DR.JAKUP KRASNIQI: RAPORTI I DICK MARTIT – RAPORT I MILLOSHEVIQIT! TA VOTOSH GJYKATËN SPECIALE ËSHTË SIKUR TA KISHE VOTUAR PLANIN

Prishtinë, 26. 06. 2015 – Është fat më shumë se i keq, se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kastrioti e deri të Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas luftës së dytë krejt deri të Rrahman Morina. A do të shfaqen këta shqipfolës edhe sot në Kuvendin e Kosovës?
Gjykata Speciale, edhe nëse ka shumë arsye të formohet në Kosovë?! Ekziston vetëm një arsyeje që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vret kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ti thotë po një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës. Për faktin se ajo po ngritet mbi bazën e gjuhës se gënjeshtrave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit të përcjellura në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori Dick Marti. Cilido shqiptar që nuk e kupton ketë, është TRADHTAR E BIR TRADHTARI, që nuk e meriton jetën në ketë dhe!
Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit e PDK-së, e që janë deputetët më kontraverz e paradoksal në Kuvendin e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, ata turp të madh po ju lan fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbet sado pak nder e dinjitet!

Ta votosh ketë Gjykatë sot në Kuvendin e Kosovës, është sikur ta kishe votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë! Askush nuk ka të drejtë e as që ka mandat, të votoj për internimin e qytetarëve të Kosovës së Lirë! Mendoni e votoni nëse vërtetë jeni deputetë të Kosovës se Lirë! Është në mundësinë tuaj ta votoni a mos ta votoni Raportin e Millosheviqit të përcjell nga Dick Marti!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura