ABDULLA MEHMETI: VËREJTJE PUBLIKE DISA STUDIUESVE NË LIDHJE ME HISTORIKUN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS

Pashtriku.org, 13. 10. 2014 – (Universiteti Shtetëror i Tetovës – USHT, i njohur si Universiteti i Tetovës, njëri nga katër universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, u themelua më 4 qershor të vitit 1994. Ky universitet si institucioni i parë i arsimit sipëror me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë u themelua nga Kuvendi për themelimin e universitetit në gjuhën shqipe, i cili u mbajt në sallën e Kuvendit komunal të Tetovës, me iniciativë dhe në organizim të Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni. Në këtë kuvend u soll vendimi për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe dhe vendimet për zgjedhjen e organeve të tij. Më vonë, ky universitet u emërtua si Universiteti i Tetovës, sipas selisë së tij. Ideator, nismëtar dhe hartues i strategjisë për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe ishte Abdulla Mehmeti, kryetar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, i cili me bashkëpunëtorët e tij e ka përgatitur dhe organizuar Kuvendin për themelimin e universitetit në gjuhën shqipe dhe i ka hartuar e nënshkruar aktet për themelimin e këtij universiteti dhe emërimin e organeve të përkohshme të tij, si: Vendimin për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe, Deklaratën për themelimin e Universitetit; Vendimin për emërimin e Këshillit për themelim dhe të Kryesisë së këtij Këshilli, në përbërje: Prof. dr. Fadil Sulejmani, Prof. dr. Murtezan Ismaili dhe Prof. dr. Agni Dika; Vendimin për Komisionet amë të fakulteteve dhe akte të tjera të universitetit dhe fakuleteve të tij…- wikipedia.org)

I përkujtoj të gjithë ata që merren me studime, hulumtime shkencore dhe me shkrime në lidhje me Universitetin e Tetovës, sidomos historianët dhe studiuesit e historisë së arsimit, shkollës dhe mendimit pedagogjik shqiptar, se historia e vërtetë e një institucioni është një dhe e vetme, si jetëshkrimi i një individi.

(lexoni më gjerësisht: UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS –
http://sq.wikipedia.org/wiki/Universiteti_Shtet%C3%ABror_i_Tetov%C3%ABs

Nuk ka askush dy ditëlindje, ashtu siç nuk ka dy jetë. As Universiteti i Tetovës nuk ka dy ditëlindje, aq ditëlindje sa ka dëshira të studiuesve, as ka dy jetë paralele, dy të vërteta. Ka një jetë dhe një rritë të tij, një histori. Mundohuni të jeni sa më të saktë, sa më objektivë dhe më bindës në shkrimet tuaja. Citoni burimet e shkruara, dokumentet dhe mos lejoni që historia të rishkruhet sa herë të ketë nevojë politika ditore.

(lexoni më gjerësisht: RËNDËSIA HISTORIKE E MBLEDHJES SË 14 MAJIT 1994 PËR THEMELIMIN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS –
https://pashtriku.org/index.php?kat=60&shkrimi=2233).

Mos shkruani me kompetencë për gjëra që nuk i dini ose në bazë të dëshmive të pasakta, të cilat mund të jenë subjektive dhe të pavërteta. E vërteta është ligj suprem që e çon shoqërinë përpara dhe vetëm si e tillë i shërben njerëzimit!

(lexoni më gjerësisht: 20 VJET KRENARI… http://lajmpress.com/opinion/33422.html

edhe këtu: UNIVERSITETI I TETOVËS, 20 VJET KRENARI…

https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2856).
Secilit duhet t’ia përshkruani meritën sipas punës dhe veprës, angazhimit konkret, sipas kontributit. Vetëm në këtë mënyrë do ta dëshmoni se ngjarjet e mëdha, projektet kombëtare i kanë pasur bartësit e tyre, jo rastësisht, ndërsa secili që ka dhënë kontribut në ndonjë mënyrë duhet të përmendet me saktësinë më të madhe, pa i ngatërruar njerëzit, kontributet, efektin që kanë prodhuar ose porosinë.

(lexoni më gjerësisht: SI U LIND UNIVERSITETI I TETOVËS –
https://pashtriku.org/index.php?kat=60&shkrimi=2468).

Edhe për një datë të vetme, një fakt sado i parëndësishëm që t’u duket, shënoni burimin të cilit i referoheni, përndryshe do të cilësoheni plagjiatorë, keqpërdorues, mashtrues. Kësaj radhe do t’i kursej të gjithë nga ky mallkim. Nëse edhe më tej do të vazhdojnë me falsifikime të kësaj natyre, në lidhje me historinë e themelimit të Universitetit të Tetovës, siç ka ngjarë në shumë raste deri më sot, secili do t’i bart pasojat e falsifikimit të tij, me emër dhe mbiemër dhe në mënyrë publike.


…………………….
Tetovë, më 12. 10. 2014

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura