Pragë, 8 shkurt 2019: Korinthi është qytet i lashtë i kohës së bronzit, i ngritur nga popullsia vendase pellazge, që ndodhet në veri të siujdhesës së Peloponezit. Në lindje të Korinthit ndodhet rajoni i Atikës dhe Athina, vendbanime dhe qytet gjithashtu i lashtë pellazg (shih artikullin tonë “Athina një qytet pellazg”, botuar në Pashtriku org., më 14 shkurt 2018). Në jugë të Korinthit shtrihet krahina e lashtë Akaja dhe qytetet e lashta të njohura pellazge Mikena, Sparta etj. Në perëndim të qytetit të Mikenën ndodhet faltorja më e madhe e Zeusit, një nga mrekullitë e botës së lashtë.
Krahina Akaja përmendet për luftëtarët e saj, Akejt, një fis pellazg, që përmenden nga Omeri në Ilias, pjesmarrës në Luftën e Trojës, rreth vitit 1250 p.e.s. Agamemnoni, mbret i mbretërisë qytet-shtet të Mikenës, ka qenë komandant i ushtrisë që sulmoi Trojën. Një nga shkaqet, që përmendet në gojdhana, ka qenë se princi trojan Parisi, ose Paridi, njihet edhe me emrat Aleksandër apo Hellen, rrëmbeu Helenën e bukur, gruan e Menelaut, mbretit të Spartës, që ishte vëlla i Agamemnonit. Të gjithë këta fise dhe mbretëri kanë qenë pellazge , që vërtetohet nga gjuha pellazge, që kanë folur dhe kanë lënë të shkruar në shkrimin Linear B (për këtë shih artikullin tonë”Çfarë përfaqëson shkrimi Linear B”, botuar në Pashtriku org më datën 11 qershor 2017 e ndodhet në internet).
Pellazgët identifikohen për herë të parë 15 mijë vjet p.e.s. me anë të simbolit të tyre Zeuastika, gjetur në objektet arkeologjike në Ukrainë dhe vërtetuar me metodën e karbonit (Për këtë shih artikullin tonë “Zeuastika një simbol i lashtë pellazg”, botuar në Pashtriku org, 9 mars 2014).
Harta e botës, ristrukturuar në bazë të njoftimeve të Herodotit, 450 p.e.s.
Babai i historisë Herodoti (afërsisht 484 p.e.s.deri 430 ose 420 p.e.s.) ka qenë nga Karia, mbretëri në Anadoll, ku është folur dhe shkruar gjuha kariane, një dialekt nga gjuha më e lashtë pellazge, shumë e afërt me gjuhën e sotme shqipe. Kjo është vërtetuar në studimin tonë paraqitur në librin e fundit “Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit, Tiranë 2018”.
Herodoti ka lënë mjaft shkrime, sidomos librin “Histories”, mbi bazën e të cilave është ndërtuar harta e më sipërme. Gjatë kohës së bronzit dhe fillimit të kohës së hekurit bota e njohur sipas Herodotit, shtrihej nga Europa, rajoni i Mesdheut, Lindja e afërt deri në Indi, dhe Afrika veriore. Pjesën më të madhe të këtij territori e zinte shoqëria pellazge, që ishte e përhapur në Europën jugore, rajonin e Mesdheut, Lindje e Afërt dhe në Afrikën e veriut. I gjithë ky rajon në këtë kohë quhej Pellazgjia, sipas Herodotit. Shoqëria pellazge ka qenë mjaft e zhvilluar dhe në të gjitha drejtimet. Mbizotëronte bujqësia mjaft e përparuar, por edhe industria e përpunimit të baltës, gurit, metaleve, fortifikime etj. Arti dhe kultura morën gjithashtu zhvillim të madh. Një shumicë qytetesh shtriheshin kudo dhe më të përmendurit janë Mikena, Troja, Athina, Korrinthi, Pylli, Knosi, Apollonia, Lisi, Rozafa etj., që vazhdonin edhe më në veri.
Arritje e rëndësishme e shoqërisë pellazge ka qenë zotërimi i shkrimit, i cili shfaqet qysh gjatë gurit të vonë, 6 mijë vjet p.e.s. në kulturën pellazge Vinka-Turdas. Mbishkrimi i Vinkës dhe Turdas, ku ndodhen fjalët e para të shkruara në botë gjatë mijëvjeparit të 6 p.e.s.
Gërmimet arkeologjike në Korinth kanë nxjerrë në dritë se rajoni ka qenë i banuar nga njeriu qysh gjatë gurvonit (neolitit). Gjatë kohëve të lashta Korinthi ka pasur dy porte detare, që e lidhnin me rrugët detare të kohës, porti Centhreae, në gjirin Saranik dhe porti tjetër Leckaion në gjirin e Korinthit, në anën perëndimore. Të dy portet kanë qenë të lidhur me rrugën Diokio, rrugë e shtruar me kalldrëm dy kalimshe dhe ndërtuar gjatë shekullit 7 p.e.s., sipas studiuesit N.Pistarius.
Gjatë shekullit 7 p.e.s. sulmet persiane u shpeshtua dhe zhvillimi i Luftës së Peloponezit sollën për pasojë, që rajoni i Korinthit fillon të ndjejë rënie ekonomike. Në këtë kohë një fuqi e re u ngrit në rajon, ishte Maqedonia, që u shndrua në fuqinë më të madhe të kohës. Filipi i dytë i Maqedonisë e shtriu pushtetin e tij në të gjithë Ballkanin jugor edhe në Peloponez dhe kështu Korinthi, nën sundimin e tij, mori zhvillim të ri gjatë viteve 338 p.e.s. dhe më pas u zhvillua më tej tregëtia, ekonomia dhe garnizoni ushtarak maqedonas ruante zhvillimin e qytetit dhe të rrugëve detare.
Gjatë shekujve të parë të kohës së hekurit brenda shoqërisë pellazge ndodhën ndryshime themelore, fillon riorganizimi i shoqërisë dhe formimi i mbretërive të mëdha. Në këtë rrugë lindën mbretëritë e Maqedonisë, gjatë shekullit 7 p.e.s. dhe më pas e Ilirisë, Dardanisë, Epirit, Thrakisë etj.
Në këtë kohë përgjithësisht rajonet jugore të Pellazgjisë, pjesa jugore e gadishullit të sotëm Ballkanik, ruanin ende formën e vjetër të qeverisjes, ishin në fazën e qytet-shteve dhe të tillë të përmendur në këtë kohë, përveç Korinthit, ishin qytet-shtetet e Athinës, Thebës, Spartës, Mikenës etj. Të gjithë banoheshin nga pellazgët.
Gjatë shekujve 4-3 p.e.s., më në veri në gadishullin shtriheshin mbretëria e Epirit, mbretëria e Ilirisë dhe mbretëria e Dardanisë. Perandoria Maqedone, i kishte pushtuar të gjitha qytet-shtetet e jugut të Ballkanit, Anadollin, Persinë dhe shtrihej deri në Indi. Ishte koha kur Aleksandri i Madh pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur në atë kohë.
Në vitin 146 p.e.s. rajoni i Ballkanit u pushtua nga romakët. Ata i shkatërruan krejt qytetet dhe fshatrat e rajonit, populli u masakrua ose u shitën si skllevër. Nga kjo qyteti i Korinthit u braktis nga banorët për një kohë të gjatë, deri në vitin 44 p.e.s., kur Jul Cezari e ktheu në qendër të rëndësishme ekonomike si kryeqytet i provincës Achaja. Gjatë sundimit të perandorit romak Cladius, Korinthi ka qenë banuar nga treqind qytetarë dhe 206 skllevër
Korinthi ka nderuar kultin e perëndisë Afërdita dhe për nder të saj dhe të perëndisë tjetër pellazge Poseidonit, kanë qenë zhvilluar lojrat e të gjithë vendit, që tërhiqte atletë dhe tregëtarë nga i gjithë rajoni.
ÇFARË GJUHE ËSHTË FOLUR NË KORINTH ?
Kjo është çështje e madhe, që na intereson ta dimë. Edhe në Korinth, në hyrje të Peloponezit, është gjetur një mbishkrim tjetër në gjuhën pellazge, që vërteton se në këtë rajon, gjatë kohës së bronzit dhe në fillim të kohës së hekurit, kanë banuar pellazgët.
Korinthasit ashtu si dhe athinasit kanë folur dhe shkruar gjuhën e tyre pellazge.
Mbishkrimi Kuma ose i Korinthit është datuar i shekullit të 8 p.e.s. Duke u bazuar në gjuhën greke mbishkrimi i Korinthit është interpretua gabimisht si më poshtë, i përkthyer në gjuhën angleze
“I am Tataia’s jug; whoever steals me will go blind”
Në gjuhën shqipe ai do të përkthehej:
“Unë jam kana e Tataias, kushdo që do më vjedhë, do të verbohet”
Por nga studimi me imtësi i këtij mbishkrimi (Peza & Peza 2012), kemi vënë re që teksti anglez nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e mbishkrimit, ai është sajuar për të thënë se është shkruar në gjuhën greke.
Analiza e këtij mbishkrimi të rëndësishëm shtë kjo:
Kuptimi i mbishkrimit është:
TATA IM ËSHTË EMILI, ËSHTË KU THOSH ËSHTË DHAN ME QEJF, UNË QË FLAS ËSHTË AI.
Mbishkrimi i Korinthit është gërvishtur në formën bustrofedike dhe në te ndodhen vetëm fjalë të gjuhës pellazge, që janë njëlloj si në gjuhën shqipe. Gjer tashi mbi këtë mbishkrim shkruhet se i përket gjuhës greke. Analiza e plotë e mbishkrimit është bërë nga ne kohët e fundit, që tregon se nuk ka lidhje fare me gjuhën greke (Peza & Peza 2012). Në mbishkrimin e Korinthit të gjitha fjalët që ndeshen janë të gjuhës pellazge, që kanë kuptim të njejtë në gjuhën shqipe:Pellazge Shqip Anglisht Pellazge Shqip Anglisht
Prania e fjalëve pellazge/shqipe në këtë mbishkrim, është provë e pakundërshtueshme, që Korinthi gjatë shekullit 8 p.e.s. ka qenë banuar nga pellazgët, që e kanë shkruar gjuhën e tyre me abecenë pellazge. Nga ana tjetër përkatësia e fjalëve të gjuhës pellazge në gjuhën e sotme shqipe vërteton plotësisht vijueshmërinë e gjuhës pellazge në gjuhën e sotme shqipe dhe për pasojë vijueshmërinë e pellazgëve tek shqiptarët e sotëm.
Analiza e mbishkrimit të Korinthit tregon qartë, që është shkruar në gjuhën pellazge, i cili kuptohet mjaft mirë nga gjuha shqipe e sotme. Edhe alfabeti, me të cilin është shkruar mbishkrimi, është alfabeti pellazg (shih Peza & Peza “Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë” VOA, 6.3.2013).
Janë pikërisht Korinthasit, që përmenden shpesh pa të drejtë nga historianët tanë “si grekë”, që kanë themeluar Apolloninë dhe Durrësin, gjë që është vetëm sajesë e falsifikatorëve. Në fakt vërtetohet me këtë mbishkrim, që paraqesim, se Korinthasit kanë qenë të racës pellazge dhe prej tyre kanë rrjedhur arvanitët. Ata mund të kenë dhënë ndonjë kontribut, por qytetet janë ndërtuar nga ilirët vendas.
Kjo dëshmon se korinthasit kanë qenë qytetarë pellazgë dhe jo grekë, siç i tjetërson ata Demiraj në librin e tij: “Durrësi është themeluar nga qytetarë grekë (doras) të Korinthit dhe Korkyrës” (1989, f. 167).
Dorët kursesi nuk janë fis grek, siç përmenden nga disa studiues. Ata janë fis pellazg dhe përmenden për herë të parë në letërsi nga Omeri në Odisea. Kjo tregon se ata kanë qenë të njohur në vitin 700 p.e.s., kur mendohet se është përgatitur kjo vepër. Shënojmë njëkohësisht se në veprat e tij Omeri nuk i përmend kërkund grekët, sepse ata ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut në kohën e tij.
Fjala Korinth është vërtetuar nga Krahe si është fjalë nga gjuha e lashtë paragreke. Por edhe emërtimet Korkyrë apo Korfuz (Korfus) të ishullit të Korfuzit, i cili pranohet se është banuar nga Korinthasit, që vërtetuam se kanë qenë pellazgë, kanë për bazë fjalën “Kor” = korr në gjuhën e sotme shqipe. Prandaj mendojmë se të dy emërtimet e ishullit Korkyrë apo Korfuz rrjedhin nga gjuha pellazge.
Pragë, më 8 shkurt 2019