Prishtinë, 23. 04. 2015 – Para disa dite, në një emision televiziv pash një pamje shumë interesante. Po vizitohej një Kopsht zoologjik, brenda hekurave dukeshin shumë kafshë të egra. Në mesin e tyre edhe një Luan. Luanin kohë më parë (ndoshta edhe vite) e kishte shpëtuar e rritur një zonjë, kur ai kishte qenë i vogël. Kur zonja që e kishte shpëtuar Luanin ju afrua grilave, Luani ju hedhë në përqafim! Kafsha e egër me gjestin e saj fisnik po e shprehte mirënjohjen ndaj zonjës që ia kishte shpëtuar jetën. Gjëja e parë që me shkoi në mend ishte: Pse njerëzit në kohën tonë e kanë humbur ndjenjën e mirënjohjes?
Sot, po lexoja në medie një akuzë të drejtuar ndaj Fatos Klosit, i cili pa asnjë dyshim ka pasur një rol tepër të rëndësishëm, në vitet më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës. Zoti Klosi, nuk ka asnjë dyshim që ka merita të mëdha për ndihmën që i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit shqiptar. Ai me kontributin e tij për Kosovën si dhe me kontributin e tij për të shndërruar Sigurimin e Shtetit në Shërbim Informativ Shqiptar, duhet të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme. Ai ishte dhe është profesor i nderuar i shkencave të natyrës. Sigurisht që kishte një punë të rëndësishme për shtetin, por ai, as si shef i SHISH-it dhe as sot nuk ka pasur e nuk ka budigardë. Vetëm kjo flet shumë për atë njeri fisnik. Ai ka shëtit dhe shëtit në Shqipëri e Kosovë pa asnjë siguri personale. Siguria e tij, është ndershmëria e tij. Unë kam pasur rastin ta njoh dhe me vije keq, madje tepër keq, pse nga Kosova nuk i shkojnë mirënjohje, por akuza shpifse. Kjo është ligësi. Është interesant, këta njerëz që e akuzojnë pa asnjë argument Klosin, nuk i dëgjon as edhe një herë që t’i akuzojnë Udbashët për veprat e shumta kriminale?!
Mendësia që politika ta merr rolin e gjyqësisë në vetvete është veprim kriminal.
E shfrytëzoi ketë rast, për të falënderuar popullin e Shqipërisë për ndihmën e shumanshme që kanë dhënë për popullin tonë të Kosovës. Në ketë rast në mënyrë të veçantë do t’i falënderoja:
– Presidentin e Shqipërisë të atyre viteve, zotin Rexhep Mejdanin,
– Kryetarin e PSSH-së, zotin Fatos Nanon,
– Shefin e SHISH-it, zotin Fatos Klosin,
– Ministrin e Mbrojtjes, zotin Safet Brokaj (1997 – 1999)
– Gjeneralin, Kudisi Lamen dhe
– Kryeministrin, zotin Pandeli Majkon…
dhe të gjithë ata zyrtarë që ndihmuan dhe nuk penguan njerëzit tanë në Shqipëri.
Pa këta njerëz dhe pa Shqipërinë, sigurisht që nuk do të ishim këtu ku jemi.
Unë edhe në këtë rast, Ua shprehi mirënjohjen time të sinqertë dhe u jam mirënjohës për jetë atyre njerëzve!
– Kontakti me autorin: [email protected].