(Oslo, 14. 10. 2011) – Mediat janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; ku aktorët politik dhe media’bërësit “qajnë e vajtojnë”. Këta gazetarë e gazetare janë “me plot” ndjenja. Janë shumë “të ndjeshëm”. Gjatë një hulumtimi timin, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala “ndjenjë” dhe fjalia “kam ndjenjën se”… është përdorur tre herë më shumë se fjala “mendim”, “di”, “besoj” dhe fjalët “Unë di se…”. Dhe, kur një gazetar apo një gazetare “moderne” shprehet se “Unë kam ndjenjën se…”, lirisht mund të kuptoni se kjo do të thotë: “Unë mendoj se…”.
Gazetaria e Tiranës dhe e Prishtinës, është një arenë për ndjenjat e forta.
Në mes shtypit partiak dhe atij amatoresk, sot ne ndeshemi me “gazetarinë e lotëve”.
Ku gjendet gazetaria shqipe sot?
Gazetari e aferave private?
Në mes të gazetarisë partiake dhe asaj private kemi sot “gazetarinë e lotit”. Gazetaria shqipe e Tiranës dhe e Prishtinës është një arenë për shfaqjen e ndjenjave të forta.
Mediat janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; ku aktorët politik dhe media’bërësit “qajnë e vajtojnë”. Këta gazetarë e gazetare janë “me plot” ndjenja. Janë shumë “të ndjeshëm”. Gjatë një hulumtimi timin, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala “ndjenjë” dhe fjalia “kam ndjenjën se”… është përdorur tre herë më shumë se fjala “mendim”, “di”, “besoj” dhe fjalët “Unë di se…”. Dhe, kur një gazetar apo një gazetare “moderne” shprehet se “Unë kam ndjenjën se…”, lirisht mund të kuptoni se kjo do të thotë: “Unë mendoj se…”.
Teatri ynë politik i mediatizuar është një arenë e ndjenjave, apo emocioneve, siç shprehen gazetarët dhe gazetaret “moderne”. Gazetaria jonë është një fushë ku mund të derdhësh lot, e të zbrazësh ndjenjat. Këta gazetarë e gazetare të ndjenjave kanë bërë që në vend të logjikëzimit të opinionit dhe hapësirës publike, të kemi “sentimentalizimin” e opinionit dhe hapësirës publike. E, kjo veçanërisht të bie në sy e të godet në vesh, kur në fjalimet dhe deklaratat e politikanëve dëgjon shprehjen si p.sh.
“Kam ndjenjën se Partia ime…”,
“Ndjenjat e mia më thonë se Kosova do të fuqizohet”. etj, etj.
Kjo gazetari e emocioneve është duke luajtur një rol të keq, e të madh, në kuptimin melodramatik të proceseve politike në të cilën po kalon Kosova. Sot, gazetaria është kryeaktori dhe kryeçelësi ku përmes sajë socialja dhe politika po emocionalizohet dhe intimizohet. Gazetaria “jonë” infanteliste dhe gazetarucët “tanë” më shpesh merakosen për temperaturën në debatet e shoqërisë sonë, se sa për përmbajtjen e debateve; i ipet rëndësi e hapësirë emocianilizimit dhe intimizimit të debatit, në vend të logjikëzimit dhe zhvillimit të sajë. Kjo lloj gazetarie sot për sot “nuk e ka njetin” të lirohet nga partia. Por, kjo të paktën do të duhej të fillonte spastrimin etik brenda vetes së saj.
Epo mirë, nëse gazetaria jonë po u larguaka nga partia, atëherë në cilin drejtim po shkojnë mediat tona?
A kemi një gazetari logjike, gërmuese e kritike?
Largimi i gazetarisë nga partitë politike nuk do të duhej të ngatërrohej me largimin e gazetarisë nga ideologjia. Këtu do të mund të flisnim për një ideologji të re, atë ekonomike.
Është pavarësia, ajo që është një ndër qëllimet më të dëshiruara në ideologjinë profesionale gazetareske. Por, shkëputja e gazetarisë nga partia kuptohet edhe si shkëputje nga burimet e informacionit. Mediat “tona” qëmoti janë të varura nga varësia e gazetarëve nga partia dhe “ndërkombëtarët e fortë e të gjithëdijshëm”. Nuk duhet harruar se gazetarët janë njëkohësisht “regjisorë” dhe kritik të dramaturgjisë që këta e prodhojnë vet.
Kjo gazetari partiake ka kontribuar që debati politik, kulturor e ai i vlerave kombëtare e humane, në një shkallë mjaft të lartë, të jetë i izoluar dhe i “okupuar”; Kjo ngulfatje e debatit të shoqërisë sonë ka qenë e dukshme edhe në taborin e akademisë sonë të shkencave. Si pasojë e kësaj “gazetarie të zezë” sfera jonë publike ka humbur energjinë e saj karakteristike, dhe kjo si rezultat i një deficiti të një gazetarie mendim-ndërtuese e kritikuese. Në vend të sajë shqiptarët kanë ndërtuar “barbi – gazetarinë”. Dhe mu këtë gazetari dhe këtë opinion e dëshironte dhe e dëshirojnë, QEVERITARËT, e edhe EULEX’i. Sepse, sot, lufta më e madhe është lufta për idetë, është lufta për të kontrolluar idetë e mendimet. Kështu e bënë edhe Stalini, Tito, Hrushçovi e Gadafi.
– Autori është kritik i mediave.
Postime të Lidhura
PROF.AS.DR.VANGLEL KICI: ILAÇI I GRIPIT, I PËRDORUR NË JAPONI, TREGON PREMTIME NË TRAJTIMIN E COVID-19
Toronto (Kanada), 27 Mars 2020: (Ekskluzivisht për portalin, Pashtriku.org) I nderuar Sheradin, Në këtë kohë pandemie të COVID-19…
BESNIK HYSA: ‘HEBRENJËT’ E KOSOVËS LINDORE
Bujanoc, 30. 04. 2012 – Vendimeve të fundit të qeverisë kuislinge të Hashim Thaçit ndaj shqiptarëve të Kosovës…
KUDUSI LAMA: UÇK-ja, RAPORTI I DICK MARTIT DHE GJYKATA SPECIALE (VIII)
Pashtriku, 31 gusht 2020: Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte tiparet më të spikatura të një ushtrie të kohës…
PËRPARIM DEMI: REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË KATËR AMBASADORËVE NË PRISHTINË, POSTUAR NË FAQEN E AMBASADËS SË BE’së NË KOSOVË
Bukuresht, 01. 12. 2015: Jo zotërinj ambasadorë, s’keni fare të drejtë, po gaboni rëndë. Ju po ndiqni interesat…