DR.JAKUP KRASNIQI: FASHISTË JANË ATA QË PËRPIQEN TA AMNISTOJNË REGJIMIN KRIMINAL TË MILLOSHEVIQIT

Pashtriku.org, 22. 07. 2013 – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi, përmes rrjetit social facebook, i është përgjigjur gazetës elektronike: “Express”, e cila atë e ka cilësuar si “fashist”, pas reagimit që kishte bërë ndaj shkrimit të gazetarit të kësaj gazete Arben Idrizi…
Po e sjellim të plotë reagimin e kryekuvendarit Dr.Jakup Krasniqi:
PËR HIRË TË OPINIONIT PUBLIK

“Gjatë këtyre viteve të jetës sime politike, rallë herë kam reaguar për sulmet primitive që me janë bërë apo u bëhen të gjallëve për veprimet e pasluftës, pasi ajo i përket drejtësisë (gjyqësisë). Pasi veprimet e qëndrimet e mia ishin dhe janë publike dhe askush nuk mund t’i interpretojë ato ashtu si ju duhet shpirtshiturëve sot. Duhet ta dinë i gjithë soji dhe sorollopi i atyre që edhe legjendën e lirisë, me guximin e të marrit, e quajnë vrasës të familjes së tij, që s’bëjnë tjetër veçse përsërisin akuzën e dikurshme të regjimit fashist të Millosheviqit. Të tillët nuk e meritojnë përfaqësimin a kujdesin tim dhe nuk përbëjnë as më të voglin shqetësim personal, edhe kur me quajnë fashist! Pasi fashizmi e servilizmi është në shpirtin e tyre.
Ta themi edhe këtë:
Humanisti frëng, Bernard Kushneri, Kryeadministratori i parë i Kosovës, në Prekaz pat deklaruar: ‘Se po të kishte çmim Nobel për lirinë, ai çmim do tu takonte Jasharëve’. Ky ishte vlerësimi i humanistit evropian e botëror për Adem Jasharin dhe familjen e tij. Edhe ky argument na jep të drejt të themi se fashistë e banditë të një soji të veçantë janë ata që përpiqen ta amnistojnë regjimin kriminal serb të Millosheviqit nga dhuna e gjenocidi që kanë ushtruar në Kosovë. E cili shqiptar nuk e ka të freskët atë golgotë të dhimbshme të kombit tonë?!”

====================
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Të nderuar lexues,
Shikoni me kujdes këtë videomaterial:
Krimet e Sllobodan Milloshoviqit gjat luftës në Kosovë – [Dokumentar Shqip]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

SHARLATANËT …

SHARLATANËT … Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët Nga Skënder Sadri KAPITI Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët janë fatkeqës…