Golem, 17 shkurt 2021: Zgjedhjet e reja në Kosovë janë një mrekulli e madhe për të gjithë shqiptarët. Ato i treguan botës demokratike dashurinë e madhe të popullit për vendin e tij, Kosovën dhe dëshirën e madhe për ndryshim në Kosovë. Gjithandej jetohet mirë, por më mirë se kudo është në vendin “ku të rënë koka, ku ke njohur nënë e atë, ku të njeh edhe guri i thatë”, dhe kjo është vendlindja.
Kosova tashmë u çliruar për së dyti dhe kësaj here shkundi klasën e saj të vjetër politike, që e vodhi dhe e plaçkiti, e poshtroi në arenën ndërkombëtare si vend mafiozësh, i mbylli përspektivën me varfërinë dhe korrupsionin dhe i detyroi mijëra qytetarë të braktisin vendin.
Kjo është një ditë mjaft e gëzuar për të gjithë ne shqiptarët, sepse e dimë, që flladi i ngrohtë pranveror i Kosovës do të fryj edhe këndej kufirit, që nuk ditën e nuk deshën të heqin qeveritarët e Tiranës dhe Prishtinës. Fitorja në zgjedhjet e djeshme e Lëvizjes Vetvendosje dhe e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, hap një kapitull të ri historik për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Të përshendesim Kosovë për fillimin e mbarë! Por ky është vetëm fillimi dhe duhet punë e madhe, që të mos ndodhë zgënjimi.
Për të filluar punën mbarë në dministratën e re duhet të zgjidhen njerzit sipas kriterit të aftësisë dhe jo farefisnisë e njohjes personale. Duhet të studiohen me imtësi hallet e qytetarëve dhe të marrin zgjidhjet e duhura, për të zhdukur varfërinë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Nevojë urgjente janë marrëdhënie më të ngushta Kosovë-Shqipëri, dy shtetet shqiptare duhet të
heqin pengesat e kota, që i ndajnë: të kemi një prefiks telefonik, pagesa në rrugën e kombit të bëhet si për qytetarët e Kukësit, të hiqen kontrollet në kufi dhe doganat, ti jepen pashaportat shqiptare qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare etj.
Vemendje e posaçme dhe ndihmë e gjithanëshme duhet kushtuar diasporës shqiptare, shqiptarëve të Luginës, Sanxhakut, Maqedonisë, Mal të Zi etj., që presin ndihmë të gjithanëshme prej vëllezërve të tyre në Kosovë e Shqipëri.
Marëdhëniet ndëretnike në Kosovë kanë rëndësi për mbarëvajtjen e Kosovës. Ndërsa me pakicat malazeze, boshnjake, egjiptiane, shiptarët e Kosovës kanë pasur dhe kanë marëdhënie të mira midis sherbëve të Kosovë dhe shqiptarëve. Kjo e ka bazën në genocidin serb ndyj popullit shqiptar dhe në propagandën antishqiptare, që bëjnë qarqet e Beogradit, por edhe në neglizhencën e qeverive të Kosovës ndaj rajoneve me shumicë serbe. Qeverisë së re të Kosovës i bie për barrë të vendosë plotësisht qeverisjen në rajonet veriore të vendit, për tu pakësuar ndikimi revanshist i Beogradit dhe eleminimin e strukturave paralele. Qyteti i Mitrovicës duhet të bashkohet në një qytet, ku qytetarët shqiptarë, serbë apo të tjerë të jetojnë në harmoni.
Marëdhëniet me Serbinë kanë rëndësi të madhe për Kosovën dhe qarqet ndërkombëtare, por këto marëdhënie duhet të ndërtohen mbi baza të drejta, në përputhje me interesat e popullit të Kosovës. Barazia në marëdhëniet midis shteteve të pavarura qëndron në bazën e politikës së jashtme të çdo vendi. Serbinë askush nuk e ka dënuar për genocidin në Kosovë, për vrasjet e më shumë se dhjetë mijëve civilëve shqiptarë, përfshi fëmijë, gra e pleq, për djegiet dhe shkatërrimet e mëdha ekonomike në Kosovë etj. dhe kjo për fajin e politikanëve të saj. Serbinë dhe shtetet e tjera askush nuk mund ti detyrojnë të njohë Kosovën. Këto probleme nuk mund të zgjidhen me dialog Prishtinë-Beograd. Ka mjaft çeshtje që duhet të zgjidhen në këtë dialog, por ky dialog deri tani është sunduar nga Serbia, në sajë të paaftësisë së qeverisë së Kosovës dhe ndihmës së të dërguarve të BE ndaj politikës serbe.
Por Kosova duhet ti drejtojë sytë e saj për ndihmë edhe tek Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Shtrasburg, për problemet, që nuk zgjidhen dot në dialogun me Serbinë. Asnjë shtet në botë nuk ka të drejtë të mbajë në kushtetutën e tij nene, që e trajtojnë një shtet tjetër dhe të pavarur si “krahinë të sajën autonome” apo të bëjë propagandë kundra, siç ka vepruar Serbia deri tani me Kosovën. Të gjitha shtetet janë të detyruar pas luftrave, që hapin me një shtet tjetër, të paguajnë dëmet e shkakëtuara në vendet e tjera. Vetëm Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Shtrasburg mund ta detyrojë Serbinë të heqë nenet nga kushtetuta e saj për Kosovën, ti paguaj tridhjet e ca miliardë euro dëme ekonomike Kosovës për luftën e fundit, të paguaj pensionet e qytetarëve shqiptar të Kosovës, për kohën që kanë punuar në kuadrin e Jugosllavisë, të ndalë prapagandën e Serbisë për mos njohjen dhe tërheqjen e njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur etj. Me padinë ndaj Serbisë në këtë gjykatë Kosova i zgjidh shpejt dhe pa mundime të mëdha shumë probleme themelore në marëdhëniet me Serbinë. Vetëm kjo gjykatë ka të drejtë ta detyrojë Serbinë të heqë nenet për Kosovën nga kushtetuta e saj dhe po u hoqën nenet nga kushtetuta, njohjen e Kosovës Serbisë ja detyron BE.
Rëndësi të madhe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, ka njohja e plotë e historisë së vendit dhe të zhvishet ajo nga propaganda shekullore e Serbisë. Historia ka rëndësi maramendëse për popujt. Të gjithë popujt mundohen të paraqiten të vjetër, por është historia që e dëshmon këtë. Mjaft çeshtje të historisë së Kosovës janë errësuar nga propaganda serbe dhe nuk po gjejnë drejtësinë e duhur. Shumica e Kishave në Kosovë kanë qenë kisha katolike të ngritura nga shqiptarët në mesjetë, që më pas u tjetërsuan nga serbët në kisha orthodokse. Edhe propaganda serbe mbi Betejën e Fushë Kosovës në vitin 1389 e ka shtrembëruar të vërtetën në favor të Serbisë. Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm me vendimet e fuqive të mëdha në vitin 1913, prandaj asnjë herë nuk ka qenë “djepi i kulturës serbe”. Për ta bërë këtë realitet, qendrave të historisë duhet tu jepen projekte të caktuara studimore dhe të kontrolllohen sa më shpesh.
Me ndryshimet, që po ndodhin në demokratizimin e partive politike, është në nderin e LDK që të ftojë Vjosa Osmanin për ta ringritur këtë parti historike të Kosovës bashkë me drejtues të tjerë të zgjedhur nga bazat e kësaj partije.
Golem, 15 shkurt 2021
Postime të Lidhura
MEHMET BISLIMI: A MBANË KUSH PËRGJEGJËSI NË KËTË VEND?!
Zürich, 7 prill 2017: Koalicioni PDK – LDK, respektivisht Qeveria e Kosovës së fundmi po i humbë rreth…
DR.JAKUP KRASNIQI: POLITIKA MILLOSHEVIQIANE E GRUEVSKIT
Prishtinë, 12. 05. 2015 – Kushdo që ka ndjekur me pak me vëmendje sulmin e egër policesk me…
TEUTA KAMBERI-LLALLA: DENONCIMI I RASTEVE TË SHTETËSIVE NË MAQEDONI
(Tetovë, 01. 03. 2013) – Programi Unik Shqiptar-PUSH, paraqet para opinionit rastin e radhës të mohimit të shtetësisë…
ALEKSANDËR MEKSI: NË ARKIVIN E MPB’s ZBULOHEN URDHRAT PËR ZHDUKJEN E RRETH 40 MIJË DOSJEVE! (DOKUMENTE)
Pashtriku.org, 27. 09. 2015: Në një shkrim, ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi – nënvizon faktin se, hapja e…