Pragë, 5 shtator 2020: Shqiptarët kaluar nga rregjimi totalitar komunist në rregjimin e autokracisë, shumë i afërt me te. Reformat, që duhet të ndërmerreshin pas rënies së rregjimit komunist, si në vendet e tjera paskomuniste, për të sjellë ndryshimet thelbësore në vend, në Shqipëri u lanë në mes të rrugës nga klasa politike. Prandaj shqiptarët sot janë populli më i varfër, me më pak të drejta dhe me emigracionin më të lartë në Europë.
Pa u larguar nga pushteti sistemi i autokracisë, që e ka gllabëruar për fyti vendin tonë gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit, Shqipëria nuk mund të bëhet një vend demokratik, ku njerzit të jenë të barabartë para ligjit, jeta e qytetarëve të jetë më e sigurtë dhe vendi të jetë i begatë për të jetuar të gjithë qytetarët, të paktëm me nivelin mesatar europian.
Mungesa e demokracisë, korrupsion i lartë në administratë, moszbatimi i ligjeve, janë arsyet kryesore, që vendi po varfërohet gjithnjë e më shumë, njerzit janë me rroga dhe pensionet më të ulta në rajon dhe nga kjo po largohen rinia dhe të shkolluarit dhe vendi për pak vite do të kthehet në një vend oazë të shkretë.
Që të ndalet hemoragji dhe në vend të filloi jeta normale, në Shqipëri duhen të ndërmerren disa reforma të domosdoshme politike, ekonomike, organizative dhe shoqërore.
1-Reforma e sitemit zgjedhor është e demosdoshme
Në kuvend duhet të vijnë njerzit më të zotë, që punojnë për vendin dhe i kushtohen popullit të tyre. Ka 30 vjet që kuvendi zotërohet nga ushtarët e partisë, të zgjedhur nga kryetarët, që nuk i sollën dobi vendit, por e shkatërruan atë. Nga forma e zgjedhjeve varet shumë jeta e njerzve. Prandaj duhet sistem zgjedhor demokratik, ndryshe nga ky që kemi, që nuk pjell demokraci.
Shqiptarëve jasht vendi duhet tu sigurohen kushtet të votojnë.
Kryetari i shtetit, Presidenti, duhet të zgjidhet direkt nga populli.
Ngritja e dhomës së dytë të parlamentit-Senatit, do të ngrinte nivelin e ligjeve, do të sillte dobi për vendin.
2-Reforma e filluar në drejtësi duhet të shkojë deri në fund
Sistemi ynë i drejtësisë duhet të shëndoshet dhe të prodhojë drejtësi. Të largohen nga ky sistem të gjithë të korruptuarit dhe abuzuesit.
3-Reforma e sistemit të arsimit
Shteti duhet të garantojë arsimimin e plotë për të gjithë qytetarët, që të marrin dije të plota bashkëkohore. Prandaj të hiqen pengesat e notës mesatare apo të kuotave në universitete. Studenti duhet të paguaj banimin dhe ushqimin dhe 50% më pak për shkollën e lartë, shifër, që duhet të shkojë drejt zvoglimit. Studentët me të ardhura të ulta familjare duhet të marrin bursë të plotë ose pjesëshme.
Fondi për qendrat arsimore dhe kërkimore duhet të jetë më i lartë dhe i ndarë: për pagat, për paisjet dhe për punën shkencore.
Pedagogët përveç mësimdhënies, duhet të kenë ngarkesën me projekte shkencore vjetore dhe të botojnë minimuni një artikull shkencor në vit, në degën që mbulojnë, të referojnë në simpoziume ndërkombëta e kombëtare. Çdo pedagog të zbatojë 8 orëshin për pesë ditët e javës dhe botojë librin në lëndën e tij.
Të ngrihet Komiteti i Shkencës për të riorganizuar zhvillimin e shkencës në rang vendi. Shoqëria pa zhvilluar kërkimin shkencor në shkallë vendi, nuk mund të bëjë hapa përpara dhe nuk mund të konkurojë në botën e sotme.
Duhet të riorganizojmë studimin e historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, që janë baza e kombit shqiptar, qoftë në kohë: nga lashtësia deri në ditët tona dhe në hapsirë: nga Iliriku në Babiloni, Egjipt, Mesdhe etj. Në të gjitha shkolla e vendit: të ulta, të mesme dhe të larta, të jepet lënda e gjuhës shqipe dhe e historisë së kombit shqiptar.
4-Reforma e pensioneve, ndihmës sociale, pagës minimale dhe rrogave të ulta
Këto njesi në Shqipëri janë më të ultat në rajon, si pasojë e qeverisjeve jo të mira.
Pensionet për të gjithë qytetarët duhet të llogariten 75 % e rrogës, ashtu siç trajtohen sot njerzit e përzgjedhur nga pushteti, deputetët, zyrtarët e lartë etj. Në Shqipëri sot nuk duhet të ketë pension me të vogël se 30 mijë lekë/muaj dhe pagë minimale më të ulët se 40 mijë lekë/muaj. Edhe ndihmat sociale dhe rrogat e ulta duhet të pësojnë ngritje.
Prandaj duhet ti kërkojmë qeverisë, që me vendim të menjëhershëm të vendosë:
“ndihma sociale, rrogat e ulta dhe pensionet e ulta të ngrihen me 5000 lekë/muaj, paga minimale të shkojë në 40.000 lekë/muaj”. Kështu në shkallë vendi do të zbutet varfëria dhe duhet të vazhdohet me këto rritje deri sa vendi të arrijë mesataren e rajonit.
Në rast se qeveria nuk i përfill këto propozime në një kohë brenda muajit, kemi të drejtë të thërasim protestat popullore në të gjithë vendin, në mënyrë, që qeverinë ta detyrojmë të zbatojë sa më shpejt kërkesën e ngutëshme.
Për njerzit, që kanë treguar zotësi profesionale në fushën e shkencës, artit, sportit etj., pasi dalin në pension, të mbahen në punë, si në vendet e përparuara, me 50 -10 % të kohës së punës dhe të rrogës, për sa kohë realizojnë projekte shkencore, arti e sporti ose punë të tjetër të dobishme për shoqërinë.
5-Reforma në sistemin e mjekësisë
Kjo reformë është e domosdoshme dhe duhet të prekë pacientët dhe nënpunësit shëndetësorë, mjekët, ndihmës/mjekët, infermierët dhe sanitarët.
Çdo njeri i punsuar, që ka paguar ose paguan sigurimin shëndetësor, duhet të jetë i siguruar nga ana shëndetësore. Kjo don të thotë: pacienti vizitat tek mjeku, analizat, operacionet, pjesërisht ilaçet duhet ti ketë falas, ashtu si në vendet e tjera të përparuara.
Edhe personeli mjeksorë për çdo vizitë tek mjeku, duhet të paguhet nga shoqëria e siguracionit për punën që bën. Rrogat e punonjësve të mjekësisë duhet të ngrihen brenda vitit në mesataren e rajonit. Pa sherbim shëndetësor të mirë, nuk mund të kemi popull të shëndoshë.
6-Reformë e thellë në sistemin e mbrojtjes
Ushtria shqiptare, qe e armatosur mjaft mirë gjatë regjimit komunist, u zhvesh komplet nga armët moderne më pas. Ajo nuk ka as aeroplanë, tanke, nëndetëse, raketa etj., të cilat i pat në sasinë e duhur. Duhet menduar armatosja e vendit, sepse rreziqet për luftëra ka kudo, sidomos në Ilirik, ku disa shtete po armatosen deri në dhëmbë. Antarësimi i Shqipërisë në NATO nuk don të thotë, që aleanca merr përsipër mbrojtjen e vendit.
Prandaj Shqipëria duhet të ngrejë mbi 2% të të ardhurave të përgjithëshme për ushtrinë, që ajo çdo vit të armatoset me armët moderne si vendet e tjera. Duhet të mos harrojmë se një nga mangësitë e shqiptarëve para Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë saj ka qenë armatimi i dobët. Me hunj e pushtë nuk mbrohet më Atdheu, duhen armët moderne të jenë në përdorim, në sasinë dhe cilësinë e duhur.
Duhet ristudiuar me përparësi futja e mësimit të artit ushtarak në shkollat tona, ku rinia të mësojë elementët bazë të artit ushtarak si dhe të zotërojë përdorimin e armëve të këmbsorisë.
7-Ndihma ndaj Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare
Qendrimi i Shqipërisë ndaj Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga sa ka qenë deri tani. Marëdhëniet me Serbinë duhet të jenë të kushtëzuara me sjelljen e politikës së saj ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, që jetojnë atje. Politika aventureske me Serbinë i ka sjellë dëm të madh çeshtjes shqiptare dhe Kosovës, prandaj kërkohen ndryshime themelore.
Të gjitha marëveshjet midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të rishikohen, të zbatohen dhe të thellohet bashkpunimi dhe ndihma ndaj Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Turqi etj. Kosova të ndihmohet me urgjencë, që të ketë qeveri shqiptare dhe jo gjasmake me Serbinë. Sidomos kjo është mjaft e rrezikëshme në kohën e tanishme në bisedimet e Brukselit dhe Vashingtonit.
Kosova duhet të ndihmohet me përparësi ndaj agresionit të Serbisë në kohën e tanishme.
8-Reformë në pushtetin vendor
Largimi i komunave u bë vetëm për qëllime politike dhe dobi solli vetëm për minoritetet. Është e nevojshme të kthehen komunat dhe kryetarët e tyre dhe të kryepleqve të zgjidhen nga populli.
VITI I ARDHËSHËM ËSHTË VENDIMTAR!
Vitin e ardhëshëm në Shqipëri do të bëhen zgjedhjet e reja parlamentare. Ky duhet të jetë viti vendimtarë për ne, që duam përmirësimin e gjendjes në vend, arritjen e kushteve të jetës mesatare të rajonit dhe për pesë vjetët e ardhëshëm mesatares europiane.
Truallin e kemi më të mirin në Europë, me mbitokë dhe nëntokë mjaft të pasur, popullin me historinë dhe gjuhën më të lashtë në botë, duhet veç të zgjedhim më të mirët në drejtim, që ta duan dhe trajtojnë më mirë popullin dhe vendin tonë, që të jetojmë të lumtur të gjithë!
Për të sjellë ndryshime në gjendjen e mjeruar të vendit, duhet pa tjetër forca të reja politike të marrin pjesë në zgjedhje, që të të mund të ndryshojnë raportet në kuvend. Forcat plaka politike PS, PD, LSI dhe filialet e tyre më të vogla, e kanë provuar veten, që nuk janë në gjendje të sjellin ndryshimet e duhura në vend. Ato tani luftojnë vetëm për mbijetesën e tyre dhe të privilegjeve, që kanë fituar.
Ish presidenti kroat Stipe Mesiç, para disa vjetësh, në një vizitë shtetërore në një vend të huaj deklaroi se ishte me origjinë ilire. Gazetarët menjë herë ju drejtuan: “Me origjinë iliri janë edhe shqiptarët, si ju duken ata”?
Ish presidenti vuri buzët në gaz dhe shtoi “s’ka më të mirë se shqiptarët, vetëm kanë një të metë të madhe, sepse në krye zgjedhim më të keqin”.
Kjo e vërtetë e madhe duhet të na vejë të mendojmë.
Është e domosdoshme, që në zgjedhjet e vitit 2021, të paraqiten edhe grupime të reja politike, për të fituar sa më shumë vullnetin e popullit. Këta duhet të marrin detyrën e zbatimit të reformave dhe përmirësimin me shpejtësi të jetës së qytetarëve në Shqipëri.
Grupime të tilla shoqërore me programe përparimtare si FONDACIONI ALBANA, VETVENDOSJA, SHOQATA ATDHETARE LABËRIA etj., duheht ti vlerësojnë veçanërisht zgjedhjet e reja, prandaj duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për rregjistrimin si parti politike, për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të reja të vitit 2012. Vetëm kjo do të sillte ndryshime në jetën politike të vendit.
Për këtë do të ishte më mirë të organizohej një konferencë në distancë e Fondacionit tonë, për shkak të covid-19, ku të diskutoheshin mendimet dhe të merreshin vendimet përkatëse.
Por për të gjitha duhet të shpejtojmë, sepse në përgatitjet tona jemi shumë prapa.