DR.JAKUP KRASNIQI: DEPUTETËT E OPOZITËS DUHET TË SHKOJNË NË PROKURORI PËR TA MBROJTUR SHTETIN!

Prishtinë, 04. 11. 2015: Nuk ka asnjë fije dyshimi se deputetët e opozitës së bashkuar që në Kuvendin e Kosovës kanë gjuajtur gazin lotsjellës, kanë bërë veprim patriotik, se me atë veprim kanë protestuar për t’i treguar çdo qytetari, se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë antikushtetuese nga do që t’i marrësh. Bile dhe ai që e ka nënshkruar MSA-në – Kosovo me fusnotë, ka bërë shkelje të Kushtetutës, për faktin se Republika e Kosovës është shtet pa fusnotë.
Ata duhet të shkojnë në prokurori që t’ju tregojnë se, sikur ata të ishin në krye të përgjegjësisë se tyre, si prokuror të shtetit, duhet të viheshin në mbrojtje të tij, pasi me marrëveshjet e Brukselit e sidomos me “Zajednicën”, është shkelur rënd Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë shtetit.
Duhet t’ju thuhet prokurorëve të shtetit se, Republika e Kosovës më 17 shkurt 2008 është shpallë shtet i pavarur, sovran dhe demokratik pa fusnotë dhe ata që ia vunë fusnotën e mohuan sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit dhe po ashtu edhe ai që e nënshkroi marrëveshjen e 25 gushtit 2015 i vuri themelet e një Republika Serbska në Kosovë. Kështu kishte filluar edhe Republika Serbska, me Bashkësinë e Komunave serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Përveç qeveritarëve që e kanë mohuar Republikën edhe e para e shtetit i ka mbështetur qeveritarët që e shkelën Kushtetutën, duke u bërë kështu edhe ajo shkelëse e aktit më të lartë të shtetit.
Gjithashtu, këta mbrojtës të Republikës duhet t’i thonë Prokurorisë së shtetit, se nuk jemi ne që po e rrezikojmë Republikën, por janë zyrtarët serb që në mes të Republikës po deklarojnë se “Kosova është Serbi”. Madje i pari i kishës serbe po kërkon ripushtimin e Kosovës me forcën e armëve. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka deklaruar të martën në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”.
Pra, rreziku i Kosovës nuk vjen nga opozita e bashkuar, por nga shkelësit e Kushtetutës dhe kërcënuesit nga Serbia. Prandaj detyrë mbi detyrat për ta është mbrojtja e Atdheut nga shkelësit e kushtetutës dhe ish agresorët shovinistë nga kisha e shteti.
Nuk do të hezitoja të shkoja në polici a prokurori për t’ju treguar sesi duhet të kryhet detyra e Prokurorisë së Shtetit në mbrojtje të Republikës! Përndryshe, nëse ata vihen në shërbim të politikës e jo të atdheut, ata duhet të përgjigjen para ligjit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura