DR.AFRIM EMINI: JASHARËT DO TË JENË EDHE MË TË FORTË

Deggendorf (München), 06. 03. 2015 – Protagonistët e skenarit të Epopesë së UҪK’së mbase nuk kanë bërë analiza (SORK) të hollësishme, kur përdorën Kryeministrin Mustafa dhe Kryekuvendarin Veseli, për të defaktorizuar të padiciplinuarit e familjes Jashari. Baca Rifë mbase akoma pa folur Bekimi do të ketë thënë në heshtje: Ah bre qena, (edhe një herë) me pretë në Besë.
Psikogrami i bërë nga Protagonistët, për personalitetin e Rifat Jasharit ishte shumë i saktë (por jo edhe për Bekimin). Baca Rifë edhe njëherë dëshmoi madhështinë e tij. Jo rastësisht ishin të tillë bijtë e mësuesit Shaban Jashari. Ai heshti (edhe kësaj radhe), i bindur se heshtja e tij është në dobi të Kosovës. Unë mendoj që ai dëshmoi urtësinë e familjes atdhedashëse. Por, unë poashtu mendoj që rrebelimi Bekimit (të Hamzës) ishte shprehje e menqurisë së tij. Sa do të krenohej Hamzai me djalin e tij… Reagimi i tij nuk ishte afektiv (siç e kualifikuan dy kosovarët në emisionin “Clic” të 21-shit kosovar). Afekti i shpërfaqur konoton me dhimbjen shpirtërore që ndjeu Bekimi ato çaste të rënda për shumë dëshmorë të Kombit. Shumë prej tyre (Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra…) Bekimi i ka njohur nga afër, ka ngrënë bukë në një tavolinë.

Tani kur po shkruaj këta rreshta, është mesnatë. Ma thotë mendja se Jasharët përkundër lodhjes, janë duke kuvenduar të gjithë bashkë në Odë për ditën e nesërme. Nuk ma ha mendja se Murati ka ndenjur në Tiranë. Ata janë të menqur, këtë e dëshmoi rrebelimi i Bekimit të urtë, dhe këtë e dëshmoi edhe heshtja e Bacës Rifë.
Ata janë të vetëdijshëm për grackat e shumta dhe trysninë psikologjike që ushtrohej ndaj tyre gjatë gjithë këtyre viteve.
Më bëhet sikur po dëgjojë Rifat Jasharin duke u thënë djemëve“… na prenë në Besë…” dhe pasi të kenë rënë në ujdi për rrjedhën e nesërme do të shpërndahen për të kujtuar Marsin e dhimbshëm deri sa t’i zë gjumi.
Por çka do të sjellë dita e sotme?
Jasharët do të jenë sot edhe më të fuqishëm. Përpjekjet për defaktorizimin e tyre do të dështojnë, ngase ata janë bujarë, fisnikë dhe atdhedashës.
Shqiptarët, nga të gjitha anët do të mësyejnë sot e nesër Kullat në Prekaz për t’ua bërë me dije të gjithëve se më 5, 6 e 7 Mars, Jasharët u flijuan duke mbrojtur Atdheun, Flamurin Kombëtar dhe Dinjitetin e Familjes…

Bekim Jashari , ju thotë turp! 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura