DR.ERMIRA YMERAJ&DR.ROVENA VATA: NGA ZBULIMI I TEKSTEVE TE RIATDHESIMI SHKENCOR I LETËRSISË ARBËRESHE

Shkodër&Tiranë, 01. 07. 2014 – (Matteo Mandala dhe vepra e tij: “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”.) – Fjalët kyçe: provë, autenticitet, variante origjinale, invariante të pranuara, transkriptimi fonetik, zbulime tekstesh. Pyetja kryesore e këtij studimi është: Sa ndikojnë gjetjet e ndryshme strukturore në formë dhe në përmbatje të tekstit autentik në prezantimin e të dhënave për një riatdhesim shkencor të letërsisë arbëreshe. Metoda e hulumtimit: Në këtë studim do ndjekim rrugën e interpretimit të marrëdhënieve mes parateksteve (në dorëshkrim) dhe teksteve (të botuara) për të mbërritur te teksti autentik. (Rasti i De Radës, Darës, Santorit, Skiroit.)
Abstrakt: Ky artikull eksploron format e ndryshme të të njëjtit tekst, si rrugë kyqe për të ndërtuar udhëtimin shkencor e historik të filologjisë arbëreshe si urë për ndërtimin e kulturës panshqiptare. Në gjithë Rilindjen esencë e mendësisë krijuese e vepruese ka qenë kodi nacional1. Temat e kërkimit të origjinës, të atdheut të braktisur, temat e nostalgjisë njëzëri në vlerësim të kulturës popullore, karakterizojnë poezinë e tij, nga tonet lirike dhe tani epike2. Ali Xhiku do pohonte se për shkrimtarët romantikë, që, sa rrojtën e krijuan nuk gjetën dot qetësi në vendet e tyre, ishte e natyrshme që, tek kërkonin me ngulm tjetrën e të ndryshmen, të turreshin drejt viseve të Lindjes, drejt atyre anëve, ku njerëzit nuk ishin prekur ende prej zakoneve të qytetërimit të spitulluar evropian. Prandaj edhe nuk duket aspak i çuditshëm mendimi i F. Shlegelit që shpallte plot siguri se në Lindje ishin vendet ku duhej gjetur romantikja në shkallën e saj më të lartë.3

– Dr.Rovena Vata dhe Dr. Ermira Ymeraj –

Shumësia e leximeve, shumëfishimi i shkrimeve, statusi i sotëm i kritikës letrare në Shqipëri, vetëdija (edhe e kritikut më të vetëkënaqur) se asnjë interpretim nuk mund ta ndalojë lindjen e interpretimeve të reja, interesi për lexuesin dhe për statusin e tekstit në letërsinë shqipe na çon pashmangshmërisht te një dinamikë e rileximit si sprovë e si nevojë, si kënaqësi individuale e detyrë kolektive4 ndaj:
a) Duke analizuar tekstologjinë dhe kritkën mbi variante dhe invariante në dorëshkrim ose të botuara mbi të njëjtën vepër të autorit, synohet ri interpretimi i teksteve (në variante dhe invariante), si hap inovativ.
b) Paradigmatikisht Matteo Mandala, çdo model të tekstit me shëmbëlltyrën e tij ilustruese e heton me metoda shkencore të filologjisë dhe tekstologjisë, dhe mbas çdo rezultati dukuria e hetuar vlen për të krijuar mundësitë e interpretimit shkencore mbi modelin standart.
c) Kalimi nga një variant në tjetrin ku ndërrohet emri, titulli, vargu, strofa, emri i përsonazhit, ideja etj. është variant integral i tekstit origjinal. Është me rëndësi për shkrimtarin pasi çdo ndërhyrje është pjesë e trashëgimisë së tij kulturore, po ashtu dhe për letërsinë shqipe se ky tekst jo vetëm që nuk ka humbur por dhe ndihmon për rivlerësimin më kritik të tekstit. Kalimi nga një tekst në tjetrin mbart në vetvete disa lloje bashkëveprimi:
1. Teksti i parë mund të jetë i pavarur nga teksti i dytë ( rasti De Rada njeh 6 variante doreshkrim) rikrijuar nga vetë autori, duke krijuar papajtueshmëri në përmbatje5. (Koliqi pohon se: s’janë kalue nëpër shoshë të drejtë të kritikës auktorë e prodhime, në mënyrë qi me pa lidhjet e njerit me tjetrin, vlerën e veçantë të secilit.)
Tekstet me format e tyre dorëshkrim, të rikjopuara nga kopisti a të botuara dialogojnë6 me njëri tjetrin e në të njëjtën kohë ato thonë shumë për kohën, pjekurinë artistike të shkrimtarit, gabimet e botuesve, historinë e letërsisë7 dhe ri interpretimin e tij si hap për të ndërtuar një vepër letrare që është më pranë tekstit autentik, dëshirës së vetë narratorit, dhe lexuesit. Studiuesit Rene Wellek dhe Austin Werren theksojnë se: “Numri i botimeve dhe i tirazhit mund të hedhin dritë mbi famën e shkrimtarit dhe suksesin e tij, ndryshimet midis botimeve na japin mundësi të hetojmë ecurinë e ripunimit nga autori, dhe në këtë mënyrë hidhet dritë mbi problemet e gjenezës së librit dhe historinë e krijimit të tij”8.
1. Pohojmë se nisur nga analiza tekstore mundësohet analiza e formës si dhe ndikimet estetike e filozofike. Integrimi i fushave të filologjisë dhe tekstologjisë në një diskurs të vetëm na ndihmon të kuptojmë kalimet:
a) Nga tekste të identifikuara si metakrijime nga vetë autorit9, a1-në tekstet e idnetifikuara si dorëshkrime a të kopjuara nga copistët,
b) a2-nga variantet e botuara dhe të redaktuara, a3- në variantet e ripunuara10 në gjuhën shqipe a të punuara dhe në italisht11, si rikrijime të identifikueshme për nga forma dhe struktura.
Si përfundim mund të themi se në sistem kjo tërësi tekstesh:
1-prodhon vepra;
2- riaktualizon vepra;
3- importon vepra.
1. Tërësia e varianteve prodhon vepra.

Një tekst12 në variantet13 dhe invariantet e saj mbart një filozofi autoriale që tregon, një traditë shkrimore që shkallë shkallë ndërton kalendarin e vet historik14, një epokë që flet përmes pjekurisë ideo-estetike e psiko-sociale të autorit. Sipas Wellek dhe Werren vetë zgjedhja përfundimtare e dorëshkrimit do të përcaktohet nga studimi i të gjitha varianteve ekzistuese, ku teksti arketip ngjan me tekstin përfundimtar të botimit. Hermenautika tekstuale na ndihmon kështu të krijojmë një kuptim paraprak mbi tekstin. Krahasuar me tekstin autentik ose origjinal studimi filologjik i Mandalait na mundëson:
a: sqarimin a korrigjimin e teksteve që janë larg origjinalit ku shtrohet pyetja ndreqje – rishkrime apo rikjopime. Ndreqja është udhëhequr nga kriteri i vërtetësisë dhe korrektësisë, në shfaqjen në dorëshkrim e po atyre fjalëve dhe fragmenteve.
b: mbledhjen e rrethanave përkatëse të jashtme a vetjake të vetë autorit që rezultojnë parake në rikrijimin e tekstit,
2. Tërësia e teksteve të De Radës (6 të botuara dhe 6 dorëshkim) riaktulizon veprën15. Vihet re nga studiuesit se paplotësia e botimeve të De Radës i detyrohet prirjes së vazhdueshme që kishte De Rada për të rishikuar e ndryshuar veprën edhe kur teksti ndodhej në shtyp e sipër16.
a: vëzhgimin e gabimeve “mekanike të dorëshkrimit” në kopjim. Imagjinatën, shijen, ndjeshmërinë gjuhësore të kopjuesit
3. Në sistem kjo tërësi tekstesh importon tekste:
a. Tekstet si variante përcjellin faktin se një teskt duhet kuptuar si një veprimtari e pandalshme, ku çdo formë e fjalës është relative dhe kontigjent i strukturave sociale brenda të cilave ajo është e përbërë ose lexuar e dëgjuar. Letërsia përbëhet prej tekstesh dhe jo qëllimesh, si fenomen letrar mund të përceptohet si marrëdhënie ndërmjet tekstit dhe lexuesit, jo si marrëdhënie ndërmjet autorit dhe lexuesit.17
Çdo vepër letrare dorëshkrim apo e botuar po qe se nuk komunikon me lexuesit nuk mund të ekzistojë si e tillë. Vepra letrare është komunikim midis shkrimtarit dhe lexuesit, është realizim artistik në variante të ripunuara nga vetë autori18 (rasti De Rada), si metodë krijuese19 dhe përmasë interpretuese, rasti i zbulimit të një dorëshkrimi të pabotuar deradian zbuluar nga A. Pipa, sipas Altimarit përmban informacione me rëndësi20. Por dhe si porosi e veçantë të cilën autori ia drejton lexuesit, si në rastin e Darës (mistifikimi i autorësisë). Kuptimi i kësaj porosie varet nga shumë faktorë: lexuesi së pari duhet të kuptojë mirë gjuhën në të cilën është shkruar vepra dhe të kuptojë jo vetëm sipërfaqësisht, siç ka ndodhur me botimet në përshtatje apo botime përjashtuese21 për letësinë arbëreshe. Për këtë arsye siç pohon Sinani, studimi “Çështje paraprake të botimit të verpave të Zef Skiroit”, merr rëndësi kulturore. Lexuesi, duhet t’i kuptojë disa qëllime të autorit, të cilat dalin nga rrethanat në të cilat është krijuar vepra, Mandalai thekson se marrëdhënia semiologjike mes titullit të një vepre dhe përmbatjes së saj është një marrëdhënie komunikuese mes mesazhit dhe marrësit. Mes tre titujve të Këngëve të Milosaos, kemi komunikim semantik, gjuhësor dhe historiografik22. Lexuesi zotëron kështu një informacion paraprak dhe e shtyn atë të blejë a të lexojë librin, ndërsa studiuesi rindërton projektin letrar të De Radës për ta quajtur roman lirik të dyfishtë.

……………………………………………..

Albanologu arbëresh Matteo Mandalà në një intervistë për televizionin ‘News24’ flet për letërsinë arbëreshe, në librin e tij ‘Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe’:


b. Çdo tekst i importuar na nidhmon për të përcaktuar natyrën e tekstit më pranë qëllimit të autorit. Për ta kuptuar dhe për ta shijuar si duhet një vepër letrare, ajo duhet të lexohet disa herë me kujdes e vëmendje të madhe dhe të analizohen të gjithë përbërësit e saj kryesorë. Më tej lexuesi, për ta kuptuar si duhet veprën letrare, duhet të ketë njohuri për besimet, zakonet dhe mendimet e popullit të cilit i takon vepra; ai duhet të ketë njohuri mbi traditën e shprehjes letrare dhe llojet e veçanta letrare, së fundi, duhet të zotërojë kuptime të veçantë për nuancat e shprehjes gjuhësore ndaj lind nevoja e studimeve krahasuese si ai i Mandalait shoqëruar me analizë kritike23. Rimarrja dhe rishikimi i dorëshkrimeve hedhin dritë mbi historinë e shkrimit të veprës duke bërë të mundur verifikimin e pohimeve të Darës, sidomos ato që i dhanë shkas mistifikimit24.
Letërsia shqipe25 për shkak të shkrimit të vonë dhe varianteve të alfabeteve ka mbartur me vete problematikën e botimit keq të saj. Veprat e shkrimtarëve arbëreshë, njohin shumë botime alterantive e paradigmatike, si tekste të përshtatura larg burimit ( apo siç i quan Sinani funksionalizma didaskalikë26) studiuesi Mandala, përveç përcaktimit të tekstit saktë, ka bërë një studim përgaditor që ka kërkuar zgjidhjen e çështjeve të tilla si datimi, kronologjia, vërtetësia, autorësia dhe ndreqjet e mundshme pas vdekjes së autorit. Po sipas Sinanit ky studim përmban vetëm sintezat e shumë nismave shkencore që janë finalizuar me rishpirtërizimin e letërsisë arbëreshe, ky studim është njëherazi dhe një histori gjenetike e këtyre dy veprave të De Radës, është histori receptimi dhe vlerësimi, një histori tekstocentriste27 ku gërshetohen antropologu me historianin dhe filologu me burimologun e mendimtarin28.
Studiuesja Dhurata Shehri29 do pohonte se: Vepra e Matteo Mandala-së bashkon, siç ka ndodhur jo shpesh në kritikën letrare në Shqipëri intencio auctoris, intencio operas dhe intencio lectoris për të mbërritur aty ku duhet të mbërrijë kritika e vërtetë, te miti i origjinalit dhe te thelbi i saj, ndërmjetësimi, individual në nisje e kolektiv në mbërritje.
Analiza e çdo vepre letrare brenda unitetit të autorit, veprës dhe publikut, dëshmon për autorin e saj dhe sugjeron mënyrat se si e kupton publiku, si e pranon, si e ruan ose thjeshtë s’e pranon dhe e harron. Analiza e veprës është pikënisje për çdo teori letërsie ku ruhen raportet e vërteta të komunikimit letrar si letërsi. Studiuesit pohojnë se veprën letrare para së gjithash e bën teksti, shtoj me tekst kuptojmë tërësinë e varianteve dhe invarianteve të botuara ose dorëshkrim, ndaj është e nevojshme që vetë teksti të vendoset në ato raporte të cilat mundësojnë kuptimin e tij si letërsi. Përcaktimi i tekstit të parë (të vërtetë) – paraqet problem më vete, këtë e zgjidh shkallë shkallë studimi filologjik i Mandalait, për tërë ato raste kur ekzistojnë variante të tekstit të veprës së njëjtë, variante të cilat në një masë të madhe a të vogël ndryshojnë, apo ekzistojnë dallime të shumta të cilat krijohen për shkak të gabimeve të shtypit ose të ndryshimeve plotësuese të autorit në tekstin e ribotuar, duke shkaktuar kështu hamendje për atë se cili prej tyre është burimor, cili është më afër qëllimit të autorit dhe cili është më i miri artistikisht. Mandala në rastin e veprave të Zef Skiroit realizon botimin e një teksti themelor, i cili konsederohet si më i miri, dhe pranë tij vë edhe të gjitha variantet e njohura duke i shoqëruar me shënime, vërejtje dhe komente përcjellëse me të cilat teksti dëshirohet e i ofrohet lexuesit.
Konkluzione:
Mund të themi se vetëm në sajë të këtyre studimeve filologjike në zbulimin e teksteve autentike deri te riatdhesimi shkencor i letersisë arbëreshe rroken :
1. – hapësira të ndryshme, – rindërtohet historia e shkrimit të veprës, – provohet autenticiteti ideor, – zbulohen kontaktet me kulturën e tjetrit, – dëshmohet konkordanca e plotë me letërsinë e kulturën kombëtare, – zbulohen ndikimet e rilindjes dhe romantizmit italian, – zbulohen lidhjet e ndërsjella mes motivit patriotik si simbolikë e pikëtakimit me letërsinë kombëtare, – zgjidhen dilemat në interpretimet e gabuara mbi autenticitetin, – zbulohenn marrëdhëniet ndënjerëzore të autorit, – konstatohen vlerat e kësaj letërsie që duket në përzgjedhjen e autorëve dhe seleksionimin e veprave.
2. – ndihmon në krijimin e një kalendari për studimin e stadit zhvillimor të shqipes arbëreshe,
– pasqyron ndikimin e marrëdhënieve të romantizmit arbëresh në përgjithësi me romantizmin italian në veçanti.
– është pasqyrë e kohezionit duke pohuar se letërisa arbëreshe është pjesë integrale e letërsisë shqipe, motivet atdhetare si arketipe të rilindjes arbëreshe janë simbolikë kombëtare e pikëtakimit deri në pohimin se mes këtyre letërsive konkordanca nuk është paralele por e plotë.
(Kumtesë për takimin VIII Vjetor Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca – Tiranë, 29 – 31 Gusht 2013)
***
Dr. Ermira Ymeraj
TEMA: NGA ZBULIMI I TEKSTEVE AUTENTIKE TE RIATDHESIMI SHKENCOR I LETERSISË ARBËRESHE (Matteo Mandala dhe vepra e tij: “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”)
Abstrakt: Ky artikull eksploron format e ndryshme të të njëjtit tekst, si rrugë kyqe për të ndërtuar udhëtimin shkencor e historik të filologjisë arbëreshe, si urë për ndërtimin e kulturës panshqiptare. Në gjithë Rilindjen esencë e mendësisë krijuese e vepruese ka qenë kodi nacional. Temat e kërkimit të origjinës, të atdheut të braktisur, temat e nostalgjisë njëzëri në vlerësim të kulturës popullore, karakterizojnë poezinë e tij, nga tonet lirike dhe tani epike
Fjalët kyçe: provë, autenticitet, variante origjinale, invariante të pranuara, transkriptimi fonetik, zbulime tekstesh.
Pyetja kryesore e këtij studimi është: Sa ndikojnë gjetjet e ndryshme strukturore në formë dhe në përmbatje të tekstit autentik në prezantimin e të dhënave për një riatdhesim shkencor të letërsisë arbëreshe?
Metoda e hulumtimit: Në këtë studim do ndjekim rrugën e interpretimit të marrëdhënieve mes parateksteve (në dorëshkrim) dhe teksteve (të botuara) për të mbërritur te teksti autentik. (Rasti i De Radës, Darës, Santorit, Skiroit.)
Hyrje: Ky artikull eksploron format e ndryshme të të njëjtit tekst, si rrugë kyqe për të ndërtuar udhëtimin shkencor e historik të filologjisë arbëreshe, si urë për ndërtimin e kulturës panshqiptare. Në gjithë Rilindjen esencë e mendësisë krijuese e vepruese ka qenë kodi nacional . Temat e kërkimit të origjinës, të atdheut të braktisur, temat e nostalgjisë njëzëri në vlerësim të kulturës popullore, karakterizojnë poezinë e tij, nga tonet lirike dhe tani epike . Ali Xhiku do pohonte se për shkrimtarët romantikë, që, sa rrojtën e krijuan nuk gjetën dot qetësi në vendet e tyre, ishte e natyrshme që, tek kërkonin me ngulm tjetrën e të ndryshmen, të turreshin drejt viseve të Lindjes, drejt atyre anëve, ku njerëzit nuk ishin prekur ende prej zakoneve të qytetërimit të spitulluar evropian. Prandaj edhe nuk duket aspak i çuditshëm mendimi i F. Shlegelit që shpallte plot siguri se në Lindje ishin vendet ku duhej gjetur romantikja në shkallën e saj më të lartë. Shumësia e leximeve, shumëfishimi i shkrimeve, statusi i sotëm i kritikës letrare në Shqipëri, vetëdija (edhe e kritikut më të vetëkënaqur) se asnjë interpretim nuk mund ta ndalojë lindjen e interpretimeve të reja, interesi për lexuesin dhe për statusin e tekstit në letërsinë shqipe na çon pashmangshmërisht te një dinamikë e rileximit si sprovë e si nevojë, si kënaqësi individuale e detyrë kolektive ndaj:
a) Duke analizuar tekstologjinë dhe kritkën mbi variante dhe invariante në dorëshkrim ose të botuara mbi të njëjtën vepër të autorit, synohet ri interpretimi i teksteve (në variante dhe invariante), si hap inovativ.
b) Paradigmatikisht Matteo Mandala, çdo model të tekstit me shëmbëlltyrën e tij ilustruese e heton me metoda shkencore të filologjisë dhe tekstologjisë, dhe mbas çdo rezultati dukuria e hetuar vlen për të krijuar mundësitë e interpretimit shkencore mbi modelin standart.
c) Kalimi nga një variant në tjetrin ku ndërrohet emri, titulli, vargu, strofa, emri i përsonazhit, ideja etj. është variant integral i tekstit origjinal. Është me rëndësi për shkrimtarin pasi çdo ndërhyrje është pjesë e trashëgimisë së tij kulturore, po ashtu dhe për letërsinë shqipe se ky tekst jo vetëm që nuk ka humbur por dhe ndihmon për rivlerësimin më kritik të tekstit. Kalimi nga një tekst në tjetrin mbart në vetvete disa lloje bashkëveprimi:
1. Teksti i parë mund të jetë i pavarur nga teksti i dytë ( rasti De Rada njeh 6 variante dorëshkrim) rikrijuar nga vetë autori, duke krijuar papajtueshmëri në përmbatje . (Koliqi pohon se: s’janë kalue nëpër shoshë të drejtë të kritikës auktorë e prodhime, në mënyrë qi me pa lidhjet e njerit me tjetrin, vlerën e veçantë të secilit.)
Tekstet me format e tyre dorëshkrim, të rikjopuara nga kopisti a të botuara dialogojnë me njëri tjetrin e në të njëjtën kohë ato thonë shumë për kohën, pjekurinë artistike të shkrimtarit, gabimet e botuesve, historinë e letërsisë dhe ri interpretimin e tij si hap për të ndërtuar një vepër letrare që është më pranë tekstit autentik, dëshirës së vetë narratorit, dhe lexuesit. Studiuesit Rene Wellek dhe Austin Werren theksojnë se: “Numri i botimeve dhe i tirazhit mund të hedhin dritë mbi famën e shkrimtarit dhe suksesin e tij, ndryshimet midis botimeve na japin mundësi të hetojmë ecurinë e ripunimit nga autori, dhe në këtë mënyrë hidhet dritë mbi problemet e gjenezës së librit dhe historinë e krijimit të tij” .
1. Pohojmë se nisur nga analiza tekstore mundësohet analiza e formës si dhe ndikimet estetike e filozofike. Integrimi i fushave të filologjisë dhe tekstologjisë në një diskurs të vetëm na ndihmon të kuptojmë kalimet:
1. a. Nga tekste të identifikuara si metakrijime nga vetë autorit , a1-në tekstet e idnetifikuara si dorëshkrime a të kopjuara nga copistët,
1. b. a2-nga variantet e botuara dhe të redaktuara, a3- në variantet e ripunuara në gjuhën shqipe a të punuara dhe në italisht , si rikrijime të identifikueshme për nga forma dhe struktura.
Si përfundim mund të themi se në sistem kjo tërësi tekstesh:
1-prodhon vepra;
2- riaktualizon vepra;
3- importon vepra.

1. Tërësia e varianteve prodhon vepra.
Një tekst në variantet dhe invariantet e saj mbart një filozofi autoriale që tregon: një traditë shkrimore që shkallë shkallë ndërton kalendarin e vet historik dhe një epokë që flet përmes pjekurisë ideo-estetike e psiko-sociale të autorit. Sipas Wellek dhe Werren vetë zgjedhja përfundimtare e dorëshkrimit do të përcaktohet nga studimi i të gjitha varianteve ekzistuese, ku teksti arketip ngjan me tekstin përfundimtar të botimit. Hermenautika tekstuale na ndihmon kështu të krijojmë një kuptim paraprak mbi tekstin. Krahasuar me tekstin autentik ose origjinal studimi filologjik i Mandalait na mundëson:
a: sqarimin a korrigjimin e teksteve që janë larg origjinalit ku shtrohet pyetja ndreqje – rishkrime apo rikjopime. Ndreqja është udhëhequr nga kriteri i vërtetësisë dhe korrektësisë, në shfaqjen në dorëshkrim e po atyre fjalëve dhe fragmenteve.
b: mbledhjen e rrethanave përkatëse të jashtme a vetjake të vetë autorit që rezultojnë parake në rikrijimin e tekstit,
2. Tërësia e teksteve të De Radës (6 të botuara dhe 6 dorëshkim) riaktulizon veprën . Vihet re nga studiuesit se paplotësia e botimeve të De Radës i detyrohet prirjes së vazhdueshme që kishte De Rada për të rishikuar e ndryshuar veprën edhe kur teksti ndodhej në shtyp e sipër .
a: vëzhgimin e gabimeve “mekanike të dorëshkrimit” në kopjim. Imagjinatën, shijen, ndjeshmërinë gjuhësore të kopjuesit
3. Në sistem kjo tërësi tekstesh importon tekste:
a. Tekstet si variante përcjellin faktin se një teskt duhet kuptuar si një veprimtari e pandalshme, ku çdo formë e fjalës është relative dhe kontigjent i strukturave sociale brenda të cilave ajo është e përbërë ose lexuar e dëgjuar. Letërsia përbëhet prej tekstesh dhe jo qëllimesh, si fenomen letrar mund të përceptohet si marrëdhënie ndërmjet tekstit dhe lexuesit, jo si marrëdhënie ndërmjet autorit dhe lexuesit.
Çdo vepër letrare dorëshkrim apo e botuar po qe se nuk komunikon me lexuesit nuk mund të ekzistojë si e tillë. Vepra letrare është komunikim midis shkrimtarit dhe lexuesit, është realizim artistik në variante të ripunuara nga vetë autori (rasti De Rada), si metodë krijuese dhe përmasë interpretuese, rasti i zbulimit të një dorëshkrimi të pabotuar deradian zbuluar nga A. Pipa, sipas Altimarit përmban informacione me rëndësi . Por dhe si porosi e veçantë të cilën autori ia drejton lexuesit, si në rastin e Darës (mistifikimi i autorësisë). Kuptimi i kësaj porosie varet nga shumë faktorë: lexuesi së pari duhet të kuptojë mirë gjuhën në të cilën është shkruar vepra dhe të kuptojë jo vetëm sipërfaqësisht, siç ka ndodhur me botimet në përshtatje apo botime përjashtuese për letësinë arbëreshe. Për këtë arsye siç pohon Sinani, studimi “Çështje paraprake të botimit të verpave të Zef Skiroit”, merr rëndësi kulturore. Lexuesi, duhet t’i kuptojë disa qëllime të autorit, të cilat dalin nga rrethanat në të cilat është krijuar vepra, Mandalai thekson se marrëdhënia semiologjike mes titullit të një vepre dhe përmbatjes së saj është një marrëdhënie komunikuese mes mesazhit dhe marrësit. Mes tre titujve të Këngëve të Milosaos, kemi komunikim semantik, gjuhësor dhe historiografik . Lexuesi zotëron kështu një informacion paraprak dhe e shtyn atë të blejë a të lexojë librin, ndërsa studiuesi rindërton projektin letrar të De Radës për ta quajtur roman lirik të dyfishtë.
b. Çdo tekst i importuar na nidhmon për të përcaktuar natyrën e tekstit më pranë qëllimit të autorit. Për ta kuptuar dhe për ta shijuar si duhet një vepër letrare, ajo duhet të lexohet disa herë me kujdes e vëmendje të madhe dhe të analizohen të gjithë përbërësit e saj kryesorë. Më tej lexuesi, për ta kuptuar si duhet veprën letrare, duhet të ketë njohuri për besimet, zakonet dhe mendimet e popullit të cilit i takon vepra; ai duhet të ketë njohuri mbi traditën e shprehjes letrare dhe llojet e veçanta letrare, së fundi, duhet të zotërojë kuptime të veçantë për nuancat e shprehjes gjuhësore ndaj lind nevoja e studimeve krahasuese si ai i Mandalait shoqëruar me analizë kritike . Rimarrja dhe rishikimi i dorëshkrimeve hedhin dritë mbi historinë e shkrimit të veprës duke bërë të mundur verifikimin e pohimeve të Darës, sidomos ato që i dhanë shkas mistifikimit .
Letërsia shqipe për shkak të shkrimit të vonë dhe varianteve të alfabeteve ka mbartur me vete problematikën e botimit keq të saj. Veprat e shkrimtarëve arbëreshë, njohin shumë botime alterantive e paradigmatike, si tekste të përshtatura larg burimit ( apo siç i quan Sinani funksionalizma didaskalikë ) studiuesi Mandala, përveç përcaktimit të tekstit saktë, ka bërë një studim përgaditor që ka kërkuar zgjidhjen e çështjeve të tilla si datimi, kronologjia, vërtetësia, autorësia dhe ndreqjet e mundshme pas vdekjes së autorit. Po sipas Sinanit ky studim përmban vetëm sintezat e shumë nismave shkencore që janë finalizuar me rishpirtërizimin e letërsisë arbëreshe, ky studim është njëherazi dhe një histori gjenetike e këtyre dy veprave të De Radës, është histori receptimi dhe vlerësimi, një histori tekstocentriste ku gërshetohen antropologu me historianin dhe filologu me burimologun e mendimtarin .
Studiuesja Dhurata Shehri do pohonte se: Vepra e Matteo Mandala-së bashkon, siç ka ndodhur jo shpesh në kritikën letrare në Shqipëri intencio auctoris, intencio operas dhe intencio lectoris për të mbërritur aty ku duhet të mbërrijë kritika e vërtetë, te miti i origjinalit dhe te thelbi i saj, ndërmjetësimi, individual në nisje e kolektiv në mbërritje.
Analiza e çdo vepre letrare brenda unitetit të autorit, veprës dhe publikut, dëshmon për autorin e saj dhe sugjeron mënyrat se si e kupton publiku, si e pranon, si e ruan ose thjeshtë s’e pranon dhe e harron. Analiza e veprës është pikënisje për çdo teori letërsie ku ruhen raportet e vërteta të komunikimit letrar si letërsi. Studiuesit pohojnë se veprën letrare para së gjithash e bën teksti, shtoj me tekst kuptojmë tërësinë e varianteve dhe invarianteve të botuara ose dorëshkrim, ndaj është e nevojshme që vetë teksti të vendoset në ato raporte të cilat mundësojnë kuptimin e tij si letërsi. Përcaktimi i tekstit të parë (të vërtetë) – paraqet problem më vete, këtë e zgjidh shkallë shkallë studimi filologjik i Mandalait, për tërë ato raste kur ekzistojnë variante të tekstit të veprës së njëjtë, variante të cilat në një masë të madhe a të vogël ndryshojnë, apo ekzistojnë dallime të shumta të cilat krijohen për shkak të gabimeve të shtypit ose të ndryshimeve plotësuese të autorit në tekstin e ribotuar, duke shkaktuar kështu hamendje për atë se cili prej tyre është burimor, cili është më afër qëllimit të autorit dhe cili është më i miri artistikisht. Mandala në rastin e veprave të Zef Skiroit realizon botimin e një teksti themelor, i cili konsederohet si më i miri, dhe pranë tij vë edhe të gjitha variantet e njohura duke i shoqëruar me shënime, vërejtje dhe komente përcjellëse me të cilat teksti dëshirohet e i ofrohet lexuesit.
Konkluzione:
Mund të themi se vetëm në sajë të këtyre studimeve filologjike në zbulimin e teksteve autentike deri te riatdhesimi shkencor i letersisë arbëreshe rroken :
1. – hapësira të ndryshme, – rindërtohet historia e shkrimit të veprës, – provohet autenticiteti ideor, – zbulohen kontaktet me kulturën e tjetrit, – dëshmohet konkordanca e plotë me letërsinë e kulturën kombëtare, – zbulohen ndikimet e rilindjes dhe romantizmit italian, – zbulohen lidhjet e ndërsjella mes motivit patriotik si simbolikë e pikëtakimit me letërsinë kombëtare, – zgjidhen dilemat në interpretimet e gabuara mbi autenticitetin, – zbulohen marrëdhëniet ndënjerëzore të autorit, – konstatohen vlerat e kësaj letërsie që duket në përzgjedhjen e autorëve dhe seleksionimin e veprave.
2. – ndihmon në krijimin e një kalendari për studimin e stadit zhvillimor të shqipes arbëreshe,
– pasqyron ndikimin e marrëdhënieve të romantizmit arbëresh në përgjithësi me romantizmin italian në veçanti.
– është pasqyrë e kohezionit duke pohuar se letërisa arbëreshe është pjesë integrale e letërsisë shqipe, motivet atdhetare si arketipe të rilindjes arbëreshe janë simbolikë kombëtare e pikëtakimit deri në pohimin se mes këtyre letërsive konkordanca nuk është paralele por e plotë.

________________

Literatura:

Kujtim Shala, “Shenjat e tekstit”, Faik Konica, Prishtinë 1999, f. 138.
2 Prof. Italo C. Fortino, Studim i universitetit, “Federico II” në Napoli.
3 Xhiku, Ali, Perla – Revistë shkencore – Kulturore tremujore, Viti XI , 2006, Nr. 1 (40), f. 37-41, Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë.
4 DHURATA SHEHRI, Mateo Mandala, kritikë jo romantike për letërsinë arbëreshe, “Çështje të historisë, të periodizimit, të interpretimit për gjithë letrat shqipe”, Enjte, 11 Prill, 2013 | 12:26 pm Panorama.
5 Koliqi, Ernest. “Kritikë dhe Estetikë”, Apollonian, Tiranë 1999, f. 148.
6 Sistemi letrar formulohet si: Rrjeti i marrëdhënieve që supozohet se mbahet ndërmjet një numri aktivitetesh të quajtura “letrare” dhe si pasojë vetë këto aktivitete studiohen në sajë të këtij rrjeti. Në “Polisistem studies Poetics today- International and Communication, 1997, f. 28.
7 Tomas Eliot në esenë “Tradita dhe talenti individual” thotë se: “Vetëdija historike e shtyn njeriun që të shkruajë jo vetëm nën ndikimin e brezit të tij por me ndjenjën e mbarë letërsisë europiane, në këtë kuadër, e tërë letërsia e vendit të vet, ka ekzistencë të njëkohësishme dhe përbën sistem të njëkohshëm. Në: Letërsia dhe Tradita, Vatra, Shkup 2003, f. 83.
8 Rene Wellek, Austin Werren. “Teoria e letërsisë” (Një studim themelor mbi natyrën dhe funksionin e letërsisë në gjithë kontekstet e saj”, përkth. Abdurrahim Myftiu, Onufri 2007. f. 59.
9 Kastrati, Jup. “Jeronim De Rada”, (Jeta dhe veprat), Tiranë 1962, f. 27. Parathënia është shkrue në Maki, në 20 tetuer 1834. prej fq 14 deri në fq 96 gjinden 30 kangjeljet e Milosaut: në anën e majtë shqip dhe në të djathtën në faqen përkundruall, të përkthyera në italisht, në prozë.
10 Kastrati, Jup. “Jeronim De Rada”, (Jeta dhe veprat), Tiranë 1962, f. 11. 1847 botoi për të dytën herë “Milosaon” tue i shtue 6 kangjelje dhe disa këngë ndërmjet si: “vjersha e së bilës së Kalogresë dhe të Shkodraneve”
11Altimari, Francesco. Girolemo De Rada, Opera Omnia, I canti Premilosaici, (1833-1835), Edizione critica e traduzione italiana, Rubbettino Editore 2005. f. 35. Çdo tekst i De Radës është i shoqëruar me përkthimin italisht: …gli scrittori arbëreshi dell”Ottocento, nelle loro opere destinate alla stampa riportano sempre l’italiano accanto all’albanese, aplicando un rigido bilinguisima che risultava funzionale anche dal punto di vista della funzionale anche dal punto di vista della funzione letteraria, perche contribuira far meglio conochere ai lettori il contenuto dell’opera, espresso in mira lingua ancora in formazione e non omogenea quel era l’arbëresh letterio, che essi contribuano a creare propio con le loro opere poetiche.
12 Lotman, J. “ Structure of artistic text”, Michigan Storic Contributiones, USA, f. 54. Shih: Në një vepër arti çdo gjë është sistem (asgjë nuk është oksidentale, e rastësishme) dhe çdo gjë në një vepër arti është thyerje sistemi.
13 Altimari, Francesco. Girolemo De Rada, Opera Omnia, I canti Premilosaici, (1833-1835), Edizione critica e traduzione italiana, Rubbettino Editore 2005. f. 34. Altimari pikërisht në sajë të studimit të 6 varianteve dhe 6 dorëshkrimeve të “Canti di Milosao”, hipotezat e Arshi Pipës i kthen në teza.
14 Kastrati, Jup. “Jeronim De Rada”, (Jeta dhe veprat), Tiranë 1962, f. 27. Botimi i dytë u bë më 1847, dmth 11 vjet ma vonë, shtue në 7 kangjeje, që janë shti nëpër të tjerat, disa prej të cilave janë ndreqë e ndryshue. për herë të parë, në hyrje të çdo kënge, auktori ka vu nga nji datë, në mënyrë që prej saj të lindi një rend kronologjik…. Botimi i tretë u bë me 1873 dmth 26 vjet mbas të dytit, në Koriljano kalabro. ndryshojnë dhe datat e vume nëpër kangjelje…Shih po aty dhe në f. 42, për veprën “Serafina Topia”. Konsultoju dhe me veprën e Altimari, Francesco. Girolemo De Rada, Opera Omnia, I canti Premilosaici, (1833-1835), Edizione critica e traduzione italiana, Rubbettino Editore 2005. f. 9. La prima edizione si stampa dei Canti di Milosao, con non poche difficolta, presso biblioteche e archivi, ublici e privati, di diversi Paesi (Italia, Albania e Danimarca).
15 Shehri, Dhurata, Matteo Mandala, kritikë jo romantike për letërsinë arbëreshe, “Çështje të historisë, të periodizimit, të interpretimit për gjithë letrat shqipe”, Enjte, 11 Prill, 2013 | 12:26 pm “Panorama”. Pohon se: pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar shqiptare nuk është botuar ende me botime kritike, ku ende është i pazbuluar “vullneti i autorit të tekstit” (në konotimin filologjik të këtij termi). Kur flasim për mitin e përshtatjes (po më shumë për mitin e manipulimit), e kemi fjalën për një mentalitet dominant edhe në elitat kulturore se letërsia e shkruar me një distancë kohore duhet përshtatur në gjuhën e sotme për t’u kuptuar nga masat
16 Mandala, Matteo, “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”, Tiranë 2012, f. 43. Shih dhe në f. 43. Në shtëpi bënte ndreqje e ndryshime, ndërhynte me shtesa e ndonjëhere me fshirje. Shpesh rikjoponte bocat, dhe se punën për përsosjen e teksteve e vazhdonte dhe në shtypshkronjë.
17 New Literary History, vol. II, New York 1970, f. 30.
18 Mandala, Matteo, “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”, Tiranë 2012, f. 24. Studiuesi vëren se: Kontributi i Altimarit është më se vendimtar, sepse vërtetoi në versionet e dy veprave të viteve1833-39 mungesën e drejtpeshimit kompozicional, mbi bazën e së cilës do trajtuar gjithë verpa e De Radës duke filluar qysh nga periusdha e rinisë deri në atë të pjekurisë.
19 Po aty, f. 44. (…) ai ishte një poet që e ripunoi vazhdimisht veprën e tij në kërkim të asaj përsosmërie që vetëm artistët e mëdhenj kanë mundur ta arrijnë.
20 Po aty, f. 51. (…) përbën një dëshmi të tërthortë (…) mbi “rindërtimin” gjenetik të versioneve dorëshkrimore të këngëve të Milosaos dhe të këngëve të Serafinës (…).
21 Po aty, f. 12. Vepra e Zef Skiroit qe e dënuar me mosnjohje tërësore.
22 Po aty, f. 30. Niveli i informacionit që marrim nga titulli është përkufizuar nga Harold Weinrich, si nivel parainformues.
23 Po aty, f. 54.
24 Po aty, f. 95. cit. i cituar. Shih Shaban Demiraj. “Rreth autorësisë së poemës Kënka e sprasme e Balës”, në Studime filologjike, nr. 3-4. Tiranë 2003, f. 63-64.
25 Shih dhe konsultoju dhe me studimin e Floresha Dado, “Problematika e kritereve të histories së letërsisë”, Materialet e konferencës shkencore 30-31 tetor 2009, Prishtinë, f. 55.
26 Mandala, Matteo, “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”, Tiranë 2012, në: Albanistika e Matteo Mandala-së në një libër të ri, Shaban Sinani, f. 6.
27 Me studimin e këtyre veprimeve në përgatitjen e tekstit, para së gjithash me qëllim botimi, sot merret shkenca e veçantë në kuadër të shkencës së letërsisë, tekstologjia, (nga lat. textus – thurje, – fjalë, të folur, shkencë), e cila studion tekstin letrar ose shkencor, të shkruar, të shtypur ose gojor, me qëllim përcaktimin e historisë së tekstit dhe të llojit të tij autentik.
28 Po aty, f. 9.
29 Shehri, Dhurata, Matteo Mandala, kritikë jo romantike për letërsinë arbëreshe, “Çështje të historisë, të periodizimit, të interpretimit për gjithë letrat shqipe”, Enjte, 11 Prill, 2013 | 12:26 pm “Panorama”.
30 Po aty, Shih më tej në f. 104-106.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura