Pragë, 20. 02. 2017: Për këtë shkrim morëm shkas nga intervista e Prof. Dr. Xhevat Lloshit, botuar në gazetën TEMA të datës 23 janar 2017 mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe. Në intervistën e tij profesor Lloshi pranon se “Shqipja është shkruar për herë të parë në shekullin XV” dhe se ajo ka 30 mijë fjalë dhe mund të quhet gjuhë e pasur”.
Habitemi me këto deklarata të profesorit, që njihet ndër studiuesit më të përgatitur për gjuhës shqipe. Por nga deklaratata e tij, kuptoj se një pjesë të mirë të literaturës shkencore për problemin e lashtësisë së gjuhës shqipe dhe të pasurisë, profesori nuk e njeh dhe kjo përbën shkelje të rëndë të rregullave të vlerësimit të çeshtjeve shkencore. Këto rregulla detyrojnë çdo studiues të shfrytëzojë të gjithë literaturën shkencore për problemin e dhënë, përfundimet e të cilave mund ti pranojë ose ti kundërshtojë. Kjo nuk varet nga dëshira e autorit, por është detyrim shkencor i pa diskutueshëm për të gjithë në shkencë.
Çdo studiues para se të shprehë mendimet publikisht për një problem të caktuar, e ka për detyrë të shfrytëzojë të gjithë literaturën dhe shkurtimisht ti ja parashtrojë atë lexuesit. Varet në ndërshegjen dhe aftësitë e tij, cilat mendme i pranon dhe cilat i kundërshton.
Nga mendimet që shpreh profesor Lloshi për vjetërsinë e gjuhës shqipe duket mjaft qartë se ai nuk i ka lexuar burimet kryesore, që flasin për vjetërsinë e gjuhë shqipe. Të tilla burime ka shumë, po përmendim disa prej tyre: studimet e N. Ketës (1777), libri i Xh. Krispit “Shqipja nëna e gjuhëve” (1832), studimet e Thomopoulos, Z.Majanit, N.Vlorës dhe shumë autorë të tjerë të viteve të fundit. Mos njohja e rezultateve të këtyre autorëve, tregon se intervista e botuar në gazetën “Tema” është me mangësi të theksuar shkencore, e cila e dëmton lexuesin me informacionet e rreme.
Si është e vërteta?
Vjetërsia e gjuhës shqipe nuk ka mbetur tek “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15, që pranon profesor Lloshi, por ka shkuar më tej në lashtësi dhe shembuj ka plot. Habitemi për faktin se studiuesit shqiptar kam mbetur tek “Formula e Pagëzimit” për vjetërsinë e gjuhës shqipe dhe nuk duan të pranojnë dokumentet e shumta të zbuluar për këtë qëllim. Është detyrë shkencore dhe atdhetare për çdo studiues, që ta studiojë gjuhën e vet amtare me themel dhe të mos neglixhojë asnjë dokument që del në dritë në këtë drejtim.
Gjuha shqipe është gjuhë e mahnitëshme që shpesh të befason. Gjurmët e saj i gjejmë jo vetëm në lashtësinë e mjegullt të njerëzimit, por edhe anembanë botës. Në të gjitha kontinentet dhe gjuhët e botës ajo është e pranishme me fjalë, shprehje, emra vendesh, emra njerzish etj. Asnjë gjuhë tjetër nuk ka histori kaq të gjatë dhe kaq bukur të faktuar me dokumente sa gjuha shqipe (Peza & Peza 2013).
Nuk e dimë saktësisht kur ka filluar të flitet gjuha pellazge/shqipe, por 25-30 mijë vjet më parë, gjatë gurlashtit të vonë (paleolitit), është një mundësi reale. Por jemi të sigurtë, se fjalët e saj të para janë shkruar rreth 8 mijë vjet më parë, kur fjalët “UJI” dhe “DORA” janë gërvishur në enët e baltës gjatë gurvonit (neolitit), rreth 5500 p.e.s..
Në kulturën pellazge Vinkë-Turdas, përhapur në Ballkanin qendror gjatë mezo-neolitit, janë ndeshur këto dy mbishkrime në një poçe balte (Vinkë, sot Serbia jugore) dhe në një varse (Rumani). Janë gërvishur fjalët “UJI” dhe “DORA” të gjuhës pellazge/shqipe si dhe numurat, që përbëjnë fjalët dhe numrat më të vjetër të shkruar në botë.
Nga kultura apo Qytetërimi Pellazg i Vinkës njihen rreth 700 shenja të ndryshme, shumica janë shenja abstrakte, kanë pamje vizatimore dhe janë të palexueshme. Por ndërmjet tyre janë mjaft shenja të qarta si germat: I, Ψ, T, I , P, Z, R, N, F, U, V, O, b, M, m, D, ʘ, E, H, X, q, W, b, Λ, Ш etj. Përveç germave në objektet e Vinkës, janë gjetur edhe numrat I, II, III, IIII (4), IIIII (5), IIIIII (6) etj. Këshru në këtë kulturën mjaft të lashtë pellazge ruhet alfabeti i parë në botë, por edhe sistemi i parë i numurimit.
Në një etapë më të vonshme gjuha shqipe demonstrohet edhe në atë që quhet shkrimi Linear B ose gjuha e Mikenës, gjatë viteve 1600-1200 p.e.s. Megjithse në shkrimin Linear B nuk është gjetur asnjë fjalë e shkruar në gjuhën greke, dy studiues anglezë Ventris dhe Kaduik e falsifikuan atë, duke e paraqitur sikur në te është shkruar gjuha greke. Ata fillimisht shenjat abstrakte të këtij shkrimi i vlerësuan si rrokje dhe më pas me bashkimin e këtyre rrokjeve formuan fjalë, që i afruan me fjalët e greqishtes. Në fund deklaruan se gjuha e shkrimit Linear B (gjuha e Mikenës) është gjuha greke, që është falsifikim i madh në shkencë.
Kemi punuar shumë kohë me këtë shkrim dhe rezultatet tona janë krejt të ndryshme nga ato të autorëve anglezë.
Nga kjo pllakë balte gjetur në Mikenë (Peloponez) kemi shëputur shprehje = I Z A I Z (lexohet nga e djathta në të majtë), që don të thotë: I Z A I Z = Z I A Z I = Z I A S H T Z I, zi për luftëtarin e rënë në luftë. Kjo është shprehje në gjuhën e lashtë pellazge, që është njësoj edhe në gjuhën e sotme shqipe, që ndeshet për herë të parë në këtë shkrim. Siç shihet në anën e prasme të pllakës së baltës, është vizatuar figura e luftëtarit të rënë, i veshur me fustanellën pellazge/shqipe.
Dëshmi mjaft e rëndësishme e shkrimit Linear B është edhe mbishkrimi i Kongsbergut, gjetur në Norvegji (Peza & Peza 2015, 2016). Ai paraqet dy fjalë të gjuhës së lashtë të mineanëve të Kretës, të gërvishura në një pllakë graniti. Mbishkrimi, sipas studiuesve norvegjez, i përket viteve 2000 deri 1450 p.e.s. dhe është bërë nga mineanët e ishullit të Kretës, të cilët gjatë kohës së bronzit kanë lundruar deri në rrethinat e qytetit Kongsberg, Oslos etj. (Norvegji) për të shfrytëzuar argjend, që këtu është me shumicë dhe i pastër. Ata hapën shumë miniera të vogla në këto anë, për këtë qëllim (Buchholz 2011, Jarnaes 2013).
Mishkrimi është “SOT QA”, që do të thotë “SOT QA” ose “SOT KA”, sepse germa “Q” mund të lexohet edhe si “K”. Këto janë dy fjalë të gjuhës pellazge të mineanëve të Kretës, që janë njëlloj edhe në gjuhën e sotme shqipe. Shembuj të shumtë vërtetojnë se gjuha e lashtë pellazge vazhdon pa ndërprerje në gjuhën e sotme shqipe.
Shprehje “ZIAZI (ZI ASTH ZI)” dhe “SOT QAK” janë dy shprehjet e vetme të gjetura në pllakat e shkrimit Linear B dhe që të dyja ato janë në gjuhën pellazge/shqipe. Kështu kemi vërtetuar se shkrimi Linear B është vepër e pellazgëve të Kretës dhe shpreh gjuhën e tyre pellazge-shqipe.
ILIADA dhe ODISEA janë dy veprat letrare më të vjetra të letërsisë europiane, që pranohen se janë formuluar gjatë shekullit 8 p.e.s. nga gojdhënat popullore. Në to janë gjetur mjaft fjalë të gjuhës shqipe, që kanë tërhequr vemendjen e mjaft studiuesve, përfshirë edhe Krispin (1832).
Ja titulli dhe dy rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës:
itulli: ILIAS = ILI AS = YLI + ASHT (Ili është mbreti i Trojës, një nga themeluasit e qytetit, nipi i Dardanit, që ka qenë biri i Zeusit).
Rrjeshti i parë i këngës së parë është:
→ MENIN AEIDHE, THEA, PILIIADEO ACHILIOS =
MENIN A E I DHE, THE A, AKIL PELIDIT =
MENIN A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDIT. (Akili ose Akileu ka qenë biri i mbretit Peleu të
mirmidonëve dhe i perëndisë Thetis. Mirmidoni, paraardhësi i mirmidonëve ka qenë biri i Zeusit, mbret i Fthias në Thesali)
Rrjeshti i dytë i këngës së parë të Iliadës është:
→ OULOMENIN, I MIRI ACHAIOIS ALGE ETHIKE
ULO MENIN, I MIRI AKAJE A Q’ KE E THOKE
ULE MENIN, I MIRI AKAJE ASHT QË KE E THOKE.
Pra dy rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës janë:
MENIN A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDIT,
ULO MENIN, I MIRI AKAJE QË KE E THOKE.
Kështu titulli dhe dy rrjeshtat e parë të Iliadës janë në gjuhën pellazge/shqipe. Por në Iliadë janë ndeshur me mijëra fjalë të gjuhës pellazge, por shumë fjalë janë të pakuptueshme, sepse janë transkriptuar me shkurtime nga shkruesit gjatë shekujve dhe shunë të tjera me kalimin e kohës kanë humbur nga fjalori.
(Krispi 1831, Thomopoulo 1912, Schneider, 1894, Kola 1995, Peza & Peza 2009, 2013, Boçi 2012 etj.).
Edhe në epikën tjetër të Homerit „ODISEA“ është e njejta situatë gjuhësore:
Ky është titulli dhe këto janë dy fjalët e para të këngës së parë të poemës “ODISEA”. Si titulli ashtu edhe dy fjalët e para janë të gjuhës së lashtë, që ka njohur dhe përdorur Homeri, gjuhës pellazge: ODISEA = udhësi, udhëtari, ANDRA MOI ENEPE = andër moj jepmë. Këto fjalë kuptohen shumë mirë me anë të gjuhës shqipe, e cila është vërtetuar shkencërisht se është vazhdimi i gjuhës pellazge në ditët tona.
Nga ana tjetër në enciklopeditë botërore shkruhet, se në epikat e Homerit dhe të Hesiodit grekët apo helenët nuk përmenden asnjë herë, sepse ai ata nuk i ka njohur. Grekët në rajonin e Egjeut kanë ardhur shumë më vonë pas Homerit, gjatë shekullit të pestë p.e.s.
Gërmimet arkeologjike në Trojë, ishullin e Lemnit, Peloponez etj. kanë vërtetuar se nuk është gjetur asnjë dokumnet kulturor grek para shekullit të pestë p.e.s. Edhe H. Shliman, zbuluesi i Trojës, në librin e tij (1976) shkruan se në Trojë nuk është gjetur asnjë dokument grek para shekullit të pestë p.e.s. Të gjitha këto prova dhe analiza e re e epikave të Homerit, vërtetojnë se ai i ka përkitur racës pellazge dhe epikat e tij i ka shkruar në gjuhën pellazge, varianti më i lashtë i gjuhës shqipe.
Këto janë vetëm një pjesë e dokumenteve, që vertetojnë lashtësinë e gjuhës shqipe, që e ka origjinën tek gjuha pellazge. Por për këtë problem ka edhe shumë dokumente të tjera, që janë publikuar dhe nuk duhet të anashkalohen nga studiuesit e gjuhësisë. Të tilla janë mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Thebës, Kretës, mbishkrimet etruske deri tek mbishkrimet në gjuhën shumere (Peza & Peza 2013, Shuke 2012). Profesor Lloshi nuk ka asnjë të drejtë ti mohojë këto dokumente të botuar dhe të paraqesë mendime të vjetruara, që dëmtojnë kulturën tonë.
Shumë mbishkrime ilire janë në Durrës, Apolloni, Butrint e gjetkë, të shekujve 4-3 p.e.s., por edhe më të vonshëm, që janë neglizhuar me qëllim apo nga pa dija gjer tani nga studiuesit tanë dhe që presin të deshifrohen. Mbishkrimi më i ri deri tani i gjuhës shqipe është ai i Mesaplikut, Vlorë, shkruar gjatë shekullit 6 të erës sonë.
Pas gjashtëqind vjet ndërprerje, gjatë mesjetës, më 9 mars 1210 gjuha shqipe shfaqet serisht e shkruar, por kësaj radhe jo në pllaka guri apo balte, por në letër, në dorshkrimin e Theodhor Shkodranit, që tingullon:
[Mee nihemmen e dessirnnee e phorte e t’Lumm-numittee ZOT – e mbaronjj n’vittee MCCX – ditnee e ix – t’Marxxittee. : Theoodor Scodraanitee]. “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit ZOT, e mbarova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”(M. Ahmeti, Dorshkrimi i Theodhor Shkodranit i viit 1210).
Kjo rrugë e gjatë e gjuhës shqipe me fillimet e saj pellazge, zhvillimet shumere, ilire, maqedone, thrake, ardhjen në mesjetë dhe arritjen në ditët tona dhe përhapje e gjerë të saj si gjuhë shqipe, arvanite dhe arbëreshe, mahnit këdo që merr dijeni për këtë.
Edhe sasia e fjalëve të gjuhës shqipe duhet korigjuar, sepse në fjalorin e botuar nga M.Elezi ka plot 60.000 fjalë të gjuhës shqipe, që nuk janë në fjalorin e saj. Plus kësaj nga studimi i gjuhëve të lashta të Anadollit dhe Ballkanit, që ne po bëjmë, del mjaft e qartë që ato të gjitha janë shumë të afërta me gjuhën shqipe, sepse të gjitha kanë origjinë të përbashkët pellazgjike. Në fjalorët e këtyre gjuhëve ndodhen shumë fjalë, që ruhen në pllaka guri, balte ose shkrime të vjetra, që gjuha shqipe i ka humbur gjatë mijëvjeçarëve, të cilat duhet ti kthehen. Kështu p.sh. fjala “star” në gjuhën e lashtë hititi është e njëllojtë me fjalën “yll” të shqipes së sotme. Kjo fjalë ka hyrë në anglisht. Ose fjala “semele” (zemele) në thrakë ka qenë perëndia e tokës, por i thonin edhe tokës. Kjo fjalë ka hyrë në sllavishten e vjetër si “zem”, “zemlje”, zemlja” dhe përdoret sot për tokën në gjuhët sllave. Kështu është edhe fjala .”maga” “i madh”, ku vihet re që germa “g” është kthyer në “dh”. Po kështu është fjala “melit” = mjalt. Këto fjalë kanë hyrë në gjuhën greke si “mega” dhe “melit”. Kështu me një punë jo shumë të madhe fjalori i gjuhës shqipe i kalon të 150.000 fjalët.
Studjuesit tanë duhet të mos i neglizhojnë këto dokumente bazë, që vërtetojnë lashtësinë e gjuhës shqipe dhe pasurinë e saj, por ti pranojnë dhe mbështesin ato fuqimisht ose ti kundërshtojnë me fakte dhe prova. Çdo largim apo mohim i tyre, përbën shkelje të rëndë të disiplinës shkencore, dëmton rëndë gjuhën tonë amtare dhe përbën një ndërmarrje dashakeqëse kundra kulturën tonë të lashtë në përgjithësi. Kjo është detyrim për të gjithë njerzit e shkencës, kjo është rruga e shkencëtarit të vërtetë dhe të ndërgjegjshëm. Sjellja e tyre e deritanishme, që në heshtje i mohojnë dhe nuk diskutojnë për këto prova mjaft të rëndësishme nga ana tjetër mbrojnë me fanatizëm dokumentet e mesjetës, për vjetërsinë e gjuhës shqipe, përbën shkelje të rëndë dhe të qëllimshme të rregullave shkencore.
Nuk janë diplomat as gradat shkencore, që tregojnë nivrelin e lartë të aftësisë së studiuesit në shkencë. Janë punimet shkencore ato ku ai paraqit përgatitjen e tij, sa i ka shfrytëzuar të gjitha burimet shkencore dhe si i ka vlerësuar dhe interpretuar ato. Duke shkelur disiplinën shkencore përfundimet do të jenë gjithmonë të gabuara. Si kudo edhe në shkencë ka hyrë korrupsioni, ku shkencëtarët paguhen me shuma të mëdha që të heshtin për të vërtetat shkencore ose të zhdukin dokumente të rëndësishme.
Shqiptarët janë populli më i vjetër i identifikuar në Europë me stërgjyshët e tyre pellazgët, me gjuhën më të vjetër të shkruar në botë dhe këtë privilegj nuk ka të drejtë asnjëri të na i mohojë pa prova. Të gjithë popujt e Ballkanit e kanë zgjidhur prej kohësh etnogjenezën e tyre, që është problemi kryesor për historianët dhe gjuhtarët e çdo vendi. Vetëm shqitarët kanë ngelur në udhëkryq për faj të historianëve dhe gjuhtarëve të tyre të mefshtë, që me gjith provat e shumta, nuk pranojnë origjinën pellazge të popullit shqiptar.
_______________________
Mbi autorët
Prof., Doc., RNDr. Luftulla Peza, CSc., DrSc., studjues dhe kryetar i Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” Tiranë-Prishtinë,
Ph.Dr. Liljana Peza, studiuese dhe antare e kryesisë së shoqatë “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Së bashku kanë botuar librin”Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre” si dhe shumë artikuj mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.
Pragë, 25 janar 2017