DR.LUFTULLA PEZA & DR.LILJANA PEZA: FALSIFIKIMET E AUTORËVE ANTIKË E DËMTOJNË HISTORINË E LASHTË PELLAZGE

Golem, Durrës – 12 nëntor 2019: Shoqëria njeh mjaft dijetarë, që punojnë me mish e shpirt, që të prodhojnë dije me të vërtetat historike, gjuhësore, arkeologjike, shkrimore etj., dhe ti verë ato në shërbim të shoqërisë, për të thelluar njohjen dhe kulturën tonë. Duke njohur më mirë dhe më saktë të kaluarën tonë, dimë të ndërtojmë më mirë dhe më lirë të sotmen dhe të ardhmen. Prandaj njohja e historisë së popullit nuk është një luks i tepruar dhe as vetëm një rikujtesë për të kënaq shpirtin e njerzve. Duke e njohur mirë historinë është qëllimi të vendosim me saktësi objektivat për jetën e sotme dhe të ardhme, që populli të jetë me nivel më të lartë kulture dhe jetesë më të mirë. Prandaj shoqëria ka ngritur institucionet kërkimore-shkencore, që të pasqyrojnë drejtë elementët e historisë, fazat e ndryshme të zhvillimit dhe prej këtyre të nxjerrin rrjedhimet e nevojshme për të ecur më tej. Dhe sa më të thella dhe të sakta të bëhen studimet historike, gjuhësore dhe arkeologjike aq më e saktë del mënyra e jetës, mjetet e përdorura, teknologjia e tyre, të rejat e sjella në shoqëri, marrëdhëniet brenda shoqërisë dhe me shoqëritë e tjera dhe së fundi kontributi i një shoqërie apo qytetërimit të caktur në zhvillimin e shoqërive të tjera në art, kulturë, teknologji, shkencë etj.
Në këtë drejtim në shoqërinë shqiptare ka një kontradiktë të thellë. Ndërsa historia e popullit shqiptar përbën themelet e historisë botërore, sepse me ta nis historia e njerëzimit, siç vërtetohet nga shumë dokumente, në institucionet tona të historisë studimi i saj arrin vetëm deri tek ilirët dhe vëllezërit e ilirëve maqedonët, thrakët, dakët, epirotët etj., nuk përfshihen fare në historinë tonë.

Edhe fjala “histori” rrjedh pikërisht nga gjuha e lashtë pellazge, nga buron gjuha shqipe:
ISTER = IS + TER, që don të thotë ËSHTË TERR, ERRËSIRË, QË NUK SHIHET ose dihet.
Dhe në fakt historia nuk shihet dhe as dihet, ajo duhet të studiohet nga dokumentet, gjetjet arkeologjike, mbishkrimet e lashta etj.
Stërgjyshat e shqiptarëve, pellazgët ndërtuan fshatrat dhe qytetet e para, përpunuan gurin, baltën, zbutën bagëtinë, përpunuan qumshtin, lëkurën, endën fijen, ndërtuan vegjën dhe thurën të parët copën e prodhuan veshjet, ku fustanella qe ndër veshjet e para. Ata gërmuan të parët minierat, shkrinë bakrin, ngritën qytet-shtetet, shpikën veglat muzikore, avancuan teknologjinë. Shpikja e shkrimit dhe ngritja e qytetërimit të parë në botë qenë arritja e tyre madhështore. Më pas pasardhësit e tyre ilirët, maqedonët, dardanët, thrakët, epirotët, dakët, hititët, lidët, etruskët, shumerët etj., shkuan më tej, duke ngritur mbretëritë dhe perandoritë dhe kontribuan në formimin dhe përparimin e popujve të tjerë. Studimi i historisë sonë të lashtë duhet të thellohet, që të dalë në dritë e plotë rruga e gjatë historike e shqiptarëve, kontributi i tyre i pashoq në zhvillimin e shoqërisë njerzore.
Por sot ka dhe mjaft antidijetarë, që mbushin xhepat me metodën e korrupsionit, që shtrembërojnë dijet e zbuluara dhe falsifikojnë të dhënat shkencore, për të ngritur mbi vendet e tjera “Greqinë e lashtë”, kur ajo asnjë herë në histori nuk ka ekzistuar, “gjuhën e lashtë greke”, kur gjuha greke është relativisht gjuhë e re e Ballkanit dhe “helenizmin” rrymë antishkencore, me të cilën ndjekësit mundohen, që ta paraqesin botën antike, sikur është zhvilluar, duke pasur grekët si motorin lëvizës nën ndikimin e “kulturës greke”, që asnjë herë nuk ka ekzistuar. Grekët e ngritën shtetin e tyre të parë në vitin 1832, rreth dy mijë vjet pas maqedonëve, ilirëve, epirotëve dhe popujve të tjerë shqipfolës të Ballkanit, prandaj nuk njihen për histori të lashtë.
Shteti është forma më e lartë e organizimit të një populli. Pa patur shtetin e tij asnjë popull nuk mund të zhvillojë plotësisht gjuhën dhe kulturën e tij, është gjithmonë i dominuar nga popujt e tjerë. Prandaj ngritja e shtetit ka rëndësi të madhe për një popull.
Të gjitha monumentet e lashta kulturore, që sot janë në Greqi, Ballkan, rajonin e Egjeut dhe Lindjen e Afërt janë ndërtuar nga pellazgët dhe pasardhësit e tyre ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët, hititët, likët, lidët, frigët etj. Asnjë monument antik grek nuk ka, sepse grekët erdhën si barinj dhe pa asnjë kulturë në rajonin e Ballkanit, gjatë shekullit të parë p.e.s. dhe mbetën të tillë gjatë historisë. Shtetin e tyre të parë e ngritën në vitin 1832, në sajë të kryengritjes arvanitase, financimit të Ali Pashajt të Janinës dhe ndihmën e fuqive europiane. Kjo ndodhi më shumë se 2000 vjet pasi popujt ballkanikë ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët i kishin ngritur mbretëritë dhe perandoritë e tyre.
Me qëllim falsifikimi të historisë së lashtë disa përkthyes dhe historianë kanë falsifikuar në radhë të parë veprat e autorëve antikë, për ti pasur mbështetje në punën e tyre të mëtejshme falsifikuese.
Mjaft dokumente, sidomosh shkrimet e autorëve antikë, janë falsifikuar në përmbajtjen e tyre, gjatë shekujve të kaluar dhe në vazhdim nga autorë të ndryshëm. Qëllimi gjithmonë ka qenë për të paraqitur grekët si pjesë e historisë së lashtë dhe Greqinë me histori më të lashtë se popujt autokton të Ballkanit, shqiptarët.
Për ti bërë falsifikimet e historisë më të besuara, janë falsifikuar veprat e të gjithë autorëve antikë. Kemi vënë re se janë falsifikuar epikat e Omerit Iliasi dhe Odisea, Herodoti, Straboni dhe autorë të tjerë të vjetër. Këtu poshtë kemi rastin e falsifikimit të Omerit, Herodotit, Aristotelit, Strabonit, Pausanias dhe në enciklopedinë Wikipedia, por kështu janë falsifikuar edhe të tjerët autorë antikë.
Falsifikimet kanë filluar herët, sidomos me përkthimin e Iliasit të Omerit, ku përkthyesit nuk përkthenin në fakt vargjet e Omerit, sepse nuk e njihnin gjuhën e tij, por vepronin me hamendje.
Kështu përkthyesi i Iliasit të Omerit në anglisht A.Hall në vitin 1581, në vargjet e parë të këngës së parë të Iliasit ka vendosur “princat grekë”, megjithse në vargjet e Omerit asgjë të tillë nuk ka.
Me këtë studim kemi për qëllim të vemë në dukje se dora e falsifikatorëve ka hyrë edhe në veprat e autorëve antikë, duke i falsifikuar ato në shumë drejtime. Kjo është bërë dhe vazhdon të bëhet qëllimisht për të nxjerrë në pah “Greqinë e lashtë”, “grekët e lashtë”, “gjuhën e lashtë greke” dhe “helenizmin”, sikur këta e kanë zotëruar historinë e lashtë. Kjo e gjitha është në korriz të historisë së shqiptarëve. Prandaj gjithkush, që shfrytëzon autorët antikë, duhet të bëjë krahasimin me versionin origjinal të tyre, sepse ndryshe do të huazojë dhe përhapë falsifikime.
1-FALSIFIKIMET E ILIASIT TË OMERIT
Omeri është autori i Iliasit dhe Odisesë, poema epike, që deri tani njihen si vepra në gjuhën e vjetër greke, por që në fakt janë vepra në gjuhën e lashtë pellazge (Peza L.&L. 2018.Gjuhët e lashta…., Peza & Peza 2019. Iliasi i Omerit dhe përkthimet e gabura. Pashtriku org.). Të dyja poemat lidhen me Luftën e Trojës, reth vitit 1200 p.e.s. Omeri ka lindur në ishullin Kios dhe më pas ka punuar në Esmirna (Izmiri i sotëm në Turqi). Në shkrimin e poemave omerike është përdorur gjuha e rajonit të Jonisë së Lidisë, që ka qenë një dialekt me origjinë pellazgjike (shih: Peza 2018, gjuhët e lashta…). Iliasi përbëhet nga pjesë të mbledhura nga theniet gojore nëpër festivale gjetë kohës së bronzit dhe më vonë, të cilat u sistemuan me shkrim në një libër gjatë viteve 750 p.e.s.
Vepra e Omerit ka ndikuar shumë në zhvillimin e letërsisë perëndimore gjatë antikitetit. Përmendet në enciklopedinë Wikipedia, që Platoni të ketë thënë për Omerin: “ten Hellada pepaideuken”, që në shqipen e sotme don të thotë “tan Helladën pe pa dekun“, ku Hellada është rajoni i Akajës (Peloponezi), Livadia, në veri të saj, Atka, Aubea.
Këto janë vargjet e Iliasit të Omerit, rrjeshtave 681-685 të këngës së dytë dhe përshtatja jonë në gjuhën e sotme shqipe. Në gjuhën shqipe vargjet e Omerit nuk ka nevojë të përkthehen, ato me punë të kujdesshme vetëm mund të përshtaten nga gjuha e lashtë pellazge, dialekti jonian, një dialekt i gjuhës së Lidisë dhe i Atikës, në gjuhën e sotme shqipe.
Ja shembulli nga vargjet e Omerit:
νῦν αá½– τοὺς á½…σσοι τὸ Πελασγικὸν Ἄργος á¼”ναιον,
οá¼µ τá¾½ Ἄλον οá¼µ τá¾½ ἈλÏŒπην οá¼µ τε Τρηχá¿–να νέμοντο,
οá¼µ τá¾½ εἶχον Φθίην á¼ δá¾½ á¼™λλάδα καλλιγύναικα,
ΜυρμιδÏŒνες δá½² καλεῦντο καὶ Ἕλληνες καὶ Ἀχαιοί,
τῶν αá½– πεντήκοντα νεῶν ἦν á¼€ρχὸς Ἀχιλλεύς.
***
Ne unë ata janë soj i Argosit Pellazg, e na janë
ata të Alonës, ata t’Alopës, ata të Trekinës në mend janë,
ata që kanë Fthies dhe Ellada , kalli gjuhën, që ka,
Mirmidonë kanë le në te, qajnë Ellenët, qajnë Akejt
tanë ata janë edhe Akilë të Argosit.
Vini re sa bukur përputhet gjuha e Iliasit të Omerit me gjuhën shqipe, përshtatur nga ne. Edhe alfabeti i përdorur në Ilias është alfabeti pellazg, i cili ndeshet për herë të parë në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas në Ballkanin Qendror dhe më pas është përdorur në shumë mbishkrime dhe shkrimin e Iliasit, Odisesë, Theogonisë dhe nga autorët antikë.
Përkthimi i këtij teksti të Iliasit të Omerit në anglisht nga A.T. Murray, botuar nga Harvard University Press,1924, është ky:
“Now all those again that inhabited Pelasgian Argos, and dwelt in Alos and Alope and Trachis, and that held Phthia and Hellas, the land of fair women, and were called Myrmidons and Hellenes and Achaeans – [685] of the fifty ships of these men was Achilles captain.”
/Tani të gjithë ata që banojnë Argosin Pellazg dhe qendrojnë në Alos, Alope dhe Trachis dhe ata që mbajnë Fthian dhe Hellasin, vendi i grave të ndershme dhe që quhen Mirmidonë dhe Hellenë dhe Akej-të pesëdhjetë anijet e këtyre burrave me Akilin kapiten/komandant”/.
Vihet re, që përkthimi i vargjeve të Iliasit të Omerit është bërë me hamendje dhe nuk përputhet aspak me origjinalin e Omerit dhënë më sipër. Plus kësaj fjala “Ellada” ka qenë qytet në Thesali dhe emërtimi i pjesës jugore të gadishullit tonë gjatë kohës së bronzit dhe më vonë si dhe “Ellenes”, banorët e tij, janë tranformuar nga përkthyesi në “Hellas” dhe “Hellenes”, për të treguar se bëhet fjalë për “Greqinë” dhe “Grekët”.
Të dhënat e falsifikime të Murrait më pas i merr Wikipedia dhe i përhap si të vërteta të besueshme në të gjithë botën.
Në këtë mënyrë me vargjet e Iliasit të Omerit kanë vepruar edhe përkthyes të tjerë, që shtrembërojnë kuptimin e vargjeve të Iliasit për tu sjellë dobi të pamerituar grekëve në dëm të historisë së shqiptarëve të lashtë.
Edhe në gjuhën shqipe Iliasi i Omerit nuk është përshtatur nga origjinali i Omerit, por janë bërë përktime të Iliasit nga gjuhë të huaja, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Iliasin e vërtetë të Omerit (shih: Peza & Peza 2019. Iliasi i Omerit dhe përkthimet e gabuara. Pasdhtriku org.).
2-FALSIFIKIMI I “HISTORIVE” TË HERODOTIT
Herodoti është autori i librit “Histories” dhe njihet si “babai i historisë”. Historitë e Herodotit vlerësohen si teksti i parë historik në literaturën perëndimore, që janë botuar rreth vitit 440 p.e.s., të shkruara në gjuhën kariane të Anadollit.
Herodoti ka lindur në Halikarnas të Karisë rreth vitit 484 p.e.s. dhe vdiq po atje në vitet 430-420 p. e. s. Në mbretërinë e Karisë, që shtrihej në jugë perëndim të Anadollit, ka qenë folur dhe shkruar gjuha, që ka përbërë një dialekt të Anadollit, shumë të afërt me gjuhët e tjera të Anadollit: hitite, lide, like, frige etj., të cilat në studimin e bërë vitin e fundit rezultojnë shumë të afërta me gjuhën shqipe. Arsyeja është se të gjitha gjuhët e lashta të Anadollit dhe Ballkanit ashtu si dhe gjuha shqipe kanë origjinë të përbashkët nga gjuha më e lashtë pellazge (Peza L.&L. 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit, Tiranë). Nga këto të dhëna Herodoti nuk mund të quhet historian grek dhe nuk ka shkruar në gjuhën greke, sepse në kohën e tij as emri “grek” nuk njihej. Fisi grek pa emër ka ardhë në Ballkan gjatë shekullit të parë p.e.s., kur ai ishte pushtuar nga romakët dhe prej tyre mori emrin (Wikipedia enc.).
Gjatë shekujve 18-19 kancelaritë europiane në mosmarrëveshje me Perandorinë Osmane, për ta larguar nga Ballkani, ngritën mithin e grekëve të lashtë dhe emërtuan me emra të lashtë pellazgjik Hellene dhe Hellas, Hellada grekët dhe Greqinë, duke i paraqitur si populli më i lashtë i Ballkanit dhe i atribuar atyre historinë e lashtë pellazgo/shqiptare. Por grekët u organizuan dhe formuan shtetin e tyre vetëm në vitin 1832, rreth dy mijë vjet pasi në Ballkan kanë qenë ngritur mbretëritë shqiptare Iliria, Maqedonia, Dardania, Thrakia, Epiri, Dakia etj.
Nga libri i tij “Histories” e Herodotit, shumë emërtime janë falsifikuar, që e ndryshojnë shumë përmbajtjen e veprës. Për analizë kemi marrë botimin: The history of Herodotus, paralel Inglish-Greek, përkthyer nga G.C. Macaulay, 1890.
-Herodoti libri i parë, parag. 57:
Në origjinal Herodoti përmend pellazgë dhe “Ellenas”, por në anglish kjo fjalë është përkthye “Hellenë”, për ta afruar me fjalën “grekët”.
Nga libri i dytë i Herodotit kemi marë paragrafin 56, ku shkruhet:
56. [1] ἐγá½¼ δá¾½ á¼”χω περὶ αὐτῶν γνá½½μην τá½µνδε· εá¼° á¼€ληθá½³ως οá¼± Φοá½·νικες ἐξá½µγαγον τá½°ς á¼±ρá½°ς γυναá¿–κας καὶ τá½´ν μá½²ν αὐτá½³ων ἐς Λιβá½»ην τá½´ν δá½² ἐς τá½´ν Ἐλλá½±δα á¼€πá½³δοντο, δοκá½³ει ἐμοá½· ἡ γυνá½´ αὕτη τῆς νῦν á¼™λλá½±δος, πρá½¹τερον δá½² Πελασγá½·ης καλευμá½³νης τῆς αὐτῆς ταá½»της, πρηθῆναι ἐς Θεσπρωτοá½»ς.
Përkthimi në anglisht nga Macaulay është ky:
“56. I however have an opinion about the matter as follows:–If the Phenicians did in truth carry away the consecrated women and sold one of them into Libya and the other into Hellas, I suppose that in the country now called Hellas, which was formerly called Pelasgia”, /Unë kam mendimin për çeshtjen si vijon: në se fenikasit në të vërtetë morën grate e kushtuar dhe shitën njerën prej tyre në Libi dhe tjetrën në Hellas, unë supozoj që vendi që tani quhet Hellas, që më përpara quhej Pellazgjia/
Shihet, që në vend të emërtimit pellazg “Ellados”, rajoni jugor i Ballkanit dhe qytet pellazg gjatë kohës së bronzit, që përmend Herodoti, është vendosur emërtimi “Hellas”, për të nënkuptuar “Greqinë”.
Në këtë çeshtje më tej ka shkuar përkthyesi çek i veprës “Historia” të Herodotit, Jarosllav Sonka, botuar në vitin 2005 nga Akademia në Pragë. Sonka në përkthimin e tij fjalën “Ellados” e ka përkthen “Greqi” dhe fjalën “Ellenes” e ka bërë “grekë”.
Në këtë mënyrë Herodoti, që asnjë herë nuk i përmend as “Greqinë” dhe as “Grekët” në historinë e tij, sepse nuk kanë qenë në kohën e tij, përkthyesit me manipulimet e tyre kanë prodhuar edhe “Greqinë” edhe “Grekë”. Ky është falsifikim monstruoz i historisë dhe së vërtetës.
Edhe në përkthimin e Herodotit në gjuhën shqipe, në botimin: “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, botim i Universitetit të Tiranës dhe Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë 1965, vihen re përkthime të falsifikuar të Herodotit nga autorët e huaj. Kështu nga libri II i Historive të Herodotit parag. 185/87 për Luftën e Salaminës në vitin 498 p.e.s. midis forcave persiane dhe farcave të ndryshme të bashkuara vendase si arvanitë, thrakë, paeonë, thesprotë etj., në shënimin 2 përmenden sikur kanë luftuar përballë njera tjetrës forcar greke dhe ato persiane. Grekët nuk kanë qenë njohur në atë kohë në Ballkan dhe nuk ka si të kenë marrë pjesë në këtë luftë, gjë që përbën falsifikim të kësaj ngjarjeje.
3-FALSIFIKIMI I VEPRËS SË ARISTOTELIT
Aristoteli ka qenë filozof i madh maqedonas (384–322 p.e.s.), që ka jetuar më shumë se 200 vjet para se grekët të përmenden për herë të parë në histori nga romakët, kur pushtuan Ballkanin. Prandaj Aristoteli nuk ka si ti ketë njohur grekët.
Por veprat e Aristotelit në shumë drejtime janë falsifikuar, janë shtuar në tekstin e tij termat “Greqia”, “grekët” etj. Falsifikimi i tij dhe autorëve të tjerë antikë është bërë qëllimisht për ti paraqitur grekët popullin më të vjetër të Ballkanit, me kulturën më të madhe dhe mjaft të lashtë. Por kjo është në korriz të historisë së shqiptarëve, sepse historia njeh pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve, si krijuesit të qytetërimit të parë botëror, që u trashëgua dhe u ngrit më lart më pas nga ilirët, dardanët, epirotët, maqedonët, thrakët dhe dakët, të gjithë me origjinë pellazgjike.
Ky në të majtë është libri i Aristotelit “Meteorologica” dhe më poshtë teksti origjinal nga kjo vepër e Aristotelit, libri I, pjesa XIV, përkthyer nga H.D. P. Lee, M.A. dhe botuar nga Harvard University Press, 1952, faqa 352.
Teksti origjinal i Aristotelit është në anën e majtë dhe në anën tjetër, krahas tij, “Përkthimi” në anglisht i këtij teksti të Aristotelit, i bërë nga H.D.P.Lee. Në tekstin e përkthyer janë bërë ndryshime të emrave të vendeve, janë shtuar: Hellenic land, Greeks dhe Hellenes.

Në Dodonë kanë jetuar fisi i Sellëve, që përmenden në Iliasin e Omerit dhe, që ndofta janë Suliotët e famshëm. Pranë tyre përmendet një fis tjetër i lashtë pellazg i kohës së bronzit, me emrin “Graikoi”, që nuk kanë asnjë lidhje me emërtimin “graekoi”, me të cilin romakët emërtuan grekët gjatë shekullit të parë p.e.s.. Përkthyesi Lee ka shkruar:
“Here dwelt the Selloi and the people then called Greeks and now called Hellenes”./Këtu kanë banuar Selloi dhe njerzit të quajtur ahere grekë dhe tani quhen Hellenes”.
Pëkthyesi Lee i ka tjetërsuar këta emra në: Hellenic land, Hellas, Greeks dhe Hellenes. Në këtë mënyrë është falsifikuar Meteorologjia e Aristotelit, duke kthyer Elladën, qytet i lashtë në Thesali, Ellenët dhe emrin e fisit Graik në Hellenic land, Hellas, Hellenes, Greeks etj.
Vepra e Aristotelit Meteorologjia është shkruar në vitin 350 p.e.s., kurse fisi pa emër dhe pa asnjë nivel kulture që erdhi në Ballkan gjatë shekullit të parë p.e.s., u quajt rreth 200 vjet më vonë nga romakët me emrin “graek” (grek), por që nuk ka asnjë lidhje me fisin e lashtë “Graikoi” të Epirit, të përmendur nga Aristoteli.
Me këto ndërhyrje antishkencore vepra e Aristotelit është sakatuar keq. Aristoteli në Meteorologjia bën fjalë për fise dhe vende të lashta të kohës së bronzit, ndofta pjesërisht edhe të kohës së tij, d.m.th. rreth vitit 350 p.e.s., kurse përkthyesi Lee me ndërhyrjen e tij antishkencore, vendos në veprën e Aristotelit “Hellenic land” /vendi hellenik/, Hellas, që nga falsifikatorët është quajtur Greqia dhe grekët, që kanë ardhë shumë kohë më vonë në Ballkanin Pellazgjik. Me këto ndërhyrje Meteorologjia, që jep Lee nuk mund të quhet më vepër e Aristotelit. Qëndrim të ngjajshëm në përkthimin e Meteorogjisë së Aristotelit në anglisht ka mbajtur edhe përkthyesi Webster.
Aristoteli është maqedonas, bashkëkohës dhe mësues i Aleksandrit të Madh. Gjuha e tij ka qenë maqedonishtja e lashtë, e cila ka qenë shkruar dhe që ka lënë disa dokumente të rëndësishme shkrimore. Ai ka qenë për disa kohë në Athinë, qytet i lashtë pellazg, në kohën e tij i pushtuar nga maqedonët. Popullata e qytetit ishte arvanite, maqedonë dhe pakica ilirë, thrakë etj., që flisnin një gjuhë me dialekte të ndryshme. Grekët nuk njiheshin në atë kohë dhe ende nuk kishin ardhur në Ballkan. Gjuha që është folur në Athinë gjatë kësaj kohe sigurisht që ka qenë gjuha arvanite, një dialekt i gjuhës pellazge, e cila ruhet në mbishkrimin Dipylon të Athinës, që është zbardhur nga ne dhe që është një dialekt i gjuhës pellazge, ka mundësi të jetë maqedonishtja e lashta shumë e afërt me gjuhën shqipe (shih Peza & Peza Gjuha e Athinës 2018).
Kështu siç është vepruar me veprën e Aristotelit ka ndodhur edhe me autorët e tjerë të lashtë, që i kemi vënë në fund të këtij vështrimi historik të Ballkanit.
4-FALSIFIKIMI I STRABONIT
Strabonit, gjeograf, filozof dhe historian, ka jetuar në vitet 63 p.e.s.– 24 e.jonë. Ka lindur në qytetin Amasela në very të Turqisë së sotme dhe është autor i librit të famshëm “Geografia”. Në kohën e Strabonit Ballkani quhej Provinca Ilire, ku sigurisht zotëronte kultura dhe gjuha ilire.
Nga vepra Geografia e Strabonit, libri V, kap. 2, kemi nxjerrë këto shënime, renditur më poshtë.
Straboni shkruan, sipas origjinalit të dhënë:
“ôïὺò äá½² Ðåëáóãïýò, á½…ôé ìá½²í á¼€ñ÷áá¿–üí ôé öῦëïí êáôá½° ôá½´í á¼™ëëÜäá ðᾶóáíἐðéðïëÜóáí êáὶ ìÜëéóôá ðáñá½° ôïá¿–ò Áá¼°ïëåῦóé ôïá¿–ò êáôá½° Èåôôáëßáí, ὁìïëïãïῦóéí á¼…ðáíôåò ó÷åäüí ôé. íïìßæåéí äÝ öçóéí Ἔöïñïò ôὸ á¼€íÝêáèåíἈñêÜäáò ὄíôáò ἑëÝóèáé óôñáôéùôéêὸí âßïí, åá¼°ò äá½² ôá½´í áὐôá½´í á¼€ãùãá½´íðñïôñÝðïíôáò ðïëëïὺò á¼…ðáóé ôïῦ á½€íüìáôïò ìåôáäïῦíáé êáὶ ðïëëá½´íἐðéöÜíåéáí êôÞóáóèáé êáὶ ðáñá½° ôïá¿–ò Ἕëëçóé êáὶ ðáñá½° ôïá¿–ò ἄëëïéò, ðáñ᾽ὅóïõò ðïôá½² á¼€öéãìÝíïé ôåôõ÷Þêáóé. êáὶ ãá½°ñ ôῆò ÊñÞôçò á¼”ðïéêïé ãåãüíáóéí, á½¥òöçóéí Ὅìçñïò: ëÝãåé ãïῦí Ὀäõóóåὺò ðñὸò Ðçíåëüðçí ‘Ã¡Â¼â€žëëç äá¾½ ἄëëùí [p.303].
Në këtë fragment të veprës Gjeografia të Strabonit nuk përmenden as “grekë” dhe as “Greqi”, por janë bërë shtesa nga përkthyesit.
Ja dhe përkthimi në anglisht i këtij paragrafi të Strabonit:
“4 As for the Pelasgi, almost all agree, in the first place, that some ancient tribe of that name spread throughout the whole of Greece, and particularly among the Aeolians of Thessaly. Again, Ephorus says that he is of the opinion that, since they were originally Arcadians, they chose a military life, and that, in converting many peoples to the same mode of life, they imparted their name to all, and thus acquired great glory, not only among the Greeks, but also among all other people whithersoever they had chanced86 to come. For example, they prove to have been colonisers of Crete, as Homer says; at any rate, Odysseus says to Penelope: “But one tongue with others is mixed; there87 dwell Achaeans, there Cretans of the old stock, proud of heart, there Cydonians, and Dorians too, of waving plumes, and goodly Pelasgians.” And Thessaly is called “the Pelasgian Argos”.
Në origjinalin e veprës “Geographia” të Strabonit përmenden pellazgët, Ellada, Thesalia, Ellesi, Arkadia etj. Straboni në veprën e tij nuk përmend as grekë dhe as Greqi. Por ja ç’ka bërë përkthyesi i veprës së Strabonit në anglisht. Ai fjalën Ellada, që ka qenë një qytet i kohës së bronzit në Thesali dhe rajoni jugor i Ballkanit, e ka përkthyer “the whole of Greece”, që don të thotë “e gjithë Greqia”, gjithashtu në përkthim është futur edhe shprehja tjetër :“not only among the Greeks”, që don të thotë “ jo vetëm midis grekëve”, e cila nuk është në origjinalin e Srabonit.
Straboni, ka jetuar gjatë viteve 64 p.e.s.-deri 24 era jonë, ka qenë gjeograf, filosof dhe historian, që ka lindur dhe jetuar në qytetin Amasia në veri të Anadollit, pranë bregut të detit të Zi. Në këtë qytet të lashtë kanë lindur edhe studiues të tjerë si dhe dy sulltanë turq. Straboni përmendet se është frymëzuar në veprat e tij nga epikat e Omerit dhe veprat e Aristotelit. Ai ka njohur mirë gjuhën e vendasve dhe gjuhën e Omerit dhe të Aristotelit, që njihen si dialekte të ardhur nga gjuha pellazge, që ngjajnë shumë me gjuhën e sotme shqipe. Edhe alfabeti, që përdor Straboni është i njejtë me alfabetin e përdorurur nga Omeri dhe Aristoteli, alfabeti pellazg (Peza & Peza 2011, 2018).
Këto janë falsifikime në veprën e Strabonit. Straboni nuk ka qenë studiues grek, sepse në kohën e Strabonit nuk ka ekzistuar as Greqia dhe as grekë. Këto falsifikime janë bërë gjatë shekujve të fundit për të ngritur Greqinë dhe grekët mbi popujt e tjerë dhe për ti shërbyer helenizmit.
4/1-FALSIFIKIMI I HISTORISË NË ENCIKLOPEDINË Wikipedia:
Në enciklopedinë Wikipedia në zërin “Rise of Macedon”/Ngritja e Maqedonisë/ shkruhet:
“The rise of Macedon, from a small Hellenic kingdom[1] at the periphery of classical Greek affairs to one which came to dominate the entire Hellenic world (and beyond),[2] occurred in the span of just 25 years, between 359 and 336 BC. This ascendancy is largely attributable to the personality and policies of Philip II (r. 359–336 BC)”.
/Ngritja e Maqedonisë, nga një mbretëri e vogël hellenike (literatura 1) në periferi të Greqisë klasike arriti të bëhet njera, që të dominojë të gjithë botën hellenike (dhe më tej)(literatura 2) shfaqet gjatë 25 viteve, midis 359 dhe 336 p.e.s. Ky mbizotërim i atribohet personalitetit dhe politikave të Filipit II (359-336 p.e.s. /. Në këtë zë janë edhe dy referenca literature: 1-, dhe 2-
1)Strabo, Geographica, Book VII, Chapter Fragments – Section [9], Line 5: “Macedonia, of course, is a part of Greece”. Ky citim nga Straboni përbën vetëm një falsifikim, sepse Straboni nuk e ka njohur Greqinë dhe nuk e ka shkruar këtë.
2) Zacharia 2008, Simon Hornblower, “Greek Identity in the Archaic and Classical Periods”, pp. 55
58; Joint Association of Classical Teachers 1984, pp. 50–51; Errington 1990, pp. 3–4; Fine 1983, pp. 607–608; Hall 2000, p. 64; Hammond 2001, p. 11; Jones 2001, p. 21; Osborne 2004, p. 127; Hammond 1989, pp. 12–13; Hammond 1993, p. 97; Starr 1991, pp. 260, 367; Toynbee 1981, p. 67; Worthington 2008, pp. 8, 219; Chamoux 2002, p. 8; Cawkwell 1978, p. 22; Perlman 1973, p. 78; Hamilton 1974, Chapter 2: The Macedonian Homeland, p. 23; Bryant 1996, p. 306; O’Brien 1994, p. 25; Bard 1999, p. 460; Levinson 1992, p. 239; Fox 1986, pp. 104, 128, 131, 256; Wilcken 1967, p. 22.
Në referencën 1 është vepra e Strabonit “Geographia” Straboni libri 7, fragmenti 9, në referncën 2 janë të gjithë autorët e përmendur më sipër, të cilët mbështetur tek Straboni, mbështesim mendimet e falsifikuara të dhënë në enciklopedinë Wikipedia.
E gjithë kjo që shkruhet në enciklopedinë Wikipedia është trillim, që nuk ka asnjë bazë shkencore. Gjatë shekullit 7-4 p.e.s., kur në Ballkan nga trungu pellazgjik u ngritën mbretëritë e Maqedonisë, Ilirisë, Dardanisë, Epirit etj., nuk ka ekzistuar as emri Greqi dhe nuk ka pasur asnjë shtet të me këtë ermër. Jugu i Ballkanit në këtë kohë ka qenë pushtuar përkohësisht nga Perandoria Persiane, më pas u pushtua nga Maqedonia dhe pas pushtimit romak u përfshi nën provincën Ilire të Perandorisë Bizantine. Në këtë kohë nuk ka pasur as “mbretëri hellenike”, “Greqi klasike” dhe “Botë hellenike”, të cilat janë sajuar nga falsifikatorë të ndryshëm.
Për ta bërë më të besuar shkrimin në Wikipedia, autori i referohet Strabonit, i cili i përkthyer në anglisht është gjithashtu i falsifikuar.
Në origjinalin e Strabonit libri 7, fragm. 9, shkruhet:
“λοιπá½´ δá¾½ ἐστὶ τῆς ΕὐρÏŽπης á¼¥ τε Μακεδονία καὶ τῆς Θρá¾´κης τá½° συνεχῆ ταύτῃμέχρι Βυζαντίου καὶ ἡ á¼™λλá½°ς καὶ αá¼± προσεχεá¿–ς νῆσοι. á¼”στι μá½²ν οá½–νá¼™λλá½°ς καὶἡ Μακεδονία: νυνὶ μέντοι τῇ φύσει τῶν τÏŒπων á¼€κολουθοῦντες καὶ τá¿·σχήματι χωρὶς á¼”γνωμεν αὐτá½´ν á¼€πὸ τῆς ἄλλης á¼™λλάδος τάξαι καὶ συνάψαιπρὸς τá½´ν á½…μορον αὐτῇ Θρá¾´κην μέχρι τοῦ στÏŒματος τοῦ Εὐξείνου καὶ τῆςΠροποντίδος. εἶτα μετá¾½ á½€λίγα μέμνηται Κυψέλων καὶ τοῦ Ἕβρου ποταμοῦ. καταγράφει
δá½² καί τι σχῆμα παραλληλÏŒγραμμον, ἐν ᾧ ἡ σύμπασα Μακεδονία ἐστίν”.
Në anglisht kjo pjesë (Straboni libri 7, fragmenti 9) është përkthyer si vijon:
“There remain of Europe, first, Macedonia and the parts of Thrace that are contiguous to it and extend as far as Byzantium; secondly, Greece; and thirdly, the islands that are close by. Macedonia, of course, is a part of Greece, yet now, since I am following the nature and shape of the places geographically, I have decided to classify it apart from the rest of Greece and to join it with that part of Thrace which borders on it and extends as far as the mouth of the Euxine and the Propontis. Then, a little further on, Strabo mentions Cypsela and the Nebrus River, and also describes a sort of parallelogram in which the whole of Macedonia lies”. Përkthimi në shqip i kësaj pjese.
/Mbetjet e Europës, fillimisht Maqedonia dhe pjesë të Thrakës, që janë në vazhdimësi dhe zgjatet deri në Bizant, së dyti Greqia dhe së treti ishujt, që janë pranë. Maqedonia, sigurisht është pjesë e Greqisë, por tani, pasi që po ndjek natyrën dhe formën e vendeve gjeografikisht, unë vendosa ta klasifikoj atë përveç pjesës tjetër të Greqisë dhe ta lidh atë me ato pjesë të Thrakës, që kufizohet me te dhe shtrihet deri në gojën e Euxine [= është nxin, kështu quhej në lashtëi deti i Zi, shënimi ynë] dhe Propontis [deti Marmara, shënim ynë]. Pastaj, diçka më tej, Straboni përmend lumenjt Cypsela dhe Nebrus dhe përshkruan gjithashtu një fare paralelogrami, në të cilin shrihet e gjithë Maqedonia/.
Në këtë pjesë të librit të Strabonit asnjë herë nuk është përdorur temi “Greqia”, por përkthyesi e ka përdorur disa herë, që përbën falsifikim të qëllimshëm.
Strabo, Geographica, Book VII, Chapter Fragments – Section [9], Line 5: “Macedonia, of course, is a part of Greece” [1] . /Straboni Geographia, libri VII, fragmenti 9 rrjeshti 5: “Maqedonia natyrisht,është një pjesë e Greqisë/.
Në paragrafin 9 të veprës së Strabonit “Geographia” janë shënuar emrat: Europes, Makedonia, Thrakes, Ellas, Ellados etj., por asnjë here nuk është shkruar emri “Greqia”. Emrat e lashtë në rajon Ellas dhe Ellason, përmendur nga Straboni nga përkthyesi janë bërë “Greqi”. Në përkthimin amglez është shënuar në rreshtin 5 edhe shprehja: “Maqedonia natyrisht ëstë një pjesë e Greqisë” nuk janë shkruar nga Straboni, por përkyesit i ka shtuar nga ana e vet, prandaj përbën falsifikim të veprës “Geografia” të Strabonit.
Përkthimi anglez dhe shënimet rreth tij janë të gjitha falsifikime të veprës së Strabonit.

5-FALSIFIKIMI I PAUSANIAS
Pausania ka qenë udhëtues dhe gjeograf, që ka jetuar gjatë shekullit të dytë të erës sonë. Libri i tij i famshëm është Përshkrimi i Elladës, që jep njohuri të mira mbi rajonin jugor ballkanit Elladën (Helladën). Falsifikimi i Pausanian fillon që me atë, që këtë autor e quajnë shkrimtarë grek. Por Pausania ka qenë nga Lidia, shtet i lashtë në Anadoll dhe ka folur e shkruar gjuhën lidiane, e cila afron shumë me gjuhët e lashta të Anadollit dhe Ballkanit, por edhe me gjuhën shqipe, sepse kanë të gjitha origjinë pellazgjike (Shih Peza & Peza 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit….). Në shekullin e dytë të erës sonë, kur ka jetuar dhe punuar Pausania, Ballkani quhej Provinca Ilire ose gadishulli Ilir dhe bënte pjesë në Perandorine Bizantine. Anadolli në këtë kohë përbënte Provincën e Orientit. Nuk ka pasur as Greqi dhe as grekë në këtë kohë.
Këtu poshtë po japim se si janë falsifikuar të dhënat e Pausania.

Ky është titulli origjinal i veprës së Pausanias:
ΠΑΥΣΑΝΙΟI ΕΛΛΑΔΟΣ ΠΕΡΙΙΗΓΣΕΩΣ
PAUSANIOI ELLADOS PERIIHGHSEOS
…μαρτυρεá¿– δέ μοι καὶ τοῦ ἘχεμβρÏŒτου τὸ á¼€νάθημα, τρίπους χαλκοῦς á¼€νατεθεὶς τá¿· Ἡρακλεá¿– τá¿· ἐν Θήβαις: ἐπίγραμμα δá½² ὁ τρίπους εἶχεν:
***
Në anglisht titulli është përkthyer: Description of Greece, kur autori nuk e përmend fare fjalën “GREQI”, që jep përkthyesi.
…testimony of the dedication of Echembrotus, a copper tripod, dedicated to Hercules the Thebean; this tripod had this epigram:
***
“Ἐχέμβροτος Ἀρκá½°ς θῆκε τá¿· Ἡρακλεá¿–
“Echembrotus from Arcadia, dedicated (this) to Hercules
***
νικήσας τÃÅ’δ’ Ã¡Â¼â€žγαλμ’ Ã¡Â¼Ë†μφικτυÏŒνων ἐν ἀέθλοις,
having won this statue in the Amphictyonic Games,
***
Ἕλλησι δ’ Ã¡Â¼â‚¬είδων μέλεα καὶ ἐλέγους.“
singing to the Greeks tunes and lamentations.”
Shikohet që edhe në këtë paragraf përkthyesi Fjalën “Ellesi” e ka përkthyer “to the Greeks”, që përbën një flasifikim tjetër në veprën e Pausania.
***
Që në titullin e veprës së Pausanian vihet e që fjala “Ellados”, siç quhej rajoni në jugë të Thesalisë dhe Epirit në kohën e lashtë, që është përkthyer në Greqi. Plus kësaj në rrjeshtin e fundit të tekstit të Pausanias përmenden “Ellesi”, që përkthyesi e ka transformuar në “Greeks”/grekët.
Kështu janë transformuar të gjithë emrat e vendeve në veprën e Pausanias. Kjo është bërë me qëllim që të paraqiten grekët më të vjetër se sa janë në fakt. Duke bërë këto falsifikime më pas edhe vetë Pausania, nga një gjeograf i lashtë i Lidisë, që ka folur gjuhën lidiane shumë të afërt me gjuhën shqipe, është kthyer në grek.
Por falsifikimet e autorëve antikë vazhdojnë edhe me autorë të tjerë. Edhe Theogoninë e Hesiodit, nga shumë autorë paraqitet sikur është vepra letrare në gjuhën greke dhe të gjitha perënditë e Olimpit janë tjetërsuar në perëndi greke. Por Omeri në Ilias e quan “Zeus Pellazgjik” dhe kështu, që perënditë e Olimpit janë pellazge dhe jo greke.
Përpjekje të ethëshme bëhet nga falsifikatorët grekë për të falsifikuar historinë e Epirit (Çamërisë) dhe të Maqedonisë, duke i paraqitur këto treva sikur kanë qenë dominuar nga grekët në kohrat parahistorike dhe më pas.
Qëllimi i tyre është përvetësimi i historisë së bukur të Epirit dhe Maqedonisë, të tjetërsojnë në grek Aleksandin e Madh, Filipin, Pirron etj. Për këtë qëllim nga Akademia e Athinës janë botuar dy libra voluminozë nën drejtimin e kryefalsifikatorit M.V. Sakellariou:
1-”Epirus-4000 years of Greek history and civilisation” dhe
2-“Macedonia-4000 years of Greek history and civilisation”.
Në të dyja këto botime shtrembërohen faktet historike dhe Epiri dhe Maqedonia paraqiten si provinca greke. Maqedonët e kanë themeluar mbretërinë e tyre gjatë shkeullit 7 p.e.s., ndërsa Epiri gjatë shekullit 4 p.e.s. Në këtë kohë nuk njihej emri “Greqi” dhe as emri “grekë”. Grekët e formuan mbretërinë e tyre në vitin 1832 me mbretin Otto. Kështu që Eiri dhe Maqedonia nuk mund të kenë qenë provinca të një shteti që nuk ka ekzistuar.
I vetmi historiani Kristo Frashri i kundërshtoi falsifikimet greke mbi Epirin (K.Frashëri 2014), historianët e tjerë shqiptarë heshtin edhe sot, gjë që tregon për përgatitjen e tyre jo të plotë profesionale.
Kritika të forta për tjetërsimin e historisë së Maqedonisë, të trajtimit të maqedonëve të lashtë si grekë dhe të njësimit të gjuhës maqedone me gjuhën greke, janë bërë sidomos ndaj historianëve A.B. Daskalakis, Nicholas Martis, Manolis Andronikos, Michael Sakellariou, Malcolm Errington, N.G.I.Hammond dhe Michael Wood, që ndodhen në studimin e shpërndarë “The distortions of the modern western and greek historians”.
Por duke parë historinë e Ballkanit me vemendje del mjaft qartë, që maqedonët dhe epirotë, ashtu si ilirët, thrakët, dakët etj., popuj me origjinë të lashtë pellazgjike, me zotësi, luftra dhe diplomaci arritën ti formojnë mbretëritë e tyre qysh gjatë shekujve 7-4 p.e.s., para të gjithë popujve të tjerë europianë. Në këtë kohë Europa Qendrore dhe Veriore ndodhej në gjendjen e fiseve ende të paorganizuar gale, kelte, germanike, baltike, sllave etj.
Grekët e ngritën mbretërinë e tyre të parë në vitin 1832 në sajë të kryengritje arvanitase, të
financimit të saj nga ana e Ali Pashë Tepelenës dhe të ndihmës së gjithanshme nga fuqitë perëndimore, për të dobësuar rolin e Turqisë në Ballkan dhe largimin e saj prej tij. Kjo, provat gjuhësore dhe shumë prova të tjera tregojnë sa qesharakë bëhen grekët dhe falsifikatorët në dobi të tyre, kur i paraqisin Epirin dhe Maqedoninë, sikur kanë qenë nën ndikimin grek gjatë gjithë historisë. Por të dyja këto territore Greqia i mori nga fuqitë e mëdha pas vitit 1832.
Në vitin 2010 historianët e katedrës së Studimeve Hellenike në Universitetin Georgetown të Uashingtonit, Sh.B.A., dolën në konferencë shtypi dhe deklaruan:
“Historians Admit To Inventing Ancient Greeks” /Historianët pranojnë që shpiken grekët e lashtë/. Ata deklaruan në konferencën e shtypit:
“they had “entirely fabricated” ancient Greece, a culture long thought to be the intellectual basis of Western civilization”/ ata kishin “fabrikuar tërësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që mendohet të jetë baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.
“The group acknowledged that the idea of a sophisticated, flourishing society existing in Greece more than two millennia ago was a complete fiction created by a team of some two dozen historians, anthropologists, and classicists who worked nonstop between 1971 and 1974 to forge “Greek” documents and artifacts. /Grupi i historianëve bën me dije që idea e një shoqërie të sofistikuar, e lulëzuar i shoqërisë ekzistuese në Greqi më shumë se dy mijë vjet më parë ishte një trillim i plotë, krijuar nga dy doza historianësh, antropollogësh dhe gjuhtarësh të klasikes, që kanë punuar pa ndalim midis viteve 1971 dhe 1974 për të krijuar dokumente dhe artefakte “greke”/.
Profesori Gene Haddlebury, që dha dorheqjen si shef i katedrës tha në konferencln e shtypit:
“Honestly, we never meant for things to go this far. We were young and trying to advance our careers, so we just started making things up Homer, Aristotle, Socrates, Hippocrates, the lever and fulcrum, rhetoric, ethics, all the different kinds of columns-everything.”
/”Sinqerisht, nuk kemi menduar kurrë që gjërat të shkojnë deri këtu. Ishim të rinj dhe duke u përpjekur për të çuar përpara karrierën tonë, kështu që sapo filluam të bëjmë gjërat Homerin, Aristotelin, Sokratin, Hipokratin, levë dhe forcë, retorikë, etikë, të gjitha llojet e ndryshme të kolonave – gjithçka “/.
Nga të gjitha këto, që shkruajnë profesorët amerikan të Universitetit Georgetown të Uashingtonit shihet mjaft qartë se “Greqia e lashtë”, “grekët e lashtë” dhe “greqishtja e lashtë” asnjë herë nuk kanë ekzistuar, por u ngritën duke falsifikuar dokumentet historike, proces që vazhdon edhe sot.
Në një letër drejtuar rektorit të Universitetit Georgetown më datën 9 nëntor 2010, ne kemi mbështetur qëndrimin e drejtë të studiuesve amerikan.
Ja si e shpjegon këtë Nikos Dimou, një nga shkrimtarët dhe komentatorët më të shquar grekë. Ai është autor i shumë artikujve, emisioneve televizive dhe radio. Ai ka shkruar më shumë se 60 libra, duke përfshirë poezinë, satirën, filozofinë, teorinë politike. Ndoshta libri i tij më i famshëm është: “Në mjerimin e të qenurit grek”. Nikos Dimou lindi në Athinë në vitin 1935. Ai studioi letërsi angleze dhe franceze në Athinë dhe filozofi në Mynih.
N. Dimou, në një intervistë për New York Times në vitin 2012 thotë:
“Ne flisnim shqip dhe quanim vetveten Bizantine”, por atehere Winckelmann, Goethe, Viktor Hugo, Delacroix, të tërë na thanë, “Jo, ju jeni Grekë, pasardhës direktë të Platonit e Sokratit”, dhe atëhere filluan problemet.
Kam 12 vjet që them nuk ka grek, vetëm Akademia jonë e shkencave nuk më beson. Nuk lash gjë pa lexuar dhe nuk dilnin asgjëkundi, dilnin vetëm shqiptar.
Faktet historike janë shumë kokëforta dhe ne shqiptarët u përvëluam nga krijimi i Greqisë fallco se na morën padrejtësisht një territor dhe një popullsi të madhe që na u tjetërsua. Ata shqiptarë që nuk pranuan të bëheshin grekë fallco u dëbuan. Krijimi i grekëve fallco, është ndoshta marrëzia më e madhe në historinë e njerëzimit dhe aventura më e madhe që kanë bërë disa shtete Evropiane”.
Ndërsa M. Glenny, autor mbi historinë e Ballkanit: “The Balkans, nacionalism, war and the Grait Power” 1999, f. 26 shkruan:
“ Vite më përpara koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar, grekët nuk e dinin cilët ishin. Madje, sipas anthropologut Roger Just shumë nga grekët e shekullit 19 që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helenë, por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave”.
***
Të gjitha këto i vejmë në dukje që studiuesit kur të përdorin autorët e lashtë në punimet e tyre nuk duhet të besojnë tek përkthimet në gjuhë të ndryshme, por të hapin origjinalet dhe do të binden se askërkund nuk do të gjejnë emrin Greqi, helenik ose grek, sepse këto emërtime nuk kanë ekzistuar në kohrat e lashta, por janë fabrikim i falsifikatorëve.
Golem, 8 korrik 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura