DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E LASHTËSISË DHE VETËDIJA KOMBËTARE (III)

Golem, Durrës 11 gusht 2020: Habitem me Korkutin dhe historianët dhe gjuhtarët shqiptar pse nuk i studjojnë Omerin, Herodotin, Ketën, Krispin etj. Kënga e parë e Iliasit të Omerit fillon me fjalën “MENIN”, ndërsa poema Odisea fillon me fjalën “ANDRA” (Peza & Peza 2013) . Herodoti, shekulli V p.e.s., përmend se frigët i thonin bukës “BEKOS, BEK=BUK”. Këto fjalë të gjuhës shqipe ndodhen në epikat e Omerit, të formuluara gjatë shekullit 8 p.e.s. dhe tek Herodoti, përbëjnë krenari për të gjithë shqiptarët, që e duan Shqipërinë, por përbëjnë mërzi për Korkutin dhe pasuesit e tij, që i përbuzin ato.
Prandaj t’i fshish pellazgët nga historia është aventurë, mënyrë e papranueshme në shkencë. Nuk lejohet zëvendësimi i popullsisë së njohur historikisht pellazge të kohës së gurit, bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit me emërtime të panjohura në këto kohë “paleoilirë” apo “ilirët e hershëm”. Këto terma mund të përdoren vetëm për ilirët, brenda kohës kur ata kanë vepruar, gjatë kohës së hekurit. Historia, si çdo shkencë, ka ligjet e veta dhe studiuesit nuk mund ti shkelin ato sipas dëshirave të çastit. Ilirët kanë vendin e caktuar në histori. Përmenden për herë të parë gjatë shek. 5 p.e.s. dhe ngritën qytetërimin e famshëm më pas (Wilkes 1995) .
Duke mohuar pellazgët hapet problemi, që kërkon spjegimin e prejardhjes së ilirëve, maqedonëve, dardanëve, epirotëve, thrakëve etj., popuj që vërtetohet që kanë folur një gjuhë në disa dialekte, të afërta me gjuhën pellazge dhe shqipe dhe kështu pranohen se kanë origjinë pellazgjike. Këta popuj me mohimin e pellazgëve, kthehen me dashje në jo autoktonë, në truallin ku kanë jetuar, por të ardhur. Por historia ilire dhe popujt e tjerë vëllezër të tyre maqedon, epirot, thrak, dardan, dak etj., i njeh autokton në Ballkan dhe jo të ardhur. Prandaj nuk mund të mohohen pellazgët, sepse hapen shumë probleme të pa qena, që nuk i pranon shkenca.

Në skemën e mësipërme janë përjashtuar shqiptarët që rrjedhin nga Dardanët e lashtë (kosovarët), të Maqedonisë (shqiptarët e Maqedonisë), të Epirit (çamët), arvanitët etj. Ky trajtim antishkencor dhe i shtrembëruar i historisë sonë, tregon se autori nuk e njeh mirë historinë e shqiptarëve dhe për qëllime të caktuara politike e shtrembëron atë.
Siç del nga analiza jonë, mohimi i origjinës pellazgjike të gjuhës dhe të popullit tonë, përbën ndërmarrje antishkencore dhe antikombëtare, duke i lënë shqiptarët pa rrënjë në vendin ku jetojnë. Prandaj nuk janë diplomat, që tregojnë nivelin profesioal të studiuesit. Ato mund të jenë pa nivel shkencor, të falura ose të blera. Nivelin e vërtetë profesional të studiusit e tregojnë studimet që ka bërë, tezat që mbron, të rejat që sjell në shkencë etj.
Shkenca ka zbuluar, që gjuha hitite është gjuha më e vjetër e shkruar e familjes Indo-Hitite. Populli hitit ka jetuar në Anadoll nga viti 1600 p.e.s. dhe më pas. Sot shkenca, duke ditur që gjuha hitite është më e vjetra gjuhë e shkruar e familjes, përpiqet të gjej gjuhën mëmë Para (Proto)-Indo-Hitite, të përbashkët për gjuhët Indo-Europiane dhe ato Indo-Hitite. Ky është për te sot problemi themelor.
Vitet e fundit, duke studiuar gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit (L.&L.Peza, Gjuhët e lashta…2018) mblodhëm të dhëna të reja mjaft të rëndësishme për gjuhësinë dhe historinë. Në këtë studim vërtetohet se të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit, të pa studiuara deri tani, janë shumë të afërta midis tyre dhe kanë fjalor të përbashkët. Nga ana tjetër të gjitha këto gjuhë të lashta afrojnë shumë me gjuhën e sotme shqipe. Duke ditur që gjuha shqipe është vërtetuar nga shumë studime, që e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, mund të themi me sigurinë më të madhe, që gjuha mëmë Para (Proto)-Indo-Hitite e përbashkët për gjuhët Indo-Europiane dhe ato Indo-Hitite, është gjuha pellazge. Ky është zbulim mjaft i rëndësishëm, që do ti japë frymmarrje të re gjuhësisë europiane.
Historia e lashtë e Ballkanit, mbështetur tek autorët antikë, shumë autorë të mëvonshëm, gërmimet arkeologjike dhe studimet e gjuhëve të lashta, vërtetohet se është e tëra histori e shqipfolësve: pellazgëve, ilirëve, maqedonëve, dardanëve, thrakëve, epirotëve, dakëve etj. Ajo ndahet si vijon sipas nesh (Peza & Peza 2018) :
1-PERIUDHA E PALEOHISTORISË, deri afërsisht 20-15 mijë vjet p.e.s.,
2-PERIUDHA PELLAZGJIKE, koha e gurit të vonë, bronzit, mesi i kohës së hekurit. Gjatë gurvonit shquhet Qytetërimit Pellazg në Ballkanin Qendror, ku shenohen fillimet e bujqësisë europiane. Në Qytetërim Pellazg themelohen qytet-shtetet, shënohet edhe shkrimi më i lashtë në botë, në poçeri janë të shkruara fjalët e para: UJI dhe DORA, fjalë të gjuhës pellazge, por edhe të gjuhës shqipe, që përbëjnë dokumentin më të vjetër të shkruar për gjuhën shqipe dhe europiane. Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga shoqëria pellazge lindin popujt e ri, maqedonët, ilirët, dardanët, epirotët, thrakët, dakët, që trashëguan gjuhën dhe zakonet prej tyre.
3-PERIUDHA MAQEDONE, fillon me ngritjen e mbretërisë maqedone, shek.7 p.e.s., vazhdon me Perandorinë e Maqedonisë së Aleksandrit të Madh deri në Indi dhe ngritjen e mbretërive të Ilirisë, Dardanisë, Epirit, Thrakës, Dakisë, Paeonisë, mbyllet me pushtimin romak të Ballkanit më 168-146 p.e.s. Në veri kufizohej me Dardaninë, në perëndim me mbretërinë e Ilirisë dhe të Epirit, në lindje nga mbretëritë Thrake dhe Dake. Kudo ku u shtri Perandoria Maqedone gjeti popuj shqipfolës dhe kudo përhapi gjuhën dhe kulturën maqedone/shqipe. Prandaj ushtria maqedone e Aleksandrit të Madh avancojë aq shpejt drejt lindjes dhe e theu ushtrinë perse, shumë herë më të madhe në numër. Persianët ishin pushtues për popujt shqipfolës të Anadollit dhe ushtrinë maqedone e pritën si çlirimtare (Peza 2017) .
4-PERIUDHA ILIRE, me pushtimit romak, në Ballkan ngrihet Provinca Ilire dhe vazhdon deri në rënien e Perandorisë Bizantine. Gjatë kësaj periudhe në Ballkan është folur gjuha dhe zhvillohet kultura ilire/shqipe. Më pas zhvillohen Arbërit, gjatë mesjetës së hershme, shek. VII–XIV të e.r. dhe prej tyre së fundi – Shqiptarët.
5-PERIUDHA E PUSHTIMIT OSMAN (TURK) dhe e luftrave për pavarësi, deri më 28 nëntor 1912.
6-PERIUDHA E PAVARËSISË nga 28 nëntor 1912…
***
Korkuti dhe pasuesit e tij nuk i studiojnë studimet mbi Qytetërimin Pellazg dhe provat, që sjellin studiuesit çdo ditë, nga kjo as nuk dinë të përfitojnë ose ti kundërshtojnë ato. Ata kanë gjetur rrugën antishkencore të përgojojnë autorët, për ti denigruar dhe penguar në punën e tyre fisnike në dobi të shkencës dhe kulturës sonë. Ja si i përfol M.Korkuti autorët e librave mbi Qytetërimin Pellazg:
“Shumica e autorëve të librave të botuar në gjuhën shqipe, nuk njohin greqishten e vjetër, nuk janë specialistë të mbishkrimeve antike, madje disa prej tyre nuk kanë as formimin filologjik në gjuhën shqipe, rrjedhimisht argumentet dhe shembujt, provat që ata sjellin në librat e tyre, janë të pabazuara, madje janë një dëshmi e njohurive të mangëta të tyre”.
Kjo nuk është analizë shkencore e studimeve, por vetëm përgojim i autorëve, që studjojnë qytetërimit pellazg dhe rrënjët e lashta të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, që përbën devijim nga rruga shkencore. Po jap dy shembuj këtu më poshtë.
Hal Hellman në librin e tij mjaft interesant mbi kundërshtinë e mëdha në shkencë (1998:126) na njofton se natyralisti i madh anglez Ch. Darvin studimet i kreu për mjeksi dhe fe, por artikullin e parë shkencor e botoi për gjeologji dhe më pas bëri zbulimin e madh në biologji me librin e famshëm “Mbi origjinën e llojeve me anë të seleksionimit natyral” 1859. Një tjetër studiues të madh, që përmend ky autor është zbuluesi i madh i shtegtimit të kontinenteve (continental drift) Alfred Wegener, i cili doktoratën e fitoi me studimin në astronomi, por punoi si meterolog dhe më pas dha teorinë e re mbi shtegtimin e kontinenteve, sot plotësisht e pranueshme. Shembuj të tillë ka shumë në botë, sepse njafton të kesh marrë arsimimin universitar, ku studjohen ligjet themelore të zhvillimit të gjithsisë dhe të punosh me vullnet dhe me disiplinë shkencore arrin rezultate të larta.
Nga ana tjetër gjuhë “Greqishte e vjetër” nuk ka ekzistuar asnjë herë historikisht, nuk ka asnjë dokument shkrimor për atë, përveç trillimeve nga e ka kopjuar Korkuti. Kjo përbën aventurë për ti ardhë në ndihmë përhapjes së helenizmit.
Çabej, Buda, Demiraj, Topalli, Korkuti etj., të gjithë me arsim filologjik dhe me grada dhe diploma të larta, por nga rendja pas studiuesve të huaj, duke e parë veten inferior, që nuk e kanë njohur në themel historinë dhe gjuhën tonë, nuk e studiuan si duhet historinë dhe gjuhën e popullit shqiptar, prandaj ngelën vasalë të studiuesve të huaj dhe nuk dhanë asgjë të re në këtë fushë. Këta filologë me grada të larta nuk i pranojnë pellazgët si stërgjyshë të shqiptarëve, por tjetër stërgjysh të shqiptarëve nuk kanë gjetur, sepse nuk ka. Prandaj ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët nga llafalogjia e tyre antishkencore, dalin pa rrënjë, të ardhur në Ballkan, megjithse shkenca Ilirët dhe popujt e tjerë vëllezër i njeh autoktonë në trojet ku kanë jetuar dhe jetojnë. Në këtë mënyrë shqiptarëve ju hiqet me dashje historia e tyre e lashtë. Paraqiten popull endacak, të ardhur në Ballkan (Peza 2017) .
Prej tyre u terrorizua dijetari i shquar S. Konda, u internua studiuesi Dh. Pilika dhe përgojohen studiuesit, që mbështesin me prova vazhdimësinë pellazgo-shqiptare, të dhënë nga rilindasit tanë. Megjithë këto drejtuesit e shtetit më 1971 e vlerësuan S.Kondën me titullin profesor, për mendimet e tij thellësisht të drejta, që i njihte shqiptarët dhe gjuhën shqipe pasardhës të pellazgëve (Koleka 1995) .
Në librin tonë të ri “Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e gjuhëve“ sjellim mjaft dokumente të reja për identitetin e popullit tonë. Vërtetohet se të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit kanë afërsi të madhe me njera tjetrën dhe me gjuhën shqipe. Kjo ndodh sepse këto gjuhë dhe gjuha shqipe kanë origjinën e përbashkët nga gjuha më e lashtë pellazge. Vërtetohet se popujt, që kanë folur dialekte të lashta të gjuhës shqipe kanë banuar të gjithë rajonin e Mesdheut.
Këto gjuhë të lashta kanë ndikuar shumë në formimin e të gjitha gjuhëve të tjera të Europës deri në Indi. Prandaj kemi ngitur Familjen Pellazgjike të Gjuhëve. Kështu gjuha Para (Proto)-Indo-Hitite, gjuha mëmë e përbashkët nga rrjedhin të gjitha gjuhët europiane deri në Indi, që kërkohet nga dijetarët, është në fakt gjuha pellazge. Kjo përbën një arritje të madhe për shkencën europiane.
Këto rezultate e lartësojnë popullin tonë, gjuhën dhe kulturën tonë, por janë edhe kontribut mjaft i rëndësishëm për historinë dhe gjuhësinë europiane. Prandaj shtypi dhe TV shqiptare duhet tu kushtojnë më shumë hapësirë historisë së lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës së tij, të dyja më të lashtat, që njeh historia njerzore. Mediat tona të ndihmonin në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, në përputhje me idealet e rilindasve tanë. Shembull mund të merret nga emisionet e Marin Memës në Top Channel, por puna duhet zgjeruar, për të paraqitur madhështinë e popullit tonë për ta bërë vendin më të rehatshëm dhe tërheqës dhe rininë tonë të mos braktisë atdheun.
Të gjitha përpjekjet, për të mohuar ekzistencën e pellazgëve dhe të qytetërimit të tyre të vetëm në lashtësi, kanë një qëllim të caktuar dhe të qartë: fshirja nga historia e stërgjyshëve të shqiptarëve dhe të origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë shqiptarët humbasin etninë dhe dalë nga dalë ndërgjegjen kombëtare. Dikush e mbështet këtë rrugë antikombëtare nga padija, por shumëkush nga rushfeti, duke ju shërbyer qarqeve nacionaliste, për të forcuar idenë e qenies në lashtësi të “Greqisë së lashtë” dhe “gjuhës së lashtë greke” dhe helenizmit, të cilat faktikisht nuk kanë ekzistuar kurrë dhe janë ngritur duke cënuar historinë dhe kulturën e shqiptarëve.
Duke mohuar pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve, spostohen shqiptarët nga historia e lashtë dhe vendin e tyre e zenë “greqishtja e lashtë”, “grekët e lashtë”, “Greqia e lashtë”. Por grekët përmenden për herë të parë në histori nga romakët, pas pushtimit të Ballkanit, gjatë shekullit të parë p.e.s., gjatë kohës Bizantine dhe osmane veten e quanin “romanoi” dhe shtetin e parë të tyre arritën ta formojnë më 1832, kur pas revoltës arvanitase, u ngrit Mbretëria e parë e Greqisë në histori, me mbretin bavarez Oto. Kjo u arrit me ndohmën dhe financimin e Ali Pash Tepelenës dhe të qeverive perëndimore, të cilat në atë kohë ishin në kontradita me Turqinë.
Nderimet e ngjarjeve historike dhe heronjt e kombit janë mjaft të rëndësishme për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe për ta zhvilluar atë më tej. Ato luajnë rol të madh edukues, sidomos për brezin e ri. Por ngjarjet e mëdha kombëtare po kalojnë pa manifestime dhe përkujtimet e duhura në rang kombëtar. Viti 2018 që u shpall nga qeveria shqiptare vit i Skenderbeut dhe në fund të tij duhet të ishte organizuar një kongres ndërkombëtar për figurën e Skenderbeut dhe luftën heroike të popullit shqiptar për të mbrojtur qytetërimin europian. Nuk u bë asgjë.
Po kështu kaluan në heshtje përvjetori i Lidhjes së Lezhës 2 mars 1444, përvjetori i bashkimit të madh të shqiptarëve, 80 vjetori i pushtimit fashist dhe i qendresës antifashiste shqiptare më 7 prill 1939, 16 marsi 1941, Lufta e parë antifashiste në Shqipëri (Pezë), 24 maji, 75 vjetori i Kongresit të Përmetit, 15 qershor 1389, 630 vjetori i betejës së Aleancës Ballkanike kundra Turqisë, ku shqiptarët patën rol kyç etj. Kështu pritet të kalojë 75 vjetorin i çlirimit të atdheut nga fashizmi, më 29 nëntor 1944.
Ne kemi shumë arsye, që të gjitha këto përvjetore të shënuara në historinë tonë, t’i festonim me madhështi, me kongrese ndërkombëtare studiuesish, ku të diskutoheshin roli i madh, që ka luajtur populli ynë për pavarësinë e tij dhe në dobi të kulturës europiane.
Të gjitha këto dështime në kulturën tonë rrjedhin nga mos angazhimi i Ministrisë së Kulturës dhe kanë qëllimin t’i pengojnë manifestimet e ngjarjeve të mëdha historike, për të dobësuar ndërgjegjen kombëtare të popullit tonë. Për këto dështime ministria e kulturës dhe personat e tjerë përgjegjës, duhet të ishin larguar nga detyra. / Golem, 19 qershor 2019
– FUND –
___________
Bibliografia

1 Bernal M. 2009. Athina e Zezë, Tiranë 2009
2 Glenny M. 2000. Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë
3 Jacques E. 1998. Shqiptarët. Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët tona. Kartë e Penë
4 Peza L.& L. 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e gjuhëve, Tiranë 2018
5 Krispi Z. 2009. Shqipja nëna e gjuhëve. Plejad
6 Peza L. 2019. Shkëlqimi dhe rrënimi i arkeologjisë shqiptare, gazeta Dita 21 prill 2019
7 M.Korkuti. 2026. Vështrim mbi disa botime me temë “problemi pellazgjik”
Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016
8 Herodotus, Histories, lib. 2, 56
9 Herodotus, Histories, lib. I, 196, lib. IX, 43
10 Peza L. & L. 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, Tiranë 2013
11 Peza L. & L. 2018. Gjuhët e lashta….
12 Korkuti M. 2016. Etnogjeneza e Ilirëve, Tiranë
13 Muka T. 2019. Peticion Metës. Gaz.Shekulli 5 qershor 2019
14 Peza L. 2017. Akademinë nuk mund ta reformojnë ata që e zhytën. Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë E.Rama, gaz. Dita 25 shtator 2017
15 Peza L. & Peza L. 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe…., Tiranë 2013
16 Herodoti, Histories: lib. I, 196, lib. VIII, 137, lib. IX, 43/Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965
17 Peza L. & Peza L. 2018. Brief history on Balkans. DODONA, 101-107
18 Peza L. 2018. Maqedonia dhe identiteti kombëtar. Albapol, 20 mars 2018
19 Hellman H. 1998. Great feuds in science. Ten of the liveliest disputes ever, Publ.by John Willey & Sons, Inc.
20 Peza L. 2017. Akademia e Shekncave dhe Instituti i Gjuhësisë kanë devijuar nga rruga shkencore. Gaz. Telegraf, 19-20 shtator 2017
21 Koleka S. 1995. Kujtime . Tiranë

______________

DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E LASHTËSISË DHE VETËDIJA KOMBËTARE (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10343

***
DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E LASHTËSISË DHE VETËDIJA KOMBËTARE (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10371

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura