DR.JAKUP KRASNIQI: JO VETËM NGA BALLKANI, POR EDHE NGA EUROPA KËRKOHET MË SHUMË NDJESI QYTETARE!

 Prishtinë, 17. 10. 2014: Si student në lëndën e historisë së kohës së vjetër, kemi qenë të obliguar të lexojmë literaturë nga autorët antik. Me kujtohet se në mes dy bashkëbiseduesve zhvillohet një bisedë me pyetje dhe përgjigje. Në pyetjen se cili qytet në Greqi i ka qytetarët më të kulturuar? Pason përgjigja: “ Qytetarët më të kulturuar i ka ai qytet, qytetarët e të cilit dinë të reagojnë kur padrejtësia i bëhet tjetrit”.
Për njeriun me zhvillim normal, ngjarja e zhvilluar në ndeshjen e futbollit në Beograd mes: Serbisë e Shqipërisë e ka të adresuar përgjegjësinë të organizatori i ndeshjes, ku nikoqir ishte Serbia, të cilën gjë e ka parë e gjithë bota sportdashëse përmes xhirimeve të shumta filmike. Por ketë fakt nuk e kanë parë vetëm udhëheqësit shtetëror serb, filluar nga Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm. Për ne shqiptarët, përpjekja e këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit serb nuk është ndonjë risi, se ua njohim idealet e tyre, ua njohim ideatorët e tyre shpirtëror dhe mbi të gjitha veprat e tyre. Ne e kemi një fjalë të urtë e cila thotë: “Çka pjellë macja gjuan mi”. Fakti që udhëheqësit e “rinj” serb, nuk janë në gjendje ta marrin përgjegjësinë për nacionalizmin e shfrenuar serb në një ndeshje futbolli, të përcjellë nga një opinion i gjerë, tregon se ata njerëz e kanë për shpirt ideologjinë fashiste të Millosheviqit e cila bazohej në propagandën Gebellsiane: “Rrej 100 herë, për ti besuar edhe vet gënjeshtrës”.

Një vlerësim i çuditshëm vjen nga kryeqendra e perandorisë europiane – Brukseli: Zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Koçijançiç është shprehur se “autoritetet serbe dëshmuan profesionalizëm në ndeshjen Serbi – Shqipëri”.. (sh.b)


Udhëheqësit serbë, nuk duhet të përpiqen që ta mbulojnë shovinizmin e tyre të shfrenuar për Serbinë e Madhe, me një flamur ku ishte e vizatuar Shqipëria Etnike me dy fotografi të personaliteteve shqiptare, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Kosova. Ata, krerët serbë, dje ishin urdhërdhënësit e një makineria të madhe ushtarake për Serbinë e Madhe, nga e cila politikë asnjëherë nuk janë distancuar. Ju nuk mund të shpallni rrezikun shqiptarë për Ballkanin dhe Evropën, kur ju brenda një shekulli keni qenë shkaktarët të shumë luftërave të mëdha. Të Luftës së Parë Ballkanike, të Luftës së Parë Botërore dhe të tri luftërave me të cilat e shkatërruat Federatën Jugosllave. Luftëra që prapa lan miliona viktime e shkatërrime të tjera të pa llogaritshme. Veprimet e fundit në Stadiumin e Partizanit, të drejtuar ndaj një grushti shqiptarësh, më se miri tregon shovinizmin tuaj të egër të pa reformuar. Ketë akoma më mirë e tregon edhe mos gatishmëria e juaj, si të parët e kombit që jeni, për të marr një përgjegjësi që prodhoj sporti, ku edhe ndonjëri nga ju ishit prezent. Me ketë ju treguat se nuk keni kulturë e ndjesi qytetare për të marr një faj sportiv. Mos kërkim falja për gjenocidin e ushtruar në hapësirat e FJ nga regjimi i Millosheviqit, është duke folur shumë për personalitetet tuaja te kamufluara si demokrat. BE duhet ta adresoj qartë dhe drejt problemin. Shqiptarët në stadiumin e Partizanit në Beograd ishin viktimë, ata iu nënshtruan një terrori jo vetëm psikik.
Po vetëm këtu nuk qëndron problemi. Problemi është kur kjo politikë, jo vetëm kamuflohet, por edhe quhet si ndërhyrje profesionale e organeve të sigurisë serbe. Ndërhyrje profesionale, pse policia nuk veproj sipas thirrjeve të vazhdueshme të më se tridhjetëmijë shikuesve serbë: “vritni shqiptarët”, është për shqetësim.
Nëse gjatë këtyre ditëve u tha sa për tu thënë: “Larg politika nga sporti”, pse organet politike ndërhynë me nguti, për mos të thënë, i orientuan organet sportive sesi duhej të veprojnë nesër?!
Nga Evropa, jo vetëm nga Bashkimi Evropian, kam pritur një ndjesi qytetare franceze. Kohë më parë, kur një fëmijë rom u depërtua nga Franca për në Kosovë. Qytetarët francez, treguan një ndjesi të lartë qytetare, bash ashtu siç kërkonte filozofi i Greqisë Antike.
Njeriu mund të ketë gjithçka me shumicë, vetëm kulturë nuk është droja.

– Autori është Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…