SHERADIN BERISHA: TË HETOHET “AKADEMIK” ISA MUSTAFA!

Pashtriku, 15 tetor 2020: (Shkrimi u publikua fillimisht më 11 tetor 2020 në rrjetin tim facebook)
“Akademik” Isa Mustafa, për katër vjet rresht është paguar pa punuar! Ai me vetëdije të plotë ka pranuar të marrë pagë pa ligjeruar asnjë orë mësimi me studentët e fakultetit ekonomik!

Në faqen zyrtare të fakultetit ekonomik të UP-së, Isa Mustafa është në krye të listës si “profesor i rregullt” në këtë fakultet!
Lexoni këtu: https://ekonomiku.uni-pr.edu/…/Profesor-te-rregullt.aspx
(Sot më 15 tetor 2020, nuk figuron emri i Isa Mustafës në krye të listës si “profesor i rregullt” në këtë fakultet. Është hequr nga lista pas reagimit të studentëve!)

***
Sidoqoftë shikoni ilustrimin para heqjes së emrit të Isa Mustafës. Lista e profesorëve të rregullt në fakultetin ekonomik të UP-së, Isa Mustafa i pari në listë!

Shikoni: Lista e ligjeruesve për vitin Akademik 2019/2020, Isa Mustafa ligjerues i lëndës “ekonomiksi menaxherial”!

Në gjuhën juridike një veprim i tillë cilësohet si shpërdorim i detyrës zyrtare për përfitime personale! Ndërsa në zhargonin e rrugës ky veprim quhet HAJNI e pastër! 

Prandaj Isa Mustafa për këtë shpërdorim (për të mos thënë plaçkitje) të parasë publike, nga prokuroria duhet të hetohet, ndërsa nga gjykata të gjykohet e dënohet!
***
Denoncohet nga studentët Isa Mustafa:
Studentët prezantojnë fakte të reja: Isa Mustafa merr pagë pa qenë në ligjërata
https://www.youtube.com/watch?v=8TBTtcEaytA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura