Prishtinë, 12 shkurt 2019: “Opsioni i kthimit të serbëve në (qytetar lojal) në favor të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, si kalkulim; ekonomik, demografik e gjithësesi edhe politik, është opsion shumë më i lëverdishëm, se sa ideja e “korigjimit” që është inicuar nga trojkaThaçi&Vuçiq&Rama”, kështu është shprehur së fundmi profesori dhe sociologu, Fadil Maloku.
Lidhur me këtë çështje, Maloku ka dhënë disa argumente, të cilat i ka quajtur ad hoc.
“a) Së pari, shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pamundësinë e ekzistimit të shteteve të pastërta nacionale në hapësirën ballkanike, ku janë të përzier etnikisht të gjithë ngapak .
b) Ndërsa Kosova, edhe ashtu me 95% të pastërtisë etnike, nuk ka edhe aq shumë nevojë ta ndjekë këtë parim, të cilin e ka krijuar vetvetiu bioritmi natyror i natalitetit dhe mortalitetit gjatë gjithë historisë.
c) Kthimi i serbëve, i prejudikuar gjithnjë sipas kritereve të atyre që nuk kanë qenë të implikuar në krime dhe masakra, do të mundë t’ua hiqte nga dora disa qarqeve zyrtare të NATO-s dhe regjimit të Beogradit, argumentin për kinse mostolerancën ndëretnike, që janë duke treguar shqiptarët.
d) Shembullin krahasimtar, lidhur me një model të tillë kompromisi, e kemi në kornizën e riintegrimit të qytetit të Vukovarit dhe Sllavonisë Lindore, në territorin e Kroacisë.
e) Me këso qasje dhe standardi evropian, e në fakt, tolerant nga ana e Qeverisë kosovare, do të mund të përfitonin shumë shtresat e ulëta të popullsisë, të cilat, dalëngadalë, siç po shihet, po i largohen vëmendjes së ndihmës nga faktori ndërkombëtar. Proces ky që i ka ndodhur edhe Bosnjës, deri para fillimit të luftës në Kosovë, Çeçenisë, Afganistanit, Sirisë, etj.”, ka shkruar Maloku në Fb.
Postime të Lidhura
ALBIN KURTI ZBULON PLANIN E SERBISË PËR LIQENIN E BADOVCIT!
Pashtriku.org, 14 korrik 2017: I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar…
DILAVER GOXHAJ: KUSH HARRON, NUK JETON MË!
Tiranë, 06. 10. 2016: (Një vështrim i shkurtër për romanin “Lemza e dhéut” , me autor Ilir Shaqiri)…
RAMADAN PLLANA: DËSHMI TË KOHËS – PËR ORGANIZATËN LNÇKVSHJ (II)
Pashtriku, 15 shkurt 2021: Në librin e Selatin Novosellës ”Metush Krasniqi, personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare” flitet edhe…
FATLUM KRASNIQI: DEMARKACIONI SHPËRFAQI FYTYRAT E VËRTETA TË UDHËHEQËSVE POLITIKË!
Prishtinë, 23 mars 2018: Çuditërisht ne shqiptarëve historia po na përsëritet. Me datë 21 mars 2018, në Kuvendin…