DR. JAKUP KRASNIQI: OPOZITA E BASHKUAR DUHET TË REFLEKTOJ BESIM PËR NDRYSHIM

Prishtinë, 09. 09. 2015: Dje ndoshta shoqëria jonë u mur shumë për një mendim ndryshe në subjektin politik të VV-së, thua se individi është mëkat të ketë mendim disonant nga partia e tij edhe kur mund mos t’ia qëlloj?! Duke harruar se idetë e kundërta i japin shpirt e jetë demokracisë dhe i shpien përpare proceset shoqërore e ekonomike. Heshtja e servilizmi të gjithë e pamë se ku të shpie!
Mos të harrojmë se shoqëria është demokratike aty ku ka:
– Sundim të ligjit,
– Ekonomi konkurrente,
– Tregti të lirë,
– Ndarje te pushteteve,
– Liri individuale të njeriut e të grupeve etnike,
– Media të lira, profesionale e oponente ndaj pushtetit,
– Mendim e ide konkurrente, pa kornizat partiake, ku dikush nga opozita mund edhe të mos pajtohet me veprimin opozitar për heqjen e rrethojave të dyfishta! Të cilën gjë edhe e quan “pasqyrë jo e mirë”?! Për ketë opozitar, grilat e dyfishta janë “demokratike” dhe pasqyrë e “shkëlqyer”?!

– Është interesant, pse dikush nga pozita, nuk pat mendim të lirë dhe guxim intelektual për të thënë: Rrethojat mbi rrethoja nuk është pasqyrë e mirë as për shqiptarët e as për demokracinë tonë të brishtë e as për shtetin?! Nuk tha se me ato grila mbi grila, ndërtesa e qeverisë po ngjason me kopshtin zoologjik?! Nuk thanë: mos e keqpërdorni policinë e gjyqësorin për të përndjekur opozitën?! Pse kaq shumë frikë për të thënë të vërtetën?
– Pse dikush nga pozita nuk tha:
Ku u tretën gati 10.000 hektarë? 
Pse lejuat sovranitetin e dyfishtë në Kosovë?
Po Zajednica?
Pse me bisedime po e bëni Serbinë hisedarë në pasurinë e Kosovës?
E të ngjashme.
Ndoshta pse pozita duhet jetë unike edhe kur dëmtohet rëndë sovraniteti i shtetit?!
Qeveritarët tanë i dhanë impulse Serbisë në drejtim te integrimeve?!
Kosovës ia lan getoizimin. Ajo nuk mori asnjë infuzion?!
– Pse pozita duhet të jetë kaq unike? Përgjigja mund të jetë: Pse mendimi, besa edhe veprimi për shkak te interesave “private te qeveritarëve” duhet të kenë mendim uniformë!
– Pse opozita është kaq e çakorduar?
Përgjigja: Pse debati ende nuk është vërë në shërbim të ndryshimit të qeverisjes e të shtetit të se drejtës, por në shërbim të liderizmit jo serioz?! Opozita duhet të çlirohet nga egoizmi, ajo duhet të bashkoj çdo ide, mendim e veprim opozitar me parti e pa parti. Ndryshimi, zhvillimi, qeverisja e mirë dhe shteti i se drejtës duhet të jenë qëllimi, nëse opozita donë t’i shërbej publikut dhe Republikës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

VIRUSET ZOMBI!

VIRUSET ZOMBI! Nga Sheradin Berisha Shkencëtarët e oborrit elitarë financiarë, po paralajmërojnë një kërcënim të rrezikshëm nga viruset…