SKANDALOZE: KRYETARI I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, ENVER HASANI – U KËRKON STUDENTEVE SEX PËR NOT!!!

Pashtriku.org, 21. 11. 2014 – “E dijë që ai gjatë orës gjashtë-shtatë e ka thirrë. Osht kthy në orën tetë e gjys n’mbramje, kur osht kthy, tu qajtë edhe tu bërtitë ka hy n’banjo, edhe une kom mendu që i ka vdekë dikush ose ka ndodhë ni gja shumë shumë e rondë. Kur kom shku, ajo me veshje, me garderobë ka hy n’banjo, e ka marr tushin, e qet n’kokën e saj, edhe të vjellura, edhe gjatë tan kohës qanë edhe bërtet…” – këto janë disa nga fjalët e thëna të studentes së Universitetit të Prishtinës, në videon e titulluar: “Tronditse rrefimi i ksaj vajze per krytarin e gjykates Kushtetuse Enver Hasani (SEX PER NOT)” që u publikua mbrëmë vonë – në rrjetin social ‘youtube’.

Në këtë video – studentja rrëfen disa akte skandaloze për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver HASANI – i cili njëkohësisht është profesor në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Vajza gjatë rrëfimit të detajeve skandaloze që i paska përjetuar sa ka qenë duke jetuar bashkë me koleget e saja gjatë studimeve (madje duke mos u kursyer nga fjalori banal), nuk e shfaq fytyrën, nuk e tregon emrin e saj apo të shoqeve të saja përveç emrit të Kryetarit dhe Profesorit Enver Hasani. Edhe më herët ka pasur fjalë të shumta në nivelin e thashethëmeve se në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ ka pasur raste ku profesorë të ndryshëm kanë shantazhuar studente, duke kërkuar prej tyre shërbime seksuale për nota dhe gjëra tjera, megjithatë, asnjëherë deri më tani nuk janë vërtetuar rastet e tilla me fakte.

Në vijim dëgjoni rrëfimin në VIDEO:
Tronditese rrefimi i kesaj vajze

per krytarin e gjykates Kushtetuse – Enver Hasani (SEX PER NOT)

  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura