FATMIR BRAJSHORI: DEMONSTRATAT E VITIT 1981 (1)

Cyrih, 13 mars 2017: Shkrime të shkruar në kohëra të ndryshme për demonstratat e vitit 1981 si dhe për ngjarje tjera të lidhura me ato demonstrata…
Më 11 mars bëhen plotë 36 vite, që nga demonstratat e vitit 1981, demonstrata që për shumë çka konsiderohen si, fillimi i zhbërjes së të ashtuqujturës Jugosllavi. Rreth atyre demonstratave është folur dhe shkruar shumë; si për të mirë po ashtu edhe për të keq. Ka pasur përpjekje që ato bile të shpalleshin se “gjoja kanë qenë vet të organizuar nga Beogradi”.
Por të gjithë pjesmarresit e tyre dhe vetë popullata mbarë e di të vërteten rreth atyre demonstratave të cilta “TUNDIN DHEUN E DRIDHNIN QIELLIN, KUSHTRIMTARJA DJALËRI..
Demonstratat e vitit 1981 kishin filluar pikërisht me 11 mars dhe atë në menzen e studentëve, duke vazhduar me 26 mars dhe fill pastaj më 1,2,e 3 prill kur edhe rane dëshmoret e parë të atyre demonstratave ” Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ( U VRANË MË 2 PRILL në mes fakulltetit Teknik të vjetrit dhe fakulltetit Ekonomik- ishin nxënës aso kohe)…
Më lejoni që me këtë rastë në kujtim të atyre demonstratave, të sjell historin e KONVIKTIT NUMER 4 të shkruar nga dora e një studenti ( pjesmarres i atyre demonstratave)..
E nxora me qëllim këtë për konviktin numer katër ngaqë dihet që çdo gjë kishte filluar nga konvikti numer tre…

HISTORIA E KONVIKTIT NUMER 4
11 dhe 26 marsin nuk do t’i harrojë kurrë. Edhe po të dua nuk mund ta heq nga mendja, sepse më ka lënë aq mbresa të thella që nuk do të mi shlyejë jeta pa marrë parasysh se ç’peripeti do më sjell ajo…
Ishte mesditë. Mu në qendrën e studentëve ndërmjet konvikteve, vlonte… Prishtina nga grushtet e zëri i studentëve, nxënësve, punëtorëve, fëmijëve, grave, tërë një populli që kishte dalur hapur për të kërkuar bukë, liri, barazi, Republikë…
Tym pluhur re, formonin bombat lotë-sjellëse dhe gazërat tjera të policisë serbe. Në atë rrëmujë, në atë llahtari nuk mungonte kujdesi e ndihma për shokët e shoqet që ishin rënduar rëndë në kacafytje me policinë serbe.
Frika s’kishte vendë aty, kujdesi për vetveten nuk vinte parasysh, mbi të gjitha mbizotronte dashuria për shokun, për bashkëluftëtarin e idealit. Të alivanosurit, vajza e djem i bartnin dorë më dorë dhe ua dorëzonin grave dhe plakave që banonin aty përreth.. Ato s’kursenin t’u ndihmonin luftëtarëve të lirisë. Ua mjekonin plagët, u jepnin ujë i strehonin nëpër shtëpi si bijtë e tyre, pa marrë parasysh rrezikun.
Numri më i madh i studentëve gjendej në mes konviktit numër katër pavijonit numër dy. Ata u ndanë në grupe dhe përkohsisht u qetësuan. mendova se çdo gjë mori fund. Por jo.. një demonstrant ndali kamionin e ” zhitoprometit”. Urdhëroi shoferin tu jepte bukën demonstrantëve. Ai , pa përtuar mbushte krahët me somune të cilat dorë më dorë shpërndaheshin nëpër turmën e njërëzve.
Gjatë kësaj kohe, në qendër të Prishtinës i bëhej pritje stafetës së Titos, simbolit të kriminelit dhe tiranit më të madh të popullit shqiptarë dhe të popujve të tjerë..
Demonstrantët të bashkuar, si një trup i vetum mësynë drejtë qendrës së Prishtinës se nga do të kalonin, ishte planifikuar që më parë. Duhej të shpërthenin midis konvikteve nr.3 dhe numër dy përmes Ulpianës të dilnin në rrugën kryesore, nën Fakulltetin Fillosofik që te Hotel Grandi të bashkoheshin me turmën… Tingujtë e këngës ” Ejani mblidhuni këtu këtu ” dhe të këngëve të tjera e nxitnin turmën të ecte më shpejtë. Kënga buçiste… Te pavioni numer 2 dhe tre midis konvikteve kishin zënë rrugën policët serbë. Demonstrantët nuk e ndalnin hovin përkundër kërbaqëve dhe gazit lot-sjellës.
U tranda!Ç’forcë kanë këta njerëz!? thashë. Forcë popullit që lufton për liri. Forcë që s’mund tia ndalë askush hovin, iu përgjigja vetes.Po të kenë armë ç’do të bënin vallë? Po këta nuk e duan gjakderdhjen, nuk duan vdekje; duan jetën, lirinë! Po kur të shohin që nuk shkon më kështu, kur t’i rrokin armët…atëherë fitorja është e sigurtë…Atëherë mjerë për ata që janë kundër atij populli….
*** ***************
Ato ditë më bënë përshtypje dy vajza-legjenda për të cilat endej goje më gojë. I kishin dërguar në labirinthet e udbes, i kishin rrahur, i kishin torturuar, sa s’bëhet, por kot; asnjë fjalë s’kishin mundur të nxirrnin; asnjë shokë se kishin dhënë. Në rrahje e sipër njërës ia kishin këputur boshtin e kurrizit.
– ” kurrë nuk do të lindësh fëmijë shqiptarë”! – i kishin thënë.
– ” DO TË LINDIN TË TJERAT EDHE PËR MUA! – u ishte përgjigjur trimeresha aty për aty…
kureshtja më shtyri që ta shohë për së afërmi. E vizitova në shtëpi, pasi mu dha mundësia. E pashë…rrinte në krevat, po nuk ankohej. Me krenari fliste se si s’kishin mundur ta mposhtnin atë dhe shoqet dhe shokët e saj. Pa u ankuar për torturat fizike fliste për dhembjet që kishte, fliste për fitoren shumë të afërt, për jetën plot lumturi që do të gëzonte populli… Në sytë e saj shihja flakën e pasosur të optimizmit, flakë të cilën e hasja në sytë dhe në fjalët e çdo njeriu …
P.S.
Solla këtë fragment të shkurtuar natyrisht, e që ishte shkruar në vitin 1983 ne muajin shkurtë… Aso kohe pas demonstratave të vitit 1981 UDB-ba pat ndertuar një rrjet të tërë me bashkëpunëtor të saj sa që ” thuhej se ” edhe muret kishin vesh”… Kishte filluar një represion i paparë ndaj popullates shqiptare.. ¨Në këtë represion ” kontributin e tyre” e jepnin edhe shumë shqiptarë; të ashtuqujturit ” Poshteni Albanci”..
Në vazhdim do të ju sjellim emrat e një numri shumë të madh të tyre..
Do t’i sjellim Ata emra jo për ti dënuar por që ta dijnë që nuk kemi harruar..
Me fal dimë me harru Jo!…
Ato demonstrata për shumë çka ishin kthesë dhe u kthyen shqiptarëve dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të humbur. Ato demonstrata i treguan burokracis së atëhershme kosovare se nuk do të mundin kurrë të shlyenin nga qenja e shqiptarit ndjenjen e të qenii shqiptarë…
E kujtë nuk do t’i kujtohet mbrëmja e një prillit kur e tërë Prishtina dridhej nga thirrjet:
Adem Demaçi! Adem Demaçi! Adem Demaçi!
Teksa një grup tjetër ia kthente:
KOSOVA REPUBLIKË!
Dhe papritmas biçiste kënga:
“Ushton gryka e Kaçanikut!
Ka shumë të atillë që do të donin të mos i kujtonin ato demonstrata sepse ato do të kujtojnë edhe turpin e shumë shqiptarëve servila dhe pro-jugosllav. vetum ata që ishin distancuar aso kohe nga to. do të donin që ato të mos perseriteshin..
Si duket paralajmerimi që do të publikohen ca nga ata emra, e tmerrojë dikënd në këtë forum ndoshta sepse emri i tij do të ishte i perfshirë dhe bëri që unë të përjashtohesha..
Por shtrohet pyetja: se si do t’i djegni të gjitha ato libra, gazeta , revista..Si do të bënë djegjen e arhives së kohës? Si do ta ndalni shfaqjen e FILMIT DOKUMENTAR PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 ? –
Ato ndodhen dhe janë një faqe e ndritshme në historin tonë të lavdishme… Nëse ka kukuvajka që edhe sot ” kuku-vajnë” se pas atyre demo.. u rrahum u burgosem u sakatosum u them një gjë: mos qani ju që keni jetuar në tepiha të trashë sot..kur ne që e kemi perjetuar çdo gjë mbi kurrizin tonë nuk po ankohemi më së paku keni ju të tjerët arsye për këtë..
Ju që ndrruat më vonë pamjen flamurit me ” çizmen fashiste” me emrin A.Vllasi..
PO E PËRSËRIS EDHE NJË HERË: NUK PO KËRKOJMË TË DËNOJMË – POR TË MOS HARROJMË!
Gjerë më sot në shumë forume është diskutuar për demonstratat e vitit 1981,,,
Forum do të thotë: Mbledhje e gjerë e anëtarëve të një organi drejtues të zgjedhur nga veprimtari të ndryshme shoqërore me karakter kombëtar, a edhe nderkombëtar ku shqyrtohen çështje të ndryshme. Ka Forume të larta ( e ulëta), forum drejtues( udhëheqës). Forum shkencor. Forum Kombëtar. Forume partiake. forume të polemikave…
Në Romën antike ishte një shesh që quhej ” Forum” ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit, zhvilloheshin gjyqe, panaire etj…
TË SHKRUASH PËR ATO DEMONSTRATA KA SHUMË: si për Sherif Frangun, Naser Hajrizin…. për Shoten e Llapit, aksionin e famshën të fëmijëve të shkolles fillore ” Nexhmi Mustafa” të fshatit Besi…
Heroizmin e fshatarve të fshatit Zhurë..
Qëndresen e punëtorëve të Amortizatorëve të Prishtinës..
Këmbëngulja e drejtorit të shkollës Ekonomike të Prishtines që” as edhe një nxënës i kësaj shkolle nuk guxon të burgoset dhe perzerja e udbas nga lokalet e shkolles
Ndihmat e shumë nënave të cilat me duar të brumosura nga mielli, vraponin dhe shpëtonin fëmijët e tyre
Ndalja e tankave nga Shaban Llapapshtica ( i ndjerë) në Podujeve duke u ulur këmbë kryq para tankit serbë…
E shumë çka tjeter..e shumë çka tjeter…
Po këtu ka të çmendur të të çmendurve të atyre viteve të cilët mundoheshin, që rinis kosovare tia ndalonin lirin e të shprehurit…disa vite më vonë protagonistet kryesor të atyre demonstratave, u bënë bartesit kryesor të formimit të UÇK-ës dhe udhëhoqen popullin tonë drejt fitoreve.. ca prej tyre i ke edhe sot në parlament..
Ishte për çudi ajo ditë me diell dhe mbretronte një atmosferë sportive në tërë qytetin e Prishtines… Po atë ditë në Stadiumin e qytetit të Prishtines luhej një ndeshje miqësore në mes KF Prishtina dhe Partizanit të Beogradit… Për partizanin lunte edhe Xhevat Prekazi… Pasi koha ishte me diell pritej një publik i kënqashum… me sa më kujtohet mua të gjitha shkollat e mesme të Prishtines, ndrrimet e pasdites, mësimdhensit u kishin dhanë leje nxënësve që të shkonin në ndeshje të futbollit…
Prishtina e kishte humbur lojen dhe atë me rezulltet 1:0 dhe per çudi të vetmin gol e kishte dhënë Xh.Prekazi..Por atë që nuk kishin mundur ta bënin futbollistet në atë pasdite e kishin bërë studentët e Universitetit, të cilët duke filluar nga menza, me një supë të pa ngrohtë apo edhe një fasule të zier, më shumë ujë se kokrra, kishte filluar të rrotullohet çdo gjë për mbysë dhe të brohorasin parolla kryesisht me karakter social…
Pra këtu atë mbrëmje rezulltati jo që ishte barazuar por falë studentëve, humbja e ndeshjes në mbrëmje ishte kthyer në Fitore..
Më kujtohet aso kohe Televizioni, si ai i Prishtines po ashtu edhe ai i Beogradit, bënin përpjekje të intervistonin shumë shqiptarë, që aso kohe kishin bë emër dhe famë, me shpresë që kur popullata e jonë t’i dëgjojë ata, do të kthehet në drejtim të tyre, pra jugosllavis e jo të jenë të manipuluar siç thonin: ” Nga irredentistët, nacionalistët, vandalistët, kontrarevolucionart” e çka jo tjeter.. Dhe në këtë garë për të njollos popullin shqiptarë vraponin kush si mundte…Po permendi disa nga ata emna:
Faruk Begolli ( distancohet nga demonstruesit dhe intervista me të ishte bërë pikërisht në Beograd, ku ai ishte si vizitor i një ekspozite), Adem Mikullovci ( gjatë gjirimit të filmit Pikniku- pikërisht në platon e pallatit të rinisë – edhe ai na quajti ” irredentista”) mandej një Gëzim Lala ( luante futboll për Galeniken në Zemun), mandej një Zana Nimani ( këngëtare) e shumë e shumë emra të njohur të filmit, artit, muzikes, sportit… Pra sa u perket politikanëve veq u tha dhe dihet..
Por me këtë rastë dua të përmend dy personalitete shumë të mëdhaja të kombit tonë.
E PARA. NEXHMIJE PAGARUSHA – ani pse asaj i kishin bërë shumë presion, struktura të ndryshme shoqerore – politike, që të dal në Tv dhe t’i dënojë ato demonstrata AJO KURRË NJË HERË SE KISHTE BËRË KËTË GJË… AS EDHE NJË HERË, AS EDHE PËR NJË ÇASTË AJO NUK KISHTE PRANUAR TË DAL DHE TË DISTANCOHET NGA POPULLI I SAJ…EDHE PËR KËTË BILBILI I KENGES SHQIPE MERITON NJË RESPEKT..
Vite më vonë e kisha takuar ( nga një njohje nga një person i dashur si per mua po ashtu edhe për të)dhe e kisha pyetur për këtë dhe ajo më kishte treguar për të gjitha presionet që ajo kishte pasur që nga politika, udba por edhe nga koleget, për t’u distancuar, nga ato demonstrata… megjithatë një gjë të tillë nuk e kishte bërë…..
Nëse ndokush nga Ju e mban vetëm edhe një deklarat kunder atyre demonstratave apo edhe diçka që ka deklaruar ndonjëherë kundër popullit të saj le të ma thotë..
I DYTI
BEKIM FEHMIU..AI edhe pse jetonte në Beograd, edhe pse kurrë kurrgjo s’kishte bërë për filmin shqiptarë por më shumë për at¨üe Jugosllav, nuk kishte pranuar të denojë demonstratat e vitit 1981 por me sa më kujtohet mua, në pyetjen e një gazetari të një gazete serbe ai ishte përgjigjur: unë di vetum një gjë të themë: ai popull që është rebeluar ka diçka!
Këtë e kishte thënë ai..
Gjatë vitit 1981 u vranë shumë persona në një mënyrë apo tjetrën. Vitet e tedhjeta ishin vitet e tmerrit, vite të tuneleve të errëta por edhe vite të krenaris, vite të lavdisë, vite të djalërisë shqiptare…
Në çdo qytet Kosovar mundë të shihje nga një Gavrosh. Me rëndësi ishte që Kosova ishte zgjuar nga gjumi për të mbrojtur identitetin e saj Kombëtar…Pushtuesi ashtu edhe siç pritej reagojë me një ashpërsi të paparë… U vranë u plagosën dhe u burgosën plot të rinjë e të reja, bijë e bija më të mirë të popullit…
U vranë Ruzhdi Hyseni Vushtrri ( 1954 – 1981)
Xhelal Maliqi punëtor Nga Prishtina i lindur më 11 janar 1957 në prishtinë. I vrarë më 3 prill ( por me sa e di unë Xhelali është vrarë me 2 prill te dera hyrëse aso kohe e Tv Prishtinës
Naser Hajrizi vritet më 2 prill ( 17 vjeçar dhe aso kohe ishte fëmijë i vetëm).
Si u vra Naser Hajrizi?
Duke parë se si fashistët jogosllavë e vranë një vajzë ( më vonë është vërtetuar që vajza ishte plagosur por kur kishte ra përdhe të gjithë patën menduar që ajo ra) që mbante flamurin në dorë, Naseri mësyu duarthatë, që t’i vinte në ndihmë kur paparitmas plumbat e ndalën edhe atë… Kur e pa shoku i tij i klasës ( ishin nxënës të shkolles Normale të Prishtinës) Asllan Pireva vrapoi të ndihmonte shokun e tij por edhe ai u ndal nga plumbat e armikut dhe trupi i tij qe ra mbi trupin e Naserit, sikur të donte edhe ashtu ta mbronte. shokun e Idealit..
Sherif Frangu më sa me duket mua ishte student i mjekësisë
Rizah Matoshi
Rexhep Murati profesor në xhimnazin Pejë, – u vra nga A.Sllamniku me ndihmën e Mijat Roganoviqit dhe Dërgut Ramadanit. Pra këta të tre e kanë vrarë Rexhep Muratin dhe për këtë ka edhe dëshmi…
P.S.
Pasi ka edhe emra të tjerë të vrarë gjatë demonstratave ( e që une megjithë përpjekjen sarrita t’i gjejë do Ju lutesha që; ata që dinë më shumë le ta bëjnë këtë gjë)
Gjatë viteve të 80-ta terrori udebesk bënte presion dhe ushtronte tortura nga me të ndryshmet..
U vranë NËPËR TORTURA EDHE KETA SHQIPTARË
Nesimi Dervish Dana vritet nga Ushtria serbe me 28 korrik 1981 . Ai ishte nga Gjakova.
Bajram Lahu me 13 tetor vritet nga Udba.Por këtë vrasje udba ishte munduar të ja vë xhaxhait Raif lahut, të cilin e kishin arrestuar dhe pas torturave teper shtazarake e kishin detyruar që ky të thotë: ” Po unë e kam vrarë” vetum e vetum për të shpëtuar veten nga ato tortura.. Më vonë çdo gjë ishte sqaruar se Bajram lahu ishte vrarë nga UDB-a.
Abedin Selamn Balaj vritet me 2 janar të vitit 1985. Ai ishte nga fshati Korroticë e Epërme, Komuna e Drenasit.
Vrasja e Zijah Shemsiut në CZ ” Beograd” të cilin e kishin prerë në fyt me 4 maj 1985
Yzeir Sadikun ( 1957 – 1982) në Split gjatë hetuesis e hedhin nga dritarja ( praktik kjo e shpeshtë e udbes kur vriste të burgosurit) 8 metershe e lartë.
Kamber Perçuni ( 1931 1985) u vra nga Udba. Ishte nga fshati ceceli komuna e Vushtrris..
Fadil Gashi i vrarë nga Armata jugosllave
PO ashtu Sami Shabani, Haki Shatri dhe Rexhep Blakaj…
Vriten nga armata edhe: Malik Azizi, Inajet Istrefi fshati Veleshtë i Strugës..
Xhevdet Kelmendi i vrarë nga serbët zahaq – pejë
Rasim Selmani – Gostivar
Nebi Sadiku vritet në Beograd
Suzana Abazi vritet nga mjeket Maqedon
Ibrahim Kastratin e vrasin në burgun e Pozharevcit
METUSH KRASNIQI LINDI NË VITIN 1926 – DAJKOVC MALESIA E dARDANES. PUNOI SI MESUES FSHATI.NË VITIN 1959 E DENUAN ME 8 VITE BURGË. NË FUND TË VITIT 1985 SERISH E ARRESTUAN. PASI E KSIHIN TORTURUAR AQ SHUMË DHE DUKE E PARË UDBA QË NGA TORTURAT AI NUK DO TË MUNDË TË JETONTE MË GJATË DHE; DUKE DASHUR QË TË HJEKË PERGJEGJESIN PER VRASJEN E TIJ, E LIROJNË ME KUSHTË QË AI TË VDES NË SHTËPI. NJË MUAJ PASI QË E KANË LIRUAR BACË METUSHI KA MBYLLUR SYTË DHE ATË NË TETOR TË VITIT 1986.
Po ashtu u vranë nga armata jugosllave
Mentor Krusha në Gjakovë
Murat Isufi nga Shkupi
Hyzeir Sadikun e kishin hedhur nga kati i pestë i udbes.. e mbysin
Edhe Xhemaili Berishen po ashtu e hedhin nga dritarja e burgut hetues në Prizren
………
Për qëndrimet e tyre para hetuesis dalloheshin e bijat e Kosovës të cilat qëndronin të paepura si:Ajshe Xhonbalaj, Dinore Curri, Florije Hajrullahu, Fatime Sopa, Fatime Juniku, Gjyle Krasniqi, Herime Halili, Kadrije Gashi, Lirije Zyba, Nexhmije Demiri, Nadije Sherifi, Nazife Xhemaili, Qefsere Malaj, Teuta Bekteshi, Teuta Hadri, Hafide Topalli..etj etj..
Arsimë ka qenë gjithmonë halë në sy të ultra-shovenistëve serbë dhe ata pikërisht donin të godisnin aty siç ” thonin ; çerdhen e nacionalizmit dhe irredentizmit shqipëtar”. Pra, e vunë nën thumbë Universitetin e Kosovës ( tani quhet i Prishtinës), atë tempull që ishte bërë, JO si thonin shovenistët dhe puthadorët e tyre, por pikërisht ishte bërë tempull i shenjtë ku perhapej; ideja Kombëtare, mendjesia e mos të qenit rob, liria si nevojë e krijesave të gjalla, atdhetaria, hulumtimi , shkenca…
Pasi me hekur u shtypen demonstratat e vitit 1981 – pushtetarët e atëhershëm vënë gjendjen e jashtë zakonshme dhe për këtë u mbyllen të gjitha institucionet publike, shfaqjet, manifestimet etj.. Pra me një fjalë vetum sa për informim të gjitha shkollat e mesme dhe ato fillore shkuan në ” pushim të dhunshëm” tre javor. Kaq u duhej ultra-shovenistëve serbë dhe sahanlëpirësve të tyre që të hartonin elaboratet e tyre për ndrydhje goje, fshehje realiteti dhe dhunim lirie.
Pra në shënjestër të parë u vunë shkollat dhe Universiteti, ku pas pushimeve të dhunshme ishin ndrruar drejtoret e shumicës së shkollave dhe në vendë të tyre ishin emëruar të tjerë me dirigjime të qarta nga Udb-a dhe LKK.
Pra filluan spastrimet , diferencimet me të gjithë ata që nuk pajtoheshin me politiken zyrtare të Prishtines gjegjësisht Beogradit…
Aso kohe krye-kislingu dhe siç e quanin në Universitet ” Çizmja Fashiste” Azem Vllasi me SS-ovcat e tij kishte vendosur të largojë nga Universiteti i Kosovës pjesën më të shëndoshë të Profesorëve Ligjërues…
U përjashtuan si të pa përshtatshëm dhe si teper të rrezikshëm profesoret Akademik si; Dervish Rozhaja ( rektori i Parë i Universitetit) Ak. Gazmend Zajmi, prof. Fehmi Agani, Muhamet Piraku, Mr. Ukshin hoti, halil Alidemaj, Muhamed Kullashi e shumë të tjerë…
Por ai i cili ishte më këmbëngulësi dhe që ua tha troq në fytyrë të gjitha gjërat ishte Akademik Ali Hadri, të cilin pasi e përjashtuan nga Instituti i Historis ( denocimin e bëri kush tjetër për pos Zekerija Canës) dhe në vendë të tij erdhi revizori Cana…
Me këtë rastë nuk mundë e të mos e sjellë një biografi të shkurtër për Profesorin e Nderuar Ali Hadri…
( E di që edhe me këtë rastë do të ketë ” hijena të natës” që do më akuzojnë për dialogje e monologje dhe se i kam si ” dobësi” ca figura tona, për mua shumë të dashur…)
SHKENCËTAR I MADH I DALË NGA GJIRI I POPULLIT
MË 2 DHJETOR TË VITIT 1987 PROFESOR ALI HADRI në moshën 61 vjeçare vdes. Ai ishte njëri ndërshkencëtarët më të mirënjohur të historiografisë jo vetum shqiptare por edhe më gjerë…
Akademik Ali Hadri u lindë në Lushnjë, më 3 mars të vitit 1926. Qysh i ri ai u aktivizua në Lëvizjen patriotike e revolucionare kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore studioi Histori dhe historiografi ku edhe u dallua me punime shkencore në fushën e historiografisë. Më vonë qe bërë profesor fakullteti e Universiteti në Prishtinë. Drejtoi Institutin e Historisë deri sa më 1982 e 1983 e larguan me dhunë shovenistët e Beogradit si dhe ia morën të drejtën e ligjëruesit. Gjithashtu në këtë kohë e nxorrën me dhunë në pension dhe praktikisht UDB-ja e mbajti nën mbikëqyrje ( në burg shtëpiak), në shtëpinë e vet në Pejë.
Në vitin 1984 Gjykata antipopullore e Beogradit, Akademik Ali hadrin e akuzoi për penale sepse gjoja paska ba falsifikime; se qenka i lidhur me organizata ilegale ” irredentiste”; se gjoja paska indoktrinuar pleq e të rinjë në Kosovë, e shpifje të tilla aspak të bazuara por të farkuara në ofiçinat e Beogradit.
Kontesti gjyqësor për Akademik Ali Hadrinë zgjati tri vjet, deri në mars të vitit 1987 ( pak muaj pas kësaj profesori i nderuar vdes se gjatë proqesit gjyqesor të jetë helmuar shendeti i tij me pije të ndryshme dhe me ndonjë medikament mundë të jetë e mundur dhe për këtë do të duhej të dëshmonte mjeksësia ligjore) të cilën akuzë ai e hodhi me vendosmëri duke thënë hapur se ajo është pjellë e shovenizmit dhe e forcave të errëta antishqiptare.
Në një letër që ua kishte dërguar gazetave të Beogradit, Akademik Ali Hadri shkruante: ” Aspak nuk do të pendohem që nëse edhe unë bie viktimë e sadizmit politik, sepse në këtë mënyrë edhe unë barti fatin tragjik të popullit tim”.
Vdekja e hershme e Akademik Ali hadrit, në këto situata të ndërlikuara me shumë të errëta të krijuara nga regjimi ushtarak e policor serbë, deklarata e tij që theksuam më lartë, merr një vërtetësi çuditërisht të tejdukshme për ndoshta një krim monstruoz të forcave pushtuese aq më parë kur dihet se këtë praktikë të likuidimit të shkencëtarëve shqiptarë UDB-a e kishte praktikuar edhe më parë si; Doktor Ali Sokoli, Xheladin Deda, prof. Sadullah Brestovcin, Ismet Gucinë etj…
Atë e hoqën nga jeta aktive shkencore në kulmin e pjekurisë së mendimit të tij shkencorë. Ai ishte orientues, mentor, recenzor dhe profesor i shquar.
Akademik Ali Hadri është i njohur po ashtu për polemiken e tij shkencore me V. Tempon të cilin e deklasoi plotësisht me kokëfortësinë e fakteve shkencore.
Akademik Ali Hadri i pari dha tezen shkencore, për të botuar një vepër më vete për pushtetin ushtarak në vitin 1945 në Kosovë dhe e botoi në revistën ” KOSOVA”. Ai në vitin 1981 menjëherë pas demonstratave botoi një artikull të gjatë rreth diskriminimit të shqiptarëve të Maqedonisë sidomos kundër gjuhës, kultures dhe toponimeve ku shovensitet maqedon ushtronin trysnin e tyre.
********* ********************
Një rast i papresedan kishte ndodhur aso kohe kur kishte vdekur Ali Hadri.
Siç shkruan Rilindja e Kohës, është numri i dates 16 dhjetor të vitit 1987. Ajo shkruan kështu:” Në qendrën krahinore Marksite E. Kardeli të prishtinës, në orën mësimore të sociologjisë, vijuesit e kësaj shkolle bënë nderime me një minutë heshtje për shkenctarin e madh të popullit tonë Dr. Prof. Ali Hadrin. Siç shkruan ” Rilindja ” e 3 dhjetorit, kur vijuesi i klasës së parë të brezit të XIV të shkollës politike, JUSUF VESELI ftoi vijuesit që t’i bëjnë nderime me një minutë heshtje Akademik hadrit…
Pas një thirrje anonime, UDB-a kishte marrë vesh dhe kishte vajtur menjëherë atje ku ishin arrestuar Jusuf veseli dhe ca të tjerë. Këso nderimesh iu kishin bërë pothuajse çdo kundë prof Ali Hadrit. Nga kjo, pushtetarët sa nuk ishin çmendur….

Megjithë përpjekejt e shumta të armiqëve të godisnin Universitetin e kosovës Ai së bashku me popullin tonë u qëndrojë të gjitha furtunave të kohës dhe ja ku jemi sot të gjithë tok së bashku:POpull e Universitet të bërë si Një!
DEMONSTRATA E 26 MARSIT E VITIT 1981
EDHE PSE KËRKESAT DHE PARULLAT e demonstratës së parë ishin kryesisht me karakterë social dhe ekonomik, ajo u cilësua si armiqësore dhe jo vetum që nuk u përfillën fare kërkesat e studentëve, jo që nuk u morë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes së tyre, po ndaj demonstruesve u përdorë dhuna policore. Kjo dhe arrestimët që u bënë, e shtuan edhe më shumë pakënaqësinë dhe revoltën e studentëve, e cila shpërtheu me forcë e vendosmëri edhe më të madhe në demonstratëne e 26 marsit. Studentëve në këto demonstrata iu bashkuan edhe një numër jo i vogël i punëtorëve, nxënësve dhe qytetarëve të tjerë.
25 MARSI
(TE KONVIKTAT)
Në Konviktat numer 3 dhe katër ngarendnin studentët sa te dhoma 410 e konviktit numër tre dhe te ai numer katër për të dhënë secili mendimet e tyre, se çfarë do të duhej bërë dhe se si organizuar për ditën e neserme, kur do të vinte në Kosovë, Stafeta e titos, që për shqiptarët e ndershëm, ishte simbol dhe demonstrim para hundëve, i pushtuesit serbo – jugosllav. Kësaj radhe të revoltuar edhe me reagimet e pushtetarëve për mbremjen e 11 marsit, studentët ishin të vendosur që të nesermen të protestonin, edhe me më zë, edhe më zhurmshëm dhe atë pikërisht ditën kur pushtetarët dëshironin të manifestonin rrugëve tona e që për ta ishin të huaja… U vendosë nga Grupi i Bajram Kosumit e ku bënin pjesë edhe shumë të tjerë si; **** Koci, Jonuz Jonuzi etj që të dilej në qytet për të protestuar….
(NË QYTET – PRISHTINA)
Qyteti bënte pregaditjet e tija për ditën e neserme ku kishin angazhuar trupa të ndryshme muzikore dhe këngëtarë që të nesermen të argëtonin të gjithë Ata qytetarë që do të dilnin për të prirë një statujë, të ftohtë, të vdekur dhe vrastare…
Por ashtu sikur në Konvikte që bëhej pergaditja për të demonstruar po ashtu edhe pushtetarët dhe UDB – kishin bërë planet e tyre për ditën e neserme…
Nata e 25 marsit ishte e gjatë- shumë e gjatë… Mbi Prishtinë kishte ra një vello e zezë e mistershme, me hiret e furtunave të nates dhe klithjet e pandala të hutinit…
(TE KONVIKTAT)
Edhe atje dëgjohej zëri vrastar i Hutinave të zinjë. Gjithë natën nuk pushonin së silluri vërdallë për të ndjellë të keqen e së nesermes. Por studentët nuk flini. Nuk kishin kohë. I kishin vënë vetes për detyrë që të nesermen të jenë Heronjë të Lirisë! heronjë Të Kushtetutës! heronjë të së Ardhmes. As edhe një i vetum në konvikte nuk po bënte gjumë. Edhe te konvikti i vajzave po vlonte si zgjua bletesh. Vajzat me fjongo të kuqe kishin vendosur që të nesermen t’i kapercenin muret. Po shkruanin parollat e tyre për vete dhe për vëllezerit e tyre. Për të nesermen dhe për Kosovën…
Pritej vetum zbardhja e ditës së neserme e 26 marsit për t0u përballë me një të panjohur shumë të madhe por që do të sillte lavdinë! Trimërinë! Bujarinë! Fisnikërinë! Besën!
Atë natë u betuan dhe thanë:Kush S’bashkohet është Tradhtarë!
Të Gjithë do të jemi bashkë! U zotuan studentët!
Tani më veq pritej kur do të agonte dita për të ecur drejt Lavdisë….
(TE KONVIKTAT)
Me të aguar dita, studentët kishin filluar të dalin në grupe të vogla për t’u mbledhur. Nata kishte qenë e gjatë dhe me plot misterje. Parollat ishin bërë gati dhe pritej vetum momenti se kur do të shpalosnin ato. Nën buzë filloi të ndëgjohej refreni:
“Eja mblidhuni këtu – këtu”
Ngadalë fillonin të mblidheshin, bijtë dhe bijat më të mira të kombit, sepse i thirrte Historia për të bërë zgjuarjen e popullit nga gjumi, për të përquar më në fundë zërin dhe amanetin e Rilindasve tanë në vendë…
(NË QYTET)
ATY TE GRANDI DHE PRAPA GRANDIT pushtetarët bëni pregaditjet e tyre të fundit për të festuar ardhjen e stafetes së krye-kriminelit Tito. ndegjohej herë pas herë nga altoparlantet muzikë sllave dhe shqiptare që propagandonin Vëllazrim – Bashkimin. Pushtetarët edhe pse bënin të gjtha këtë organizime serish ishin në siklet sepse e dinin që në tërë qytetin po zihej diçka… Kishin planifikuar që nxënësit e shkollave t’i nxirrnin në rrugë për të kriuar një imazh të rrejshum se, ja se si e presin shiptarët diten e stafetes. Por për një gjë të tillë ishin në mëdyshje sepse kishin marrë porosi të qartë; se edhe ata, nxënësit pra do të mundë të rebeloheshin. Në punëtorinë nuk mundë të llogarisnin sepse edhe ata ishin të recvoltuar prandaj kishin mobilizuar tërë udben, spiunët, policet me uniforma civile, partiaket, që të jenë poshtë Grandit në mënyrë që të krijohej një fotografi e rrejshme se gjoja ja shqiptarët në numër të madhë paskan dalë… Por nuk ishte ashtu…
ҪFARË NGJAU NË FAKTË MË 26 MARSË TË VITIT 1981
Duke e ditur që do të ketë Lëvizje studentësh, pushtetarët dërguan njeriun e tyre dhe kuislingun dhe shqiptar-shitesin Azem Vllasin së bashku me Pajazit Nushin nën përcjelljen e inspektorëve të sigurimit të shtetit, të cilët e kishin për detyre të hetonin se cilët studentë ishin më të zëshmit në kerkesat e tyre. Me të ardhur këta, kërkuan që studentët të formonin një komision dhe të hynin mbrenda në lokalet e rektoratit dhe të bisedohej me Ta. Qëlimi ishte i qartë: së pari donin që të identifikonin prijsit e revoltes studentore.
Së dyti llogarisnin në përqarjen në mes studentëve dhe
Së treti mendonin që duke pasur të bënin me një grup të vogël bashkëbiseduesish, do ketë ide më pak dhe mundsia e manipulimit do të ishte më e madhe…
Por këtë karem të Vllasit and Co nuk e hëngren studentët.
Ata kërkun të bisedohet në prani të të gjithëve dhe atë në sallën ” 25 maji sot 1 Tetori)…
Krerët tradhtarë, duke u hequr se gjoja po bisedojnë dhe po merren vesh me studentët demonstrues arritën t’i mashtrojnë ata dhe të fitojnë kohë për t’u përgaditur më mirë. Gjatë kësaj kohe u mobilizuan jo vetum forcat e policisë dhe të sigurimit, por edhe ato të ushtrisë, u mbyllën me policë nëpër fabrika e shkolla punëtorët e nxënësit( edhe pse më parë u ishte thënë të dilnin për të ” pritur” stafetën), kurse një kordon i fortë policësh dhe agjentësh të armatosur deri në dhëmbë, i rrethoi demonstruesit në lagjen e tyre dhe i ndau nga masat e tjera popullore që ishin gati t’u bashkohen.
Me t’i arritur këto qëllime tradhtarët ndërruan fytyrën dhe filluan menjëherë sulmin e egër mbi demonstruesit.
Krerëve tradhtarë të Kosovës iu dukën pak ghithë ajo mizori e zezë policësh dhe agjentësh të armatosur që u hodhën mbi demonstrues, iu duken pak edhe repartet e ushtrisë që ishin vënë në gatishmëri dhe kërcenonin demonstruesit edhe me aeroplanë, por thirrën edhe njësi të policisë specilae të Beogradit, për të shfryrë mllefin e tyre shovenistë mbi rininë tonë. mbi vëllezërit dhe motrat tona. Dhe xhelatët ” udbashë” të Rankoviçit e treguan veten dhe kënaqën jo vdetum vojvodët e tyre në NIsh e Beograd por edhe krerët kuislingë në Kosovë. Në mënyrë të poshtër e tinzare, këta kriminelë sulmuan studentët tanë të pambrojtur, kur këta ishin shpërndarë dhe ishin kthyer në konvikte, u hodhrën gazra lotësjellës, trullosës dhe helmues dhe pastaj u hodhën mbvi ta si egersira dhe bënë masakër të vërtetë. Xhandarët e Beogradit thyenin dyer e dritare të konvikteve, rrihnin egersisht secilin që gjenin për para( madje edhe ata pak studentë që nuk kishin mundut t’u bashkohen shokëve të tyre), fyenin e shanin në mënyrën më të poshtër jo vetum motrat dhe vëllezerit tanë studentë, por fyenin dhe shanin gjithë popullin shqiptarë, shanin nënën shqiptare.
Rrugaqët e Beogradit shkuan deri atje sa të thyenin dollapët dhe plaçkisnin edhe ato pak para e plaçka që kishin lënë studentët në dhomat e tyre. Qindra studentëve të gjymtuar e të lënduar rëndë, jo vetum që nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, por ata u derguan ashtu siq ishin drejtë e në qeli, ku u rrahën dhe u torturuan përsëri në mënyrë shtazarake.
Policia tradhtare e kosovës jo vetum nuk bëri asgjë për të penguar këtë masakër mizore jo vetum nuk ngriti zërin kundër veprimeve kriminale të çetnikëve të Rankoviçit, por kërcenoi rininë dhe popullin toë me masa edhe më të ashpra, po qe se guxojnë e ngriten përsëri… Kreret revizionistë në Serbi dhe Jugosllavi dhe këlyshet e tyre në Kosovë e mburrën haüpur dhunën dhe terrorin që përdorën dhe menduan se masat represive që ata ndërmorën do të ishin, siq thoshin ” një leksion i mirë” për rininë dhe gjithë popullin tonë.
Se sa u gabuan në vlerësimet e tyre shovenistët jugosllavë dhe tradhtarë shqiptarë u bindën shumë shpejtë. Dhuna dhe terrori i egër fashistë jo vetum nuk frikësoi rininë tonë të zjarrtë dhe popullin tonë trim, por përkundrazi, e shtuan edhe më shumë pezmin dhe urrejtjen e tyre ndaj armiqëve dhe tradhtarëve. Benzina që iu hodhë zjarrit që kishte shpërthyer, sigurisht që nuk do të shuante atë, por do ta shtonte edhe më tepër.
Dhe kështu edhe ndodhi.
Kupa e pakënaqesisë dhe revoltes ishte mbushur edhe më parë, por tani, pas dhunës që u përdorë ndaj rinisë, ajo nuk zinte më. Në këmbë u ngrit i gjithë kombi. Demonstrata e greva të shumta shpërthyen anëkëndë Kosovës. Demonstruesit hodhën parullën:” PUNËTORË STUDENTË E FSHATARË – JEMI NJË E TË PANDARË!” dhe ashtu u bë.
Me gjithë masat e jashtëzakonshme që ndermorën dhe megjithë mungesën e organizimit dhe pergaditjëve të nevojshme të demonstruesve, forcat policore nuk munden të ndalin armatën e madhe të popullit që mbushi rrugët pothuajse të të gjitha qyteteve të Kosovës.
Ditën e një prillit, nga të gjitha anët e Prishtinës lumenjë të mëdhenjë demonstruesish. duke qarë përmes reve të gazit lotësjellës, plumbave dhe bajonetave, u derdhën në qendrën e qytetit, u bashkuan dhe formuan aty një det të madh e të paparë. pamja që mori pamja e Prishtinës, qendra e saj ishte vërtetë madhështore. Nuk mundë të shihej aty asgjë përveq grushtave të fuqishum të më se 20000 mijë demonstruesve të të gjitha moshave e profesioneve, që ishin bashkuar me një qëllim të vetum e kolosal: kërkesën e të drejtave të ligjshme!
Nuk mundë të dëgjohej aty asgjë tjetër përveq korit madhështor të popullit që kumbonte në të gjithë qytetin, përveq brohoritjeve të fuqishme:
” KUSHTE PËR STUDENTËT!”, ” KUSHTE PËR PUNËTORËT!”, ÇMIMEVE STOP!”, ” dUAM pUNË!”, ” KTHENI KURBETÇINJËT!”, ” MJAFTË ME SHTYPJE E SHFRYTEZIM!”, ” POSHTË ROBËRIA – RROFTË LIRIA!”,
” LIRONI SHOKËT!”
” KËRKOJMË LLOGARI!”,
tË BURGOSURIT KOSOVARË KTHENI NË KOSOVË!”
” TREPÇA ËSHTË E JONA!”
” KOSOVA ËSHTË E JONA!”
” KOSOVA – KOSOVARËVE!”.
” KOSOVA-REPUBLIK˨KOSOVA REPUBLIKË!
” ADEM DEMAÇI! ADEM DEMAÇI! ADEM DEMAÇI!
” DUAM VETËVENDOSJE! ” TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI NJË”!
“JEMI SHQIPTARË S’JEMI JUGOSLLAVË!”
“KUSH S’BASHKOHET ËSHTË TRADHTARË!” ( kjo paroll edhe sot vlenë: kush s’bashkohet është tradhtarë!).
dhe buçisnin këngët:
Ushton Gryka e Kaçanikut….
si dhe
Kjo fusha e Kosoves nanë o gropa – gropa
Unë po shkojë ushtarë oj nanë më ka thirrrur….
dhe
BESA – BESË BESEN TA KAM DHANË
PËR KOSOVË JETEN KEMI ME DHËNE…
(Marrë nga gazeta ” LIRIA” – maj 1981 – numri tre i saj)
Vazhojmë me shkrime reth demonstrates së viti 1981
Me RASTIN E 25 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981
(MENDOJA QË TË PASHKËPUTURA TË UA SJELLË NJË PJESË TË TYRE POR NGA NDERHYRJET SHKRIMIT I JANË BËRË CA DISTANCA POR NË FUND DO TË JU SJELLË EDHE NJË HERË PËR ATA QË DUAN TA KENË NË TËRËSI SI TEKST)
DATA E NJË PRILLIT ishte një ditë e mirë pranverore. Burgosjet e shokëve që kishin filluar që nga 26 marsi e këtej, studentët nuk mundnin ashtu kot të rrinin e të vështronin se çfarë po ngjetë. Intervenimi brutal i policisë, nëpër konvikta, e kishte shtuar edhe më urrejtjen ndaj pushtetmbajtësve dhe sahanlëpirësve të tyre… natën e 26 marsyit studentët ishin detyruar të barrikadoheshin te konvikti numer 4, duke vërë çfarë kishin për të penguar hyrjen e policisë, e cila në pamundësi të hyrjes, hedhte gazë lotrësjellës mbrenda dhomave të studentëve…
Kjo dhunë e paparë gjerë më atëherë kishte bërë jehonën dhe tani më e verteta nuk mundë të mbyllej në mënyrë hermetike në brendësi të dy krahëve të guacës…
Që nga mesdita e 1 prillit të vitit 1981 kishin filluar protestat e studentëve, të cilët tentonin të hynin në qendër të qytetit. tani më parulla kryesore ishte ajo: KOSOVA REPUBLIKË! ADEM DEMAÇI! LIRONI SHOKËT!
NJË GRUPË STUDENTËSH NGA FAKULLTETI fillosofik bëntë përpjekje për të thyer barikaden, pra kordonin e policisë dhe për të dalë në Rrugën kryesore ( tani Nëna Tereza) teksa një grupë tjetër studentësh, kryesisht të Ekonomikut, Juridikut, Difit, SHLP-ës dhe teknikut nga ana tjetër, Rrugës mbi Teatër, po ashtu bënin përpjekje, nga ana tjetër, përmes pjeses ku është Teatri dhe Hotel Unioni, të dilnin te ” Shtëpia e Mallrave”( sot ku gjendet Ministria e Melihate Termkollit), të shperthenin kordonin dhe të dilnin po ashtu ke Rruga Kryesore e Qendres…
Pra qëllimi ishte i qartë: Të protestohej në qendë dhe atë Para Komitetit krahinor ( pra te selia që më parë Partit, të gjitha kishin zyret e tyre)…
Por policia ishte e vendosur, që edhe kësaj radhe të mos linte as edhe një studentë të mundet të depertonte në qendër… Por megjithë planet e tyre që kishin bërë UDB-a nuk kishte llogaritur si duket në punëtorët. Aso kohe pikërisht në ora 14°° lëshoheshin punëtorët nga puna ( ndrrimet e para) dhe pritej që ardhja e punëtorëve të Oblilqit ( Keku sot) të ishin në Prishtinë aty kah ora 15°°.
Me të mbërritur punëtorët dhe duke parë që një grupë nga Fakullteti Fillosofik po tentonin të hynin në qytet si dhe duke parë gjithë Ata policë të uniformuar dhe të armatosur deri në dhëmbë, punëtorët nga mbrapa krahëve të policëve vendosin të përzihen, nga frika se do të mundej ndokush të shti me armë në rinin studentore…
Policët të gjetur para kësaj befasie të papritme detyrohen të lëshojnë udhë dhe grupi i studentëve që vinte nga Fakullteti Fillosofik por edhe nga drejtime të ndryshme ( individë) arrijnë të thyejnë kordonin dhe të marshojnë drejt rrugës kryesore per tu ndalë Para Komitetit Krahinor me kerkesat e tyre për: Liri – Barazi- Kushtetut- republikë dhe…
kërkesa Lirona shokët…
Disa aparatçikë që kishin bërë përpjekje të bisedonin me studentët u ishte thënë qartë se PA LIRIMIN E SHOKËVE TË BURGOSUR NUK DO TË KETË SHPERNDARJE TË DEMONSTRUESVE SI DHE ATY DO TË RRIMË ME DITË E NATË TË TËRË KU DO TË PRESIM LIRIMIN E SHOKËVE…
Nga ana tjetër akoma grupi i dytë i Studentëve, që akoma kishin mbetur aty lartë mbi teater para Sllovenia Sportit me gjithë përpjekjet nuk po mundë të thyenin kordonin e policisë… Prapa supeve të policëve gjithnjë e më shumë po mblidheshin qytetarë të cilët, ca nga kureshtja ca nga ndjenja po vështronin… Nga ajo pjesë e qytetit janë edhe dy shkollat e mesme të qytetit: Gjin Gazuli dhe Gjimnazi Sami Frashëri si dhe pak më largë ishte shkolla e mesme apo si njihet ndryshe” shkolla Normale e Prishtinës”…
Duke e ditur se çfarë po ngjetë në qytet dhe se do të duhej të organizohej një protestë me pjesmarrës sa më shumë profesoret patriota të shkollës Teknike të Prishtinës Meriman Braha ( më vonë i dënuar me 7 vite burgë), Nezir Myrtaj ( më vonë i dënuar me 12 vite burgë) Shaqir Zeneli ( më vonë i dënuar me 4 vite burgë) por edhe profesor të tjerë të kësaj shkolle, e që ishin patriotë me plot kuptimin e fjalës u thonë nxënësve, ndrrimit të pasditës se; sot nuk mbahet më mësim sepse vëllezrit dhe motrat tuaja kanë dalë me mbrojtë nderin e demonstratave.
Dhe kështu nxënësit e këtyre shkollave nisen për të dalë në qytet. Grupi i protestuesve ishte akoma mbi teater dhe po ashtu policia kishte bërë kordonin e saj, aty ku gjendet sot selia e Qeverisë… Por kur protestuesit ( studentët) panë që prapa kordonit të policisë po vinte një masë e madhe nxënësish me të cilët ishin bashkuar edhe qytetarë, morën guxim, hovë dhe mësynë në drejtim të kordonit… Policët duke parë që, ishin vu tani në mes të dy zjarreve papritmas detyrohen të hapin rrugë, të skajohen dhe kështu studentë e nxënës u bënë bashkë. Ashtu të bashkuar u nisën në drejtim të Qendres.
Pra, nga Teatri në drejtim të Grandit me destinacion ndalesen të Komiteti Krahinor i athershmi… Por gky grupë akoma pa u afruar mirë të Hotel Iliria veq verenë që atje para Komitetit ishin me mijera duke protestuar…
Lexues të nderuar,
Njeriu, pra mendja e njeriut nuk mundet e e përshkruan atë ndjenjë kur: ata që ishin veq para Komitetit kur panë që nga ana tjeter po vinin po ashtu një numër i madhë i vëllezerve dhe motrave të tyre të cilët, të dyja palët u vërsulen drejtë njera tjetres nga gëzimi duke u përqafuar dhe
duke kënduar këndën:
Ushton gryka e Kaçanikut…
Besa Besë besen ta kam dhanë…
PAS NJË KOHE ERDHI NJË NJOHTIM SE NGA PUSHTETARËT SË SHPEJTI DO TË JIPEJ NJË NJOFTIM SE A DO T’I LIRONIN APO JO SHOKËT E BURGOSUR…
Eja Mblidhuni këtu këtu…u tha me siguri dikund aty nga ora 19°° do të merrnim një përgjigje…
është e paharrueshme forumistë të nderuar se si ndodhi ajo gjë por papritmas morem njohtimin se të gjithë qytetarët ishin mobilizuar dhe se ishin duke sjellur ushqime për demonstruesit të cilët që nga mëngjesi ishin në këmbë… sa qelë e mshelë sytë filluan të vini me mijera bukë, suxhuke djathë e çka jo sikurse edhe ujë për të gjithe….
Me siguri atyre që kanë qenë pjesmarrës do të ju kutjohet kjo gjë… Nga ndertesat përreth viheshin re SPIUNET të cilët bënin fotografit e tyre por askush qante më për ta…Pasi u bë shperndarja e ushqimeve per mijera demonstrues po ashtu është e papershkrueshum kur të gjithë u ulen në asfaltë dhe po hanin darkën e tyre në një sofër të madhe me emrin Kosovë e të servuar nga vetë populli….
Tashti po afrohej ora 19°° dhe per çdo momentë pritej që të merrnim një përgjigje nga ata që kishin thënë që; së shpejti do tu tregojmë vendimin tonë..
Dhe me të vërtetë aty pak para orës shtatë janë dëgjuar krismat e automatikëve në ajër dhe hudhja e panumert e gazit lotës-sjellës në mesin e turmës. Pra tradhtaret e kishin llogaritur mirë që po sa të bie terri mirë e mirë të hudhnin sa të mundnin gazë lotësjelles dhe helme tjera që kështu në një mënyrë nga ikjet demonstrueasit të shkelnin njeri-tjetrin kështu që të shkaktohej një tragjedi e vertete. Por ata nuk kishin loogaritur që atë natë ishin të pergaditur të gjithë të vdisnin për një dhe një për gjithë…
Pas këtij intervenimi të madh dhe qyqarë të policisë, studentët duke mos guxuar që të terhiqeshin drejtë konvikteve atëherë marrin udhë në drejtim të lagjes më revolucionare jo vetum të Prishtines por edhe të tërë Kosovës, në drejtim të VRANJEVCIT ( sot Kodra e Trimave)… Dhe per çudin e tyre të madhe, me të mbërritur në këtë lagje ata ishin befasur kur kishin parë që i tërë populli ishin dalur në rrugë kishin bllokuar rrugët dhe nuk linin kundë automjet të kalonte…
Atë natë rrugët e qytetit u skuqën me gjakë, por populli ynë heroik nuk u frikësua. Ai i hapi dyertë dhe i strehoi bijat e bijtë e tij luftëtarë, u dha bukë… Tani në Vranjevc kishte filluar një rezistencë me aktive dhe me gjuhë të njejtë si ajo e policëve: pra balafaqim në mes atyre që ishin të armatosur me automatik dhe atrye me gurë ne xhep dhe me idealin e lirisë në zemër!
Atë mbrëmje aty kah ora 19:30 minuta një BMW me targa të policisë duke ardhur nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Prishtinës, kishte filluar të gjuajë ndonjeri nga udbashet që ngaq vetura në lëvizje në drejtim të demonstruesve të barrikaduar..
Dhe pasi kishte shperthyer barrikaden te ” shitorja e Sharbanëve” siq i thonë një vendi atje aty dikund afër shkollës Asim Vokshi demonstruesit kishin arritur që me gurë ta ndalnin veturen por fatkeqësisht jo edhe ata që kishin gjuajtur tëcilër kishin arritur të iknin më këmbë në drejtim të urës ku qëndronin policët…
Në atë veturë kishin gjetur dokumentat e një sigurimsi të Beogradit si dhe një revole ( e cila si duket nga frika a kishze ra)… Natyrisht, pasi që çdo gjë dihej se si ishin tradhtuar studentët dhe se si kishte intervenuar policia me brutalitet as një dhe as dy herë su mendua por iu dha flaka makines…
Ishte makina e parë e djegur e okupatorit ne ato demonstrata…
Atë mbrëmje populli u hapi zemrat djemëve dhe bijave të tij: u dha bukë,kripë e zemër e ua lidhi plagët.
POPULLI E KUPTOI ATË NATË MË MIRË SE KUSH ISHIN ARMIQTË E TIJ TË VERTETË DHE KUSH ISHIN BIJTË E TIJ TË VËRTETË!…
VIJON…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura