rexhep Osmani, Xhemail Mustafa, Mehmet Kraja, Milazim Krasniqi, Fatmir Sejdiu, Bujar Bukoshi, Sabri Hamiti, Ibrahim Berisha, Zenun Çelaj, Gani Mehmetaj, Shkelzen Maliqi, Veton Surroi etj.

Këta intelektualë të fushave të ndryshme, duke qenë anëtarë të LKJ’së, vazhdimisht kanë vepruar nën ombrellën e pushtetit të kohës. Megjithatë disa intelektualë të kësaj elite duke shfrytëzuar pozitën kanë dhënë kontribut të veçantë në ngritjen intelektuale dhe të vetëdijes kombëtare të rinisë sonë. Ndërsa pjesa tjetër përveç punës “shkencore e mediale” ishin bashkpunëtor të Sigurimit (UDB’ës dhe KOS’it), madje disa prej tyre bartnin edhe funksione politike (si kryetar të OTH të LKJ) në këto institucione. Kjo pjesë e elitës intelektuale duke qenë e përgatitur politikisht, në dhjetor të vitit 1989 dhe në fillim të viteve ’90-të formuan partitë e para politike: LDK-në, Partinë Socialdemokrate, UJDI-n, Partinë Demokristiane dhe Partinë Fshatare!
Pas plenumit të IV të KQ të LKJ’së të mbajtur më 1 korrik 1966 në Brione, Kosova filloj të frymojë pak më lirshëm dhe nisi të kritikohej ashpër periudha e Rankoviqit (1949 – 1966), mirëpo në vitet 70’të e tutje, klasa politike (burokratike) e Kosovës ndikoj që ky trend lirie të ndërpritet…! Puna e parë që bëri kjo kastë politike ishte vënja nën kontroll e të gjitha mjeteve të informimit publik në Kosovë, përmes elitës intelektuale, e cila në mënyrë servile i shërbente politikës ditore të regjimit titist.
Asokohe në Kosovë përveç gazetës “Rilindja” si organ partiak, botoheshin edhe disa revista kulturore, letrare e shkencore në gjuhën shqipe, si: “Gjurmime albanologjike”, “Në flakën e revolucionit”, “Kosova – Kosovo”, “Jeta e re”, “Përparimi”, “Bota e re”, “Dituria”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “BAT-i”, “Pionieri” etj. Nga mesi i viteve 70’të sistemi medial – informativ gjegjësisht tri shtëpitë botuese e informative “Rilindja” shqipe, “Jedinstvo” sebe dhe “Tani” turk si dhe Radio e Televizioni i Prishtinës – RTP, u bashkuan në një institucion të njëzëshëm – integral të quajtur OPGBG – RILINDJA, e cila drejtohet nga Kolegjiumi i përgjithshëm i redaksive.
Ky kolegjium i intelektualëve elitarë, përbëhej nga eksponentë të drejtpëdrejtë të strukturave politike të regjimit komunist, dhe kishte për detyrë t’i përpunonte dhe harmonizonte të gjitha kriteret e politikës redaktoriale të kësaj shtëpie të madhe. Ndërkaq, në nivel të gazetave dhe të revistave punonin redaksitë me një kryeredaktor kukull që përfaqësonte opinionin publik të dizajnuar nga strukturat e partisë!
Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 dhe miratimit të Platformës politike të KQ të LKJ’së për Kosovën (nëntor 1981), në mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe u aplikua një mobilizim i jashtëzakonshëm.
Fillimisht u formuan komisionet e diferencimit ideo – politik, të cilat bënë spastrimin e parë në garniturat udhëheqëse (në RTP, Rilindje e në revsita), pastaj u formuan shtabet e ashtuquajtura të aksionit për agjitacion dhe propagandë (agjitpropi) kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe seperatizmit shqiptar, dhe mbi të gjitha u përcaktuan qartë obligimet e elitës intelektuale dhe të punëtorëve shkencorë më të njohur të partisë – shtet, që ta mbrojnë e zbatojnë me përpikëri kursin politikë të LKJ’së për Kosovën! Dhe, ky kurs i dëgjueshmërisë intelektuale ndaj regjimit ka vazhduar deri në fund të viteve ’80-të!
(…)
Gjatë periudhës 45 vjeçare (1945 – 1990) të regjimit komunist, në Kosovë ka vepruar edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare!
Në vijim lexoni:
SHERADIN BERISHA: NJOHURI BAZIKE PËR LËVIZJEN KOMBËTARE NË KOSOVË ME VISE (1945 – 1999) DHE BARTËSIT E SAJ!
https://pashtriku.org/index.php?kat=60&shkrimi=8162

***
SHERADIN BERISHA: ÒªFARË ‘ELITE POLITIKE’ KA KOSOVA SOT?!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8365

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura