Pashtriku.org, 21 nëntor 2018: Këto ditë, pas një veprimtarie të gjatë e të gjërë, rreth grumbullimit të materialeve arkivore, konsultimit me veprimtarë, miratimit të botimit të librit nga ana e udhëheqësve të LRSHJ-së, LPRK-së (LPK-së), të mbijeteuarve të tri Emblemave të UÇK-së, dy bashkautorë: Sejdi Gega dhe Fazli Veliu, së bashku me anëtarët e redaksisë-biblioteka të shtypshkronjës AbëriaDesign, në Tetovë, nxorrën në dritë librin:
LPK NË VAZHDËN E PËRPJEKJEVE PËR BASHKIM, THEMELUESE E UÇK-SË.
Ky libër hyn në mesin e librave e punimeve që botohen në kudër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqipetare të Prizrenit dhe 550 vjetorit të ndarjes fizike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 82 vjetorit të lindjes së idolit të rezistencës dhe mbarë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ADEM DEMAÇIT
Libri u përkushtohet Heronjëve të Kombit, Dëshmorëve, Simbolit të Rezistencës, Nderit të Kombit- Adem Demaçit, të plagosurve të Lirisë, ushtarëve të denjë të tri Emblemave të UÇK,-së, anëtarëve të denjë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, që luftuan për lirinë, Pavarësinë e Kosovës, Bashkimin Kombëtar.
Libri paraqet risi, të pathëna, mendime, ide, realizime, përsonalitete kombëtare e ndërkombëtare, për themeluesen e Fondit “Vendlindja thërret”, tri Emblemave të UÇK-së, nga Lëvizja Popullore e Kosovës…
Ky libër, në hyrje, mban nëntitullin kuptimplotë: Në vazhdën e veprimtarisë…, shkruhet për të shkuarën dhe të ardhmen tonë.
Të gjithë lexuesit do të jenë të njoftuar me Përpjekjen e gjeneratave, luftën heroike të luftëtarëve, të popullit tonë, nën regjimet e sllavëve të jugut, … njëkohësisht edhe për ngadhnimin tonë mbi armiq e tradhtarë.
Rreth 40 % të librit përmbajnë faksimilet e dokumenteve të skanuara të kohës.
Mirënjohje për të gjithë kontribuesit për daljen në dritë të këtij libri!
U realizoftë sa më parë Përpjekja, Lufta Kombëtare, Programi i LPK-së.
Lavdi të rënëve për Atdhe, Komb e Flamur!
Mirëpresim sygjerimet, plotësimet, korrigjimet, vërjetjet…!
Me respekt, bashkautorët:
Sejdi Gega dhe Fazli Veliu.