Golem, 11 dhjetor 2019: Për gjuhën shqipe flitet shumë, por nga institucionet përkatëse shtetërore bëhet shumë pak për ta studiuar atë. Vendosja e fjalorit të madh të gjuhës shqipe në qendër të Tiranës, është gjest i lavdruar i bashkisë. Edhe intervista e profesorëve të gjuhsisë Rami Memushaj dhe Valter Memisha këto ditë në gazetën ”Dita” me kërkesa për gjuhën shqipe, kritika e nota për politikanët, shton interesimin për gjuhën tonë. Por kjo është sipërfaqa, mbrendia është krejt tjetër.
Gjuha shqipe nënçmohet nga personat, që paguhen për studimin e saj!
Gjuha shqipe prej vitesh duhet të ishte vendosur në fronin e nderit si gjuha më e lashtë e folur dhe e shkruar e planetit. Themeluesit e albanologjisë N. Keta, Z. Krispi, G. Hahn, De Rada i shkrinë energjitë e tyre dhe i gjetën themelet e lashta pellazgjike të popullit dhe gjuhës sonë, duke vendosur piketat mjaft drejtë, të sakta dhe të qarta, por librat e tyre i ka mbuluar pluhuri në akademinë dhe albanologjinë tonë.
Gjuha shqipe ka historinë më të gjatë dhe më të plotë të shkruar, që nga mijëvjeçari i 6 p.e.s. dhe në vazhdim, me alfabetin e saj pellazgjik. Ajo fillimisht njihet si gjuha pellazge, populli i parë i njohur historikisht, qysh 15 mijë vjet p.e.s. Më pas ajo vijon si gjuha ilire, maqedone, thrake, epirote, dake, hitite, luviane, frige, lide, like, kariane, etruske etj. dhe sot mbijeton si gjuha shqipe.
Gjuha pellazgo/shqipe dhe kultura pellazgo/shqiptare janë dy mrekullitë më të mëdha, që shqiptarët i dhanë botës, sepse shqiptarët e lashtë i rrëfyen asaj rrugën drejt qytetërimit. Kjo gjuhë më e lashtë, që guhej pellazge, ndikoi shumë në formimin dhe zhvillimin e gjuhëve të tjera më të reja të Europës, Lindjes së afërt dhe Mesdheut. Prandaj nga ky ndikim i madh i gjuhës pellazge/shqipe, në gjuhët e tjera Indo-Europian, në studimin tonë të fundit kemi ngritur Familje Pellazgjike të gjuhëve, sepse gjuha pellazge përbën gjuhën e parë Para (Proto)-Indo-Europiane ose Para-Indo-Hitite, që kërkojnë me ngulm shkencëtarët në të gjithë botën, si gjuha e parë e njerzimit (Peza L. & L. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit…, 2018).
Ka shumë dokumente të shkruara, që vërtetojnë vjetërsinë e gjuhës sonë, disa njihen nga themeluesit e albanologjisë, disa të tjerë janë zbuluar vitet e fundit, të cilat po ti kishte një gjuhë tjetër, do të krenohej bukur shumë me to. Vetëm në gjuhsinë shqiptare ndodh e kundërta, që studiuesit dogmatikë dhe sabotatorë, që shoqëria i paguan për studimin e gjuhës shqipe, këto dokumente i përbuzin, i injorojnë ose i falsifikojnë për të mbrojtur doktoranturat e tyre të gabuara dhe për të favorizuar gjuhët e huaja.
1-SEMINARI RRENS I PRISHTINËS
Në seminarin e gjuhës shqipe në Prishtinë në verë të vitit 2015, që drejtohej nga Rrahman
Paçarizi, u pranuam të mernim pjesë me referat. Por kur Paçarizit i dërguam përmbledhjen e referati tonë: (unë dhe Liljana Peza) ” Gjuha hitite dhe afërsia e saj me gjuhën shqipe”, ai ndërpreu çdo lidhje me ne. Kështu nuk morën as një recenzë për studimin tonë, por Paçarizi nuk na pranoi të merrnin as pjesë në seminar. I shkruam disa letra Paçarizit dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, por asnjë përgjigje nuk morëm. Kështu me arrogancë dhe me sjelljen e harbutit, pa asnjë recenzë, në kundërshtim me rregullat shkencore, Paçarizi nuk e pranoi referatin tonë, sepse gjuhën shqipe e trajtonte të lidhur ngushtë me gjuhën hitite (Anadoll), njerën nga gjuhët më të lashta të botës.
Kështu nuk vepron asnjë gjuhtarë, që e don gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar!.
Më pas u interesova të di kush është Rahman Paçarizi dhe gjeta doktoranturën e tij: “Gjuha shqipe”, një doktoranturë paçavure me të cilën Paçarizi u bë doktor i shkencave dhe më pas profesor. Përshtypjet e mia i botova në portalin Pashtriku org., në të cilin theksoj:
“Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfarë kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell. “Trualli i formimit të gjuhës shqipe, shkruan ai, besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot. Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”.
Me qendrimin e tij antishkecor, kundra dokumenteve, që e afrojnë gjuhën shqipe me gjuhën e lashtë hitite, që i përbuz pa asnjë recenzë, me mangësi serioze në doktoranturë dhe sjellje arrogante, Rahman Paçarizi nuk i meriton diplomat që ka, sepse i ka marrë pa meritë.
2- KONFERENCA GJUHËSORE E TIRANËS
Në verë të vitit 2016 morëm ftesë nga drejtori Valter Memisha, për pjesmarje në Konferencën Gjuhsore organizuar nga Instituti i Gjuhësisë, Tiranë. Unë dhe Liljana fillimisht dorëzuam në institut përmbledhjen e referatit: “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe” dhe pasi ai u pranua, morën pjesë në konferencë.
Pas referimit drejtuesja e seancës Anila Omari çuditërisht na u drejtua:
“Kush ju ka ftuar ju të vini në konferencën tonë?”, “mbishkrimet që ju paraqitët, janë në gjuhën greke”, “Ne nuk hedhim poshtë punën tonë shkencore”, “ajo që thoni për origjinën pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë, janë kërkesë romantike e sheullit 18” etj.
Ju përgjegja drejtues, që: “kemi ardhë ne konferencë me ftesë të rregullt dhe konferenca nuk është private e juaja, por e një instituti shtetërorë, mbishkrimet e paraqitura janë të gjitha në gjuhën pellazge ose ilire dhe asnjë prej tyre nuk është në gjuhën greke, më thoni për cilin mbishkrim grek e keni fjalën? Janë provat gjuhsore, që ju duhet ti dini, që vërtetojnë vazdimsinë pellazge/ ilire të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve” etj.
Por cilën punë shkencore nuk hedh dot poshtë Omari? Sigurisht dotoranturën e saj dhe studime të tjera, të cilat megjithse janë me të meta serioze, ajo i mbron me fanatizët.
Më pas, në mënyrë antishkencore, pa asnjë recenzë, referati ynë nuk u pranua të botohet bashkë me referatet e tjera të konferencës. Për këtë sjellje antishkencore në radhë të parë përgjegjës është drejtori i Institutit të Gjuhësisë Valter Memisha, që na ftoi në konferencë, por më pas u bashkua me Omarin etj., që “u bie poshtë puna e tyre shkencore” nga përfundimet e referatit tonë, prandaj vendosën mos botimin e tij. Recenza shkencore është rruga e vetme për vlerësimin e studimeve shkencore. Dredhitë pas shpine, siç u veprua në Institutin e Gjuhësisë, bëhen nga burracakët dhe shkencëtarët e rremë.
Në tabelën më poshtë kemi renditur qendrimet, që mbron Valter Memisha me stafin e tij në institut dhe qendrimin që mbrojmë ne në studimin tonë:
Qendrimet që mbrojnë V. Memisha dhe
gjuhtarët e albanologjisë Arritjet që mbrojmë në referat
-Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, por nuk ka dokumente shkrimore, ilirët nuk e njihnin shkrimin,
-Mbishkrimet në Durrës, Apolloni, Butrint e gjetkë i përkasin gjuhës greke dhe jo gjuhës ilire,
-Dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe është “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15,
-Letërsia shqipe fillon me “Mesharin” në shekullin 16,
-Nuk përfillin studimet e N.Ketës, Z.Krispit, De Radës, I.Thomopolo, S.Konda, Z.Majani etj.,
-Lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën pellazge nuk ka,
– mendimi për origjinën pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar, janë kërkesë romantike e sheullit 18” etj. -Gjuha shqipe e ka origjinën tek gjuha pellazge, që trashëgohet në gjuhët ilire, epirote, maqedone, thrake etj. dhe është varianti më i ri i tyre.
-Mbishkrimet në Durrës, Apolloni etj., janë vërtetuar, që i përkasin gjuhës ilire dhe jo greke,
-Dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe ndodhet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas, ku janë gjetur të shkruara fjalët: UJI dhe DORA,
-Letërsia shqipe fillon gjatë shekullit 8 p.e.s. me “Ilasin” dhe “Odisen” e Omerit,
-Origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është zgjidhur përfundimisht: ato rrjedhin nga pellazgët e lashtë,
-Pellazgët shpikën alfabetin, që e trashëguan ilirët, epirotët, maqedonët, thrakët etj. dhe popujt më të ri grekët dhe latinët.
Gjuhtarët shqiptarë gjithmonë e kanë neglizhuar studimin e pellazgjishtes, ilirishtes dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit dhe më gjerë. As Çabej, as Kostallari, as Demiraj, as Topalli dhe as Memisha tani, nuk ndërmorën asnjë herë studimin e gjuhëve të lashta të Ballkanit. Megjithse këta asnjë herë nuk i studiuan, gjithmonë i përfolin ilirët si analfabet, që nuk kanë lënë asnjë mbishkrim, kur realiteti është krejt ndryshe. Ndërsa për popujt e tjerë të lashtë të Ballkanit, dardanët, maqedonët, thrakët etj. as që i njohin si farefis të shqiptarëve, prandaj i kanë abandanuar krejt.
Pellazgët e shpikën shkrimin dhe ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët etj., e trashëguan prej tyre dhe kanë lënë shumë dokumente të shkruara, që duhet të ishin studiuar nga Memisha e vartësit e tij. Mos studimi i këtyre gjuhëve të lashta është veprim i qëllimshëm kundra gjuhës shqipe dhe kulturës sonë kombëtare. Ka dy arsye për këtë qendrim antishkencor:
E para, studimi i gjuhëve të lashta të Ballkanit do të vërtetojë, që këto gjuhë kanë shumë dokumente të shkruara, më të vjetra se Formula e Pagëzimit dhe nga kjo do të dalë mjaft e qartë lidhja e gjuhëve të lashta me gjuhën e sotme shqipe. Këto fakte do të nxirrni mbi ujë, me të meta serioze, doktoranturat dhe studimet e gjuhtarëve të albanologjisë, akademisë etj. Këta vazhdojnë të mohojnë vazhdimësinë e dokumentuar të gjuhëve pellazge, ilire, epirote, thrake etj. në gjuhën shqipe dhe vazhdojnë të mohojnë dokumentet më të lashta të shkruara në gjuhën shqipe se sa Formula e Pagëzimit e vitit 1462 dhe libri Meshari i vitit 1555.
E dyta, qëllimi dashakeqës, që studimi i gjuhës shqipe të ngelë në mes të rrugës dhe gjuha shqipe të mos vërtetohet si gjuha më e lashtë e Europës. Kështu edhe shqiptarët ngelin pa rrënjë në truallin, ku jetojnë sot dhe kultura e tyre përpihet nga popujt e tjerë, sidomos grekët, që paguajnë për këtë.
Këto qendrime të gabuara antishkencore dhe antikombëtare përbëjnë largim të madh nga detyrimi, që ka çdo punonjës shkencor i gjuhësisë dhe albanologjisë, që duhet ti shërbejë me ndërgjegje të lartë gjuhës dhe kulturës shqiptare, për të cilën paguhet. Por këto qendrime përbëjnë njëkohësisht shkelje të rëndë të disiplinës shkencore në punë, duke mohuar dhe falsifikuar dokumentet.
Ky qëndrim antishkencor dhe antishqiptar, që dëmton rëndë gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve ngarkon me përgjegjësi të rëndë punonjësit shkencor të gjuhësisë dhe në radhë të parë drejtuesit e gjuhësisë dhe të albanologjisë.
Në ndihmë të kësaj keqdashjeje mohohen arritjet e mëdha në lëmin e studimit të gjuhës shqipe nga studiuesit e hershëm, themeluesit e albanologjisë: Keta, Krispi, Han, De Rada, Adamidi dhe të tjerë më të ri si Konda, Katapano, Vlora-Falaski, Pilika etj. dhe mjaft studiues të ditëve tona, që kanë vërtetuar me prova bindëse vazhdimësinë gjuhsore dhe kulturore pellazgo-shqipe. Të gjitha recenzat studimet e këtyre autorëve i vlerësojnë me notat më të larta, përveç gjuhtarëve dhe historianëve të albanologjisë dhe akademisë, të cilët nuk kanë bërë asnjë recenzë për ato, por merren me thashetheme, duke i quajtur “studime para shkencore”, për tu ulur vlerë, që bartin.
Përfundimet e thella shkencore të këtyre studiuesve mbi lidhjen e ngushtë të gjuhën shqipe me gjuhën pellazge dhe bijave të saj, gjuhët e lashta të Ballkanit dhe të shqiptarëve me pellazgët mbeten në fuqi, si dy gurë të fortë themeli. Prandaj anashkalimi i tyre i heshtur, duke mos i lexuar, siç veprojnë shumë studiues shqiptar, tregon që ndiqet rruga jo shkencore në studimin e lëndës, e pa pranueshme për shkencën, që të çon në përfundime të gabuara aventureske dhe sabotim.
V. Memisha nuk mund ta drejtojë më studimin e gjuhës shqipe. Ai me stafin e tij po e rrënojnë dita-ditës atë. Asnjë herë në institutin e gjuhsisë nuk u studiuan gjuhët e lashta pellazge, ilire, thrake, maqedone etj., dialekte të lashta të gjuhës shqipe; u injoruan mbishkrimet ilire në Durrës, Apolloni, Butrint e gjetkë dhe me metoda antishkencore ato falsifikohen në greke.
Vetëm një shembull po sjell këtu, se si janë falsifikuar mbishkrimet tona. Mbishkrimi ilir
“”/FEMIA HYJNERON, HAJRE/ është gjetur në Apolloni dhe është datuar i shekullit III p.e.s. Të gjitha fjalët janë të gjuhës ilire dhe ruhen sot në gjuhën shqipe. Për të shkruar është përdor alfabeti ilir, trashëguan nga paraardhësit e tyre pellazgët. Është studiuar dhe cilësuar, që i përket gjuhës ilire dhe shqipe nga N.Vlora, por edhe nga ne. Por falsifikatori Faik Drini dhe dy ortakët e tij Cabanes, M.B. Hatsipoulos i kanë ndërruar fjalë t e para në fjalë greke dhe mbishkrimin e quajnë grek: SIMIA LIKISKON XAIPE, ku SIMIS = vend dhe Lukiskou = bima lupus për prodhimin e majas së birrës. Kështu veprojnë kriminelët me mbishkrimet e gjuhës ilire, për ti paraqitur ilirët analfabetë dhe këto falsifikime i hajnë leshkot e gjuhësisë sonë, drejtuar nga V. Memisha.
Nga ky institut, me metoda antishkencore, përbuzen dokumentet për lashtësinë e shqipes dhe literatura përkatëse pa asnjë recenzë shkencore. Në këtë institut u gatua e u bekua fjalori famëkeq etimologjik i K. Topallit, që degradon me mënyrë antishkencore gjuhën shqipe, e nxjerr atë me 93 % fjalë të huazuara nga gjuhët e tjera. Në institut me metodat antishkencore vazhdon rrënimi i gjuhës sonë në favor të serbishtes, greqishtes, turqishtes, latinishtes etj.
Këto të meta e paraqesin drejtorin e institutit të gjuhsisë dhe punonjësit shkencor, me shkelje të rënda të detyrimit të rëndësishëm, që kanë si punonjësi shkencor, për të cilin paguhen: të studiojnë gjuhën amtare, duke zbatuar me përpikmëri të gjitha kërkesat e disiplinës shkencore. Por ata duke vepruar në kundërshtim me të dy këto kritere të rëndësishme e dëmtojnë rëndë gjuhën shqipe, origjinën e saj, lashtësinë e saj, fjalorin, lidhjet e saj me gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit, falsifikojnë dokumentet e saj etj. Të gjitha këto e kanë bazën në ndërgjegjen e sëmurë, papërgjegjësinë e madhe në trajtimin e problemit, mos njohje e mos zbatim të rregullave shkencore, që të çojnë në mangësi serioze në përgatitjen profesionale si punonjës të shkencës.
Asnjë studiues i huaj nuk përmend ndonjë substrat (nënshtresë) të huaj në gjuhën shqipe, siç e paraqesin gjuhën tonë “të mbushur me fjalë të huaja” gjuhtarët shqiptarë. Por në shumë studime të huaja përmendet substrati i një gjuhe të lashtë në gjuhët greke, latine etj. Fjalët që kanë hyrë në këto gjuhë, që përbëjnë këtë substrat të huaj, janë pikërisht fjalë të gjuhëve më të lashta pellazge, ilire, maqedone, epirote etj., që janë sot në përdorim në gjuhën shqipe. Kjo ndodh sepse këto janë gjuhë më të vjetra, që kanë ndihmuar në formimin e gjuhëve më të reja latine, greke, serbe etj.
Po japim një shembull në tabelën më poshtë, ndërtuar nga studiuesit e huaj, ku fjalët e gjuhës së “lashtë greke”, janë të gjitha fjalë të gjuhës shqipe. Asnjë fjalë e gjuhës “së lashtë greke” nuk ndodhet në gjuhën e sotme greke. Nga kjo tabelë del mjaft qartë se çfarë është “gjuha e vjetër greke”, ajo përbëhet nga fjalë të gjuhëve pellazge, ilire, maqedone etj., që janë në përdorim në gjuhën shqipe.
Kështu falsifikatorët kanë ngritur “gjuhën e lashtë greke”, që e mbajnë lart gjuhtarët e albanologjisë.
Bile studiuesi i apasionuar pas gjuhës shqipe Agron Dalipaj në librin e tij të fundit “Greqishtja: një bijë e shqipes” (2019) vërteton se leksiku themelor i gjuhës greke përbëhet nga fjalë të gjuhës shqipe, të modifikuara në fjalë greke.
Për atë që merret sado pak me studimin e gjuhës shqipe e kupton fare lehtë të vërtetën që ka nxjerrë në shesh Dalipaj, që gjuha greke në themelin e saj ka fjalorin e gjuhës shqipe. Por ata që nuk kanë njohuri të plota për gjuhën shqipe dhe historinë e saj dhe rendin me vrull për rrënimin e saj, konkluzionet e Dalipajt i duken çudi.
Punonjësi i shkencës duhet të jetë i ndershëm, të shfrytëzojë të gjithë literaturën, për problemin e dhënë, të vlerësojë të gjitha dokumentet objektivisht për problemin, që trajton. Kurrsesi nuk pranohet disa dokumente ti pranojë si të mirqena dhe disa mos ti shikojë fare, pa analizë të thellë. Mos zbatimi i rregullave shkencore është rrugë e gabuar, antishkencore, që ndiqet në gjuhsinë e albanologjinë.
Asnjë njeri në botë nuk vepron kaq vrazhdë me gjuhën e vet amtare!
Por të vërtetën për lashtësinë e gjuhën shqipe nuk mund ta errësojnë më gjatë njerzit e veshur me tituj e grada shkencore, me ndërgjegje të sëmurë, që shkelin të gjitha parimet, nuk zbatojnë rrugën shkencore, qëllimisht për të penguar studimin e gjuhës shqipe.
Stërgjyshat e të gjithë shqiptarëve, pellazgët, ndërtuan shtëpitë e fshatrat e parë, përpunuan gurin, baltën, zbutën bagëtinë, përpunuan qumshtin, lëkurën, drodhën fijen, ndërtuan vegjën dhe enden të parët copën dhe prodhuan veshjet, ku FUSTANELLA qe ndër veshjet e para. Ata gërmuan të parët minierat, shkrinë bakrin, ngritën qytet-shtetet, shpikën bronzin dhe veglat muzikore, avancuan teknologjinë. Ata krijuan të parët në botë sistemin e tyre të besimit me perënditë e Olimpit me kryezotin Zeusin Pellazg, sistemin bankar etj. Shpikja e shkrimit, çoi në ngritjen e qytetërimit të parë në botë, ka qenë arritja e tyre më e madhe.
Më pas pasardhësit e tyre ilirët, maqedonët, dardanët, thrakët, epirotët, dakët, hititët, lidët, etruskët, shumerët etj. ecën më përpara, ngritën mbretëritë dhe perandoritë, duke kontribuar në formimin dhe përparimin e popujve të tjerë. Studimi i historisë sonë të lashtë duhet të thellohet, që të dalë në dritë të plotë rruga e gjatë historike e shqiptarëve dhe kontributin e tyre të pashoq në zhvillimin e shoqërisë njerzore.
Të qëndrosh si mumje tek “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15, dhe të vazhdosh ta pranosh atë si dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës shqipe dhe tek “Meshari” i vitit 1555, pranuar si vepra letrare më e vjetër e letërsisë sonë, kur dokumenta të tjerë më të lashtë kanë dalë me shumicë në dritë, tregon për keqdashje për gjuhën amtare, mos njohje të literaturës, mos njohje të metodave shkencor dhe paaftësi profesionale. Por kjo nuk i bën përshtypje gjuhsisë sonë dhe drejtorit të saj. Për ata ka rëndësi parësore të mos preken përfundimet e gabuar në doktoranturat e tyre, se sa vlerësimi i lashtësisë së gjuhës shqipe. Prandaj doktoranturat e të gjithëve mohuesve të lashtësisë së gjuhës shqipe duhet të futen në sitën e rivlerësimit, sepse janë të mbushura me praktika jo shkencore, përfundime të gabuara dhe në tërësi janë të pamerituara.
Nuk luajmë kukamçefthi me gjuhën dhe historinë tonë. Ata që nuk zbatojnë rregullat shkencore gjatë studimit, i shkelin ato qëllimisht dhe mashtrojnë me përfundimet, duhet të zëvëndësohen me studiues të zellshëm, që zbatojnë të gjitha regullat shkencore.
Rikujtojmë se dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe ndodhet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas, përhapur në Ballkanin Qendror gjatë gurvonit, rreth 6 mijë vjet p.e.s.. Në rrasa balte të kësaj kulture ndodhen të shkruara fjalët e para në histori dhe këto janë fjalë të gjuhës shqipe: “DORA” dhe “UJI” si dhe numrat e ndryshëm.
Në medailonin Turdas (fig.A) ndodhen germa P, shenja të tjera dhe fjala “Dor = DORA” e gjuhës shqipe. Në tasin prej balte të Vinkës (fig.B) ndodhet e shkruar shprehja IIIVIJV1, që ndahet III VIJV 1, d.m.th. kemi numurat III dhe 1 si dhe fjalën VIJV = UIJU = UJI (sepse V lexohet si U në shkrimet e lashta), fjala shqipe për ujin. Kështu në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas janë të shkruara fjalët e para të gjuhës shqipe: “DORA” dhe “UJI” si dhe numurat. Krahas këtyre në Vinkë është gjetur edhe shtatorja veshur me “Fustanellën” pellazgo/shqiptare. Ç’do popull do ti kishte zili dokumenta të tilla për gjuhën e vet! Veç armiqtë e gjuhës shqipe janë të pezmatuar.
Medalion balte (Turdas)(A), enë balte (Vinka)(B), figurinë veshur me fustanellë në Vinkë (C),mijvjeçari i 6 p.e.s.
Edhe në letërsi gjuha shqipe qëndron e para në botë. Me Iliasin dhe Odisenë e Omerit
(shekulli i 8 p.e.s.) fillon letërsia europiane, por fillon njëkohësisht edhe letërsia shqiptare, sepse këto vepra janë shkruar në gjuhën pellazge/shqipe.
Këtu më poshtë kemi zgjedhur titujt dhe 2 rrjeshtat e parë të origjinalit të Iliasit dhe dy rrjeshtat e parë të Odisesë së Omerit, shkruar me alfabetin pellazg dhe përshtatur nga ne në gjuhën e sotme shqipe:
ΙΛΙΑΣ – ILIAS = ILI + AS = ku ILI është emri i mbretit trojan, që
themeloi kryeqendrën e Trojës rreth vitit 3500 p.e.s. dhe folja ASHT e gjuhës shqipe.
Dy rrjeshtat e parë janë:
Μá¿â νιν á¼âειδε, θεì, ΠηληÊìδεω á¼Ëχιλá¿â ος
οá½ÂλομÃÂνην, á¼£ μυρï᾽ á¼Ëχαιοá¿âς á¼âλγεá¾½ á¼âθηκε
Në shqipen e sotme janë:
Menin a e i dhe, the a, Akilit të Peleut,
ule menin, që ke e thoke i miri akaje
Ndërsa rrjeshtat e parë të Odisesë së Omerit janë:
ΟΔΔΥΣΣΕΙΑ – ODHISEA = ODH, UDH, UDHËTARI
ΑÃâÃÂνδρα μοι εÃâÃÂννεπε, ΜουÃâσα, πολυÃÂτροπον, οÃâÃÂς μαÃÂλα πολλαÃâ¬
πλαÃÂγχθη, εÃâπειÃ⬠ΤροιÃÂης ιÃâεροÃâ¬ν πτολιÃÂεθρον εÃâÃÂπερσεν•
Në shqipen e sotme këto vargje të Odisesë janë:
“Andër moj më jep (thuaj), Muza polli trupin osht polli malin,
plagë the, e pe heroin Trojan, për te lindi e rron e përse”.
Kushdo, që mund ti lexojë tekstet e më sipërme, shkruar me alfabetin pellazg, i kupton mjaft mirë fjalët e gjuhës pellazge, shkruar gjatë shekullit të 8 p.e.s., që përputhen me fjalët shqipe:
Μá¿â νιν = menin, á¼âειδε = a e i dhe, θεì = the a, që the, ΠηληÊìδεω á¼Ëχιλá¿â ος = Akili i Peleut, οá½ÂλομÃÂνην = ule menin, á¼£ μυρï᾽= e,i miri, á¼Ëχαιοá¿âς = akaje, á¼âλγεá¾½= a ke, që ke, á¼âθηκε = e theke, e thoke.
Fjalët nga Odisea e Omerit në gjuhën pellazge, përputhen plotësisht me fjalët e shqipes:
ΑÃâÃÂνδρα = Andra, μοι εÃâÃÂννεπε = moj nepe, jepe, ΜουÃâσα = muza, πολυÃÂτροπον = polli trupin, οÃâÃÂς = osht, μαÃÂλα πολλαÃ⬠= malin polli,
πλαÃÂγχθη = plag the, εÃâπειÃ⬠= e pe ate, ΤροιÃÂης ιÃâεροÃâ¬ν = heroin trojan, πτολιÃÂεθρον = për to lindi e ron, εÃâÃÂπερσεν = e persen.
Për të shkruar Iliasin dhe Odisenë është përdorur alfabeti pellazg, i vetmi alfabet, që ka ekzistuar gjatë shekullit të 8 p.e.s. Më pas këtë alfabet e trashëguan dhe e përdorën ilirët, epirotët, thrakët, maqedonët etj. dhe më pas e trashëguan arvanitët. Prej tyre e morën grekët, që rrahin gjoksin sikur e kanë alfabetin e vet dhe nga etruskët e morën latinët. Në poemat e Omerit nuk ka asnjë fjalë greke, sepse grekët nuk kanë ekzistuar në këtë kohë dhe nuk përmenden në to. Kemi verifikuar tre përkthime të Iliasit të Omerit në greqisht dhe të gjithë janë përkthime nga literatura e huaj dhe asnjeri prej origjinalit të Omerit. Kjo ndodh sepse përkthyesit grekë nuk e njohin gjuhën e Omerit (Më gjatë për këtë shih artikullin: “L. dhe L. Peza: Iliasi i Omerit dhe përkthimet e gabara) .
Ja pse ne e pranojmë Iliasin dhe Odisen e Omerit, si veprat e para të letërsisë shqipe, që kushdo me pak shkollë, durim dhe respekt për gjuhën amtare do ti pranonte. Nga kjo edhe Omerin e pranojmë personin, poetin e parë të shquar të kombit shqiptartë. I ftoj gjuhtarët dhe në veçanti profesorët e përmendur Memushaj dhe Memisha, le të shprehen në shtyp mbi këto ide.
Këto dhe të tjera dokumente mjaft të rëndësishme për lashtësinë e gjuhës shqipe, në emër të pjesmarrësve të Simpoziumit të IV të Qendrës së Studimeve Pellazgjike të mbajtur në nëntor 2016, ja kemi dërguar me shkrim për diskutim ish kryetarit të Akademisë së Shkencave M. Korkutit, por ai si kundërshtar i verbuar i problemit pellazgjik dhe përkrahës i zjarrtë i “periudhës helenistike” në truallin tonë, nuk i vlerësoi ato shkencërisht, sepse i rrëxohet doktorantura. Prandaj nuk ndërmori në akademi diskutimin e këtyre dokumenteve të rëndësisë së parë për kombin shqiptar.
Duke mos pranuar lashtësinë e gjuhës pellazgo/shqipe njerzit me ndërgjegje të vrarë, të veshur me petkun e shkencëtarit, veprojnë qëllimisht me metoda antishkencore dhe mundohen të rrëzojnë lashtësinë pellazgjike të popullit tonë, autoktoninë e tij në truallin ku jeton sot.
Për këto shkelje të rënda të etikës së shkencëtarit, disiplinës shkencore dhe të falsifikimit të dokumenteve faj i rëndë bie edhe mbi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që nuk ushtron asnjë kontroll në Akademinë Albanologjike dhe i lejon falsifikatorët dhe mashtruesit të tallen me historinë dhe gjuhën tonë dhe me fondet e shtetit. Ajo duhet të ushtrojë kontroll të rreptë në Qendrën Albanologjike, sepse aty është kryeqendra e studimit të kulturës sonë të lashtë, që fatkeqësisht nga njerzit pa ndërgjegje po falsifikohet dhe tjetërsohet dhe të japë detyra konkrete për studimin e gjuhëve të lashta të Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut. Kalatë tona, që nuk u shembën nga topat dhe zjarret armike gjatë historisë, po i rrëxojnë sot mijtë, që ju brejnë çdo ditë themelet.
Golem, 8 nëntor 2019