DR. HAKIF BAJRAMI: LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA, 24.VI.1934 (IV)

Prishtinë, 12 shkurt 2021: Konventa do t` i shtrohet RATIFIKIMIT e dokumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Beograd dhe menjëherë do të zbatohet. Sipas kësaj fuqiplotët në fjalë e kanë nënshkruar këtë Konventë.
Ankara më 24 VI 1934 në dy kopje.
DISA DILEMA TË PANJOHURA DERI ME SOT RRETH DOMINIUMIT DHE IMPRIUMIT
LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA
MBI INTRRPRETIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KONVENTËN PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË*
*(Dokumneti gjindet në DASIPB.Legata në Turqi F. 20/1934)

Konsullata e përgjithshme e MPJ të Jugosllavisë, sekret nr. 54, Marsej, më 30 VI 1934
Legatës Mbretërore në Ankara
“Me letren e vet, rez. Nr. 284 të k.m., Legata Mbretërore urdhëroi të kërkojë që t` i sqarojë dispozitat KALIMTARE të Projektit të Konvetës mbi VËNDOSJEN midis Turqisë dhe Jugsllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Legatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria e P. të J.të mund ta fillojë zgjidhjen e kësaj çështje.
Kam nderin t` i përgjigjem Legatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara:
1.-MPJ e Turqisë nuk ka pasur rastin t` i interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit Stambollit, të datës 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka hy në fuqi (nuk ka qenë aplikuar).
2.- Neni 1 i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit Sen Zhermenit (1919), por Traktati i Stambollit (1914) nuk ka HY NË FUQI, sespe nuk është bërë këmbimi i INSTRUMENTEVE të RATIFIKIMIT (e instrumenti i ratifikimit të këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik të Ministrisë, i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit-hb). Pas Luftës Dytë Ballkanike (korrik gusht 1913-Hb), Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi kanë bërë ndryshimin e KUFIJËVE të ish territoreve të Perandorisë Otomane, sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit. Madje, edhe çështjet politike (ndryshimi i kufijëve) kanë mbetur të pazgjidhura midis Turqisë, nga njera anë, dhe Serbisë e Malit Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Lozanës. Turqia na e ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtritjen e mardhënjeve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kurrfarë dispozitash të tjra. Prandaj, as Mbretëria e Serbisë, as Mbretëria e Malit Zi, pra as Mbretëria e Jugosllavisë, NUK KANË KURRFAR AKTI JURIDIK, me të cilin Turqia do ta pranonte LËSHIMIN E ISH-KRAHINAVE TË PERANDORISË OSMANE, e që JANË TASH në përbërjëe të Mbretërisë Jugosllavisë. Rrjedhimisht, NUK EKZISTOJNË AS DISPOZITAT QË DO T` I RREGULLONIN MIDIS NESH e TURQISË ÇËSHJTET TJERA që dalin nga LËSHIMI I TERRITOREVE që do të thot DOMUNIUMI (Çështjet e pasurive) dhe IMPERIUMI ( Çështjet e persoanev). E çështja e pasuive është zgjidhur në Beograd në mbarim të vitit të kaluar (1933) pa marrë parasysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njejtën mënyrë, duhet të zgjidhet edhe çështja e PERSONAVE. (E ky spjegim diplomatko juridik i çështjeve ndërkombëtare, tregon se Jugosllavia dhe Turqia po bënin tregti me një popiull që nderkombëtarisht nuk u takonte, sepse de jure shqiptarët do t` i takonin Shqipërisë që ishte antare e Shoqatës Kombeve nga viti 1921-hb).
3. –Në projektin e Konventës mbi vëndosjen- dispozitat kalimtare-janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personat e trerritoreve të ish-Perandorisë Otomane, që kanë hyrë në përbërje të Mbretërisë së Jugsollavisë. Është zgjidhur çështja e “shtetasëve kontestues” –të krishterëve të këtyre territoreve të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Për këta është paraparë opcioni (zgjidhja e lirë). Turqirt, të vëndosur tash në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë, brenda afatit të caktuar, mund të zgjidhin dhe mund të shpërngulën në Turqi. Dispozitat që kanë të bëjnë me MUSLIMANËT në Serbinë Jugore janë në frymën e nenint 55 të Ligjit mbi nënshtetësin. Ndryshimi është vetëm për aq që SHPËRNGULJA e MUSLIMANËVE nga Serbia Jugore, sipas projektit të Konventës, për të cilën është fjala, nuk është më akt i njëanshëm. Në cilsinë e Konzullit të Përgjithshëm në Stamboll kam marrë QENDRIM se një MUSLIMAN NGA SERBIA JUGORE MUND TË KONSIDEROHET I SHPËRNGULUR, kur i plotëson të gjitha kushtet nga neni 55 i Ligjit mbi shtetësinë dhe kur nga autiritetet konsullare turke në Mbretëri e merr vizën e shpërnguljes, në bazë të cilës nga autiritetet turke e merr NUFUSIN (Vertetimin për nënshtrtësi). Autoritetet tona në Jugosllavi i kanë zbatuar dispozitat e nenit 55 mbi nënshtetësinë duke konsideruar se shpërngulja është akt i njëanshëm dhe për këtë arsye janë shfaqur mosmarrëveshje, sepse shumë muslimanë nga Serbia Jugore, kanë marrë viza të RREGULLTA nga autortetet konsullare turke në Mbretëri në pasaportat EMIGRUESE të lëshuara nga ana e autoriteteve tona. Këta muslimanë, nuk kanë mundur ta MARRIN NUFUSIN dhe të mbeten shtetas turq. Në qoftë se Qeveria tyrke i pranon porpozimet që i përmbajnë dispozitat kalimtare të Konventës mbi vëndosjen, shpërngulja e musliamnëve nga Serbia Jugore, do të vazhdojë pa kurrfar pengesash, sepse nuk do të shfaqen mosmarrëveshje. Musliamnët nga Serbia Jugore, të cilët kanë ardhur në Turqi me pasaportat tona (Jugisllave-hb) emigruese dhe me viza turke të SHPËRNGULJES, janë bërë NËNSHTETAS të Turqisë. Në këto raste, shpërngulja është bërë me MARRËVESHJE TË HESHTUR. (EDHE KY KONSTATIM FLET PËR NJË TREGTI ILEGALE FASHISTE ME NJË POPULL TË PAMBROJTUR-HB). Prandaj, nuk duhet të shtrohet çështja e MUSLIMANËVE tashmë të shpërnguluar nga Serbia Jugire; mund të parashihet OPCIONI për musliamnët që gjinden në territorin e Turqisë së sotme si nënshtetas tanë (mulsiamnë që kanë pasaportat tona të rregullta për kalimin e kufirit). Muslimanët (ishin të gjithë shqiptarë dhe nuk kishin asnjë lidhje gjaku me turkun, por dëboheshin me dhunë shtetërore ose presione nga kolonsitët e armatosur, që shqiptarëve u jepinn AFAT 24 orë të largohen nga shtëpitë, kuptohet pasiqë nja 50 metra më largë kolonistit, ishin 12 ushtarë dhe 10 xhandarë të armatosur dhe e prtnin komandën për sulm ndaj familjes shqiptare-HB).
Kurrfar personash të tjerë nuk vijnë në KONSIDERIM për rregullimin e çështjes së shpërnguljës nga trritoret e ish Perandorisë Otomane.
4. Nenei 15 i Projektit të Konventës mbi vendosjen flet për “nështetasit kontestues”. Këta janë sllavë me prejardhje nga trritori i ish-Perandorisë Otomane, që tash janë në përbërje të Mbretërisë së Jugoslavisë, të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Turqit i konsiderojnë me të drejtë nënshtetas të tyre këta persona, sepse që para luftërave ballkanike ata janë vendosur në territorin e Turqisë së sotme, por shumë prej tyre e kanë marrë edhe nënshtetësinë tonë-kanë, pra, nënshtetësi të dyfishtë. Në shumë raste unë i kam shkruar Ministrisë se duhet të rregullohet çështja e “nënshtetasëve kontestues”. Në dispozitat kalimtare të Projektit të Konventës mbi vendosjen e kam përdorur shprehjen: “persona me prejardhje sllave”, sepse neni 55 i Ligjit mbi nënshtetësinë flet për “sllavët” nga Serbia Jugore. Pra, “persona me prejardhje sllave” ose sllavë mund të konsiderohen shprehjet ligjore dhe, në qoftë se nuk gaboj, edhe Traktati i Stambollit i përdorë këto shprehje.
Neni 15 i projektit të Konventës është aq i qartë sa nuk janë të nevojshme kurrfar shpjegimesh. Konzulli i përgjithshem..
Se Konventa që u prezentua më lartë ishte një PAZAR në mes dy shteteve me një popull që nuk ishte as turk e as sllavë, flet katerciprisht dokuemnti që më poshtë e prezantojmë. Fjala është se Konventa nuk pati mundësi të RATIFIKOHET, për shkak të kunderthënjeve dhe reagimeve shqiptare. Prandaj, duke pasë për bazë se Turqia dhe Jugosllavia nuk bazohen në drejtësi, por në politikë dhe forcë, do të dalin më 1935 me propozim konkret se fjala është për DEPORTIMIN e një populli (SHQIPTAR) në Anadolli, vetëm pse kishin forcë dhe shqiptarët nuk kishte ndonjë reagim, që me forcë ta ndalojë, sepse argumenti i forcës mungonte. Ja teksti i dokumentiti që e zbardhë qëllimin serbian në tërësi.
Në realitet, Konveta e 24 qershorit 1934 shumë shpejtë u kuptua se nuk ka sesi të realizohet me KËMBIM të popullsië, sepse Jugosllavia në Turqi nuk kishte popull, e as Turqia në Jugosllavi nuk kishte popullsi turke. E pse me Konventën e TRRTË të 11 korrikjut 1938, u vëndosë që të shpërngulet njëanshëm vetëm popullsia FSHATARE, e zbulon qëllimin e palës jugosllave se kemi të bëjmë me qëdrim nazifashist për shfarosje të një populli, e që në rastin konkret ishin shqiptarët.
Në botimin vijues, Konveta Jugosllavo- Turjke e 11 korrikut 1938, që nuk u ratifkua kurrë, por që Tito e parafoi si Konvdentë e KATËRT më 1953 me Fuad Kyprilin (MPJ) i Republikps Turke, pasoi me disa intriga të shekullit, të cilat OPINONI nuk i ka mësuar kurrë.
Në vijim do ta botojmë Konventën Jugosllavo-Turke (11 korrik 1938) dhe Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyrili mars 1953.
PS.
E FTOJË çdo shqiptarë në Republikën e Kosovës, që më 14 shkurt 2021, ta votojë Partinë Vetëvendosje, sepse Albin Kurti, është nxënës i Adem Demaçit, që ekonominë, arsimin dhe shendetësinë, e sidomos Ushtrinë e Adem Jasharit-LEGJENDARIT, do ta ndërtojë deri në atë nivel, që do të jetë garancon i sovranitetit, integritetit të këtij shteti, që u ideua dhe lindi si nevojë e kohës dhe përmirësim i një padrjtësie shekullore.
Albin Kurtin e njoh, në Zyrën Politike të UÇK në Prishtinë. Nuk e kam asnjë interes personal që ta favorizojë. Por, si politikan, Albin KURTI, është i guximshëm, i ditur dhe mbi të gjitha nuk është INFERIOR, pra askujtë. Pra, është sikurse Adem Dema Famëlartë. Shëndet dhe ardhmëri të lumtur, për të gjithë qytetarët e Republikës Kosovës, sespe 14 shkurti është dita e dashurisë, toletancës dhe rinisë, gjithëmonë liridashëse, me VETËVENDOSJEN FITIMTARE, me miqë shumë si: SHBA dhe BE!
Prishtinë më 9 shkurt 2021
– FUND –

—————-

DR. HAKIF BAJRAMI: TRI KONVENTAT JUGOSLLAVE – TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË ANADOLL (I)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10875
***
DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI (II)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10876
***
DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO -TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934* (III)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10878
***
DR. HAKIF BAJRAMI: LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA, 24.VI.1934 (IV)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10879

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura