Prishtinë, 01 tetor 2018: (P.S. Besoj shumë në STUDENTËT, që e kanë sensin dhe nuhatjen e ndryshimeve në horizont…)
1. Kosova, si një rast “sui generis” që akoma është në proces të; vetëkërkimit, verifikimit dhe vetëdëshmimit të organizimit të jetës shtetërore, KA SHUMË NEVOJË për një strategji të nivelit kombëtar e shtetërorë. Por, dilema mbetet, se; Kush ta bëjë, të shkretën, kur na ka kaplue histeria e inateve, hedonizmit, krimit dhe korrupsionit afrikan?
2. Është kjo (jo dëshirë më!) NEVOJE që do ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por, edhe artikulimin e qartë të disa çështjeve fundamentale, e ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë:
A. Definimi i qartë i sovranitetit pezull dhe të pambaruar, në këtë vorbullën e re të ridefinimit të rendit të ri botërorë…
B. Heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë. Ne qysh tani, duhet ta kemi vizionin e këtij bashkimi…
C. Kyçjes në BE, që ka mbetur galuc midis dy ekstremeve; atyre integruese dhe atyre dezintegruese…
D. Profilizimin kulturor dhe ideologjikë, ku partitë e vjetra duhet ose të shkojnë në “histori” ose të kapin trendin e kohës së ridefinimit të rendit të ri…
E. Konsolidimit të demokracisë, ku qartazi duhet t’a dëshmojmë edhe me veprime e aksione konkrete orjentimin tonë properërndimor…
3. Dilema e vetme mbetet; Kush duhet të futet në këto “beteja” të reja progresive;
– partitë politike të atrofuara,
– klasa “afrikane” e të papunëve,
– studentët e blerë me “qetësi sociale”,
– akademikët e senilizuar,
– Kush tjetër?__________\
Me guximin akademik, filozofi i njohur Hysamedin Feraj, sociologët veteranë, Shemsi Reçica dhe Fadil Maloku, dëshmuan edhe praktikisht, gatishmërinë për aktivizëm paqësor dhe civilizues qytetar, në protestën e datës 29 shtator 2018.