Prishtinë, 6 maj 2019: Kush i pengoi pushtetarët e pasluftës ta ngrejnë një Gjykatë për krimet serbe në Kosovë?! Askush! Ata tani po i hedhin këto iniciativa (ekskluzivisht protagoniste!) veç për konsum të brendshëm…e asgjë më shumë.
1. Së pari bashkësia ndërkombëtare, është vonuar shumë me këtë denoncim publik të Serbisë, sepse kanë kaluar dy dekada të tëra dhe asgjë tani nuk mund të rikthehet prapa (anipse, gjurmët dhe faktet e gjenocidit serb, mund të identifikohen edhe sot), shkaku i fokusit që e ka faktori ndërkombëtar në tema të tjera shumë më të rëndësishme (gjithnjë sipas gjykimit dhe sidomos interesave të tyre; gjeopolitike e diplomatike) dhe më dinamike, se sa kjo që neve na intereson dhe kemi interes.
2. S’dyti, klasa jonë politike e ka vonuar qëllimshëm për t’i hyrë në qejf “faktorit ndërkombëtar”, i cili edhe ashtu nuk e ka pasur si imperativ vazhdimin e demonizinit të Serbisë, sepse caqet strategjike u arritën me intervenim ushtarak, kurse me ato diplomatike u mundua dhe ende po mundohet “në emër të vlerave civilizuese” ta rikthejë Serbinë kah “kibla” përendimore”…
3. S’treti, Konfigurimet gjeopolitike, gjeostrategjike e sidomos ato politike, nuk janë të njëjta me disponimet e interesat e fundshekullit, apo kohës kur u bombardua Serbia…
Postime të Lidhura
SELAM SULEJMANI: NJË AGJENDË KOMBËTARE PËR NËNTORIN TONË
Tetovë, 7. 11. 2016: Kryeministri i parë i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë…
KADRI REXHA: KRYENGRITJA E PRANVERËS 1981 NË KOSOVË ISHTE VAZHDIMËSI E NJË RRUGE TË MUNDIMSHME SHTATËDHJETËVJEҪARE
Pashtriku.org, 12. 03. 2015 – Që të ngrihej në demonstratat e vitit 1981 popullit shqiptar iu desh të…
BILANCI I LUFTËS SË UÇK-së ME FORCAT PUSHTUESE SERBE
BILANCI I LUFTËS SË UÇK-së ME FORCAT PUSHTUESE SERBE Nga Dritan Goxhaj, Tiranë 28 nëntor 2022 Epoka e…
SHERADIN BERISHA: ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË KOSOVA?!
Pashtriku, 24 nëntor 2019: Është iluzore dhe njëkohësisht mashtrim i madh për shqiptarët, të thuhet me plot kuptimin…