Prishtinë, 10 qershor 2018:
1. Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i teprisë së politizimit apo tendencës së “ngjyrimit”, të çdo gjëje që prodhoi në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike në “betejat” e konsolidimit të institucioneve shtetërore dhe ridefinimit të kauzave reja demokratike.
2. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit tonë politik për të krijuar institucione kredibile, që po prodhon përveç sjelljeve të devijante (krim kulminant, anomi, konflikte ndërgrupore e brendainstitucionale, shtim të interesave klanore dhe zbehje të atyre publike, fatëpajtimi të çuditshëm dhe “gjumë dogmatik” të publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare) edhe konflikte e skandale me afera të matshme…
3. I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit…etj.
4. Por, në të njejtën kohë është evident edhe antipodi i këtij fenomeni, ai i apolitizmit. I cili sipas një gjykimi ende të paprerë sociologjik, është duke u bë edhe një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me indiferencën e tepruar ndaj veprimeve të partive tona politike, për kauzat kombëtare.
5. Perceptimi kësisojt qytetar që nënkupton jo gjithherë edhe qëndrimet e publikut të gjerë, ato të shoqërisë civile, e sidomos ca medieve mercenare, pa dyshim që ngjallë dyshime për shkallën e gatishmërisë së emancipimit tonë politik.
6. E themi kështu, edhe për shkak se perceptimet për dallim nga kërkimet empirike na çojnë gjithëherë në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri që zhvillohet në shoqëritë e transicionit të vonuar, sikurse është Kosova.
7. Sipas kësaj logjike që më shumë na imponohet si perceptim, fitohet përshtypja që kujdestar kryesor për gjitha këto vonesa, e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, janë politikanët matrapaza që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…, e jo për kauza nacionale dhe shtendërtuese.
Postime të Lidhura
ISMAIL ARSLLANI: ZARIE TELHA, NGA KATRAHURA E VENDLINDJES, NË BALLË TË DEMONSTRATAVE!
Tetovë, 14 korrik 2018: Aeroplani tejoqeanik gllabëronte mijëra kilometra për të zbritur në Aeroportin e Shkupit, ku do…
NËNAT DHE VAJZAT, ZONJA TË TRUPIT TË VET APO OBJEKTE EKSITIMI?!
NËNAT DHE VAJZAT, ZONJA TË TRUPIT TË VET APO OBJEKTE EKSITIMI?! Nga Gjokë Dabaj, Durrës 13 shtator 2021…
PSE AQ SHUMË TRYSNI PËR NJË MARRËVESHJE TË KEQE DHE TË IMPONUAR?!
PSE AQ SHUMË TRYSNI PËR NJË MARRËVESHJE TË KEQE DHE TË IMPONUAR?! Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA,…
FAIK KRASNIQI: S’KA KOMB ‘KOSOVAR’, TË GJITHË JEMI SHQIPTARË!
(Prishtinë, 29. 10. 2012) – Shqiptar apo ”kosovar” ky ishte titulli i një diskutimi që u zhvillua para…