FUTBOLLISTËT E SUKSESSHËM …

FC Stade Lausanne Ouchy në shoqërinë e më të mirëve, falë golave të Mulajt dhe Ajdinit

Nga Arif Ejupi

Gjatë kampionatit të vitit 2022-2023, në ashtuquajturën Challenge League të Zvicrës, nga Kantoni i Lozanës, kanë garuar dy skuadra të futbollit; FC Lausanne Sport dhe FC Stade Lusanne Ouchy.

Të dyja ekipet kampionatin e kanë përfunduar duke u radhitur në pozitat dy dhe tre të tabelës së klasifikimit.

Nga zgjerimi i Super Ligës zvicerane prej 10-të, skuadrave në 12-të, përveç FC.Lausanne Sport, e pozicionuar me 61 pikë në vendin e dytë, që është inkuadruar drejtpërsëdrejti në elitë, ka përfituar edhe skuadra tjetër voduaze FC. Stade Lausanne Ouchy.

Ajo e plasuar në vendin e tretë me 60 pikë, ka zhvilluar dy ndeshje të barazhit me fqinjin e saj FC. Sion.

Valesanët edhe pse me një traditë mbi një shekullore dhe dyherë Kampion i Super Ligës së Zvicrës, sivjet i kanë dëshpëruar simpatizuesit e tyre, të shumtë me rezultate të dobëta.

Ata nga gjithsej 36 ndeshje të zhvilluara kanë shënuar 7 fitore,10 barazime dhe 19 humbje, të cilat i kanë lënë në vendin e fundit, me vetëm 31 pikë të tubuara.

Përkundër rezultatit të dobët valezanët mbetjen në elitën e futbollit zviceranë kanë mundur ta sigurojnë në takimet e barazhit kundër FC. Stade Lausanne Ouchy të Lozanës.

Mirëpo, ata edhe në këtë ballafaqim me FC Stade Lausanne Ouchy,kanë pësuar debakël të vërtetë. Ndeshjen e parë e kanë humbur edhe pse vendas 0 me 2, kurse atë të kthimit si mysafirë të FC.Stade Lausanne Ouchy me 4:2.

Në të dyja ndeshjet nga radhët e lojtarëve të FC Stade Lausanne Ouchy, formë të shkëlqyer kanë treguar lojtarët mesfushorë me origjinë shqiptareLiridon Mulaj dhe Alban Ajdini.

Mulaj ish-lojtar i Neuchâtel Xamax, ka shënuar në minutën 6 dhe 89, ndërkaq Alban Ajdini në atë 34.

Ajdini që më herët ka luajtur në FC Servette të Gjenevës, për skuadrën e tij ka shënuar 14 gola,me çfarë ka paralajmëruar se mund të jetë një golashënues i spikatur.

Përveç, Mulajt dhe Ajdinit në FC. Stade Lausanne Ouchy, luajnë edhe shqiptarët e natyralizuar Lavdrim Hajrullahu, Rejan Thaçi dhe Mërgim Qarri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura