DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: KËSHTJELLA E BORSHIT E LËNË PAS DORE

Tiranë, 28. 09. 2ß15: Kalatë apo kështjellat janë një pasuri e madhe kulturore e popullit tonë, të cilat të shpërndara rregullisht në të gjithë vendit, janë si një gjerdan i artë plot histori dhe heroizma, ku rrëfehet jeta e paraardhësve tanë dhe përpjekjet dhe luftrat e tyre për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Vetë fjala KALA vjen nga fjala KALË, të cilët përdoreshin gjërësisht nga luftëtarët e caktuar në ruajtjen e kalasë dhe për dyluftim me armikun. Kali ishte mjeti kryesor, që hynte e dilta nga porta e kalasë sa herë që e lypte nevoja, prandaj është emërtuar sipas tij.
Gjatë muajit korrik 2015 ishim me pushime në qytezën e Borshit, na kishte ftuar djali ynë Eni Peza, që momentalisht jeton dhe punon në Londër. Familjerisht bashkë me Enin dhe Kristoferin, djalin e madh të Enit, vizituam kalanë, që është një vepër madhështore në afërsi të Borshit.
Për Kalanë e Sopotit ka një historik të shkurtër në internet nga Instituti i Monumente të Kulturës dhe në enciklopedinë Wikipedia, të cilët janë shumë të përciptë dhe nuk japin njohuri të plota mbi kalanë. Historianët tanë e kanë për detyrë të shkruajnë historinë e vendit, por ajo shkruhet e plotë kur i kushtohesh plotësisht edhe kalave të shumta që kemi në vendin tonë. Kalaja ndodhet në veri-lindje të Borshit e ndërtuar në majën e kodrës së Sopotit.

Kalaja e Borshit ose e Sopotit është njëra nga kalatë e shumta në vendin tonë, që e zbukurojnë atë dhe e mbushim me histori. Prania e saj tregon se në këtë pjesë të truallit epiroto/shqiptar njerzit punonin për të jetuar sa më mirë, por edhe vigjëlonin natë e ditë për të ruajtur jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.
Kalaja Sopotit (Borshit) është ndërtuar mbi një kreshtë shkëmbore gëlqerore dhe rreth e përqark anës veriore kufizohet me luginë të thellë të lumit, që vjen nga Fterra dhe Kuçi. Në anën jugore ndodhet rruga, që të çon në fshat dhe më pas në Kuç dhe Vlorë. Kodra është e pjerrët me pjerrësi të madhe për të arritur majën. Gëlqerorët, ku vendosen themelet e kalasë, janë gati vërtikalë dhe nga pamjet tona në terren ka mundësi ti përkasin triasikut (foto 4, 5). Ato janë gëlqerorë shtresorë, bojë hiri dhe me shtresëzim mjaft të qartë.
Kalaja e Sopotit (Borshit) mendohet se i përket shekujve IV-I p.e.s. Nga punimet e pakta arkeologjike të kryer në sipërfaqe në këtë kala janë gjetur enë me vizatime me vernik të zi, që i përkasin shekullit IV p.e.s.. Muret rrethuese të kalasë arrijnë deri në 10 m. lartësi dhe janë të gjërë rreth 1.30 metra. Ato ndërtohen me gurë të madhësive të ndryshme dhe pa ndonjë përpunim dhe që lidhen me llaç. Forma e gurëve, madhësia e tyre dhe lidhje me llaç, tregon ngjajshmëri me muret në kalatë e tjera ilire të vendit tonë. Kështu kalaja e Sopotit është bshkëkohëse me kalatë e tjera të vendit.
Por në një fragment muri, sipas fotografisë nr. 1 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, tregohet një lloj tjetër të murit. Ky mur, që ruhet vetëm në një fragment të vogël, përbëhet nga gurë të mëdhenj, të latuar mjaft mirë dhe të puthitur njeri mbi tjetrin pa ndërmjetësinë e llaçit. Këto janë mure tipike, që në literaturë njihen me emrin “mure ciklopike ose pellazgjike”. Prania e këtij muri në Kalanë e Sopotit tregon për një histori shumë më të lashtë të ekzistencës së saj. Sipas këtyre të dhënave kalaja është ndërtuar fillimisht gjatë kohës së bronzit nga fiset pellazge, që kanë qenë të vetmit banorë të rajonit të Egjeut dhe të Mesdheut gjatë kësaj kohe. Për këtë periudhë më të hershme të kalasë shkruhet për herë të parë, sepse nga shkrimet e deri tanishme për këtë problem nuk flitet fare. Më pas gjatë shekujve të parë të kohës së hekurit, prej pellazgëve lindën fiset e njohura ilire, maqedone, dardane, epirote, dake etj. Nga luftrat e ndryshme gjatë kohës së bronzit dhe më pas Kalaja Borshit është rrënuar dhe në pjesën më të madhe është shkatërruar. Në një kohë më të vonshme, gjatë mijëvjeçarit të parë p.e.s. dhe pikërisht gjatë shekujve IV-I, kalaja rindërtohet dhe shërben përsëri. Por tani teknika e ndërtimit ka ndryshuar nga ajo e kohës së bronzi. Në vend të mureve pellazgjike me gurë të mëdhenj dhe të latuar, që vendoseshin dhe puthiteshin njeri mbi tjetrin pa praninë e llaçit, bëhen mure me metodë të re ndërtimi: gurë të vegjël dhe ta pa latuar, që vendosen në mur dhe lidheshin njeri me tjetrin me ndihmën e llaçit.
Para disa vjetësh në hyrje të kalasë është ndërtuar një rrugicë mjaft e bukur që të çon deri në hyrje të kalasë. Mjerisht në kala nuk është bërë asnjë gërmim arkeologjik, që dëshmon interesin e pamjaftueshëm të Ministrisë së Kulturës. Muret e saj kanë filluar të bien , që duket mjaft qartë që në hyrjen e kalasë (fig. 2), por edhe në fotot e tjera. Në kala kërkohet të kryhen gërmimet arkeologjike, sepse mund të gjenden materiale të shumta, që do të shërbenin për muzeun e fshatit. Nga ana tjetër është urgjente riparimet e nevojshme për të mos lejuar shembjen e mureve rrethuese të kalasë. Në kala ndodhen edhe 2-3 topa të vjetër, që janë të ngulur në tokë, por që duhet të vendosen në vendin e vet, siç kanë shërbyer në kohën e tyre.
Në Kalanë e Sopotit nga bamirës vendas Haxhi Bendo është ndërtuar edhe një xhami, e cila përgjithësisht ruhet mirë, pavarësisht se minarja i është rrëzuar. Edhe xhamia kërkohet të mirmbahet dhe të riparohet sa më shpejt që të shpëtohet nga shembja.
Është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë nga Ministria e Kulturës, sepse nga mungesa e kujdesit Kalaja e Sopotit po rrënohen çdo ditë.
Kalaja e Borshit është me vlerë të madhe historike, por krejtësisht e lënë mbas dore nga shteti ynë dhe ministria e kulturës. Për Kalanë e Sopotit (Borshit) është i vetëm botimi i Y.Hysit dhe V. Kumi: Bregu i Poshtëm.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura