DR.FADIL MALOKU: TRI DËSHTIMET E MËDHA …

Prishtinë, 26 nëntor 2018: Tri dështimet e mëdha, të ”qeverisë së (Kosovës) sporteve të rënda”
1. LIBERALIZIMI, ku tashmë edhe shtetet e kumbarisë së pavarësisë, hezituan në marrjen e një vendimi pro këtij procesi, sa obligativ për BE-në, aq edhe të nevojshëm për kosovarët. Them obligativ, shkaku se “arkitektura e kazanit të ëndrrës europiane”, në rast se dëshiron të realizohet si pandam i “ëndrrës amerikane”, ka për detyrim t’i joshë e më pastaj edhe t’i inkorporoj si pjesë të veta, edhe rajonet siç janë ai i Ballkanit Perëndimor. Kurse, të nevojshëm, shkaku se kosovarët janë ende i vetmi popull që është i privuar nga e drejta e qarkullimit të lirë, dhe të qenit edhe de jure pjesë e qytetarisë europiane
2. Ç’NJOHJET, (vetëm një njohje, e tetë ç’njohje!); Lëre, që diplomacia aktuale nuk solli njohje të reja por, me indolencën, amatorizmin, politizimin e skajshëm arriti t’i “dhuroj” Serbisë edhe tetë ç’njohje tjera! Duke ridëshmuar, kështu, si paaftësinë ashtu edhe injorancën totale ndaj artit të diplomacisë bashkëkohore. Ku nuk mjafton vetëm të dërgosh sms, dhe aty këtu ndonjë “bakshish (shteteve ujdhesa) prokurorëve” vendimarrës diplomatik të vendeve të targetuara për njohje të reja, por edhe; lobim permanent, animim spontan të programuar, e me agjenda e metoda shumë më të sofistikuara, ku shtrëngimi i duarëve mbetet veç kurorëzim final e formal i takimeve diplomatike, e jo njohje e pranim i shtetësisë së Kosovës.

3. Gjithë këtij angazhimi kaq inert e turravrap diplomatik kosovar, kur t’i rradhiten edhe tetë ç’njohje, që ia shkaktoi lobimin online i diplomacisë kurioze serbe, bëhet edhe më i qartë bilansi i diplomacisë tejet të politizuar e amatoreske, të kësaj qeverie centaur!
4. INTERPOLI, si synim dhe obligim shtetëror i kosovarëve, me një qeveri të tillë të brishtë dhe tejet inerte, përballë një makinerie të tërë lobuese serbo-ruse ishte pothuajse një “immpossible mision”! Por, kjo nuk e amneston as përkushtimin, e as mundësinë e lobimit kosovar. Sepse, lubuesit shqiptaro-‘kosovar’, kanë menduar ta përgatisin jo një strategji shumë më të avansuar, por edhe shumë më agjile e tepër më imponuese e “agresive”, në qarqet globale dhe ato kontinentale, për anëtarësim.
5. Gjithë kësaj, kur i shtojmë edhe jokordinimin qeveritar (shto këtu “betejat” e humbura makabre për emërime e shkarkime partiake, të korit diplomatik), me miqtë dhe sponzoruesit e pavarësisë, atëherë kuptojmë qartë dështimin e apostrofuar, në njërin ndër institucionet gati më të rëndësishme globale, si është Interpoli.
(P.S. Për fund, kjo qeveri centaur, mund të blejë kohë mandare, vetëm, nëse sot në Pejë me qeverinë Rama, arrinë ndonjë konsenzus mbinacional, e që shkon në interes gjithëkombëtar…Ta shohim…?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura