DR.AGIM ZOGAJ: VITET E PASLUFTËS DHE DIPLOMACIA E FSHEHTË (6)

Pashtriku, 27 shtatoir 2020:
Megjithatë, moment vendimtar, përka-tësisht, kthesënë diplomacinë paqësore ndërkombëtare të pasluftës ishte Konferenca e Jaltës (4-11 shkurt 1945), në të cilën u vendos që vendet balltiketë gllabëroheshin dhe të bëheshin pjesë integrale e Bashkimit të atëhershëm Sovjetik. Fjalët e Stalinit dhe premtimet dhënë Rozveltit dhe Çërçillitse do të lejonte zgjedhje të lira në Polonie Hungari mbetën vetëm fraza diplomatike që u zbehën qysh në ditët e para pas përfundimit të takimit në Jaltë. “Rozveltika të drejtë të mendojëse sakrifikimi i Polonisë e Hungarisë është i pranueshëm, nëse duhet të paguajë haraçin për arritjene paqesbotërore”.66 Paqja e arritur në Jaltë do të ishtenjë paqe e brishtë, shumë e paqëndrueshme, në radhë të parë, ndërmjet vetë shteteve që bënë ndarjene re të botës. Ndërsa, sa i përket Shqipërisë, si do të shohimnë vijim, ajo u sakrifikua në favor të aspiratave sovjetike për sfera të reja të influencës së dominimit strategjik. Madje, çështja shqiptare u la qëllimisht në sferën e Lindjes pa u përmendur me asnjë fjalë në Konferencëne Jaltës. Në fakt, Jalta: “… Në vend që të çojë në një paqe të qëndrueshme, lë të lira të gjitha egërsitë e realizmit sovjetik. Në realitet, jo vetëm sovjetizimi i gati gjithë Evropës Juglindore, por edhe grushti i shtetit të Pragës, edhe situata koreane, situata indokineze, fitorjae Mao Tse-Tungut, muri i Berlinit, situata në Kubë, implikimi i manovrës komuniste në dramën e diskriminimit racial në Shtetete Bashkuara, etj., embrionin e kanë në marrëveshjen e 11 shkurtit 1945. Në Jaltë, komunizmi ndërkombëtar kuptoi lehtësinë e Perëndimit dhe që atëherë nuk do të lodhej së bëri padrejtësira”.67
Jalta kishte përgatitur, qëllimisht ose jo, ndarjen e re, në radhë të parë të Evropës në dy blloqe. Gjashtë dhjetë ditë më vonë, pikërisht para se të vdiste, Rozvelti do t’i kuptonte gabimet e tij në dyluftimin e pabarabartë politikme Stalininnë Jaltë, do të ndërgjegjësohej për mospërfilljen e sugjerimeve të Çërçillit inteligjent e të vetmuar, por ai pendim ishte tepër i vonuar. Madje, të pafuqishme dhe krejtësisht të pa efektshme ishin edhe fjalë te hidhërimit në letrën që Rozvelti i dërgoi Stalinit, më 1 prill 1945. Rozvelti, gjithsesi i shqetësuar me zhvillimet ndërkombëtare pas Jaltës dhe ofensivën e sovjetikë vepër komunizimin e shteteve, të cilat i kishte përcaktuar si zona influence dhe interesi strategjik, një orë para se të ndahej nga kjo jetë, për herë të fundit i drejtohej me një telegram Çërçillit, duke i sugjeruar për ngushëllim:“Të minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur problemin sovjetik. Megjithatë,duhet të mbetemi të fortë”.68
Lufta diplomatike do të vazhdonte edhe me ardhjen e Trumanit për president të ri të SHBA. Në mars të vitit 1947, u bë publike doktrina e ashtuquajtur “Truman”, kurse tre muaj më vonë doli edhe iniciativa e PlanitMarshall,e cila,me kalimin e kohës, u bë simboli një shembulli të suksesshëmtë rimëkëmbjes së marrëdhënieve politike dhe ekonomike të Perëndimit, por edhe të frenimit të sovjetizimit dhe komunizimit. Natyrisht, Bashkimi Sovjetik duke qenë i shqetësuar se, përmes këtij plani, Marshalli (George Marshall, sekretar i shtetit të SHBA) do të rriste influencën e Perëndimit mbi shtetete Evropës Lindore, të cilat ishin nën ndikimin sovjetik, e kishte kundërshtuar këtë plan. Në atë kohë, shtetet që ishin nën ndikimin e politikës sovjetike dhe jugosllave, ndër to edhe Shqipëria, e kishin kundërshtuar PlaninMarshall. Në Konferencën e Jaltës, Shqipëria nuk u përmendas në diskutime e as në paragrafët e tekstit integral të marrëveshjes, që njëherit ishte edhe dokumenti përfundimtar i konferencës së trifuqive. Në kreunVIII, IX, X dhe XI të dokumentit përfundimtar të Konferencës së Jaltës, të titulluar “Evropa Juglindore”, bëhej fjalë për marrëdhëniet dhe pozitën e re gjeostrategjiketë Jugosllavisë, Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë e Austrisë, ndërsa Shqipëria nuk figuronteas gjeografikisht. Shteti shqiptar dhe qeveria e re e dalë nga Lufta Antifashist e Nacionalçlirimtare ishte lënë në harresë jo rastësisht, sepse kjo nuk ishte hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që në konferenca ndërkombëtare të lihej qëllimisht në harresë, të izolohej ndërkombëtarisht e të mbetej në mëshirën e aspiratave të fqinjëve apo të fuqive të mëdha që nuk i takonin bllokut Perëndimor. Pra, Shqipëria edhe në Jaltë po lihej si zonë interesi në orbitën fillimisht jugosllave dhe më pas atë sovjetike, pavarësisht se populli shqiptar ishte i vetmi ndër popujt e rajonit ballkanik të Evropës Juglindore që e kishte çliruar vendin nga nazifashizmi pa ndihmën ushtarake të fuqive të bllokut antifashist, madje, pavarësisht traditës properëndimore të shtetit shqiptar, veçmas në kohën e Zogut. Nga analiza e arkivave historike del se nuk qëndronte konstatimi se vetëm Polonia dhe Rumania ishin sakrifikuarpër paqene brishtë të tri Fuqive të Mëdha. Rrjedhimisht, nuk mund të qëndronte supozimise Shqipëria po mbetej penge Lindjes vetëm për arsyese në krye të shtetit të ri kishte ardhur një qeveri komuniste. Pra, lënia e Shqipërisë në kthetrat e jugosllavëve, përkatësisht të bllokut të Lindjes, nuk mund të justifikohej kurrsesi me instalimine një shtatmadhorie komunistenë kryetë Shqipërisë së re, siç kishin interpretuar historianët dhe politikanët e ndryshëm ndërkombëtarë, por edhe shqiptarë.69
Në këtë kontekst, pra, të lënies së Shqipërisë në orbitën e Lindjes e jo të Perëndimit, fjala ishte për marrëveshjet e fshehta ndërmjet Rozveltit, Çërçillit dhe Stalinit, e jo siç thuhej e shkruhej se kjo po ndodhte për arsye të ardhjes në pushtet të një qeverie komuniste. Në Komunikatën e 11 shkurtit 1945, në ditën e përfundimit të Konferencës së Jaltës, ndër të tjera, në kreun e pestë të Deklaratës mbi Evropën e çliruar, shkruhej: “Një nga parimet e Kartës së Atlantikut është që të gjithë popujt kanë të drejtën të zgjedhin formën e qeverisë, nën të cilën mendojnë të jetojnë dhe që të drejtat sovrane të autonomisë, nga të cilat u zhveshën me forcë prej vendeve agresore, duhet t’u kthehen…Vendosjen e qeverive provizore, në të cilat do të përfaqësohen gjerësisht të gjithë elementët demokratë të popullsisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira, duhet sa më shpejt të formojnë qeveri që i përgjigjen vullnetit të popullit… ”.70

Enver Hoxha dhe Nako Spiro

Analizuar nga ky pikëvështrim del se i ashtuquajturi Treshii Fuqive të Mëdha Aleate, në rastin e Shqipërisë, nuk i kishte përfillur deklarimet e veta të bëra publike, pra, që të respektonte të drejtën e popujve që vetë dhe pa imponime të zgjidhnin formën e qeverisjes, nën të cilën mendonin të jetonin. Mbi qeveritarët shqiptarë ishte bërë përjashtim i kobshëm dhe hakmarrës në ndëshkimin ndërkombëtar, përmes presioneve të gjithfarshme, kryesisht në vitet 1945, 1946 dhe 1947. Kjo vetëm për faktin, sepse siç thuhej në atë kohë në qarqet diplomatike europerëndimore, në Shqipëri erdhi në pushtet një qeveri komuniste. Natyrisht, nga kjo distancë historike, kur në hapësirën ndërkombëtare, dhe jo vetëm të botës shqiptare, kemi një realitet të ri të rendit të ri botëror, është e vështirë dhe ndoshta edhe e pakuptimtë të pretendosh që të shkruash një histori hipotetike. Prandaj, askush nuk do të mund të thoshte me saktësi se ç’do të ndodhte nëse marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin pas luftës do të kishin marrë të mbarën. A thua vërtet Shqipëria po mbetej, po rirreshtohej karshi bllokut ideologjik të Lindjes me dëshirën vet dhe vullnetin e popullit të saj, pavarësisht përcaktimit të pathyeshëm të qeverisë së parë komuniste të Shqipërisë që të mos pranonte ultimatumin Perëndimor, e në radhë të parë atë anglo-amerikan, si dhe që të mos lejonte zgjedhjete lira shumë partiake në vend, pra, që të vendoste regjimin totalitar komunist? Padyshim, me këtë orientim të politikës së jashtme nuk pajtohej pjesa dërmuese e popullit shqiptar, pavarësisht gjithë propagandës agresive të PKSH dhe kokëfortësisë së pashembullt të udhëheqjes së saj, me në krye Enver Hoxhën. Udhëheqja e re shqiptare e ballafaquar midis shpresës për përkrahje ndërkombëtare, ideale vepër Shqipërinë e re të pavarur, por jo demokratike e shumë partiake, ruajtjes me çdo kusht të pavarësisë nga kërcënimet greke dhe dinakëria jugosllave, e më vonë edhe ajo sovjetike, si dhe nga ana tjetër e bllokadave, izolimit ndërkombëtar që nga ditët e para të pasluftës, përkatësisht izolimi nga bota Perëndimore, u gjet në pozitë më të vështirë dhe më të papërshtatshme se qeveritë tjera po ashtu komuniste të vendeve fqinje. Qeveria e re e dalë nga lufta dhe nga zgjedhjet një partiake jopluraliste e gjeti veten me pavarësitë rivendosur në kufijtë e paraluftës, në kufijtë e Shqipërisë së ndarë e të copëtuar, ndërkohë që, duke mënjanuar politikisht opozitën demokratike properëndimore në vend, madje edhe duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, me shpejtësitë rrufeshm e imponoi vullnetin e saj diktatorial para popullit. Në rrethana të tilla, çështja e hapur e Kosovës as që shtrohej në rend dite për qeverinë komuniste të Shqipërisë. Sipas vendimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, Jugosllavisë së re iu pranuan kufijtë e Jugosllavisë mbretërore, të krijuara më 1918, kështu që u legalizua ndërkombëtarisht mbetja e Kosovës së pushtuar në kufijtë e shtetit jugosllav. “Qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, duke bashkëpunuar në të gjitha fushat e jetës me qeverinë jugosllave, shprehu besimin e saj se çështja e Kosovës do të zgjidhej në përputhjeme parimin e vetvendosjes dhe do të realizohej më vonë, se atëherë nuk ishte momenti për t’u zgjidhur kjo çështje. Prandaj, ajo nuk e ngriti asnjëherë këtë çështje për zgjidhjenë forumet e saj, si edhe në forumet ndërkombëtare”.71
Nga ana tjetër, po ashpërsohej kundërshtimi i vendosuri Perëndimit për të njohur qeverinë komuniste të Enver Hoxhës, ndërkohë që udhëheqjae re po e thellonte kursin e luftës ideologjike dhe diplomatike kundër qeverive perëndimore, në radhë të parë të SHBA dhe Britanisë së Madhe. Me kopjimin e sistemit politik, ushtarak, ekonomik dhe ideologjik jugosllav, Shqipëria nuk mund të ishte përjashtim në zhvillimet e brendshme të shtetittë ri socialist. Pra, në emër të një ideologjie totalitare, në shoqërinë shqiptare po vendosej një shtet dhe sistem totalitar, ndërsa dhuna dalëngadalë po bëhej ligj që diktonte prishjen e ekuilibrit brendakombëtar. Për opozitën politike, gjatëluftës, në fund të saj dhe në ditët e para të çlirimit, po vinin dhe po paralajmëroheshin ditë ankthi dhe përndjekjesh. Shqipëria komuniste po fillonte luftëne re politike brendakombëtare me përmasa tepër tragjike. Por, paradokset nuk ishin vetëm me ngjyrim shqiptar, sepse në vitet e para të pasluftës, kur Evropa e mbërthyer me idealine ndërtimit të një jetë të re, të lirë dhe të denjë, në një kuptim po bëhej ideal i qytetërimit të ri, kishte shembuj kur edhe intelektualë evropianë në zë72 filluan të shihnin me një kureshtje, shpresë dhe besim mashtrues qytetërimin e ri të Lindjes. Megjithatë, diktatura e re me ngjyrim komunist po zinte rrënjë në shtetin shqiptar, i cili sapo kishte dalë i shkatërruar nga lufta. “Në punët e brendshme, regjimi i ri shumë shpejt nisi një formë të rreptë të luftës së klasave, duke filluar nga gjyqet publike të bashkëpunëtorëve dhe të “armiqve të popullit”, si dhe dënimet me vdekje duke i internuar familjet në kampe pune dhe duke shpronësuar pasuritë, më tej vijoi me eliminimin nëpërmjet taksave penale për këdo që mund të vështrohej si kapitalist dhe kështu, në gusht 1945, arritinë një reformë rrënjësore për tokën që e shfarosi gjithë klasën e vjetër të pronarëve të tokave”.73
Nuk do të kalonte shumë kohë, veçmas pas shuarjes brutale e të përgjakshme të kundërshtimeve të hapura të grupeve dhe personaliteteve opozitare, intelektuale dhe me shpirt demokratik, dhe, po bëhej përditë e më e qartë se në realitetin e ri të Shqipërisë së pasluftës nuk ishte fjala vetëm për një parti, pra PKSH, por se ajo në të njëjtën kohë ishte një ankth i ngjitur në pushtet. Politika e asaj partie nuk ishte një politikë shoqërore: ishte vargëzim i zgjedhjeve dhe vendimeve të gabuara, ishte një inkuizicion i ri”.74
Jeta e shoqërisë shqiptare dalëngadalë po përshkohej nga kultura e urrejtjes dhe e hakmarrjes, ndërsa hapi nga: “Dëshmor në tradhtar kishte qenë shumë i shkurtër dhe nuk kushtoi që të vdekurit nuk mund të kenë të drejtë”.75
Nako Spiro, më 7 shkurt 1945, përmes gazetës “Bashkimi” përkujtonte dhe njëkohësisht kërcënonte: “Shqipnija mbarë kërkojti gjyqin dhe dënimin e Mithat Frashërit, Abaz Kupit dhe shokëve të tyne. Ata qi shpresojnë të përfitojshin nga gjëndja e këtyre kriminelave jashta Atdheut për të kurdisë, vratë tjera në shpinë të popullit tonë, le të marrin mirë shënim për këtë”.76
Mesazhi i Nako Spiros ishte i qartë. Në të njëjtin artikull citoheshin edhe fjalët e Koçi Xoxes, thënë më 4 shkurt 1945, në mitingun e mbajturnë Tiranë:“Vdekje dhemallkimkriminelëve të luftës dhe tradhtarëve të Atdheut”.77
Ndërsa, idealet edhe të vetë FANÇ për bashkimin e ëndërruar të popullit shqiptar dhe krijimin e një shoqërie të re të lirë dhe demokratike përditë e më tepër po veniteshin. Ishte e qartë se shoqëria dhe shteti shqiptar i pasluftës po ballafaqoheshin me sfida dhe kundërthënie të jashtëzakonshme, ndoshta për shumëkënd edhe të papritura. Por në radhë të parë, mosmarrëveshjet dhe konfliktet, jo vetëm politike brenda përbrenda faktorit politik shqiptar, po paralajmëronin largimin dhe shkëputjen gjithnjë e më dramatike nga ideale te luftës dhe të lirisë. Në ditët e paratë çlirimit, në planin politik po ravijëzoheshi preferencat kryesisht për Jugosllavinë titiste, e cila me dinakëri të përpiktë sllave i fshihte synimet grabitqare të serbëve, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj shtetit shqiptarnë tërësi. Portat e gllabërimit të Shqipërisë tanimë ishin hapur tërësisht, ndaj synimet sllave për daljen në ujërat e Detit Mesdhe, e pse jo edhe përmes portës së Durrësit, në vitet e para të pasluftës, dukeshin krejt të afërta dhe të realizueshme. Populli shqiptari zënë në befasi, i mashtruar në shpresat e veta dhe i braktisur në fatine vet, tanimë nuk kishte as alternativë. Disa autorë shqiptarë (shih: Amik Kasarohu,vep. e cit.) janë të mendimit se shkaqet kryesore që çuan në prishjen përfundimtare ndërmjet blloqeve dhe grupacioneve politike, në fund të luftës dhe në muajt e parë të çlirimit, ishin: çështja e Kosovës dhe qëndrimi ndaj aleatëve. Megjithatë, duhet shtuar se ndër çështjet thelbësore të prishjes së ekuilibrit midisforcave politike brenda shqiptare ishin mospajtime te thella dhe të pakapërcyeshme që kishin të bënin me trajtën e së ardhmes politike të shtetit shqiptar. Pra, ishin shtruar tri trajta të papajtueshme rreth rregullimit të ri kushtetues-juridik të Shqipërisë së pasluftës:“…Një republikë komuniste ishte synimi i PKSH, një shtet demokratik i lidhur me Perëndimin parashihej në programin e Ballit Kombëtar, një monarki me në krye familjen mbretërore të ishmbretit Zog parashihej nga Legaliteti”.78
Militantizmi komunist ishte shprehure dhe në ditët e para të Shqipërisë së dalënga lufta. Nako Spiru, udhëheqës komunisti dealist, i cili më vonë edhe vetë do të binte viktimë e iluzioneve ideologjike dhe e luftës së klasave, në janar të vitit 1945, në gazetën komuniste “Bashkimi”, me tone kërcënuese, paralajmëronte: “Me kriminelët e luftës duhet të dënohet, duhet të shembet, duhet të çduket nga rrënjët e gjithë politika e bashkëpunimit me okupatorin, e gjithë politika dhe e gjithë propaganda kundër lëvizjes nacional-çlirimtare, kundër krijimit të një Shqipnie të re demokratike, të një Shqipnie të popullit. Me kriminelë te luftës duhet të varroset, për mos me u ngjallë ma kurrë, në asnjë formë, edhe rruga e tradhtisë”.79
Ndërsa, në fjalën tij mbajtur në Tiranë në mitingun e 28 janarit 1945, Spiru ishte edhe më decidiv, duke kërkuar para mijëra tiranasve: “…Na kërkojmë dënimin e kriminelëve të luftës. Ata qi përpiqen qi të shtrembërohet ky problem dhe të humbin gjurmat e përgjegjësve politik, e bajnë tamam për të kundërtën”.80
Lame Kodra (Sejfulla Malëshova), në mars 1945, shkruante:”Sot gjithë populli shqiptar po mëson se ata që kanë ulëritursi çakenjpër Kosovë e Çamëri, kanë qenë lidhure kanë bashkë punuar ngushtë me xhelatë te shqiptarëve të Kosovës e të Çamërisë”.81
Paralajmërimet e këtilla për qërim hesapeshme ata që me armë apo jo, gjatëvitevetë luftës, kishin qenë kundërshtarë politikë, po instaloheshin edhe institucionalisht në emër të pastërtisë ideologjike të luftës së klasave. Nuk vonoi dhe të parët që u pushkatuan, madje në ato ditë kur po përfundonte lufta, ishin disa dhjetëra intelektualë të Tiranës. “Dhjetëra qytetarë u pushkatuan në breg të lumit: midis tyre ishin edhe dy shokë fëmijërie të Hoxhës, vëllezërit Kokalari, librashitës, fajtorë,sepsegjatë luftës kishinmbajtur anën e Ballit Kombëtar. Dy vjet më vonë do të dënohej edhe motra e tyre Musine, shkrimtare e talentuar”.82
Pikërisht, në këtë vit të parë të pasluftës, situata e përgjithshme edhe në planin e sigurisë po paraqitej e turbullt dhe e paqartë. Në këto rrethana kishte zënë fille dhe qëndresa e kundërshtarëve të regjimit, e cila manifestohej kryesisht mbi bazat e lëvizjes antikomuniste. Paradoksi i politikës shqiptare qëndronte në faktin se i njëjti popull, kryesishti krahinave veriore të Shqipërisë, i cili më parë kishte përkrahur partizanët, tani po u jepte përkrahje, bukë dhe strehim prijësve të lëvizjes antikomuniste. Zhvillimet e tilla, për shumëkënd kundërthënëse, të papritura e plot ankth, paralajmëronin zhgënjime të thella afatgjate, në vend të qetësisë brenda kombëtare, prosperitetit, zhvillimit ekonomiko-shoqëror, konsolidimit dhe forcimit të shtetit shqiptar përbrenda kombit, si dhe në raportme faktorët ndërkombëtarë. Fillet e rezistencës antikomuniste në Shqipëri datojnë qysh nga takimi i 152 përfaqësuesve të Maleve të Shkodrës, mbajtur më 13 maj 1944 në kinemanë “Rozafa” të Shkodrës, në të cilini shte krijuar Lidhja e Shkodrës. Programi i Lidhjes së Shkodrës kundërshtonte drejtpërdrejt bashkëpunimin shqiptaro-jugosllav, të mbështetur nga viti 1941 mbi bazat komuniste. Në fillim të vitit 1945, shpërtheu kryengritja e armatosur e Malësisë së Madhe, e para lëvizje antikomuniste në të gjitha vendet e Lindjes. Por, ajo u shtyp me gjak. Qëndresa e organizatave ilegale antikomuniste ndajalternativës së zhvillimit dhe rendit të ri komunist në Shqipëri kulmoi me kryengritjene Postribës, në vitin 1946, e cila po ashtu u shua me gjak nga forcat e ushtrisë dhe të policisë.83
Mirëpo, opozita politike e pushtetit të ri komunist ishte krijuar edhe në vetë radhët e Kuvendit të Parë Popullor. Në Kuvendin Popullor, grupi i deputetëve demokratë kundërshtonte zbatimin e politikës antidemokrate të brendshme dhe asaj të jashtme të qeverisë. Kjo opozitë politike instruktohej edhe nga misionet anglo-amerikane që kishin për qëllim njohjen e opozitës në Shqipëri. Në një dëshmi të Sulo Klosit, anëtar i Organizatës Ilegale Nacional demokratike, deponuar pranë organeve gjyqësore, konfirmohej: “Anglo-amerikanët na kanë udhëzuar të bënim aksionekundër pushtetit popullor, si në pikëpamje politike, ashtu edhe në pikëpamje ekonomike, me qëllim që të provokohej zbarkimi”.84
Përgjithësisht, mund të konstatohet se, në vitet e para të pasluftës, opozita politike e intelektuale kundërshtoi, jo vetëm vendosjen e sistemit njëpartiak, pra, diktaturën e PKSH, por barabar kishte ngritur zërin e protestës edhe për politikëne jashtme të shtetit shqiptar e orientuar nga Lindja e jo nga Perëndimi, më konkretisht e varur drejtpërdrejt nga jugosllavët dhe sovjetikët. “Ajo kundërshtonte orientimin e politikës së jashtme të PKSH nga Bashkimi Sovjetik, qëndriminin tolerant të saj ndaj vendeve perëndimore, në radhë të parë ndaj Anglisë dhe Amerikës, dhe shprehte mendimin se ndaj tyre duhej ndjekur një politikë më e moderuar dhe të hiqej dorënga qëndrimii papajtueshëm”.85
Mirëpo, shpartallimi i përgjakshëm i forcave antikomuniste nga ana e regjimit, në shtator të vitit 1946, u bëri me dije udhëheqësve të opozitës se regjimi komunist nuk do të pranonte kurrfarë koncesionesh përsa i përket rregullimit të brendshëm sistemor, se do të ndërmerrte masa të rrepta dhune ndaj çdo përpjekjeje që synonte rrëzimin e pushtetit popullor të vendosur në Shqipëri. Ndjekjet, gjyqet dhe dënimet me vdekje të pjesëtarëve të opozitës politike nuk kishin të ndalur, ndërsa ishin shuar të gjitha iluzionetse qeveria komuniste mund të rrëzohej përmes veprimit politik. Prijësit politikë dhe intelektualë të opozitës ende i mbanin shpresat te Perëndimi duke menduar se anglo-amerikanët nuk do të lejonin që Shqipëria të mbetej nën ndikimin politik dhe gjeostrategjik të bllokut të Lindjes. Mirëpo, Perëndimi nuk kishte plane për të ndërhyrë ushtarakisht në Shqipëri, sepse ndarja e sferave të interesit midis Fuqive Aleate të dala pas Luftës së Dytë Botërore i kishte përcaktuar kornizat dhe kufijtë e shtrirjes së ndikimit të influencës për Fuqitë e Mëdha, siç ishin: SHBA, Anglia e Rusia. Perëndimi vetëm nxiste krijimin e reagimit politik në Shqipëri dhe i premtonte opozitës politike shqiptare përkrahje, por ajo përkrahje ishte jashtëzakonisht e kufizuar në të gjitha planet. Pra, edhe në vitet e para të pasluftës, Shqipëria, me gjithë thyerjet e mëdha politike dhe të tjera në shoqërinë shqiptare, vazhdonte të mbetej në pozicionin gjeostrategjik dhe atë të diplomacisë ndërkombëtare, në varësi të interesave të Fuqive të Mëdha në rajon, duke u shndërruar për shumë vite në një prej qendrave më neuralgjike të Luftës së Ftohtë midis Perëndimit dhe Lindjes.
VIJON …
_______
Referencat:

66 Artur Conte, Jalta dhe ndarja e botës, Tiranë, 1994, f. 217.
67 Po aty, f. 218.
68 Po aty, f. 220.
69 Shih: Artur Conte, vep. e cit., f. 217.
70 Artur Conte, vep. e cit., f. 197-198.
71 Demir Dyrmishi, Studime historike, 1-2, 1998, Tiranë, f. 106.
72 Paul Eluard, Rene Clair, Irene Cure, Yves Montand, etj.
73 Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur, Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë, Tiranë, 1993, f. 356-357
74 Amik Kasoruho, Një ankth gjysmëshekullor, Shqipëria e Enver Hoxhës, Tiranë, 1996, f. 22.
75 Po aty, vep. e cit., f. 34.
76 Nako Spiro, Artikuj dhe fjalime, Tiranë, 1945, f. 95-96.
77 Po aty.
78 Po aty, vep. e cit., f. 36. 79 Nako Spiru, Artikuj dhe fjalime, Tiranë, 1945, f. 83.
80 Po aty, f. 91.
81 Lame Kodra, Artikuj dhe ligjërata 1939-1945, Tiranë, 1945, f. 81.
82 Amik Kasaruho, vep. e cit., f. 44.
83 Shih: Uran Butka, Ringjallja, Tiranë, 1995, f. 116-128, Lufta civile në Shqipëri 1943-1945, Tiranë, 2008, f. 200-277.
84 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fondi: Dosjet gjyqësore, viti 1947, dos. 2224/1., fl. 12.
85 Demir Dyrmishi, Veprimtaria ilegale e Organizatës Nacionaldemokratike, Studime historike, Tiranë, 1997, f. 76.

________________
DR.AGIM ZOGAJ: VITET E PASLUFTËS DHE DIPLOMACIA E FSHEHTË – Kapitulli i dytë (5)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8722

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura