AMBASADOR ROHDE, PËRMBAJU MISIONIT TUAJ, NUK JE AS PROKUROR E AS GJYKATËS!

AMBASADOR ROHDE, PËRMBAJU MISIONIT TUAJ, NUK JE AS PROKUROR E AS GJYKATËS!

Protesta si hyrje në një demokraci të munguar

Me 2 prill 2023 sheshet dhe rrugët e Prishtinës u mbushën me qytetarë dhe qytetare të Kosovës dhe viseve tjera ku jetojnë shqiptarët, me pjesëtarë të pakicave shtetpranuese dhe shtetndërtuese , të të gjitha moshave, të të gjitha besimeve por që kishin një besim dhe qëllim të vetëm. Marshimi për Drejtësi për uddhëheqësit më të lartë të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës sikur që ishin ndërtues dhe mirëmbajtës të paqes duke qenë në postet më të larta shtetërore ; Hashim Thaçi, ishte kryetar i PDK–së ,  kryeministër , ministër për punë të jashtme dhe president, Jakup Krasniqi, kryetar Kuvendi, ministër i pushtetit lokal dhe U.D. i presidentit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së dhe Rexhep Selimi ishte kryetar i GP-ar të LVV-së e që tash po mbahen peng nga politika ndërkombëtare dhe një pjesë e politikës vendore në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë. Gjykimi ndaj tyre dhe UÇK-së ka filluar më  3 prill 2023 në Hagë ku , në të njëjtën kohë protestonin  me mijra shqiptarë nga shtetet evropiane por edhe nga Kosova që ju e keni trajtuar si shtet afrikan në Evropë duke e mbyllur kur edhe shteteve me kriminalitet të noterizuar me vulë apostile nga Tribunali për Krime Lufte për ish – Jugosllavi për krime lufte ,krime kundër njerëzimit dhe gjenocid siç ishte Serbia ia hapët të gjitha dyert, e forcuat jashtëzakonisht shumë ekonomikisht dhe e rehabilituat politikisht. Sidomos shteti nga jeni ju, ambasador Rohde, që nga Kanceralja Merkel e deri te Kancelari Sholc  nuk mund të lavdëroheni me asnjë investim të madh në Kosovë , asnjë vend të hapur pune përveç presioneve që i keni bërë sidomos për themelimin e Gjykatës Speciale Raciste dhe tash presionin që ia bëni Albin Kurtit të pranojë çdo gjë që parashihet në planin famëkeq franko – gjerman e që për qëllim të fundit e ka forcimin e varshmërisë së Kosovës ndaj Serbisë , pavarësisht se si do quhej kjo lidhje . Aq shumë e keni trembur Albin Kurtin sa që e keni bërë për t’i shkruar hajmali te hoxha  . Në Serbi 85,000 vende pune marrin pagë nga Gjermania dhe shkëmbimi i mallrave është disa miliarda euro . Nëse mundeni më dematoni me shifra krahasuese të përkrahjes së Gjermanisë që ia ka bërë Serbisë dhe sa ia ka bërë Kosovës . Nuke  keni asnjë argument. Prandaj , mos tregoni përralla dhe mos na moralizoni sepse nuk ka proces në Kosovë , pavarësisht a është në përputhje me mandatin e ambasadorit e që ju detyron Konventa e Vjenës e që nuk  i fusni hundët apo që nuk e kriposni , deri në vjellje . Sidomos së fundi , pasi filloi gjykimi dhe pas marshit , marsheve madhështore për Drejtësi të munguar . Nuk është përgjegjësi juaja të thoni se në Hagë po gjykohen individët e jo UÇK-ë , nuk jeni as hetues , as prokuror e as gjykatës që të jepni një përkufizim dhe përfundim të një procesi që ende nuk ka përfunduar duke e paragjykuar vet epilogun e procesit . Ju jeni komentues kujdestar , bashkë me disa ambasadorë tjerë e që më të eksponuar janë ai i Mbretërisë së Bashkuar , Francës dhe Italisë me deklarata me shumë kuptime sikur që është teksti i marrëveshjes famëkeqe franko – gjerman që e keni mbështjellur me një tis evropian duke ia bashkuar edhe përkrahjen amerikane. Ju po kërkoni nga ne që të mendojmë dhe veprojmë si Albin Kurti , Vojsa Osmani , Glauk Konjufca dhe një ministre që , sa i përket denoncimeve ndaj UÇK-së dhe krerëve të arrestuar , aspak nuk dallon nga Drecuni i Serbisë . Ju doni të na bindni t ‘i besojmë dhe t’i  bindemi një mashtruesi injorant që kinse e përfaqëson Kosovën në bisedime dhe i cili , pa kërkuar askush nga ai  në kohën kur Vuçiq haptasi deklaron se ka vendosur të mos i vendosë sanksione Rusisë , i duket pak që ia fut sanksionet Rusisë por këtë e ripërsërit në vazhdimësi , pa kërkuar askush nga ai , pa pasur asnjë mundësi t’i konkretizoi ato sanksione ekonomike , duke e shndërruar veten në një palaço të thjeshtë. Me kësi persona ju e luani lojën por me 2 prill 2023 e morët porosinë e qartë ju sikur edhe këta të cilëve ua keni bërë birën e miut 300 grosh se mund të nënshkruani çka të doni por se nuk do të pranohet ashtu si e keni paketuar. Kanë kaluar 25 vjet pas përfundimit të luftës dhe mbi 1600 familje , në ankthe presin lajme për më të dashurit e tyre . Çka keni bërë ju që të sigurohen informata për të pagjeturit ?! Asgjë fare , në emër të projekteve politike po e luani lojën e strucit . Sa serbë janë dënuar për mbi 10.000 civilë të vrarë në Kosovë dhe sa shqiptarë ? Nuk doni ta dini , jeni nun i Aleksandar Vuçiqit të cilit i bëni asi lëshimesh që as vet Vuçiqi nuk i ka imagjinuar , krejt në emër të largimit nga Rusia . Me mosveprimin tuaj , apo më mirë të them me përkrahjen e hapur që ia bëni Vuçiqit dhe Serbisë , shërbimin më të madh po ia bëni Rusisë . Rusia dhe Serbia u betonuan në Republika Srpska , në Kosovë bëjnë çka të duan me politikanë pa kurriz dhe pa dinjitet  , Malin e Zi me ndihmën e një kolaboracionisti Abazoviq e kthyen në Serbi duke ia dorëzuar shtetësinë e Malit të Zi , Kishës ortodokse serbe dhe forcave çetnike serbe . Nëse e keni dëgjuar fjalimin e presidentit të zgjedhur të Malit të Zi pasi e fitoi mandatin atëherë nuk e keni vështirë të konstatoni se Mali i Zi është Serbi apo jugosllavenska Crna Gora , Mali i Zi i Jugosllavisë . Flamujt ishin të Malit të Zi , të Serbisë  ndërsa këndoheshin këngët për Kosovën serbe . Pas një viti në Maqedoni të Veriut do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe , ka të ngjarë që VMRO – DPMNE e Gruevskit të fitojë midis 55 – 60 përqind të votave . Me këtë , me përkrahjen tuaj po jetësohet formimi i Botës Serbe .

Protesta kishte një porosi për përkujtim

Dy herë jam dënuar politikisht në ish – Jugosllavi 3 +12 vite prej të cilave afërsisht 9 vite i kam mbajtur në burg. U liruam më herët shkaku se Franjo Tuxhman , pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë i liroi të burgosurit politikë ! Që nga qershori i vitit 1990 kur jemi liruar , në Kosovë dhe në Prishtinë nuk ka pasur protestë më të madhe , më të fuqishme , se protesta e vitit 2023 e muajit prill të datë 2. Nuk ka pasur protestë më të qetë ku nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj askujt madje as ndaj Gjykatës Raciste Speciale . Ky numër aq i madh i protesteuesve , pa asnjë dyshim ka në vete masën kritike që nuk do të lejojë që Kosova të trajtohet si koloni e Serbisë e as që politikanët karriesristë dhe të papërgjegjshëm të nënshkruajnë marrëveshje që e dëmton palcën kurrizore kombëtare . Gjykatën Speciale Raciste e keni themeluar në kushte të një terrori psikik , shantazhit dhe kërcënimeve . Këtë e them sepse kam qenë dëshmitar okular i zhvillimit të ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës . Këtë po e thonë publikisht tash edhe ish – ambasadorë të shteteve të ndryshme , të liruar nga frika e humbjes së vendit të punës dhe privilegjeve . Për më keq , edhe pas votimit për themelimin e kësaj Gjykate , që nuk ka rast të njëjtë në historinë e gjykatave të këtij profili , me mashtrime , kërcënime , shantazhe dhe kushtëzime keni arritë ta plaçkitni tërë sovranitetin e Kosovës mbi pronësinë e kësaj Gjykate . Më tregoni , përveç se dhunshëm është votuar në Kuvendin e Kosovës , me çka kjo Gjykatë identifikohet si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës ? ! Në mënyrën më të paskrupullt keni mashtruar deputetët e Kosovës , opinionin e Kosovës si dhe institucionet e Kosovës për mandatin e kësaj Gjykate që e keni shtrembëruar deri keqpërdorim dhe kush do të besojë se të akuzuarit do ta kenë një proces të drejtë , të paanshëm dhe të pandikuar nga politika dhe grupet e interesit . Keni krijuar raporte kushtëzimi dhe klientelist me disa politikanë , disa media dhe disa mbetje politike dhe mediatike të cilët , babë dhe babëgjysh kanë qenë në shërbim të Jugosllavisë dhe të Serbisë , tash të shndërruar në milionerë të qelbur . Gjykata Speciale dhe Raciste , me përkrahjen tuaj po përpiqeni kot ta rishkruani historinë , ta modeloni duke ia përshtatur projekteve politike , ta bëni Serbinë xhandar të Ballkanit me politikanë kosovarë , pa kurriz dhe pa dinjitet , duke mohuar krimet dhe vuajtjet e popullit shqiptar dhe duke barazuar krimet që ndodhën në luftën e fundit .

Lojë e fëlliqët , që nga fillimi

Inicimi i Gjykatës Speciale ishte angazhim i Serbisë dhe Rusisë përmes një bastardi të korruptuar e që e kishte imunitetin e deputetit evropian . Kosaçev dhe Dik Marti  , me Aleksandar Vuçiqin , Ivica Daçiqin , Vulinin , Drecunin , Komandant Gurin që masakroi familjen Jashari në Prekaz dhe vëllezërit Bytyçi , ushtarë të UÇK –së nga Amerika , të ndihmuar nga disa shqipfolës shpikën Shtëpinë e Verdhë ku kins trafikoheshin organet e robërve serbë dhe të tjerë sikur të ishin në Klinikën Majo në Amerikë. Kjo bombë – trafikimi i organeve u përdorë si zhurmues për të heshtur të gjitha shtetet që do të kundërshtonin hetimin dhe Rezolutën e propozuar nga krimineli Dik Marti , pas së cilës dhunshëm u themelua Gjykata Speciale Raciste dhe , për “ çudi “ më askush nuk e përmend trafikimin e organeve . Ky ishte mashtrimi i madh , sa për ta themeluar një Gjykatë . Shqiptarët ranë në këtë kurth , nuk patën dije e as guxim ta kundërshtojnë këtë monstër juridike . Dje , njëri nga prokurorët e përmendi Komandantin Legjendar , Adem Jashari që paska organizuar sulmin ndaj 12 stacioneve policore që ushtronin dhunë shtetërore ndaj shqiptarëve . E çka do të duhej të bënte Adem Jashari me policët , paramilitarët dhe ushtarët serbë ? T’iu shpërndante lule në kohën kur kishte vendosur që , me familje dhe bashkëluftëtarë të bënte luftë për çlirim nga Serbia. Adem Jashari , Hashim Thaçi dhe të tjerët u patën dënuar me burg në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ku isha edhe unë i pranishëm , si monitorues . Luftëtarët e lirisë , jo vetëm në Kosovë e kishin mision luftën dhe asgjë tjetër  . Çka bënë luftëtarët e rezistencës franceze , luftëtarët e Mbretërisë së Bashkuar , amerikanët , jugafrikanët  , kinezët , rusët dhe shumë popuj të robëruar gjatë luftës së dytë botërore përveç se luftuan , deri në fitore . Në procesin e Nyrembergut dhe të Tokios a u gjykua dhe a u dënua dikush nga ta për krime lufte ndonëse kishin bërë krime në Hungari , Poloni , Rumani , Bullgari , Shqipëri dhe shtetet tjera ! Asnjëri , as sa për simbolikë ! Thuaja të gjithë drejtuesit ushtarakë dhe politikë të UÇK-së kanë kaluar në procedura hetimore në Tribunalin e Hagës , gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-i  , Gjykatën Speciale Raciste në Hagë , disa edhe në Serbi prandaj është e papërgjegjshme të thuhet se nuk po gjykohet UÇK –ë por individët . Këto përralla që i thoni janë për veshët e Albin Kurtit  , Vojsa Osmanit , Glauk Konjufcës , Donika – Katran ( Shvarc ) Gërrvalla , Besnik Muçivërca dhe të tjerë sepse e duan këtë muzikë që iu siguron pushtet , pa përgjegjësi dhe pa asnjë detyrim  ndaj qytetarit përveç ndaj juve , Borrellit dhe Llajçakut . Në këtë nivel kanë rënë! Unë kurrë nuk do ta besoja ,  së paku për Albinin dhe Glaukun . Të tjerët janë të baushtellës njerëzore , politike , intelektuale , kombëtaren nuk ma lejon ndërgjegja ta përmend.

Prandaj , siç e thotë edhe vartësi juaj , Albini , mos dilni para qerres , mbajeni një rend. Siç po ecën punët , përshkallëzimi i situatës në Kosovë është i pashmangshëm , protesta e 2 prillit 2023 ishte paralajmërim. Ju po na ofroni liri të kufizuar , lëvizje të kufizuar , vendimmarrje të kufizuar , këto ofrohen edhe në burgjet e Kosovës !

Tash, nuk ju ka mbetur tjetër gjë veç se arkivolet e Bacës Adem Demaçi , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodrës, Remzi Ademajt, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Hafir Shalës dhe Xhavit Hazirit , Komandantit Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari, Agim Ramadani, Shaban Shalës dhe të gjithë luftëtarëve dhe heronjve të Kombit, që nga koha e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, Azem Bejtës dhe Shotë Galicës, Marie Shllakut dhe Xhon Serreqit , Nebih dhe Tahir Mehës, Zahir Pajazitit , Afrim Zhitisë , Bahri dhe Fahri Fazliut  , me të pavdekshmit Luan dhe Shkëlzen Haradinaj  t’i merrni dhe t’i dërgoni në Gjykatën Speciale Raciste në Hagë. Edhe pasardhësit e mbi 10.000 civilëve shqiptarë të vrarë nga Serbia përmes “cakut joushtarak“ Radivoje Papoviq dhe Danica Marinkoviq, edhe familjarët e të pagjeturve, edhe të ish – të burgosurve politikë, luftëtarë të UÇK-së, si dhe të popullit që e përkrahën rezistencën dhe luftën. Nëse e arrini ta bënë këtë, atëherë edhe do ta rishkruani historinë, o të pafytyrë !

4  prill 2023 Prishtinë Pa asnjë respekt, Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

______________

KOALICIONI LVV – AAK , VALË  – VALË , VEÇ SA S’KA DALË

Bisedimet e koalicionit Zajebnicë për Asociacion : Albin Kurtit nuk po ia donë ta nënshkruaj Marrëveshjen për Normalizim  të marëdhënieve me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit , jo se nuk po ka laps dhe se po i dhemb dora e djathtë por se Vuçiqit i ka humbur lapsi dhe ka artrozë të dorës së djathtë. Madje , Albini ka filluar të bëhet nervoz pse nuk po i mundësohet ta nënshkruaj këtë marrëveshje i cili nënshkrim i është bërë obsesion. Nuk i dhezi dy herat e para , mbase e treta do të jetë e vërteta pasi t’i ketë kryer disa punë në ndërkohë. Themelimi i Zajebnicës , tash me një emër tjetër , vetmenaxhim . Këtë formulë e kishte përdorur edhe Klauzeviqi me thënien e tij të famshme se ; “ tash lufta vazhdon me mjete tjera , me mjete politike … “. Zajebnicë po , por jo me këtë emër.  Prej të gjithë akterëve politikë , aktivë , gjysmë aktivë dhe me potencë politike të rrënuar , i vetmi që , pa asnjë dyshim dhe në çdo çast e përkrahu Kurtin për Zajebnicën  ishte dhe mbeti Ramush Haradinaj , frontmani i AAK-së. Më i bindur për Zajebnicën është Ramushi se vet Albini. Edhe në takimet që i pati në Amerikë e mbrojti këtë parim në kundërshtim me interesin vital të Kosovës , formimin e Zajebnicës. U betua para Chollet , Blinken  dhe Eskobar për besnikëri dhe këtë ia konfirmoi edhe luftëtarit më të vendosur dikur , sot dhe besoj edhe në të ardhmën për autonomi substanciale të Kosovës përmes federatës apo konfederatës asimetrike me Serbinë , ambasadorit Hill i cili nuk po lë gur pa lëvizë për t’i rikthyer autonominë Kosovës . Po lexoj komente përqeshëse për Ramushin si politikan dhe po habitem me komentuesit që aspak nuk e njohin Ramushin. Ramush Haradinaj është njëri prej politikanëve më inteligjentë në Kosovë , e ka një inteligjencë të trashëguar dhe të natyrshme sikur që e ka jashtëzakonisht të zhvilluar shqisën e të nuhaturit të mundësisë që i ofrohet dhe që e bënë lojtar të pazëvendësushëm në situata të caktuara . Prandaj  edhe po e luan lojën që po e luan ; për asgjë nuk pajtohet me Kurtin , e quan zot shtëpie të një shtëpie me budallë , njeri të dyshimtë të sigurimit të Serbisë , se ka kimi ( ADN ) pak serbe dhe cilësime të tjera , aspak afirmative për një kryeminister siç është tani Albin Kurti. Në të njëjtën kohë bënë biseda të fshehta për një koalicion të AAK –së me LVV –ë , në përpjekje për ta nxjerrë nga loja Vjosa Osmanin , presidente aktuale . Duke e ditur se Vjosa Osmani në asnjë mënyrë nuk jep dorëheqje nga “  Sellma “ dhe  “Valdrini “ dhe se nuk ka asnjë mënyrë të rregulltë gjyqësore për ta shkarkuar nga posti , janë futur në lojë mundësitë e jashtëzakonshme përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Duan të bëjnë “ Trininë e Shenjtë” të shkelësve të Kushtetutes , Behgjet Pacolli , Fatmir Sejdiu dhe , tash , Vjosa Osmani. Për ta respektuar barazinë gjinore dhe për të respektuar kuotat e përfaqësimit gjinor.

Po pse pikërisht tani ky koalicion : Kosova është në situatë shumë të rëndë politike dhe ekonomike. Çdo gjë , madje edhe ceremonia e synetisë po kushtëzohet me normalizim të marëdhënieve me Serbinë . Marrëveshja e Ohrit ia shtrëngon edhe më shumë lakun në fyt Kosovës ndërsa Sebia nuk ka fare lak. Nëse e lexoni aneksin e marëveshjes , lehtësisht do ta kuptoni se alfa dhe omega e kësaj marrëveshjeje është themelimi i Asociacionit apo Zajebnicës. Pas themelimit të Zajebnicës , Kosova do ta humbë çdo interesim ndërkombëtar duke e thjeshtësuar çështjen e saj në probleme të brendshme që do të pjellin nga Zajebnica. Fort u gëzuam kur Kurrti u përqafua me kryeminstrin grek në Prishtinë dhe aso skena intimiteti apo afërsie më ka rënë të shoh vetëm në Lagjen Soho në Londër , pas orës 24.00. Menjëherë filluam të bëjmë plane për Greqinë dhe , sipas llogarive tona ishin vetëm çështje ditësh kur gjyshi grek i Albinit do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në ndërkohë presidentja e Greqisë na i ftohi morrat me një deklaratë se Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim për statusin e Kosovës që , përkthyer në gjuhën e baushtellës do të thotë : “ Mallo morgen njohja e pavarësisë së Kosovës …”  Greqia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm pasi Kosova ta përmbush detyrimin ndaj Marrëveshjes së Ohrit , me Zajebnicën në qendër të qendrës . Të gjithë po flasin vetëm për Zajebnicën , ndërkombëtarë dhe kombëtarë , të parët me emër të viteve 2013 dhe 2015 kurse të dytët duke e kamufluar të njëjtën përmbajtje me një emër tjetër . Albin Kurti po e sjellë vazhdimisht një pllakë gramofoni që nuk po e ndërron asnjëherë se kjo Marrëveshje paraqet njohje formale të Kosovës nga Serbia kurse , vartësi i tij permanent , ndryshe i njohur si stërnip i Aristotelit , Platonit dhe Hegelit , jo vetëm sa i përket trashëgimisë së gjakut por edhe trashëgimisë së veprave filozofike e që te ne njihet si “ drvena fillozofija – filozofia e drurit apo Pinokio filozofia “ e forcoi kryeministrin e lodhur fare duke thënë se në këtë Marrëveshje  keni një njohje të fuqishme faktike të Kosovës nga Serbia. Nga aspekti juridik dhe politik është në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të njohjes , nga aspekti logjik është marrëzi kurse nga aspekti filozofik edhe mund të shitet , sidomos kur je i rrethuar me intelektualë analfabetë jofunksionalë . Vjosa Osmani kishte hezitime për t’i prerë gjërat duke ia deleguar përgjegjësitë për deklarim një analfabeteje në fushën e diplomacisë që , për fat të keq të saj por edhe toni , thuaja qe dy vite mendon se është ministre për punë të jashtme , pa diasporë.

Albin Kurti ka guxim të nënshkruaj çdo marrëveshje , pa asnjë hezitim . Madje është shumë këmbëngulës ta bëjë këtë . Mirëpo , qartazi Albinit i mungojnë resurset anatomike dhe fiziologjike t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara e që thjeshtësohen në dy : themelimin e Zajebnicës dhe formalizimin e Kishës Ortodokse të Serbisë në Kosovë. Për këtë i duhet një njerë me k..e , një njeri me muskuj apo ana e fortë ( e dhunshme ) e anës së butë ( të qullët ) . I forti është Ramush Haradinaj , i qullëti është Albin Kurti. Këtë e kanë të qartë edhe ndërkombëtarët . Atyre , në këto çaste nuk iu duhet një politikan me parime dhe kombëtar por iu duhet një njeri me k..e të mëdha  që ua shtynë para zbatimin e Marrëveshjes . Aktualisht në Kosovë , këtë punë të krahut ( zbatimin e aneksit të marrëveshjes ) mund ta bënë vetëm Ramushi . Prandaj po bëhet lojtar i fortë sepse njeri i lig nuk mund të përdoret për situata të forta. Albini ka rënë nga fiku vendimmarrës , ka mbetur vetëm si përfaqësues institucional dhe arsyetues i një dështimi dhe mashtrimi të madh . Ramush Haradinaj ,në këtë moment është alter ego i stupcit që do të vendosë për zbatim të aneksit të marrëveshjes . Prandaj edhe është i pranuar nga ndërkombëtarët kurse LVV e merr si zgjedhje të zorit , si ogiç pas të cilit do të shkojnë dhe ndjehen të sigurt deri sa t’i përfundojnë këto punët që nuk kryhen pa pasur koçe të mëdha . Edhe për të keq . Kryesisht për të keq ! Opozitarizmi i PDK –së dhe LDK-së është sikur loja e Kosovës ndaj Andorrës. Për të ardhur keq , në kuptimin më të butë. Në rethanat e krijuara , Vjosa Osmani , thuaja pa parti dhe pa asnjë ndikim politik , po bëhet e tepërt dhe e panevojshme . Kapaciteti i saj për implementim të aneks marrëveshje së Ohrit është i barabartë me zero kontribut. Paraqet pengesë prandaj e ka humbur krejtësisht peshën specifike politike . E hasmuar thuaja me të gjithë , selektive ndaj luftëtarëve të UÇK-së , deri vonë hije totale e Albin Kurtit , nuk i duhet më askujt. Unë nuk pajtohem me mënyrën si duan ta eliminojnë por …, por edhe kjo ka vepruar në të njëjtën mënyrë ndaj të gjithëve që nuk janë pajtuar me te . Në mënyrë sadiste është sjellur me pengjet në Gjykatën Speciale në Hagë , meritorët kryesorë që u ul në karriken e presidentes. I ka shërbyer , deri në nënshtrim LVV –së dhe Albin Kurtit prandaj do ta paguaj një çmim. Është paradoksale por e vetmja dritë në fund të tunelit ku është katandisur Vjosa Osmani dhe Lista Guxo , ka qenë dhe mbetet një Pec . Haxhi Qamilit nuk po i gjindet adresa askund !

Çka fiton Kosova nga ky koalicion i mundshëm : Kosova definitivisht fiton në planin e përgjithshëm : “ të trashët e Surles “. Individualisht Albin Kurti e mbanë pushtetin pa shtet , Ramushi mund të bëhet president , nëse bëhet . Ndërkombëtarët fitojnë sepse e kanë një politikan ( Albini ) që pranon çdo gjë që kërkohet nga ai ( nënshkrimet ) dhe një president muskuloz , karizmatik dhe që nuk ia ndien se çka ndodhë në Banglladesh , Ramush Haradinajn . Albin Kurti e siguron një rrufepritës nga rrufetë që do i vijnë nga partia e vet dhe eventualisht nga opozita e vijagrizuar.  Albini ka rënë në kurthin që e ka ngritë vet për të tjerët prandaj një telefonatë nga Chollet , siç ishte ajo në Kuvendin e Kosovës  ia zgjatë qëndrimin në pushtet dhe këtu edhe qëndron mjerimi i një Albini , dikur idealist , tash i zënë në bakllavanë e pushtetit . Një lugë , qoftë edhe helm nga Chollet , Blinken , Eskobar , Rrahman Morina i Katalonjës Joseph Borrell dhe rrenci bredhës , Mirosllav Lajçak paraqet eliksir për Albin Kurtin dhe kabinetin e tij jo – qeveritar kur gara bëhet se cili ministër është ma katastrofal se tjetri dhe asgjë tjetër. Nga “ trojka “ e politikanëve që iu kam besuar më së shumti , Baca Adem Demaçi sigurisht është në Parajsë i larguar nga Ferri i quajtur Kosovë , Kadri Veseli po mbahet peng në Gjykatën Raciste Speciale të Hagës kurse Albin Kurti , i veshur me pallton e Grofit Minhauzen , ky hyrë në Rrugën e Golgotës , për ta kryqëzuar në fund, o nga të tijët , o nga të huajt ! Ramush Haradinajn e ka xhoker për Zajebnicën kurse proserbin Dritan Abazoviq e ka xhoker për formalizimin e Kishës Ortodokse të Serbisë në Kosovë.  Këtë test poshtërsie Abazoviqi me shumë sukses e ka kryer në Mal të Zi duke e rikthyer Kishën ortodokse serbe në pushte . I ka mbetur edhe një punë e pistë për ta bërë ; ta  pamundësojë rizgjedhjen e Millo Gjukanoviqit si president i një Mali të Zi të pavarur dhe ta mundësojë zgjedhjen e kandidatit të Listës Serbe për Malin e Zi  , president i Malit të Zi , si protektorat i Serbisë.

Të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pas së cilës do ta kuptojmë nëse Lumi Vjosa do pëlcet nga fuqia apo do të shndërrohet në një llucë që do të përfundojë në lumin Ibër. Afër vendit të lindjes ! Kthimi në bazë !

Për mua mbetet edhe një shpresë , ardhja e Çlirimtarëve sikur që erdhën në zgjedhjet e fundit . Unë besoja se kanë ardhur ta çlirojnë veriun e Kosovës , ata kishin ardhur ta çlirojnë Kosovën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëhësit e saj e që e kuptoj si një kontribut i Çlirimtarëve për Gjykatën Raciste Speciale në Hagë. Tash janë konsoliduar besoj me Zonë Operative në Shtime dhe me Komandantin e Përgjithshëm të Çlirimtarëve , me seli në Shtime . Për qëllimin që e kanë pasur vend më të mirë se Shtimja nuk mund ta gjejnë , si në aspektin e logjistikës politike ashtu edhe në planin ushtarak, Shtimja i aryseton për çdo gjë !

30 mars 2023 Prishtinë              Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, JU AMBASADORË NDËRKOMBËTARË NË KOSOVË, PËRMBANU MISIONIT TË
    JUAJ, SE NUK JENI AS GJYKATËS AS PROKURORË!” EU, SE NË HAGË GJËJA NUK PO GJYKOHET UÇK-JA POR VETËM KRERËT E GJALLË UÇK-SË; A PO DËSHIRONI
    EDHE DËSHMORËT DHE MARTIRËT, LEGJENDARËT E KRYELEGJENDARËT O NGA
    PËRJETËSIA SHEKULLORE OUUU, TEMPULLORE, QË TË I NXIRRNI NGA VARRI OH
    ZJARRI SI DHE T’UA LEKUNDNI ASHTA DHE RRASHTA; TË UA TUNDNI T’LASHTA
    MË STËRLASHTA, EDHE SHPIRTIN DHE HIRTIN ATJE LARTË NGA QIELLI, ZJARTË
    NGA DIELLI; QË ME BREZE DHE RREZE, DUKE U FUTUR, TUNDUR, NE ZEMËR DHE
    MË EMËR TË MBARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË, DUKE RIGUFUAR O,
    RITRIUMFUAR NGA DHEU EDHE NGA KREU, DUKE RIZGJUAR AH RISHTRUAR OH,
    THIRRJEN DHE SHTRIRJEN HEEEJ, NGA SHTATA DERI TEK NËNTA, NA LASHTA
    STËRLALSHTA, DERI MË T’RËNDA; MË LEGJENDA, KRYELEGJENDA, SI VULLKAN
    OUUU, KULLGJAN; NGA MALI VËRRIE BURIM OU KURIM MË IDEALI NGA DRENIA,
    KRENARIA, SËBASHKU ME SHQIPEN DYKRENARE, TEK RRASHKU TEK SHKRIPEN
    HYKRENARE, BETIMI N’TOKËN DHE KOKËN O, TROJE NËN ROJE PËR RIÇLIRIMIN
    DHE RIHIMIN; NA PËRGJEGJKA NGA GRANDEMA, NDËRGJEGJKA GJERGJA OUH
    ME ADEMA; KRYLEGJENDA+HYREGJENDA PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI HEJ
    PËR RIATDHESIM DHE RIBASHKIM OUUU, RITRASHGIM; TË PELLAZGO ILIRO ORE
    MBARË SHQIPTARISË, HEEEJ, TË MBARË SHQIPTARISË! TË FALA NGA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura